Policia e Shtetit gjatë 24 orëve të fundit 01 Mars 2018

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve.Stema Policia

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 37 Personave.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë: për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe drejtim i parregullt: 10 drejtues mjetesh.

Nga kontrollet e ushtruara nga ana e strukturave të Drejtorive Vendore janë kapur:

10 persona në kërkim.

12 persona për veprat penale ''Grup i strukturuar kriminal'' dhe ''Trafikimi i lëndëve narkotikëve'',

1 person për "Armëmbajtje pa leje"

1 person për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike"

2 persona për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”

1 person për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”

Janë sekuestruar:

18 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa

2 armë zjarri; 1 krehër; 19 fishekë; 8 kapsolla detonator; 10 granata dore të ndryshkura
1 armë e ftohtë (1 mjet prerës i fortë prej metali)

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 43 persona.
 
Gjatë 24-orëve të fundit janë finalizuar operacionet e mëposhtme:


1-Vlorë - Operacioni i koduar “Devijimi”
Vihen në pranga dy autorët e vrasjes, sekuestrohet edhe arma e ftohtë me të cilën dyshohet së është kryer krimi
Strukturat e Hetimit të Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, finalizuan operacionin e koduar “Devijimi”, ku është bërë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i ngjarjes së ndodhur në muajin Janar 2018 në lagjen “24 Maji” Vlorë. Ky operacion erdhi si rezultat i punës profesionale të pandërprerë, duke vlerësuar maksimalisht informacionet e grumbulluara, si dhe provat e administruara nga grupi hetimor, të cilat çuan në dokumentimin me prova ligjore të autorësisë së vrasjes së dyfishtë dhe të djegies së trupave të dy shtetasve, nënë e bir.


2- Tiranë- Finalizohet operacioni policor “Përsëritësi”.
Gjatë këtij operacioni është arrestuar një person për veprat penale të "Prodhimi dhe shitja e armëve luftarake" dhe "Largimi nga vendi i vuajtjes së dënimit", si dhe janë sekuestruar dy armë zjarri, fishekë, dy maska, kapsolla detonatore dhe aparate celularë.

3- Sarandë - Operacioni i koduar ''Piramida''

Goditet një grup kriminal në fushën e narkotikëve. Arrestohen 12 shtetas si dhe shpallen në kërkim 4 të tjerë. Sekuestrohen 9 automjete ndër to 5 automjete luksi .

Policia e Sarandës në bashkëpunim me Prokurorinë e Sarandës, kanë ndjekur një hetim proaktiv prej disa kohësh, për goditjen e një grupi kriminal në fushën e narkotikëve, të cilën e kanë finalizuar me sukses.

Arkiva

Qershor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1