Tiranë - Finalizohet operacioni policor “Përsëritësi”, arrestohet një person. 1 Mars 2018

TiranëPerseritesi 1 mars 1

Finalizohet operacioni policor “Përsëritësi”.

Sekuestrohen dy armë zjarri, fishekë, dy maska, kapsolla detonatore dhe aparate celularë.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë kanë finalizuar me sukses operacionin policor “Përsëritësi”, ku është bërë i mundur arrestimi në flagrancë, për veprat penale të "Prodhimi dhe shitja e armëve luftarake" dhe "Largimi nga vendi i vuajtjes së dënimit", i shtetasit:

• E.D., 42 vjeç, lindur në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale: "Vrasja me dashje", "Shkatërrimi i pronës me eksploziv’’ dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake".

Kapja në flagrancë e këtij shtetasi u bë në rrugën e Elbasanit, ku gjatë kontrollit personal i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

• Një armë zjarri pistoletë e tipit "TT" model 54 me kalibër 7.62 mm, me një krehër me 8 fishekë.

Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

• Një armë zjarri automatike "Kallashnikov" 7.62 ,
• Njëmbëdhjetë fishekë pistolete model "Makarov",
• Tetë kapsolla detonatore,
• Dy maska,
• Aparat celular i tipit "IPhone 7" me kartë SIM.
• Aparat celular i tipit "Samsung S7" me kartë SIM.
• Aparat celular i tipit "IPhone 8" me kartë SIM.

Gjithashtu për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin nr. 1995, datë 08.09.2017, kishte ndryshuar masën e sigurisë nga "Arrest me burg", për veprën penale të “Shkatërrimi i pronës me zjarr", duke e zëvendësuar me masën e sigurisë "Arrest shtëpie".

Shtetasi në momentin e arrestimit ishte me masë sigurie "Arrest shtëpie".

Nga ana jonë u kryen veprimet e para proceduriale dhe materialet në ngarkim të shtetasit E.D., do t'i kalojnë Prokurorisë për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e armëve luftarake" dhe "Largimi nga vendi i vuajtjes së dënimit" të parashikuara nga nenet 278 dhe 323 e Kodit Penal.

E.D., rezulton me precedentë penale për veprat penale: "Dëmtime të tjera me dashje", “Shkatërrimi i pronës”, "Vrasja me dashje e kryer në bashkëpunim", "Armëmbajtja pa leje", “Dhunë në familje”, "Kallëzim të rremë", "Shkatërrimi i pronës me zjarr", “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”.

Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Perseritesi 1 mars 1

Perseritesi 1 mars 2

Arkiva

Shtator 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30