Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 03 Mars 2018


DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDAStema Policia

Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve
Sektori për Hetimin e Krimit Kompjuterik
Më datë 02.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.P., bazuar në nenin 293/c i Kodit Penal.

DREJTORITË VENDORE TË POLICISË
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Më datë 02.03.2018, u ndalua shtetasi në kërkim ndërkombëtar E.L., vjeç 41, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Milanos Itali, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Bashkëpunim kriminal me qëllim trafik droge”. Nenet 81, 110 të Kodit Penal Italian dhe neni 73 i Aktit të Drogës Nr. 309/90.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 02.03.2018, në ambientet e IEVP, Nr.313, Tiranë, u ekzekutua vendimi penal, për shtetasin në kërkim ndërkombëtar E.P., vjeç 25, banues në Paskuqan 2, Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 4 muaj burg, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave“. Neni 183/1 i Kodit Penal.

Më datë 02.03.2018, në ambientet e IEVP, Nr.313, Tiranë, u ekzekutua vendimi penal, për shtetasin në kërkim ndërkombëtar B.B., vjeç 44, banues në Gjermani, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 6 vjet burg, për veprat penale “Mashtrimi”, i kryer në bashkëpunim dhe “Kallëzimi i rremë”. Nenet 143/2 e 305 të Kodit Penal.

Seksioni për krimet ndaj jetës
Lezhë
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vendosjen e tyre para përgjegjësisë ligjore.
Kapet dhe ndalohet një shtetas i dënuar për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë , u kap dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim:
-M.V, 24 vjeç, lindur në Pukë, banues në Tiranë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë më datë 25.05.2017, e ka dënuar me 5 vite burg për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88/2 i Kodit Penal.
Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të D.V.P. Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale.

Seksioni për krimet ndaj pronës
Tiranë
Më datë 02.03.2018, rreth orës 03:50, në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, pranë urës së "Limuthit", persona të paidentifikuar kanë hapur me forcë derën e një filiali banke dhe kanë tentuar të vjedhin kasafortën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 02.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi S.M., vjeç 46, banues në Tiranë, pasi në Isntitut, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi motorin tip “Lifan”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 02.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi R.N., vjeç 20, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ded Gjon Luli”, duke drejtuar motorin tip “Dayang”, ka aksidentuar këmbësorin A.D., vjeç 76, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Neni 290/2 i Kodit Penal.

Më datë 02.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen T.D., vjeçe 24, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se tek rrethrrotullimi i pallatit me shigjeta, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësorin I.A., vjeç 49, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 02.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin M.N., vjeç 19, banues në Durrës, pasi dyshohet se në datë 18.12.2017, në Shkozet, në dyqanin e shtetasit M.K., vjeç 36, ka blerë disa sende ushqimore me 100 euro të dyshuara false. Neni 183 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Durrës.
Plagos me mjet prerës bashkëmoshatarin e tij, identifikohet dhe kapet menjëherë nga Policia.
Specialistët për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Efektivet e Komisariatit të Policisë kanë bërë kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar të një plagosje të ndodhur mesditën e djeshme në Durrës, shtetasin D.L.17 vjeç, banues në Durrës.
Shtetasi i mësipërm, në lagjen Nr.15, Spitallë, Durrës dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin A.Gj. 16 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.Policia menjëherë pas marrjes së njoftimit për ngjarjen e ndodhur, ka bërë të mundur identifikimin dhe kapjen në kohë të autorit të dyshuar, ku ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe po pyetet rreth rrethanave të ngjarjes.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni kundër korrupsionit
Më datë 02.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin A.SH, 53 vjeç, banues në Pogradec, bazuar në nenet 248 e 258 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Fier
Policia në kohë rekord kap 3 autorët e plagosjes së dy shtetasve gjatë vjedhjes së një pike të këmbimit valutor.
Në ndjekje nga policia kapet në lumin pranë fshatit Baltëz njëri prej autorëve i cili për t'i shpëtuar policisë u hodh në lumë.
Autori i dytë kapet te ura e Baltëzës.
Gjithashtu kapet autori i tretë i cili ishte fshehur në një banesë në fshatin Baltëz.
Arrestohen në flagrancë shtetasit:
Z.F., 37 vjeç, banues në Sevaster, Vlorë.
L.D., banues në Vajzë, Vlorë.
D.G., 41 vjeç, banues në Zhupan, Fier.
Arrestim i tyre u bë pasi në datën 02.03.2018, rreth orës 10:55 në vendin e quajtur "Zogu i Zi" Fier këta shtetas nën kërcënimin e armës kanë vjedhur një pikë këmbimi valutor.
Autorët e dyshuar kanë qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë janë plagosur 2 shtetas, pronari i exchange, shtetasi G.H., 64 vjeç dhe një shtetas tjetër që ndodhej aty pranë, shtetasi A.V, 53 vjeç.
Shtetasi G.H ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve ndërsa A.V ndërroi jetë më datë 03.03.2018.
Menjëherë policia u vu në ndjekje të autorëve të cilët janë larguar me mjetin tip "Benz" me targa që dyshohen të jenë të falsifikuara.
Si rezultat i ndjekjes nga policia, autorët braktisën mjetin dhe u larguan me vrap në këmbë.
Policia kap njërin prej autorëve i cili në përpjekje për t'i shpëtuar policisë u hodh në lumin pranë fshatit Baltëz.
Pas ndjekjes u kap autori i dytë në vendin e quajtur "Ura e Baltëzës" si edhe autori i tretë në një banesë në fshatin Baltëz.
Policia ka sekuestruar çantën me paratë që u vodhën në exchange.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Sektori për krimin ekonomik e financiar
Më datë 02.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin M. Z., vjeç 65, banues në fshatin Vezhdanisht, pasi dyshohet se më datë 29.10.2010, ka aplikuar në Zyrën e Gjendjes Civile Shushicë, Vlorë, për t’u pajisur me pasaportë biometrike me të dhëna të tjera e konkretisht të shtetasit J.V., vjeç 68 dhe është pajisur me pasaportën. Nenet 189, 190 e 191 të Kodit Penal.

Seksioni kundër korrupsionit
Më datë 02.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasit V.K., V.M., A.H., dhe I.Gj., vjeç 30, 49, 60 e 62, banues  në Vlorë, pjesë e grupit të kontrollit të OSHEE-së, pasi dyshohet se më datë 01.03.2018, në lagjen “Pavarësia”, në një pallat, duke shpërdoruar detyrën, kanë konstatuar një lidhje të paligjshme të energjisë elektrike dhe nuk kanë kryer procedurën standarde dhe raportimin e saj. Neni 248 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 02.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.M., vjeç 29, banues në Vlorë, pasi në lagjen “15 Tetori”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur motorin tip “Yamaha”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 02.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër dhe punohet për kapjen e shtetasit A.S, vjeç 23, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër, pasi dyshohet se më datë 01.03.2018, në aksin rrugor Lazarat-Gjirokastër, në një rrugë rurale, u ka dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt pagesës prej 160 euro për person shtetasve të huaj, M.A., Y.H., S.T., A.K., dhe A.I., vjeç 23, 24, 20, 28 dhe 42, me shtetësi tuniziane e siriane, të cilët i kishte strehuar prej tre ditësh në një banesë të braktisur në fshatin Lazarat dhe më pas do t’i transportonte për në Tiranë. Shtetasit e huaj u dorëzuan në DRKM, Gjirokastër. Neni 298/2 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni për narkotikët
Më datë 02.03.2018, u ndalua shtetasi në kërkim I.K, vjeç 25, banues në fshatin Zogaj Shkodër, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, ka urdhëruar ndalimin e tij, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve në bashkëpunim“.  Neni 283/a/2 i Kodit Penal.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)
Komisariati Policisë Lushnje
Seksioni për krimet e rënda
Lushnje
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Trikalon".
Policia e Lushnjes kap dhe ndalon një shtetas të dënuar me burgim të përjetshëm.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:
A.Dh., 43 vjeç, banues në lagjen "Kadri Qystri", Lushnje.
Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje në datën 02.03.2018, ka urdhëruar ekzekutimin e vendimit penal të datës 28.02.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje e cila ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg" për këtë shtetas.
Kjo masë sigurie është vendosur për llogari të Gjykatës së Përbërë të Betuar Trikalon, Greqi, e cila me vendim të formës së prerë Nr.73-78/3-11-1998 të Gjykatës së Përbërë të Betuar të Larisës, Greqi, e ka deklaruar fajtor shtetasin A.Dh., për veprat penale "Vrasje me dashje", Vjedhje me dhunë" e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, "Vjedhje e kryer në bashkëpunim", "Armëmbajtje pa leje", të parashikuara nga Kodi Penal Grek dhe e ka dënuar atë me burgim të përjeteshëm.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprime të mëtejshme.

Komisariati Policisë Sarandë
Seksioni për trafiqet dhe narkotikët
Më datë 02.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.B., vjeç 30, banues në Gjirokastër, pasi në “Bistricë”, në mjetin e tij tip “Volkswagen”, gjatë kontrollit, iu gjetën e bllokuan dy pako me peshë 14.15 kg. lëndë narkotike e llojit Cannabis-Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË
Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 02.03.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, për shtetasen A.K., vjeçe 41, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëjetuesi A.Ç., vjeç 35, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligjit nr. 9669 datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 02.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin I.L., vjeç 47, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Luigj Gurakuqi”, në lokalin në pronësi të tij, nga punonjësit e UKT-së, u konstatua lidhje e paligjshme në rrjetin e ujësjellësit. Neni 159 i Kodit Penal.

Më datë 02.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.A, vjeç 15, banues në Tiranë, pasi dyshohet se jashtë ambienteve të një shkolle 9-vjeçare ka goditur me grushte shtetasin K.M., vjeç 16, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 02.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.G., vjeç 48, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 27.02.2018, tek një qendër tregtare i ka vjedhur telefonin shtetases E.S., vjeçe 26, banuese në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 02.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.S., vjeç 28, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Muhamet Gjollesha”, duke drejtuar mjetin tip “Land Rover”, për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar. Neni 242 i Kodit Penal.

Më datë 02.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit A.R, vjeç 18, banues në Tiranë, për veprën penale "Vjedhja" parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.D., vjeç 26, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 02.03.2018, në rrugën “Gjin Bue Shpata”, tek një lokal ka hedhur fishekzjarrë duke prishur qetësinë publike. Neni 274 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 02.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit, P.R dhe K.D., i dënuar, vjeç 16 e 25, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Jordan Misja”, në gjendje të dehur, kanë kanosur pronaret M.T., dhe S.P., vjeç 48 e 44, banuese në Tiranë, dhe kanë dëmtuar xhamin e derës e lokalit. Nenet 84 e 150 të Kodit Penal.

Më datë 02.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Sh.J., vjeç 52, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 10.11.2017, në rrugën “Don Bosko“, me anë të mashtrimit, i ka marrë një sasi euro, shtetasit E.H., vjeç 35, banues në Tiranë. Punohet për shoqërimin e Sh.J. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 02.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit M.Xh., dhe S.A., vjeç 42 e 55, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Dritan Hoxha”, kanë goditur me grushte njëri-tjetrin. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 02.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.K., vjeç 31, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Don Bosko”, tek një lokal, në përdorim të tij, u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 02.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.D., vjeç 62, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën e “Barrikadave”, në autobusin e Unazës, i ka vjedhur telefonin, shtetases K.Z., vjeçe 32, banuese në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 03.03.2018, rrugës për në SQU, ka vdekur shtetasi N.K, vjeç 52, banues në Tiranë. Punohet për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.  

Më datë 02.03.2018, shtetasi Gj.Gj., vjeç 53, banues në Tiranë, kallëzon se, i është larguar nga banesa vajza S.Gj, vjeçe 20, banuese në Tiranë, e cila është dërguar në QSUT, pasi kishte konsumuar medikamente të ndryshme e ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 02.03.2018, ka vdekur fëmija e mitur 1 vjeçe, banuese në Lezhë, e cila është sjellë më datë 27.02.2018, nga spitali i Lezhës në gjendje të rëndë shëndetësore. Nga veprimet e kryera dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Më datë 02.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.T., vjeç 62, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë, shtetasen V.B., vjeçe 54, banuese në Tiranë. Punohet për shoqërimin e A.T. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 02.03.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për shtetasen V.B., vjeçe 54, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se vëllai A.T, vjeç 62, banues në Tiranë, në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 02.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.A, vjeç 60, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën e “Dibrës”, ka goditur me sende të forta shtetasin F.B., vjeç  39, banues në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 02.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.L., vjeç 19, banues në Babrru, pasi dyshohet se më datë 28.02.2018, gjatë natës, në Fushë Kërçik, në mjetin tip “Land Rover”, i ka vjedhur çantën me sende personale e dokumente dhe një sasi lekësh, shtetasit P.M., vjeç 55, banues në Babrru. Punohet për kapjen e A.L. Neni 134 i Kodit Penal.


Më datë 02.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. për shtetasit V.B., M.H., dhe Y.B., vjeç 21, 19, e 28, pasi dyshohet se V.B., dhe Y.B., kanë goditur me grushte shtetasin Y.B., të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe bllokua një thikë buke. Nenet 89 e 279 të Kodit Penal.

Më datë 02.03.2018, u ndalua shtetasi në kërkim V.T, vjeç 17, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 8 muaj burg, nga të cilat i mbeten për të kryer edhe 7 muaj e 27 ditë, për veprën penale “Vjedhja”. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Më datë 02.03.2018, në banesë, në gjumë, ka vdekur shtetasja e mitur M.T, vjeçe 1. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim. Dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrore.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 02.03.2018, u ndalua shtetasi në kërkim, K.A, vjeç 28, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale “Përndjekja”. Neni 121/a/1 i Kodit Penal. 

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 02.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen V.K., vjeçe 25, banuese në Vorë, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës M.K., vjeçe 20, banuese në Vorë, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 02.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasen B.O., vjeçe 40, banuese në fshatin Helmas, pasi dyshohet se në lagjen Nr.2, ka goditur me grusht, shtetasen U.H., vjeçe 30, banuese në Kavajë. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 02.03.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen R.K., vjeçe 37, banuese në Durrës, pasi dyshohet se vëllai i bashkëjetuesit të saj A.Z., vjeç 42, ka ushtruar dhunë fizike  psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr.9669, datë 18.12.2006, ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Durrës.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës filluan procedimin penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit:
F.H. 47 vjeç, banues në Durrës.
Nga kontrolli i ushtruar nga Punonjësit e Ujësjellës – Kanalizimeve Durrës në bashkëpunim me Efektivet e Komisariatit të Policisë Durrës në biznesin e tij në lagjen Nr. 13 Durrës u konstatua lidhje e paligjshme në rrjetin e ujësjellësit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Shkatërrrimi i rrjetit të ujësjellësit" parashikuar në nenin 159 të Kodit Penal.

Më datë 02.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin F.S., vjeç 43, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 17/1, ka kanosur me fjalë shtetasen D.Xh., vjeçe 40, banuese në Durrës. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 02.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi G.R, vjeç 20, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 6, u kap duke vjedhur një sasi lekësh në  furrën e bukës në pronësi të shtetasit E.Ç, vjeç 41, banues në Durrës. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.03.2018, në fshatin Shkallë, është qëlluar me armë zjarri në ajër. Në vendin e ngjarjes u gjetën e bllokuan në cilësinë e provës materiale 4 gëzhoja. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autor-it/ëve. Neni 274 e 278 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 02.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi K.Q, vjeç 44, banues në Tiranë, me leje drejtimi, pasi në Nikël, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 i  Kodit Penal.

Informacion paraprak. Më datë 03.03.2018, në Fushë-Krujë, persona të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhin pikën e këmbimit valutor në pronësi të shtetasit L.Ç., duke dëmtuar qepenat. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 02.03.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen F.K, vjeçe 54, banuese në fshatin Maminas, Durrës, pasi dyshohet se bashkëshorti L.K., vjeç 57, ka ushtruar dhunë fizike  psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 27.02.2018, në fshatin Qerret, ka rënë  zjarr, në banesën e shtetasve S.Ç., dhe A.Ç., vjeç 38 e 32, ku ka pasur dëme materiale. Nga veprimet e kryera rezultoi se shkaku i zjarrit ka ardhur nga amortizimi i rrjetit elektrik. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Elbasan, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 02.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin R.K, vjeç 18, banues në fshatin Bel, Dibër, pasi dyshohet se nëpërmjet  rrjeteve  sociale, ka dërguar mesazhe kërcënuese dhe fyese shtetases E.H, vjeçe 17, banuese në Librazhd. Neni 275 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Korçë
Më datë 02.03.2018, në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur shtetasi A.K, 46 vjeç, banues në fshatin Mollaj-Korçë, i cili ka bërë kallëzim se para disa ditësh, i është larguar nga banesa vajza e tij shtetasja K.K, 17 vjeçe.
Nga ana e Policisë, po punohet për gjetjen e saj.

Më datë 02.03.2018,  në lagjen nr 6, në banesë, ka vdekur shtetasi F.G., vjeç 53. Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka qenë natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.

Më datë 02.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin A.Xh., vjeç 22, banues në Desmirë, pasi dyshohet se në  rrugën në lagjen nr. 7, ka  goditur me grushte shtetasin K.Xh., vjeç 33, banues në Lumalas. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Maliq
Më datë 02.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin E.A., vjeç 26, banues në fshat Maliq, pasi dyshohet se në muajin Shtator 2017, me anë të mashtrimit, i ka marrë një sasi lekësh, shtetasit M.M., vjeç 41, banues në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 02.03.2018, gjatë natës, në lagjen nr.2, është vjedhur me thyerje dyqani i shtetasit E.E, vjeç 34, banues në lagjen nr.3, ku kanë marrë një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për shtetasin L.T., vjeç 46, banues në Pogradec, pasi dyshohet se në lagjen 8, ka goditur me grusht, shtetasin A.Ç., vjeç 56, banues në Buçimas. Neni 89  i Kodit Penal.

Më datë 02.03.2018,  u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për shtetasin M.Ç, vjeç 19, banues në Pogradec, pasi dyshohet se në  lagjen nr. 1, ka  goditur me grushte shtetasin R.Sh., vjeç 18, banues në Pogradec. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kuçovë
Më datë 02.03.2018, gjatë natës, në fshatin Perondi, është vjedhur banesa e shtetasit M.T, vjeç 63, ku kanë marrë 1 lap-top, 1 dekoder dhe një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 02.03.2018, ora 05:50, në lagjen “16 Prilli”, është hedhur nga kati i 10 i pallatit dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasja I.M., vjeçe 78, vuante nga depresioni. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për vlerësim.

Më datë 02.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier dhe punohet për kapjen e shtetasit V.M., vjeç 47, banues në fshatin Dermënas, pasi dyshohet se më datë 28.02.2018, në lagjen “Apollonia”, ka kanosur e goditur me sende të forta shtetasin B.M., vjeç 51, banues në fshatin Havaleas, i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve. Nenet 84 e 88 të Kodit Penal.

Më datë 02.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin A.L, vjeç 39, banues në fshatin Hamil, pasi dyshohet se më datë 01.03.2018, në Hamil, u kap duke kryer një ndërtim pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 02.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier dhe punohet për kapjen e shtetasit E.K., vjeç 32, banues në Fier, pasi dyshohet se më datë 25.02.2018, në lagjen “Afrim i Ri”, në bashkëpunim ka vjedhur, dyqanin e shtetasit E.B., vjeç 41, banues në Fier, ku ka marrë 3 pompa, 2 troko dhe disa vegla pune. Punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkautorëve. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Më datë 02.03.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për shtetasen Gj.M, vjeçe 17, banuese në Fier, pasi dyshohet se nëna M.M, vjeçe 44, në mënyrë të vazhdueshme ushtron dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhënie familjare”.

Komisariati i Policisë Lushnje
Më datë 02.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnje dhe punohet për kapjen e shtetasit A.Z., vjeç 32, banues në Durrës, pasi dyshohet se në fshatin Pirrë, shtetasit E.Gj., vjeç 28, banues në Pirrë, i ka marrë mjetin tip “Ford” pa targë me qëllim se do e blinte dhe nuk ia ka kthyer. Neni 143/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Divjakë
Më datë 02.03.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin P.L., vjeç 58, banues në fshatin Këmishtaj, pasi dyshohet se djali A.L., vjeç 23, banues në Këmishtaj, ka ushtruar dhune fizike dhe psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr.9669, datë 18.12.2006, ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 

Më datë 02.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnje, për shtetasin L.M., vjeç, 24, banues në fshatin Çermë e Sipërme Divjakë, pasi dyshohet se më datë 01.02.2018, në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, Lushnje, shtetasit K.T., vjeç, 21, banues në Çermë e Sipërme, me vetëgjyqësi, për një borxh, i ka marrë 1 orë dore. Neni 277 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 03.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.R, vjeç 45, banues  në Vlorë, pasi në lagjen “15 Tetori”, iu gjet e bllokua 1 thikë, që plotësonte kushtet e armës së ftohtë. Neni 279/2 i Kodit Penal.

Më datë 02.03.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen M.S, vjeçe 32, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se ndaj saj, ka ushtruar dhunë psikologjike bashkëshorti shtetasi E.S., vjeç 37, banues në Vlorë. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 02.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin A.M, vjeç 55, banues në Librazhd, pasi dyshohet se më datë 01.03.2018, në lagjen “28 Nëntori”, pranë lokalit shtetasit H.Rr, vjeç 55, banues në Vlorë, i ka vjedhur disa sende, material për skrap. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 02.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin B.P., vjeç 55, banues në Sarandë, pasi dyshohet se në lagjen nr. 3, me vetëgjyqësi, i ka pezulluar aktivitetin në dyqanin e dhënë me qira nga ana e tij shtetases M.M., vjeçe 54, banuese në Lukovë. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 02.03.2018, shtetasia V.L, vjeçe 68, banuese në Sarandë kallëzon se, më datë  01.03.2018, e ka fyer dhe ofenduar shtetasi F.S,  vjeç 32, banues me Sarandë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 02.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin E.K., vjeç 32, banues në fshatin Prongji, pasi dyshohet se nëpërmjet telefonit, ka kanosur shtetasin Dh.T, vjeç 58, banuese në fshatin Prongji. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 02.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Gj.M., vjeç 57, banues në Rrilë, pasi në qytetin e Lezhës, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi ciklomotorin tip “Yamaha”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 02.03.2018, u ndalua shtetasi në kërkim A.K., vjeç 39, banues në Ishull Shëngjin, Lezhë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, e ka dënuar me 2 vjet 3 muaj e 19 ditë burg, për veprat penale “Vjedhja”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. Nenet 134, 22, 242 e 186/1 të Kodit Penal.

Më datë 02.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasit E.Gj., dhe A.A., vjeç 26 e 25, banues në Ishull lezhë e Rrilë, pasi dyshohet se në Ishull Lezhë, tek lokali në pronësi të shtetasit A.D., për shkak të detyrës, kanë kundërshtuar  punonjësin e policisë së rendit. Neni 236/1 i Kodit Penal.

Informacion paraprak. Më datë 02.03.2018, rreth orës 04.45, në Lezhë, te “Rrethi i Shëngjinit”, është vjedhur me thyerje një dyqan, ku kanë marrë një shumë lekësh në kasafortë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 02.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi L.R., vjeç 47, banues në Gjorme, pasi në banesa, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes M.R., vjeçe 35, banuese në Gjorme. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 02.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.H., vjeç 31, banues në Fushë-Kuqe, pasi në lagjen nr. 6, Laç, po ndërton një objekt, pa leje. Neni 199/a/3 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Në vijim të komunikatës datë 01.03.2018, që bën fjalë për dhunë në familje, më datë 02.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi G.D, vjeç 52, banues në Shkodër. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 02.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasit A.D., dhe A.H., vjeç 38 e 49, banues në Shkodër, pasi dyshohet se në rrugën ”Sulo Halili”, kanë goditur me grushte njëri-tjetrin. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
Më datë 02.03.2018, në fshatin Bogiq, në banesë shtetasi H.Z, vjeç 49, i sëmurë mendor, aksidentalisht është dëmtuar me mjete të forta në dorë dhe në qafë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 02.03.2018, u referuan materialet në  Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin B.H, vjeç 44, banues në Katundi i Ri, Durrës, pasi dyshohet se nëpërmjet telefonit, ka kanosur dhe fyer me fjale shtetasin H.D, vjeç 61, banues në Kukës. Nenet 275, 84 e 119 të Kodit Penal.

Më datë 02.03.2018, u referuan materialet në  Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin N.E., vjeç 39, banues në Kukës, pasi dyshohet se me datë 26.02.2018, gjatë punës, shtetasit Sh.M, vjeç 57, banues në Tiranë, i ka marrë telefonin celularë, i cili iu gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale. Neni 134  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër
Më datë 02.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.A., vjeç 32, banues në Peshkopi, pasi prej dy vjetësh, në Peshkopi, në mënyrë të përsëritur, ka përndjekur e kanosur shtetasen E.Ç., vjeçe 23, banuese në Peshkopi. Neni 121/a/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mat
Më datë 03.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, për shtetasin B.C., vjeç 30, banues në Klos, pasi dyshohet se me datë 02.03.2018, në Klos, ka kanosur dhe fyer shtetasen L.B., vjeçe 23, banues në Klos. Nenet 84 e 119 të Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë
Më datë 02.03.2018,  në Kamëz, u  kapën shtetasit e huaj, M.A., P.A, P.A., M.N., M.B., dhe L.E, vjeç 20, 27, 22, 20, 30 dhe 18, me shtetësi siriane dhe marokene. Të cilët më datë 26.02.2018, në afërsi të PKK Kakavijë, Gjirokastër, kanë kaluar në mënyrë të paligjshme  kufirin shtetëror. Në përfundim të procedurave u vendos të dërgohen në QKP Azilkërkueseve Babrru, Tiranë.  

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 02.03.2018, në K.K.M Rinas, u kap shtetasi në kërkim G.K., vjeç 27, banues në Fier, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, e ka dënuar me 8 muaj burg, për veprën penale "Vjedhje". Neni 134/2/22 i Kodit Penal.

Më datë 02.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin V.Z., vjeç 29, banues në Lushnje, deportuar nga Italia, pasi dyshohet se më datë 27.10.2017, në afërsi të P.K.K, Morinë, ka kaluar kufirin shtetëror, në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
Më datë 02.03.2018, gjatë përpunimit të trageteve në hyrje, është konstatuar dhe bllokuar një kamion, i cili rezulton i vjedhur në Itali, më datë 02.05.2011. Neni 141/a i Kodit Penal.

Më datë 02.03.2018, u procedua penalisht shtetasi A.Q, vjeç 43, banues në Kosovë, pasi në KPK Port, Durrës, në hyrje rreth orës 09:00, u kap në terminalin e përpunimit të automjeteve me një pasaportë sllovene,  e cila dyshohet si e falsifikuar. Pasaporta  u bllokua në cilësinë e provës materiale.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë 01.03.2018, në fshatin Kakavijë, janë kapur shtetasit e huaj, H.B., dhe H.B., vjeç 23 e 34, lindur në Marok e Siri, imigrantë të paligjshëm. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes, shtetasit u proceduan me urdhër largimi vullnetar.

Më datë 01.03.2018, në aksin rrugor Jorgucat-Kakavijë, te Gjirofarma, janë shtetasit e huaj, E.B, F.M., dhe U.Sh., vjeç 25, 18 e 24, lindur në Pakistan, imigrantë të paligjshëm. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes, shtetasit u proceduan me urdhër largimi vullnetar.

Më datë  01.03.2018, në Gjirokastër, në lagjen “18 Shtatori”, u kapën  shtetasit e huaj, M.A, Y.H., S.T., A.K., dhe A.I, vjeç 23, 24, 20, 28 e 42, me shtetësi siriane e tuniziane, imgrantë të paligjshëm. Në përfundim të procedurave u proceduan me urdhër largimi vullnetar.

Më datë 02.03.2018, në afërsi të  ish-postës së Mullirit, te ‘Ura e Gjirofarmës”, janë kapur shtetasit e huaj, E.Z, I.T., H.A., A.K., Th.H., M.N., M.I., dhe A.H., vjeç 28, 41, 27, 19, 20, 30, 19 e 30, lindur në Siri e Algjeri, imigrantë të paligjshëm. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes, shtetasit u proceduan me urdhër largimi, vullnetar.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës
Më datë 02.03.2018, në SPK Morinë Kukës, u kap shtetasi në kërkim A.H,vjeç 29, banues në Lezhë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, e ka dënuar me 2 vjet burg për veprën penale “Falsifikimi i  dokumenteve ”. Neni 186/1 i Kodit Penal.

Më datë 02.03.2018, në S.P.K. Morinë, u kap shtetasi në kërkim B.S, vjeç 28, banues në Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, e ka dënuar me 15 ditë burg, për veprën penale "Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt". Neni 291 i Kodit Penal.

 

Arkiva

Shtator 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30