Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 2 Mars 2018

DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA01drejtoria new
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
 Më datë 02.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi K.M, vjeç 25, banues në Laç, pasi më datë 01.03.2018 nga kontrolli fizik iu gjet 1 dozë lëndë narkotike e llojit kokainë. Me cilësinë e provës materiale u bllokua lënda narkotike, mjeti tip “Volksvagen” dhe celulari. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Tiranë
Finalizohet me sukses operacioni "Kanadezi"
Arrestohet një shtetas dhe shpallet një tjetër në kërkim për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të rënda i kryer në bashkëpunim" dhe "Falsifikimi i dokumentave i kryer në bashkëpunim".
Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një pune hetimore 8 mujore, ka bërë të mundur finalizimin me sukses të operacionit “Kanadezi”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
B.H, 57 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Tiranë.
Gjithashtu në lidhje me këtë procedim, është bërë shpallja në kërkim e shtetasit P.P.
Arrestimi i të sipërpërmendurit u bë pasi ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin P.P., kanë mashtruar më anë të falsifikimit të dokumentave, shtetasin Kanadez B.H., duke i marrë një shumë prej 260 000 (dyqind e gjashtëdhjetë mijë) dollarësh dhe shtetasin shqiptar D.M., duke i marrë një shumë prej 50 000 (pesëdhjetë mijë) Eurosh
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur, për veprën "Mashtrimi me pasoja të rënda i kryer në bashkëpunim" dhe "Falsifikimi i dokumentave i kryer në bashkëpunim", parashikuar nga nenet 143/3 e 186/2 e Kodit Penal”.

Tiranë
Finalizohet me sukses operacioni "Shtetësia".
Arrestohen dy shtetas për veprën penale "Mashtrimi me pasoja të rënda i kryer në bashkëpunim" dhe "Falsifikimi i dokumentave i kryer në bashkëpunim".
Nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, është bërë i mundur finalizimi me sukses i operacionit “Shtetësia”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
A.K, 52 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për drejtim automjeti pa Leje Drejtimi.
F.B., 25 vjeçe, lindur në Gjirokastër dhe banuese në Tiranë
Arrestimi i të sipërpërmendurve u bë pasi këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë mashtruar 25 persona të ndryshëm, të cilëve u kanë marrë në total një shumë prej 40 000  Euro, duke u premtuar se do t'i pajisnin me pasaporta të shtetësisë bullgare.
Në cilësinë e provës materiale, të arrestuarve iu sekuestruan 2 aparate celularë dhe 112 dokumenta të ndryshme si: Certifikata personale dhe familjare, fotokopje të kartave të identitetit dhe Pasaporta, fotografi për dokumenta, kopje të ekstrakteve të llogarive bankare etj.
Materialet proceduriale në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur, do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të rënda i kryer në bashkëpunim" dhe "Falsifikimi i dokumentave i kryer në bashkëpunim", parashikuar nga nenet 143/3 dhe 186/2 e Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 01.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.K, vjeç 19, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Aleksandri i Madh”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Yinxiang” dhe për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë të qarkullimit rrugor. Nenet 291 e 242 të Kodit Penal.

Më datë 01.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.N, vjeç 29, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Dibrës”, duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Peugeot” është përplasur me shtyllën elektrike, për pasojë është dëmtuar pasagjerja, shtetësia A.GJ, vjeç 21, banuese në Tiranë, e cila pas mjekimit në spital, u largua në banesë. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Më datë 01.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi D.M, vjeç 30, banues në Kavajë, pasi në në Kavajë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Volksvagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 01.03.2018, në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, një mjet tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin e mitur, D.N, vjeç 15, banues në Tiranë, i cili pasi mori mjekim në spital, u largua në banesë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal

Më datë 01.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi D.C, vjeç 41, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ali Demi”, te “Ura e Shkozës”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Volksvagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 01.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetësia M.G, vjeç 27, banuese në Tiranë, pasi në rrugën “Teodor Keko”, duke drejtuar mjetin tip “Hyndai”, ka aksidentuar shtetasen F.H, vjeç 72 banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290/2 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 01.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin J.D, vjeç 37, banues në Durrës, me leje drejtimi, pasi në lagjen nr. 12, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka aksidentuar shtetaset A.H dhe vajzën A.H, vjeç 37 e 15, banuese në fshatin Rrashbull, të cilat pasi kanë marrë ndihmë mjekësore në spital janë larguar në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 01.03.2018 në aksin rrugor Elbasan- Librazhd, në fshatin Labinot Fushë, një mjet ka aksidentuar shtetasin I.B, vjeç 67 banues në këtë fshat, i cili vdiq në spital. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.  Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal. 

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 01.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin E.J vjeç 42, banues në Tiranë, pasi ka falsifikuar një pasaportë biometrike me të dhënat personale të falsifikuara në emrin e tij. Neni 189 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 01.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.H, vjeç 32, banues në fshatin Mbrakull, Berat, pasi në lagjen nr. 12, u kap  duke drejtuar pa  leje drejtimi mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni për narkotikët
Skrapar
Rreth 65 kg Cannabis Sativa është sekuestruar nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në D.V.P. Berat, në vijim të punës për kontrollin e territorit, parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Droga u sekuestrua pas informacioneve të marra në rrugë operative ku u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
D.J 28 vjeç.
J.J 24 vjeç, të dy banues në fshatin Vërzhezhë, Skrapar.
    Arrestimi i tyre u bë, pasi nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasve të     lartpërmendur në fshatin Vërzhezhë, Skrapar iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 65 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa e ndarë në 40 pako.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim", parashikuar nga nenet 283/2 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Sektori për krimin ekonomik e financiar
Më datë 01.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për  shtetasin O.P, 41, banues në fshatin Hekal, Mallakastër, pasi për tu pajisur me pasaportë biometrike ka aplikuar me letërnjoftim elektronik dhe dokumentacion të falsifikuar. Neni 189 i Kodit Penal.

Më datë 01.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për  shtetasen A.K, vjeç 39, banues në Kolonjë Lushnjë, pasi duke falsifikuar dokumentet, për tre muaj, ka marrë pagesën e kempit të babait, shtetasit H.K, banues në fshatin Ardenicë. Nenet 135 e 186 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni për narkotikët
Më datë 01.03.2018, u ndalua shtetasi LL.TH, vjeç 52, banues në Himarë, pasi Gjykata e Shkallës Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” në bashkëpunim e mbetur në tentative. Nenet 283/a/2 e 22 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni për narkotikët
Më datë 01.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.C, vjeç 19, banues në Gjirokastër, pasi në lagjen “Palorto”, nga kontrolli  fizik, ju gjet e bllokua një sasi lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni për narkotikët
Më datë 01.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin A.GJ, vjeç 20, banues në Guci e Re, Shkodër, i paraburgosur në I. E. V. P. Shënkoll, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” në bashkëpunim, pasi në I. E. V .P. Shënkoll, në dhomë ju bllokua një sasi lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 01.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin A.P, vjeç 54, banues në Rrëshen, Mirditë, pasi duke shpërdoruar detyrën, nuk ka kryer procedurat ligjore për pajisjen me tokë, të shtetasit F.GJ, vjeç 78, banues në Malaj, Mirditë. Neni 248 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 01.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Z.Ç, vjeç 60 banues në fshatin Balldre, pasi në qytet, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Yamaha” pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 01.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi N.M, vjeç 69 banues në fshatin në Gurzë, Kurbin, pasi në fshatin Fushë Kuqe, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin “Yinxiang”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 01.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.N, vjeç 49, banues në fshatin Tale, pasi në qytet, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Yinxiang”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 01.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi D.R, vjeç 47, banues në fshatin Balldre, pasi në qytet, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Lonxia” pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 01.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi D.A, vjeç 55, banues në fshatin Tresh, pasi në qytet, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Yinxiang” pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Krujë
Seksioni për krimet e rënda
Krujë
Tentojnë të vrasin me armë zjarri një shtetas.
Ndalohet njëri nga autorët e dyshuar.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë pas një pune hetimore intensive kanë bërë të mundur ndalimin e  shtetasit:
M.C 19 vjeç, banues në Krujë.
Shtetasi i mësipërm,  më datë 22.02.2018 në Fushë- Krujë, në bashkëpunim me shtetasit F.C.30 vjeç, S.C.25 vjeç dhe L.C. 47 vjeç,  pas një konflikti çasti dyshohet se kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin A.P. 29 vjeç, banues në Krujë.
Policia vijon punën për kapjen e shtetasve F.C. S.C dhe L.C. të cilët janë shpallur në kërkim dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale "Vrasja me dashje e mbetur në tentativë" në bashkëpunim dhe " Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit"parashikuar në nenet 76-25-22 dhe 278/2 të Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 01.03.2018, gjatë natës, në rrugën “Gani Domi”, shtetasit A.T vjeç 60 i kanë vjedhur targën e mjetit tip “Volksvagen”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 01.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.M, vjeç 22, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Frederik Shiroka”, ka goditur me grusht shtetasin P.C, 30 banues në Vorë. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 01.03.2018, shtetasi I.Z vjeç 45, banues në Tiranë, kallëzon se, në Mars 2016, i janë larguar nga banesa bashkëshortja dhe vajza e mitur, A.Z dhe P.Z, vjeç 43 e 15. Punohet për gjetjen e tyre. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 01.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.V, vjeç 25, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Dajtit”, tek një restorant iu gjet e bllokua 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Më datë 01.03.2018, rreth orës 08:40, në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl” me rrugën “Kongresi Manastirit”, dy persona të paidentifikuar,  me forcë i kanë marrë shtetasit A.T vjeç 60 motorin, brenda të cilit kishte një çantë dore me një shumë lekësh. Pak minuta më vonë Policia ka gjetur motorin e braktisur.  Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 139 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 01.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.SH, vjeç 44, banues në Tiranë, pasi në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 01.03.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen F.C, vjeç 38, pasi bashkëshorti P.C, vjeç 38,ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 01.03.2018, shtetësia B.S vjeç 35, banuese në Tiranë, ish emigrante në Angli,  kallëzon se, pasi nuk ka marrë lejen e qëndrimit është depërtuar në Shqipëri, por nuk i kanë dhënë me vete fëmijët e mitur 3 muajsh dhe 1 vjeç. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 01.03.2018, në rrugën “Llambi Bonata”, është hedhur nga kati i 5-të, i banesës, shtetasi G.M, vjeç 41, (dyshohet i sëmurë mendor), i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 01.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen K.S, vjeç 63, banuese në Tiranë, pasi në rrugën “Petraq Leka”, në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 01.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.T, vjeç 20, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Mikel Maruli”, nga kontrolli fizik, ju gjet dhe bllokua me cilësinë e provës materiale një thikë. Neni 279 i Kodit Penal.

Tiranë
Më datë 02.03.2018, rreth orës 03:50, në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, pranë urës së "Limuthit", persona të paidentifikuar  kanë hapur me forcë derën e një filiali banke dhe kanë tentuar të vjedhin kasaforten.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 01.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin E.H, vjeç 27, banues në Kavajë, pasi në lagjen nr. 2, nga kontrolli në mjetin tip “Ford” ju gjetën e bllokuan 2 armë gjahu dhe 15 fishekë armë gjahu, pa leje. Neni 280 i Kodit Penal.

Më datë 01.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin R.M, vjeç 20 banues në Rrogozhinë, pasi në Rrogozhinë, ka goditur me grusht, shtetasin S.H, vjeç 33, banues në Rrogozhinë, i cili pasi ka marrë mjekim në spital është larguar në banesë. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 01.03.2018, gjatë natës, në fshatin Shkallnur, kanë vjedhur banesën e shtetasit G.B, vjeç 68, ku kanë marrë një televizor. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 01.03.2018, në fshatin Perlat, në një kanal me ujë është gjetur i mbytur shtetasi E.S, vjeç 42, banues në fshatin Rrushkull, (dyshohet i sëmurë mendor) dhe përdorues i pijeve alkoolike. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për ngjarje aksidentale.

Më  datë 01.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin S.M vjeç 66, banues në fshatin Vadardhë, pasi në banesë, u kap duke ndërtuar një papafingo pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më  datë 01.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin N.V  vjeç 67, banues në fshatin Rrushkull, pasi në banesë, u kap duke ndërtuar një mur rrethues pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 01.03.2018  shtetasi E.D. 36 vjeç,  banues në Tiranë, ka bërë kallzim, pasi në rrugën Plepa- Durrës i kanë vjedhur me dhunë mjetin  tip Volkswagen.
Mjeti është gjetur i braktisur në rrugën dytësore që të çon në qytetin e Cërrikut.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.Neni 139 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 01.03.2018, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për  shtetasen E.M, vjeç 23, pasi bashkëshorti, shtetasi E.M vjeç 26, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 01.03.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen H.M, vjeç 32, pasi bashkëshorti, shtetasi D.M, vjeç 42, ka ushtruar dhunë fizike  psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Maliq
Më datë 01.03.2018, referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin B.S, vjeç 28, banues në fshatin Vloçisht, pasi në këtë fshat, në lokal ushtronte aktivitet të lotarive sportive pa licencë. Me cilësinë e provës materiale u bllokua një kompjuter. Neni 197 i Kodit Penal.

Më datë 01.03.2018,  u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin F.A vjeç 31, banues në fshatin Pocestë, pasi në këtë fshat, në lokal ushtronte aktivitet të lotarive sportive pa licencë. Me cilësinë e provës materiale u bllokuan tre kompjuter. Neni 197 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për vjedhjen e një kazani rakie në banesën e shtetasit S.K, më datë 01.03.2018, u ndalua shtetasi në kërkim, G.G vjeç 34, banues në Berat. Neni 134/2 i Kodit Penal.  

Komisariati i Policisë Kuçovë
Më datë 01.03.2018, u plotësua kërkesë  padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen SH.M, vjeç 61, pasi në banesë, bashkëshorti B.M, vjeç 67, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë Berat. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ‘’Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Lushnjë  
Më datë 01.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin G.M vjeç 38, banues në fshatin Çermë Proshkë, pasi gjatë natës, në fshatin Thanasaj, në banesë, shtetasit G.D, vjeç 37, i ka vjedhur disa vegla pune. Punohet për kapjen e G.M. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 01.03.2018, shtetësia L.Ç, vjeç 77, banuese në Vlorë, kallëzon se, në fshatin Dukat i Ri, në banesë i kanë vjedhur dy dritare, dy gërshërë metalike, pinca dhe një korrëse bari. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 01.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin P.B, vjeç 77, banues në Himarë, pasi  në Himarë, në vendin e quajtur Potam, ka dëmtuar shtyllat e hekurit të rrethimit të banesës së shtetasit N.K, vjeç 67, banues në Himarë. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 01.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin A.Ç, vjeç 27, banues në Orikum, pasi  në Palasë, ka dëmtuar mjetin tip “Fadrom”, në pronësi të një kompanie ndërtimi private. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 01.03.2018, në lagjen “28 Nëntori’, kanë dëmtuar derën e banesës të shtetases I.V, vjeç 69. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Delvinë
Më datë 02.03.2018, rreth orës 07:20, Salla Operative Delvinë është njoftuar se në lagjen '' 1 Maji'', shtetasit M.O., 77 vjeç, i kanë shkuar në banesë dy shtetas të maskuar dhe pasi e kanë dhunuar e lidhur atë së bashku me vajzën e tij, u kanë marrë një shumë prej 2 milion lekë të reja.
Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 01.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin e mitur A.M, vjeç 16, banues në Gjirokastër, pasi më 28.02.2018, në lagjen “Blloku i Furrave”, duke ecur me biçikletë, nga pakujdesia, ka aksidentuar shtetasin F.M, vjeç 42 banues në Gjirokastër, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Neni 91 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tepelenë
Më datë 01.03.2018, u referuan materialet  në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër,   për shtetasin E.S, vjeç 32, banues në Tepelenë, pasi në lagjen “Mustafa Matohiti”, në lokalin “Loto Sport”, ka ushtruar aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit. Me cilësinë e provës materiale ju gjetën e bllokuan 3 kompjuterë. Neni 197 Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 01.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Lezhë, për shtetasin H.T vjeç 74, banues në fshatin Merqi, pasi në banesë, nga specialistët e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 01.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin M.GJ vjeç 51 banues në SHBA, i pajisur me leje drejtimi, pasi në superstradë, në Ishull Lezhë, duke drejtuar mjetin tip “Audi” nuk i është bindur urdhrit te punonjësit te policisë rrugore, për të ndaluar. Neni 242 i Kodit Penal.

Më datë 01.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasit  K.N dhe XH.K, vjeç 20 e 20, banues në fshatin Troshan e Lezhë, pasi në lagjen “Besëlidhja”, XH.K ka goditur babain e K.N kurse K.N ka goditur babanë e XH.K. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 01.03.2018, u referuan materiale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasin K.P vjeç 21, banues në Laç, i pajisur me leje drejtimi, pasi në superstradë, në Sanxhak duke drejtuar mjetin tip “Audi” nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë rrugore, për të ndaluar. Neni 242 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mirditë
Më datë 01.03.2018, shtetasi GJ.B, vjeç 53 banues në Rrëshen, kallëzon se më datë 02.10.2017, i është larguar nga banesa vëllai, shtetasi L.B, vjeç 42. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Lezhë.

Më datë 01.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin B.T, vjeç 48, banues në Rubik, pasi  në Rubik, nga kontrolli në mjetin tip “Ford” ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale një armë sportive pneumatike, pa leje . Neni 280 i Kodit Penal.

Më datë 01.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin L.N  vjeç 24, banues në Rubik, pasi më datë 28.02.2018, me anë të telefonit, ka kanosur shtetasin  GJ.N,  vjeç 51, banues në Rubik. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 01.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin K.K vjeç 25, banues në fshatin Qafë Mollë, pasi në Rrëshen,  ka goditur me sende të forta, shtetasin T.N, vjeç 35, banues në Rrëshen. Punohet për kapjen e K.K. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 28.02.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen M.M, vjeç 54 banuese në Shkodër, pasi bashkëshorti A.M vjeç 61, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.  

Më datë 01.03.2018 u arrestua në flagrancë shtetasi A.T vjeç 19 banues në fshatin Golem, pasi në lagjen “Vasil Shanto”, u kap pasi i kishte vjedhur celularin, shtetasit E.SH, vjeç 26, banues në Shkodër. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 01.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin G.D, vjeç 52, banues në Shkodër, pasi  në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj vajzës, shtetases E.D, vjeç 20. Punohet për kapjen e G.D. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 01.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin E.A, vjeç 21, banues në Shkodër, pasi në lagjen “Tre Heronjtë”, në lokal ushtronte aktivitet të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Me cilësinë e provës materiale u bllokuan një televizor plazma, një kompjuter dhe një printer pa dokumente. Neni 197 i Kodit Penal.

Më datë 01.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin A.V, vjeç 27 banues në Shkodër, pasi në lagjen “Manush Alimani”, në lokal ushtronte aktivitet të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Me cilësinë e provës materiale u bllokuan një televizor plazma, një kompjuter dhe një printer pa dokumente. Neni 197 i Kodit Penal.

Më datë 01.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin K.P, vjeç 25, banues në Shkodër, pasi në lagjen “Manush Alimani”, në lokal ushtronte aktivitet të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Me cilësinë e provës materiale u bllokuan dy televizorë plazma, një kompjuter dhe një printer pa dokumente. Neni 197 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 01.03.2018, u ndalua shtetasi në kërkim M.A, vjeç 25, banues në fshatin Shtiqën, pasi Gjykata e Apelit Shkodër, e ka dënuar me 7 muaj e 15 ditë burg, për veprën penale “Vjedhja”. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tropojë
Më datë 01.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë, për shtetasen A.S, vjeç 30, banuese në Bajram Curri, pasi në dyqan  iu bllokuan mallra ushqimore jashtë standardit dhe të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e njerëzve. Neni 288/a i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 01.03.2018, në D.V.K.M Tiranë, u paraqitën 2 shtetas të huaj nga Siria, imigrantë të paligjshëm. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes kërkuan azil dhe u dërguan në Q.K.P.A.Babrru, Tiranë.

Më datë 01.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetësia E.D, vjeç 27, banuese  në Tiranë, pasi në në P.K.K  Rinas, u kap me dokumente udhëtimi të falsifikuara. Neni 189 i Kodit Penal.

Më datë 01.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin J.M vjeç 34, banues  në Tiranë, depërtuar nga Franca, pasi më datë 23.01.2018, në afërsi të P.K.K, Morinë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 01.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.H vjeç 29, banues  në Shkodër, depërtuar nga Gjermania, pasi më datë 27.02.2018, në afërsi të P.K.K, Muriqan, ka kaluar kufirin shtetëror, në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 01.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për të depërtuarin nga policia Holandeze, shtetasin K.M vjeç 25 banues në Durrës, pasi më datë 29.07.2017, në P. K. K. Port Durrës, kanë kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 01.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për të depërtuarin nga autoritetet Belge, shtetasin F.A, vjeç 26, banues në Shkodër, pasi më datë 22.12.2017, në afërsi të S.P.K.M. Hani Hotit, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 01.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për të depërtuarin nga autoritetet Belge, shtetasin M.P, vjeç 20 banues në Tiranë, pasi më datë 12.01.2018, në afësi të S.P.K.M. Bllatë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

 Më datë 01.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Rrethit Gjyqësor Tiranë, për të depërtuarin nga autoritetet Holandeze, shtetasin S.B, vjeç 20 banues në Peshkopi, pasi më datë 17.11.2017, në afësi të S.P.K.M. Bllatë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 01.03.2018, shtetësia A.A, vjeç 28 banuese në Durrës kallëzon se, në Aeroportin e Rinasit, nga bagazhet i kanë vjedhur sende personale. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
SHÇBA arreston 2 punonjës të Policisë në Pikën Kufitare të Kapshticës për shpërdorim detyre.
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) Korçë, arrestuan 2 punonjësit e Policisë në Pikën Kufitare të Kapshticës, R.D me detyrë kontrollor në vijën e dytë dhe M.N me detyrë shoqërues qeni.
Arrestimi i tyre është bërë për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, pasi duke qenë me shërbim nuk kanë kontrolluar dhe kapur një automjet me drogë, i cili u bllokua nga Policia greke.
Në automjetin që drejtohej nga shtetasi R.H. 24 vjeç dhe pasagjer L.S. 32 vjeç, pas kontrollit policia greke konstatoi në karrocerinë e mjetit 60 kilogram kanabis.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

Më datë 01.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.R vjeç 22, banues në Korçë, pasi në P.K.K, Kapshticë, ju gjet e bllokua një sasi lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Më datë 01.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi S.F vjeç 42 banues në Korçë, pasi në P.K.K, Kapshticë, iu gjet e bllokua një sasi lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë 28.02.2018,  në Dervician, janë kapur 2 shtetas të huaj, M.H dhe R.A, vjeç 19 e 29 lindur në Siri, imigrantë të paligjshëm. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes, kërkuan azil në R.Sh dhe u dërguan në Q.K.P të Azilkërkuesve Babrru, Tiranë.

Më datë 01.03.2018, në afërsi të fshatit Grapsh, tek “Ura e Glinës”,  janë kapur 3 shtetas të huaj, pakistanez, imigrantë të paligjshëm. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes, u proceduan me urdhër largimi me ekzekutim vullnetar.

Arkiva

Qershor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1