Policia e Shtetit gjatë 24 orëve të fundit 02 Mars 2018

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve.Stema Policia

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 28 Personave.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë: për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe drejtim i parregullt: 11 drejtues mjetesh.

Nga kontrollet e ushtruara nga ana e strukturave të Drejtorive Vendore janë kapur:
4 persona në kërkim.
6 persona për narkotikët

3 persona për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të rënda i kryer në bashkëpunim”

2 persona për veprën penale “Shpërdorim detyre”

1 person për veprën penale “Falsifikimi”

1 person për veprën penale “Vjedhja”

Janë sekuestruar:
125 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.
1 dozë lëndë narkotike e dyshuar Kokainë
2 armë zjarri si dhe 15 fishekë
1 armë e ftohtë (thikë)
Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 48 persona.

Gjatë 24-orëve të fundit janë finalizuar operacionet e mëposhtme:
1- Tiranë.
Finalizohet operacioni "Kanadezi"
Si rezultat i këtij operacioni është bërë i mundur arrestimi i një personi si edhe është shpallur një tjetër shtetas në kërkim për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të rënda i kryer në bashkëpunim" dhe "Falsifikimi i dokumenteve i kryer në bashkëpunim". Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një pune hetimore 8 mujore, ka bërë të mundur finalizimin me sukses të operacionit “Kanadezi”.

2- Po në Tiranë është finalizuar operacioni "Shtetësia".
Gjatë këtij operacioni janë arrestuar dy persona për veprën penale "Mashtrimi me pasoja të rënda i kryer në bashkëpunim" dhe "Falsifikimi i dokumenteve i kryer në bashkëpunim". Operacioni është zhvilluar nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Arkiva

Qershor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1