Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 1 Mars 2018

DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA01drejtoria new
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për korrupsionin
Më datë 28.02.2018, u ndalua shtetasja L.P, vjeç 54 banuese në Kamzë, infermiere, pasi para disa ditësh, ka marrë në formë ryshfeti një shumë lekësh, për kryerjen e një rezonance magnetike nga familjarët e një pacienti. Neni 259 i Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 28.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen J.G, vjeç 77 banuese në Tiranë, pasi në autobusët e linjës Kombinat-Kinostudio, ka përdorur një librezë invalidi të dyshuar të falsifikuar. Neni 186 i Kodit Penal.

Më datë 28.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen K.L, vjeç 60, banuese në Tiranë, pasi në autobusët e linjës Kombinat-Kinostudio, ka përdorur një librezë invalidi të dyshuar të falsifikuar. Neni 186 i Kodit Penal.

Më datë 28.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen L.X vjeç 56, banuese në Tiranë, pasi në linjën e autobusëve të Tiranës së Re, ka përdorur një librezë invalidi të dyshuar të falsifikuar. Neni 186 i Kodit Penal.

Më datë 28.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen O.D, vjeç 38, banuese në Tiranë, dentiste, pasi më anë të mashtrimit, i ka marrë një shumë eurosh pa faturë tatimore, për t’i rregulluar dhëmbët shtetases E.L, vjeç 24, banuese në Tiranë. Nenet 143/2 e 180 të Kodit Penal.

Më datë 28.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin H.D, vjeç 58, banues në Tiranë, pasi në autobusët e linjës Kombinat-Kinostudio, ka përdorur një librezë invalidi të dyshuar të falsifikuar. Neni 186 i Kodit Penal.


Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë kapur shtetasin:
A.T 64 vjeç, banues në Tiranë,
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 8 muaj burg, për veprën penale "Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt". Parashikuar nga Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 28.0.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.P, vjeç 52, banues në Tiranë, pasi te sheshi “Karl Topia”, duke drejtuar mjetin tip “Toyota” ka aksidentuar biçikletistin A.P, vjeç 54, banues në Tiranë i cili pas ndihmës mjekësore në spital, është larguar për në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 28.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi M.B, vjeç 24, banues në Tiranë, pasi te “Kodra e Kuqe”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Dayang”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 28.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi RR.D, vjeç 53 banues në Tiranë, pasi në rrugën “Teodor Keko”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Volksvagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 28.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi S.H vjeç 44, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Myslym Keta”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Kama”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 01.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.Q vjeç 53, banues në Tiranë, pasi më datë 28.02.2018, në rrugën “Jordan Misja”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, ciklomotorrin pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Sektori për krimin ekonomik e financiar
Më datë 28.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin XH.S, vjeç 18 banues në Lushnjë, pasi më datë 14.12.2017, ka aplikuar për tu pajisur me kartë identiteti duke përdorur gjeneralitetet e shtetasit XH.S, vjeç 18, banues në Librazhd. Neni 189 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 28.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin A.S, vjeç 46, banues në Tiranë, pasi duke qenë  administrator i nje firme private, nuk ka marrë masa për pastrimin e dëborës dhe hedhjen e kripës në aksin rrugor Elbasan–Tuneli i Kërrabës, duke abuzuar me fondet që shteti ka vënë në dispozicion për këtë aks rrugor. Neni 256 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 28.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin D.B, vjeç 34, banues në  Elbasan, pasi në fshatin Mengël, Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar këmbësorin Q.R, vjeç 17, i cili ndodhet  në spital, jashtë rreziku për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 28.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin V.H, vjeç 30, banues në Belsh, pasi në rrugën e fshatit Shkozë, Belsh, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, është përplasur me mjetin tip “BMV”, të drejtuar nga shtetasi D.GJ, vjeç 31, banues në Belsh, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit tip “BMV”, shtetasi D.GJ i cili pasi mori mjekim në spital, u largua për në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni për narkotikët
Skrapar
Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
Arrestohet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P.Berat në bashkëpunim me
Komisariatin e Policisë Skrapar, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në
kërkim, kanë bërë kapjen dhe arrestimin e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
E.D 36 vjeç, banues në lagjen “5 shtatori”, Çorovodë.
Shtetasi i lartpërmendur është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol/Roma pasi Gjykata e Torinos, Itali, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar me nr. SIEP 36/2010 datë 14.07.2017 për kryerjen e veprës penale “Trafikim i lëndëve narkotike”,
parashikuar nga neni 372, 81 dhe ligji nr 309/1990 të Kodit Penal Italian.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Berat për veprën penale “Trafikim i
lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 28.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin F.D, vjeç 57 banues në Syzes, Ura Vajgurore, pasi në fshatin në Syzes, gjatë kontrollit në subjektin e tij, iu gjetën produkte qumështi, pa dokumente përkatëse. Neni 288/a i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni kundër korrupsionit
Më datë 28.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin G.B vjeç 52, banues në Fier, pasi shtetasi A.H vjeç 62, banues në fshatin Zharrëz, Patos, kallëzon se, në Zharrëz, G.B i ka regjistruar tokën e tij, një shtetasi tjetër duke falsifikuar dokumentet. Nenet 186 dhe 248 të Kodit Penal.

Më datë 28.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasen SH.S, vjeç 52, banues në Fier, punonjëse e OSHEE-së Fier, pasi shtetasja L.G vjeç 49, banuese në Fier, kallëzon se, në muajin Maj 2017, i ka mbifaturuar, energji elektrike. Neni 248 i Kodit Penal.  

Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Më datë 28.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Fier dhe punohet për kapjen e shtetasve E.RR, M.K dhe L.K, përkatësisht 30, 21 dhe 25 vjeç, banues në Rerëz, Patos, pasi shtetasi E.D, 35 vjeç, banues në Rerëz, kallëzon se në datën 27.02.2018, në Rerëz, në lokalin e tij, këta shtetas e kanë goditur me sende të forta, duke e plagosur rëndë. Nenet 88 dhe 25 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Sektori për aktet terroriste dhe krimet e rënda
Vlorë
Vihen në pranga dy autorët e vrasjes, sekuestrohet edhe arma e ftohtë me të cilën dyshohet së është kryer krimi.
Strukturat e Hetimit të Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, finalizuan operacionin e koduar “Devijimi”, ku është bërë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i ngjarjes së ndodhur në muajin Janar në lagjen “24 Maji” Vlorë.
Ky operacion erdhi si rezultat i punës profesionale të pandërprerë, duke vlerësuar maksimalisht informacionet e grumbulluara, si dhe provat e administruara nga grupi hetimor, të cilat çuan në  dokumentimin me prova ligjore të autorësisë së vrasjes së dyfishtë dhe të djegies së trupave të dy shtetasve, nënë e bir.
Hetimet intensive nisën menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në muajin janar, ku u gjetën të pajetë e të djegur në banesën e tyre shtetasi O.H. dhe nëna e tij shtetasja S.H., pasi nga grupi hetimor u krijua bindja se nuk  kishim të bënim me një ngjarje aksidentale, por me një vrasje.
Si rezultat i operacionit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:
H.H 32 vjeçe, banuese në Vlorë.
K.P, 26 vjeç, banues në Strum, Fier.
Të dy shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë dhunuar e më pas kanë vrarë shtetasit O.H., e S.H., si dhe kanë shkaktuar zjarr në banesë me qëllim fshehjen e provave duke synuar për ta devijuar ngjarjen si "aksidentale".
Në cilësinë e provës materiale është gjetur dhe sekuestruar arma e ftohtë me të cilën dyshohet se është kryer krimi (mjet prerës i fortë prej metali).
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese, kryer në bashkëpunim”, e parashikuar nga nenet 79/dh dhe 25 të Kodit Penal.
Policia e Vlorës, shprehet e vendosur të godasë me Forcën e Ligjit çdo akt, grup kriminal apo paligjshmëri, dhe në këtë kuadër fton qytetarët dhe mediat në bashkëpunim, me qëllim krijimin e një ambjenti sa më të sigurt për të gjithë.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Në vijim të komunikatës, e cila bënë fjalë për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, më datë 27.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin K.M, vjeç 28, banues ne Lezhë. Neni 135 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 28.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi F.S, vjeç 41, banues Shkodër, pasi në rrugën Muriqan-Shkodër, në Zues, duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Opel” ka dalë nga rruga, si rezultat është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, si dhe pasagjerët shtetasit SH.K dhe shtetasi V.B, vjeç 28 e 38, banues në Shkodër, ku SH.K mori mjekim në spital dhe u largua për në banesë. Gjatë kontrollit të mjetit u gjetën e u sekuestruan me cilësinë e provës materiale 65 shishe vaj pa dokumentacion tatimor. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Nenet 290, 291 e 180 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
Sektori për krimin ekonomik e financiar
Më datë 28.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasen Z.G, vjeç 70, banues në fshatin Helshan, Has, pasi dyshohet se ka përdorur dokumente të falsifikuara për përfitim të paligjshëm të pensionit të pleqërisë. Nenet 186 e 145 të Kodit Penal.

Më datë 28.02.2018, shtetasi B.T, vjeç 43, banues në fshatin Novosej, Kukës, ka bërë kallëzim se, një person i panjohur, ka aplikuar me dokumentacion të falsifikuar dhe është pajisur me pasaportë biometrike, me të dhënat personale të tij. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës. Neni 189 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Tiranë
Finalizohet operacioni policor “Përsëritësi”.
Sekuestrohen dy armë zjarri, fishekë, dy maska, kapsolla detonatore dhe aparate celularë.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë kanë finalizuar me sukses operacionin policor “Përsëritësi”, ku është bërë i mundur arrestimi në flagrancë, për veprat penale të "Prodhimi dhe shitja  e armëve luftarake" dhe "Largimi nga vendi i vuajtjes së dënimit", i shtetasit:
E.D., 42 vjeç, lindur në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale: "Vrasja me dashje", "Shkatërrimi i pronës me eksploziv’’ dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake".
Kapja në flagrancë e këtij shtetasi u bë në rrugën e Elbasanit, ku gjatë kontrollit personal i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
 Një armë zjarri pistoletë e tipit "TT"  model 54 me kalibër 7.62 mm, me një krehër me 8 fishekë.
Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
Një armë zjarri automatike "Kallashnikov" 7.62,
Njëmbëdhjetë fishekë pistolete model "Makarov",
Tetë kapsolla detonatore,
Dy maska,
Aparat celular i tipit "IPhone 7"  me kartë SIM.
Aparat celular i tipit "Samsung S7" me kartë SIM.
Aparat celular i tipit "IPhone 8"  me kartë SIM.
Gjithashtu për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin nr. 1995, datë 08.09.2017, kishte ndryshuar masën e sigurisë nga "Arrest me burg", për veprën penale të “Shkatërrimi i pronës me zjarr", duke e zëvendësuar me masën e sigurisë "Arrest shtëpie".
Shtetasi në momentin e arrestimit ishte me masë sigurie "Arrest shtëpie".
Nga ana jonë u kryen veprimet e para proceduriale dhe materialet në ngarkim të shtetasit E.D., do t'i kalojnë Prokurorisë për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e armëve luftarake" dhe "Largimi nga vendi i vuajtjes së dënimit"  të parashikuara nga nenet 278 dhe 323 e Kodit Penal.
E.D., rezulton me precedentë penale për veprat penale: "Dëmtime të tjera me dashje", “Shkatërrimi i pronës”, "Vrasja me dashje e kryer në bashkëpunim", "Armëmbajtja pa leje", “Dhunë në familje”, "Kallëzim të rremë", "Shkatërrimi i pronës me zjarr",  “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”.
Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Më datë 28.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.T, vjeç 52, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Budi”, në lokalin pronë e tij, u konstatua ndërhyrje në vulën e matësit të ujit. Neni 157 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Në vijim të komunikatës, e cila bën fjalë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, më datë 28.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin në kërkim O.L, vjeç 37, banues në Tiranë. Neni 102 i Kodit Penal.

Më datë 28.02.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetaset D.L dhe D.L, (nënë dhe bijë), vjeç 52 e 25, banuese në Tiranë, pasi bashkëshorti, (babai), R.L, vjeç 62, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tyre. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Shërbimet e Komisariatit të Policisë nr 3 kanë kapur dhe ndaluar shtetasin:
K.GJ 39 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhimi e shitja e lëndëve narkotike”
I shpallur në kërkim me datë 14.02.2018  për veprën penale “Vjedhja". Parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 28.02.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për shtetasen M.M vjeç 46, banuese në Tiranë, pasi vjehrra, shtetasja XH.M, vjeç 73, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 28.02.2018, shtetasja B.F, vjeç 21, banuese në Tiranë, kallëzon se në autobusin e linjës së Institutit, i kanë vjedhur portofolin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 28.02.2018, shtetasja H.U, vjeç 20, banuese në Tiranë, kallëzon se në rrugën “Jordan Misja”, në garazhdin e pallatit, ka gjetur të hapur derën e mjetit të saj tip “Benz” e cila dyshon se mos i kanë vendosur lëndë plasëse eksploziv.  U bë kqyrja dhe kontrolli i automjetit edhe me njësinë operacionale, njësia e qenve antieksploziv, ku rezultoi se nuk kishte probleme dhe në mjet nuk i ishte vjedhur asnjë send. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 28.02.2018, shtetasi D.L vjeç 28, banues në Tiranë, kallëzon se në rrugën “Genc Ndreu”, në një dyqan fotokopje, ka harruar telefonin, dhe nuk e ka gjetur. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 28.02.2018, në rrugën “Muzakët”, në banesën e shtetasit N.T, vjeç 28, ka rënë zjarr, ku janë djegur orenditë shtëpiake. Nga veprimet e kryera rezultoi se zjarri ka ardhur aksidentalisht nga soba e gazit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 27.02.2018, te “Xhamlliku”, në një lokal, shtetasi K.Ç, vjeç 31, banues në Fushë-Krujë, duke qenë në gjendje të dehur, është rrëzuar nga shkallët e lokalit, ka marrë dëmtime në kokë dhe pasi mori mjekimin në spital, u largua në banesë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 28.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.S, vjeç 58 banues në Tiranë, pasi më datë 27.02.2018, nëpërmjet telefonit, ka shqetësuar shtetasen A.B, vjeç 35, banuese në Tiranë. Punohet për shoqërimin e F.S. Neni 275 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më datë 28.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit K.E, vjeç 24, banues në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 28.02.2018, shtetasi I.T vjeç 73, banues në Kamzë, kallëzon se në vitin 2012, në Laknas, i kanë dëmtuar matësin e energjisë elektrike të banesës së vëllait, B.T, vjeç 59 i cili banon jashtë shtetit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 28.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.GJ vjeç 63, banues në Bathore, pasi me vetëgjyqësi, ka bllokuar rrugën e përbashkët, duke mos e lejuar të fusë makinën në banesë, i vëllai G.GJ, vjeç 49. Neni 277 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Shërbimet e Policisë të Komisariatit nr 6 në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit :
M.A 37 vjeç, banues në Levan Fier,
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, e ka dënuar me 5 vjet burg, për veprën penale "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit". Për veprime të metejshme iu kalua Komisariatit të Policië Fier. Parashikuar nga Neni 323 i Kodit Penal.

Më datë 28.02.2018, në SQU, ka shkuar i dëmtuar shtetasi E.D vjeç 35 banues në Tiranë, i cili gjatë punës, ka dëmtuar mollëzat e dy gishtërinjve të dorës së djathtë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarje aksidentale.

Më datë 28.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.B vjeç 30, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Aleksandri i Madh”, ka goditur me grusht shtetasin M.B, vjeç 57, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Informacion paraprak
Më datë 01.03.2018, rreth orës 01:40, në rrugën " Shaban Bardhoshi " jashtë murit rrethues të banesës së shtetasit K.U, ka patur një shpërthim.
Nga shpërthimi ku dyshohet lëndë plasëse,  nuk ka dëme në njerëz e  as dëme materiale.
Dyshohet se mund të jetë vendosur një sasi e vogël lëndë plasëse artizanale.
Grupi hetimor vijon punën  për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autor/it/ëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 28.02.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen D.P vjeç 53 pasi ish bashkëshorti, B.K, vjeç 54, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 27.02.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen G.Ç, vjeç 29, banuese në Durrës, pasi  ish bashkëshorti K.Ç, vjeç 34, banues Durrës, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë  28.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin  A.V, vjeç 17 pasi në Fllakë, me anë të mashtrimit, i ka marrë një shumë eurosh shtetasit A.A, vjeç 23. Neni 143/1 i Kodit Penal.

Më datë 28.02.2018, gjatë natës, në fshatin Rrotull Ishëm Durrës, në kasollen e bagëtive të shtetasit F.K, vjeç 45, banues në Rrotull, i kanë vjedhur 3 lopë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i  Kodit Penal.

Më datë 28.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin E.D, vjeç 47 banues në Durrës, pasi tek shkëmbi Kavajës, është konstatuar duke kryer ndërtim pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 28.02.2018, në kasollen pranë banesës, është  vetëvarur shtetasi V.N, vjeç 29. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës. Neni 99 i Kodit Penal.

Më datë 28.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin J.DH vjeç 36, banues në Durrës, pasi  në lagjen nr. 7, ka goditur me grushte shtetasin B.J, vjeç 38. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 28.02.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen M.M., vjeç 50, pasi  bashkëshorti, N.N, vjeç 57, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Në vijim të komunikatës më datë 26.02.2018, që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më datë 27.02.2018, të mjetit tip “Opel” në pronësi të shtetasit K.L, është gjetur i braktisur në Thumanë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134  i  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 28.02.2018, u ndalua shtetasi në kërkim E.E vjeç 26, banues në Shijak, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 28.02.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për shtetasen E.R, vjeç 39, pasi bashkëshorti, shtetasi O.R, vjeç 42, ka ushtruar  dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 28.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasen M.K, vjeç 40 banuese në Elbasan, pasi ish bashkëshorti S.B vjeç 45, banues në Elbasan, kallëzon se i ka marrë  dhe ka kaluar jashtë shtetit në Itali, pa autorizimin e tij fëmijën e mitur vjeç 9. Neni 127 i Kodit Penal.

Më datë 28.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin N.M, vjeç 62, banues në Elbasan, pasi në lagjen “28 Nëntori”, ka bërë ndërhyrje të rregullimit të shkallëve të dyqanit (studio), në pronësi të tij, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë 28.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin B.V, vjeç 62, banues në fshatin Trunxh, pasi në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE,  kanë konstatuar ndërhyrje në vulën e aparatit matës të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 28.02.2018, shtetasja L.K, vjeç 53, banuese në fshatin Merhoj, Belsh, e cila prej muaj jeton familjarisht në Itali, ka bërë kallëzim se i është vjedhur banesa, ku kanë marrë armën e gjahut, italiane, të cilën e kishte me leje, dy troko, një matrapik dhe një valixhe me vegla pune. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 28.02.2018, u ndalua shtetasi në kërkim V.L vjeç 31, banues në fshatin Rrajc Fush, Prrenjas, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, e ka dënuar me 2 muaj burg për veprën penale “Dhuna në familje”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gramsh
Më datë 22.02.2018,  në fshatin Gurrëz, në vendin e quajtur “Stanore“,në shkurre, u gjetën  10 granata dore me bisht druri  të llojeve të ndryshme, të cilat ishit të ndryshkura dhe më datë 28.02.2017, u asgjësuan në vend nga specialist, të batalionit të xhenios Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 28.02.2018, gjatë natës, në lagjen nr. 15, është vjedhur banesa e shtetasit I.L, vjeç 40, ku kanë marrë një televizor. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 28.02.2018, gjatë natës, në lagjen 9, janë vjedhur pasqyrat e mjeteve tip “Benz”, në pronësi të shtetasve S.H, S.B dhe K.K, vjeç 58, 26 dhe 2032, banues në Korçë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Më datë 28.02.2018, gjatë natës, në lagjen 10, janë vjedhur pasqyrat e mjeteve tip “Benz” në pronësi të shtetasve T.N, K.Z dhe dy mjeteve, në pronësi të shtetasit TH.ZH, banues në Korçë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Maliq
Më datë 28.02.2018 u referuan materialet në Prokurorin e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin K.O, vjeç 22, banues në fshatin Plasë, pasi në fshatin Plasë, në lokalin Bar–Kafe në pronësi të tij, u kap duke ushtuar aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit. Me cilësinë e provës material, ju gjenden dhe bllokuan një njësi kompjuteri me gjithë aksesorët. Neni 197 i Kodit Penal.

Maliq
Policia ndalon një shtetas si autor të dyshuar të katër vjedhjeve të ndodhura në
kohë të ndryshme, në fshatin Plasë.
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë ndalimin e
shtetasit:
R.T, 21 vjeç, banues në fshatin Plasë.
Më datë 28.02.2018, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë, ka urdhëruar ndalimin e tij për
veprën penale “Vjedhja, më shumë se një herë” parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal,
pasi ky shtetas dyshohet të jetë autor i disa vjedhjeve të ndodhura në kohë të ndryshme
në fshatin Plasë, si më poshtë:
Më datë 07.01.2018, është vjedhur me thyerje kabina elektrike në pronësi të shtetasit
A.D, 56 vjeç, banues në Plasë, ku janë vjedhur tre bobina bakri të një transformatori
elektrik.
Më datë 22.02.2018, në fshatin Plasë, është vjedhur banesa e shtetasit E.D, 36 vjeç,
(rezident në Greqi) ku janë vjedhur orendi të ndryshme si edhe 2 (dy) dekodera.
Më datë 28.02.2018, ka bërë kallëzim shtetasi H.K, 77 vjeç, banues në Plasë, i cili
deklaron se para disa ditësh në banesën e tij i kanë vjedhur disa shpendë.
Më datë 28.02.2018, ka bërë kallëzim shtetasi Z.T, 79 vjeç, banues në Plasë, i cili
deklaron se në banesën e tij para disa ditësh i kanë vjedhur dy pompa uji.
Në vijim të veprimeve hetimore lidhur me këtë rast, shtetasit R.T në banesën e
tij iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale :
2 (dy) dekodera për transmetim të sinjalit televiziv pronë e shtetasit E.D, si edhe 1 (një)
pompë uji në pronësi të shtetasit Z.T.
Materialet hetimore për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor
Korçë.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 28.02.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen SH.A, vjeç 41, banuese në Berat, pasi në banesë, bashkëshorti A.A vjeç 46, ushtron dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat. Ligji nr. 9669 datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 28.02.2018 në lagjen “8 Shkurti”, në banesë, ka vdekur shtetasi R.B, vjeç 36 i cili ka qenë dhe përdorues i lëndëve narkotike. Nga veprimet e kryera dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet i kaluan prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për vlerësim.

Fier
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, arrestuan në flagrancë shtetasin:
I.B, 55 vjeç, banues në Vlorë
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi duke drejtuar mjetin tip “Skoda” nën efektin e alkolit, ka goditur me dëme materiale mjetin tip “Ford” dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largim nga vendi i aksidentit” parashikuar nga nenet 291 dhe 273 të Kodit Penal.

Më datë 28.02.2018, gjatë natës, në lagjen “Liri”, është vjedhur dyqani ku tregtohen pjesë  këmbimi automjetesh dhe kanë marrë 300 mijë lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Informacion paraprak
Më datë 28.02.2018, në lagjen “Apollonia”, në lokalin e tij, persona të paidentifikuar, e kanë goditur me sende të forta në trup dhe kokë, shtetasin B.M, 50 vjeç, efektiv i Komisariatit të Policisë Mallakastër, i  cili është dërguar  në Spitalin Rajonal Fier jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Komisariati i Policisë Lushnjë  
Më datë 28.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin XH.K vjeç 52, banues në fshatin Hysgjokaj, pasi në fshatin Hysgjokaj, për motive pronësie, ka goditur me sende të forta shtetasin S.SH, vjeç 49 banues në Rrogozhinë. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Divjakë
Më datë 28.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasen M.P, vjeç 66, banues në  Divjakë, pasi në Divjakë, ka goditur me sende të forta, shtetasin LL.N vjeç 61,  banues në Divjakë. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 28.02.2018, u arrestua në flagrancë, shtetasi A.DH, vjeç 57, banues në Vlorë, pasi në rrugën “Gjergj Kastrioti”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen F.SH, vjeç 74, banues në Vlorë, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290  i Kodit Penal.

Më datë 28.2.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi V.SH, banues në Vlorë, për veprën penale ‘Goditje për shkak të detyrës”.

Më datë 28.02.2018, gjatë natës, në lagjen “Kushtrimi”, është vjedhur banesa e shtetasit P.LL vjeç 63, ku kanë marrë disa bizhuteri me vlerë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 28.02.2018, gjatë natës, në Novoselë, në linjën hekurudhore Levan–Vlorë, janë vjedhur pllaka dhe vida që shërbejnë për bashkimin e shinave. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 28.02.2018, në Orikum, është djegur automjeti tip “Honda” pronë e shtetasit I.A, vjeç 48 banues në Orikum, që e kishte të parkuar pranë pallatit ku banon. Punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. Neni 151 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë

Sarandë
Goditet një grup kriminal në fushën e narkotikëve.
Arrestohen 12 shtetas si dhe shpallen në kërkim 4 të tjerë.
Sekuestrohen 9 automjete ndër to 5 automjete luksi .
Policia e Sarandës në bashkëpunim me Prokurorinë e Sarandës, kanë ndjekur një hetim proaktiv prej disa kohësh, për goditjen e një grupi kriminal në fushën e narkotikëve, të cilën e kanë finalizuar me sukses.
Në kuadër të këtij hetimi proaktiv Policia e Sarandës së bashku me Prokurorinë Sarandë dhe në bashkëpunim me Forcën Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, D.V.P.Gjirokastër dhe Policinë Kufitare Sarandë, kanë zhvilluar një operacion të koduar ''Piramida'', ku si rezultat kanë kapur dhe arrestuar shtetasit:
A.S 36 vjeç, banues në fshatin Vrinë, Konispol, (i cili është kapur në flagrancë me një mjet duke transportuar 18 kg lëndë narkotike kanabis).
A.L, 21 vjeç, banues në fshatin Shalës, Konispol, (i dënuar më parë për trafik të lëndëve narkotike , i ndaluar me pseudonimin “babi”,  si organizator i grupit).
A.K  29 vjeç, banues në Sarandë, (organizonte punën për gjetjen e lendës narkotike).
A.H 22 vjeç, banues në fshatin Ninat, Konispol, (bënte magazinimin e lëndës narkotike).
K.M 32 vjeç, banues në Tepelenë, (posedues i lëndës narkotike).
E.D, 22 vjeç, banues në Sarandë,  (transportues i lëndës narkotike).
M.Z 28 vjeç, banues në Sarandë, (transportues i lëndës narkotike).
F.D, 25 vjeç, banues në Konispol, (transportues i lëndës narkotike).
E.M 28 vjeç, banues në Sarandë, (kontrollues i rrugës nga do kalonte lënda narkotike).
T.R 42 vjeç, banues në Sarandë, (financues për blerjen e lëndës narkotike).
E.B 21 vjeç, banues në Gjirokastër, (magazinues i lëndës narkotike).
O.H 52 vjeç, banues në fshatin Ninat, Konispol, (ruante ambientin ku magazinohej lënda narkotike).
Si dhe u bë shpallja në kërkim i shtetasve:
- E.V., transportues i lëndës narkotike nga fshati Shalës në drejtim të kufirit të gjelbër.
- R.H., transportues i lëndës narkotike nga fshati Shalës në drejtim të kufirit të gjelbër.
- F.(D.).D., transportues nga kufiri i Gjelbër drejt shtetit Grek.
- M.D., kontrollues i rrugës për kalimin e lëndës narkotike.
Shtetasit e mësipërm në mënyrë periodike, sipas një zinxhiri funksional të dyshuar kriminal, kanë organizuar transportin e lëndës narkotike nga rrethet Tepelenë dhe Gjirokastër në drejtim të zonave kufitare të Bashkisë Konispol,  të cilën e magazinonin në disa ambiente në zonën pranë kufirit e më pas organizonin trafikimin e saj drejt shtetit Grek tek persona për të cilët po zhvillohen hetime.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas në periudha të ndryshme kohore kanë trafikuar lëndë narkotike kanabisi në drejtim të shtetit Grek, në bashkëpunim me të tjerë shtetas të cilët janë kapur e ndaluar në shtetin Grek më datë 30.01.2018, si dhe në të tjera raste për të cilat për arsye hetimi nuk bëhen të ditura.
Policia ka sekuestruar në cilësine e provës materiale:
9 automjete ndër to 5 mjete luksi, lendë narkotike kanabisi dhe 21 aparate celularë.
Shtetasit e mësipërm akuzohen për veprat penale ''Grup i strukturuar kriminal'' dhe ''Trafikimi i lëndëve narkotikëve'', të parashikuara nga nenet 333/a dhe 283/a/2 të Kodit Penal.


Më datë 26.02.2017, shtetasja A.N vjeç 87, banuese në fshatin Kulluricë, është goditur në kokë nga porta e oborrit të banesës së saj dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për vlerësim.

Më datë 28.02.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen H.S vjeç 38, pasi kunatat e saj (motrat e burrit), M.K dhe M.M, vjeç 56 e 54, kanë ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Sarandë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006,  “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 28.02.2018, gjatë natës, në fshatin Dervician, është tentuar për të vjedhur me thyerje banesën e shtetasit K.N, vjeç 86 banues Gjirokastër. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 dhe 22 të Kodit Penal.
   
Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 28.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi N.P, vjeç 53, banues në fshatin Ishull Shëngjin, pasi në lagjen “Besëlidhja”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motomjetin tip “Vodena”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 28.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi P.N, vjeç 51, banues në fshatin Rrilë, pasi në lagjen “Besëlidhja”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Yahmaha” targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 28.02.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes, për shtetasen D.K, vjeç 41, pasi bashkëshorti G.K, vjeç 76, ka ushtruar dhunë psikologjike në mënyrë të vazhdueshme ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 28.02.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes të menjëhershëm për shtetasen F.S, vjeç 20, pasi bashkëshorti, O.S, vjeç 23, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 28.02.2018 u arrestua në flagrancë shtetasi K.N vjeç 36, banues në Laç, pasi  në lagjen nr. 2, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, ciklomotorin tip “Pezho” pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 28.02.2018, gjatë natës, në Mamurras, është vjedhur me thyerje minimarketi, në pronësi të shtetasit A.H  vjeç 44 banues në Mamurras, ku kanë marrë një sasi lekësh dhe pound anglez. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, që bënë fjalë për veprën penale “Vrasja e foshnjës”, më datë 28.02.2018, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kurbin, ka bërë kualifikimin e veprës penale “Ndërprerja e shtatzënisë e kryer në vende dhe nga persona të paautorizuar“. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 94/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër
Më datë 28.02.2018, u referuan materialet në Prokurorin e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasit I.I dhe F.I, vjeç 60 e 63 banues në fshatin Dovolan, pasi në banesë, nga punonjësit e OSHEE, u konstatuar vjedhje e energji elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Bulqizë
Më date 28.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër për shtetasit E.L dhe K.Sh, vjeç 17 e 15 pasi më datë 27.02.2018, në minierën Bulqizë, u kapën duke vjedhur, hekur, në një kompani minerare private. Neni 134/2 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë
Më datë 28.02.2018, në DVKM,  Tiranë, janë paraqitur e kanë kërkuar azil në Republikën e Shqipërisë 4 shtetas sirian të cilët më datë 26.02.2018, kanë hyrë ilegalisht nga Gjirokastra. Në përfundim të proceduara të përzgjedhjes u dërguan  në Q K P Azilëkërkuesëve  Babrru, Tiranë.

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 28.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Tiranë, për shtetasin D.H vjeç 39, banues në Kamzë, Tiranë, pasi më datë 10.01.2018, në  SPKM Kakavijë, ka kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin shtetëror. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 28.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R.F, vjeç 24, banues në Rrëshen, pasi më datë 25.01.2018, në SPKM Qafë Thanë, Pogradec, ka kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin shtetëror. Neni 297 i Kodit Penal.

Rinas
Interpol Tirana ekstradon 1 shtetas shqiptar, i dënuar me 5 vite burg për veprën penale “Vjedhja me dhunë“ .
Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Zyrihu/Zvicër drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar O.T, 22 vjeç, lindur në Durrës.
Shtetasi O.T është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me vendim nr. 239 datë 07.03.2016, e ka dënuar me 5 vite burgim, për veprën penale                  '' Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 139 i Kodit Penal.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:
Në datën 27.11.2014, në Durrës, pranë vilës së Zogut, shtetasi O.T së bashku me një shtetas tjetër kanë vjedhur me dhunë shtetasin E.D.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Bern/Zvicër, u bë i mundur arrestimi i tij në Zvicër, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë 27.02.2018,  në vendin Ura e Lumit dhe  më datë 28.02.2018, te kthesa e Vriserasë dhe e Glinës, u kapën 8 shtetas sirianë. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes u proceduan me urdhra largimi me ekzekutim vullnetar.

Më datë 28.02.2018,  në vendin Ura e Lumit, shërbimet e D V P  Gjirokastër, kanë kapur 2 shtetas sirian dhe 1 shtetas algjerian. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes u proceduan me urdhra largimi me ekzekutim vullnetar

Më datë 28.02.2018,  te ish posta e Mullirit, janë kapur 3 shtetas sirian, të tre përsëritës. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes u proceduan me urdhra largimi me ekzekutim vullnetar.

Më datë 28.02.2018,  në vendin Ura e Lumit, shërbimet e D V P  Gjirokastër, kanë kapur 2 shtetas sirian. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes u proceduan me urdhra largimi me ekzekutim vullnetar.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër
Më datë 28.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.H, vjeç 29, banues në Shkodër, pasi në Hot, Malsi e Madhe, me automjetin tip “Volksvagen”  u kap duke transportuar dhe dhënë ndihmë katër shtetasve pakistanez për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Neni 298 i Kodit Penal.

Më datë 28.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi O.Ç, vjeç 21, banues në Shkodër, pasi në Hot, Malsi e Madhe, me automjetin e tij tip “Polo”, u kap duke transportuar dhe dhënë ndihmë për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, katër shtetasve pakistanez. Neni 298 i Kodit Penal.

Më datë 28.02.2018, në zonën e Hotit, Malësi e Madhe, u kapën 17 shtetas pakistanezë dhe 2 shtetas sirian. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes, meqenëse shtetasit pakistaneze janë larguar nga Qendra Kombëtare Pritëse për Azilkërkues në Babrru, veprim që e kanë me përsëritje, u dërguan në Qendrën e Mbyllur për të Huaj në Karrec, ndërsa dy sirianët u dërguan në QKPA Babrru, Tiranë.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës
Më datë 28.02.2018,  në SPKM Morinë, u ekstradua nga Republika e Kosovës, shtetasi kosovar në kerkim B.B vjeç 44, banues në Kosovë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 6 vjet burg për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Kallëzim i rremë”, parashikuar nga nenet 143 dhe 305 të Kodit Penal.

Më datë 28.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin kosovar R.XH, vjeç 45, banues në Gjermani, pasi në SPKM Morinë, nëpërmjet mosdeklarimit të saktë, tentoi të fuste kontrabandë një mjet motorik. Neni 174 i Kodit Penal.

Arkiva

Qershor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1