Tiranë - Finalizohet operacioni "Kanadezi", arrestohet një person. 1 Mars 2018

Tiranëd.p.tirane

Finalizohet me sukses operacioni "Kanadezi"

Arrestohet një shtetas dhe shpallet një tjetër në kërkim për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të rënda i kryer në bashkëpunim" dhe "Falsifikimi i dokumenteve i kryer në bashkëpunim".

Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një pune hetimore 8 mujore, ka bërë të mundur finalizimin me sukses të operacionit “Kanadezi”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

B. H., 57 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Tiranë.

Gjithashtu në lidhje me këtë procedim, është bërë shpallja në kërkim e shtetasit P.P.

Arrestimi i të sipërpërmendurit u bë pasi ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin P.P., kanë mashtruar më anë të falsifikimit të dokumenteve, shtetasin Kanadez B.H., duke i marrë një shumë prej 260 000 dollarësh dhe shtetasin shqiptar D.M., duke i marrë një shumë prej 50 000 Eurosh.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur, për veprën "Mashtrimi me pasoja të rënda i kryer në bashkëpunim" dhe "Falsifikimi i dokumenteve i kryer në bashkëpunim", parashikuar nga nenet 143/3 e 186/2 e Kodit Penal”.

Arkiva

Shtator 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30