Fier - Policia në kohë rekord kap 3 autorët e plagosjes së dy shtetasve gjatë vjedhjes së një pike të këmbimit valutor.

FierFier Policia

Policia në kohë rekord kap 3 autorët e plagosjes së dy shtetasve gjatë vjedhjes së një pike të këmbimit valutor. (për video kliko mbi link)

 Në ndjekje nga policia kapet në lumin pranë fshatit Baltëz njëri prej autorëve i cili për t'i shpëtuar policisë u hodh në lumë.

 Autori i dytë kapet te ura e Baltëzës.

 Gjithashtu kapet autori i tretë i cili ishte fshehur në një banesë në fshatin Baltëz.

 Arrestohen në flagrancë shtetasit:

 Z.F., 37 vjeç, banues në Sevaster, Vlorë.

 L.D., banues në Vajzë, Vlorë.

 D.G., 41 vjeç, banues në Zhupan, Fier.

 Arrestim i tyre u bë pasi në datën 02.03.2018, rreth orës 10:55 në vendin e quajtur "Zogu i Zi"  Fier këta shtetas nën kërcënimin e armës kanë vjedhur një pikë këmbimi valutor.

 Autorët e dyshuar kanë qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë janë plagosur 2 shtetas, pronari i exchange, shtetasi G.H, 64 vjeç dhe një shtetas tjetër që ndodhej aty pranë, shtetasi A.V, 53 vjeç.

 Të dy shtetasit ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

 Menjëherë policia u vu në ndjekje të autorëve të cilët janë larguar me mjetin tip "Benz" me targa që  dyshohen të jenë të falsifikuara.

 Si rezultat i ndjekjes nga policia, autorët braktisën mjetin dhe u larguan me vrap në këmbë.

 Policia kap njërin prej autorëve i cili në përpjekje për t'i shpëtuar policisë u  hodh në lumin pranë fshatit Baltëz.

 Pas ndjekjes u kap autori i dytë në vendin e quajtur "Ura e Baltëzës" si edhe autori i tretë në një banesë në fshatin Baltëz.

 Policia ka sekuestruar çantën me paratë që u vodhën në exchange.

 Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

 

Arkiva

Qershor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1