Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 4 Mars 2018

DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA 01drejtoria new
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
1. Më datë 03.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.A vjeç 24, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Myslym Keta”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Opel” dhe nga kontrolli, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike e llojit Kokainë. Nenet 283/1 e 291 të Kodit Penal.

2. Më datë 03.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.SH, vjeç 28 banues në Tiranë, pasi në rrugën “Bardhyl”, nga kontrolli në mjetin tip “BMV” ju gjetën e bllokuan 3 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
1. Më datë 03.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi B.M, vjeç 36, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Konferenca e Pezës”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz” . Neni 291 i Kodit Penal.

2. Më datë 03.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi K.J, vjeç 31, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ferit Xhajko”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz” . Neni 291 i Kodit Penal.

3. Më datë 03.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.R, vjeç 32, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Xhorxh Bush”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Audi” . Neni 291 i Kodit Penal.

4. Më datë 03.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.Ç, vjeç 24, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Kavajës”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Lançia” . Neni 291 i Kodit Penal.

5. Më datë 03.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin P.V, vjeç 45, banues në Tiranë, pasi në bulevardin “Bajram Curri”, duke drejtuar mjetin tip “Renault” është përplasur me motorin tip “Honda” me drejtues XH.M vjeç 29, banues në Tiranë, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorit, i cili pasi mori mjekim në spital, u largua në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

6. Më datë 04.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.M, vjeç 25, banues në Tiranë, pasi më datë 03.03.2018, në rrugën e “Durrësit”, duke drejtuar mjetin tip “Audi” është përplasur me motorin tip “Dayun” me drejtues B.H vjeç 27, banues në Tiranë, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorit, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
1. Më datë 04.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.M, vjeç 28, banues në fshatin Arrës Librazhd, pasi më datë 03.03.2018, në aksin rrugor Elbasan Librazhd, tek “Ura e Murrashit” duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Opel” ka humbur kontrollin e mjetit ku ka dëme materiale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
1. Më datë 03.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi O.B, vjeç 28, banues në fshatin Drithas, Maliq, pasi në këtë fshat, duke drejtuar mjetin tip “Toyota” , ka aksidentuar shtetasin e mitur A.B, vjeç 13, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Sektori për narkotikët
1.Mallakastër
Policia godet një rast të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, arrestohen në flagrancë 5 shtetas
Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë shtetasit:
G.A, 24 vjeç
.L.J., 41 vjeçe,
F.J., 30 vjeçe
O.J., 47 vjeçe
I.J., 31 vjeçe.
Arrestimi u bë pas informacioneve operative se në banesën e shtetasit G.A ishte në proces përpunimi një sasi lënde narkotike kanabis.
Në banesën në fshatin Çorush është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 349 kg lëndë narkotike, një pjesë në proces përpunimi.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Sektori për aktet terroriste dhe krimet e rënda
1. Në vijim të informacionit datë 02.03.2018, që bënë fjalë për veprat penale “Vjedhja me armë” e kryer në bashkëpunim, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, më datë 03.03.2018, rreth orës 01:00, vdiq në spital, shtetasi A.V, vjeç 54. Nenet 141, 25, 88 e 278 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
2. Më datë 03.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin D.B, vjeç 37, banues në Kanada, pasi duke drejtuar mjetin tip “Toyota” është përplasur me motorin tip “Yamaha” të drejtuar nga shtetasi E.S, vjeç 44, për pasojë është dëmtuar pasagjerja, bashkëshortja, V.S, vjeç 37, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

3. Më datë 03.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier për vlerësim, për shtetasin SH.H, vjeç 39, banues në fshatin Zhupan, me leje drejtimi, pasi në lagjen “Kryengritja e Fierit”, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen”, është përplasur me mjetin e ndalur tip “Jeep” me drejtues shtetasin F.K vjeç 25, banues në Fier, për pasojë është dëmtuar SH.H i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
1. Më datë 03.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.M, vjeç 32 banues në fshatin Barbullojë, pasi në aksin rrugor Ishull-Lezhë, u kap duke drejtuar mjetin tip “Ford” me një leje drejtimi të falsifikuar. Nenet 186 e 291 të Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
1. Më datë 03.03.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen T.D vjeç 40, banuese në Tiranë, pasi bashkëjetuesi, shtetasi B.B vjeç 60, banues në Tiranë, i dënuar disa herë për veprën penale “Vjedhja”, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

2. Më datë 03.03.2018, në rrugën “Tre Vëllezërit Kondi”, në oborrin e banesës, shtetasi A.GJ, vjeç 25, ka gjetur një armë zjarri, e vjetër , e ndryshkur dhe jo e rregullt teknikisht. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 278 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
1. Më datë 02.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D.H vjeç 26, banues në Kamzë, pasi në rrugën “Ibrahim Rrugova”, në nje lokal ka goditur me sende të forta shtetasin D.L, vjeç 23 banues në Fushë Krujë. Nemi 90 i Kodit Penal.

2. Më datë 03.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit L.K dhe A.K vjeç 47 e 57, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Dritan Hoxha”, kanë shkatërruar derën e jashtme të ambientit në pronësi të shtetasit B.B, vjeç 48, banues në Tiranë. Neni 150 i Kodit Penal.

3. Më datë 03.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Z.D vjeç 64, banues në Tiranë, pasi në Selitë, si pasojë e rrjedhjes së tubave të ujit, ka dëmtuar muret e banesës të shtetases, M.D, vjeç 57 banuese në Tiranë. Neni 161 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
1. Në vijim të komunikatës që bënë fjalë për vjedhjen e portofolit të shtetases I.H, më datë 03.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.B vjeç 28, banues në Tiranë. Punohet për kapjen e A.B. Neni 134 i Kodit Penal.

2. Në vijim të komunikatës që bënë fjalë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, më datë 03.03.2018, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”, për shtetasin A.Q. Neni 291 i Kodit Penal.

3. Më datë 03.03.2018, shtetësia M.L, vjeç 44 banuese në Tiranë, kallëzon se, në kohë të ndryshme, i largohet nga banesa vajza e mitur M.N, vjeç 15. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

4. Më datë 03.03.2018, në rrugën “Mujo Ulqinaku’’, një shtetas ka thyer me gur, xhamin e derës të banesës së shtetasit A.L, vjeç 47. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 150 i Kodit Penal.

5. Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”, më datë 03.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin në kërkim, M.M vjeç 41, banues në Tiranë. Neni 137 i Kodit Penal.

6. Më datë 03.03.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen M.I, vjeç 34, banuese në Tiranë, pasi bashkëjetuesi, shtetasit E.G, vjeç 33, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

7. Në vijim të komunikatës që bën fjalë për vjedhjen e dyqanit të shtetasit SH.A, më datë 03.03.2018, u ndalua shtetasi S.M, vjeç 45, banues në Shkodër. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
1. Më datë 03.03.2018, rrugës për spital ka vdekur shtetësia M.B vjeç 54, banuese në fshatin Linzë. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vdekje natyrale.

2. Më datë 03.03.2018, shtetasi H.T, vjeç 50 banues në Tiranë, kallëzon se para disa ditësh, në Qesarak, tek ish reparti ushtarak, ku është magazinier, i kanë vjedhur një depozitë uji. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
1. Më datë 03.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.L vjeç 27, banues në Shkodër, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi në banesën e saj, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëjetueses, shtetases K.K, vjeç 17. Punohet për kapjen e K.L. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

2. Më datë 03.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.M, vjeç 30, banues në Kamzë, pasi në rrugën e “Arbërit”, duke drejtuar mjetin tip “Hyndai” , ka dalë nga rruga, duke dëmtuar një shtyllë që mbante kabllot e energjisë elektrike. Neni 161 i Kodit Penal.

3. Më datë 04.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin e mitur M.H, vjeç 17, pasi më datë 03.03.2018, në Laknas, u kap duke vjedhur 12 pije energjike. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
1. Më datë 02.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.O vjeç 59, banues në Kombinat, pasi në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, nga punonjësit e UKT-së, u konstatua se në dyqan furnizohej me ujë, me kontratë familjare. Neni 159 i Kodit Penal.

2. Më datë 03.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.S, vjeç 58 banues në Yzberisht, pasi në rrugën “Sokrat Miho”, në lokal u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

3. Më datë 03.03.2018, u ndalua shtetasi në kërkim, Q.D, vjeç 32 banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 30 ditë burg, për veprën penale "Vjedhja". Neni 134/1 i Kodit Penal.

4. Më datë 03.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.M vjeç 33 pasi më datë 27.02.2018, me anë të mashtrimit, i ka marrë mjetin tip “Renault” shtetasit G.Q, vjeç 29, banues në Tiranë. Punohet për kapjen e A.M. Neni 143 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
1. Më datë 03.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin I.M, vjeç 27, banues në Kavajë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi në lagjen nr. 2, ka goditur me sende të forta, shtetasin F.T vjeç 34 banues në Kavajë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 89 i Kodit Penal.

2. Më datë 03.03.2018, u arrestuan në flagrancë shtetasit E.T dhe L.P vjeç 37 e 32 banues në Divjakë, pasi gjatë natës, në grykëderdhja e “Lumit Shkumbin”, në kompleksin privat, të shtetasit S.B, vjeç 36, banues në Tiranë, kanë vjedhur një viç. Neni 134/2 i Kodit Penal.

3. Më datë 03.03.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen A.SH vjeç 57, pasi bashkëshorti, shtetasi S.SH vjeç 49 ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Durrës
1. Më datë 02.03.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen M.V vjeç 36, pasi bashkëshorti, shtetasi N.V, vjeç 38 ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

2. Më datë 03.03.2018, u ndalua shtetasi në kërkim B.S,vjec 28, banues në Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësore Durrës, e ka dënuar me 15 ditë burg për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt ”. Neni 291 i Kodit Penal.

3. Më datë 03.03.2018, në autostradën Kavajë-Plepa, tek shkëmbi Kavajës, ka rënë nga shkallët e mbikalimit, shtetasi A.B, vjeç 35, banues në fshatin Shkallnur, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësore Durrës, për vlerësim.

4. Më datë 03.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasit Y.H dhe P.D, vjec 49 e 32, banues në Xhafzotaj e Durrës, pasi në Shkozet, kanë goditur me sende të forta njëri tjetrin. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
1. Më datë 03.03.2018, shtetësia SH.H, vjeç 31, banuese në Fushë Krujë, kallëzon se, ish bashkëshorti, shtetasi I.RR, vjeç 45, banues në Tiranë, para dy muajsh nuk e ka lejuar të takojë vajzën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për vlerësim.

2. Më datë 03.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësore Krujë, për shtetasen C.Ç vjeç 23, banuese në Krujë,pasi në aksin rrugor Fushë Krujë–Krujë, në Krastë, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen” ka dalë jashtë rruge, për pasojë është aksidentuar e ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
1. Më datë 03.03.2018, gjatë natës, në lagjen “5 Maji, para banesës, shtetasit J.B vjeç 50, në mjetin tip “Benz” i kanë thyer xhamin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Neni 150 i Kodit Penal.

2. Më datë 03.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin E.G vjeç 21 banues në Elbasan, pasi në lagjen “Aqif Pasha”, ka goditur me sende të forta, shtetasin J.D, vjeç 20 banues në fshatin Bizhdan. Punohet për kapjen e E.G. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
1. Më datë 03.03.2018 në lagjen nr. 2, në banesë është vetëhelmuar me medikamente mjekësore, shtetasi D.B vjeç 35, i cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Neni 99 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
1. Më datë 03.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasit XH.K dhe R.G vjeç 33 e 36, banues në fshatin Drenovë e Korçë, pasi në rrugën Korçë-Dardhë, u kapën me kamionçinën tip “Benz” duke transportuar lëndë drusore, pa leje. Nenet 205 e 25 të Kodit Penal.

2. Më datë 03.03.2018, në lagjen nr. 16, në banesë, është vetëhelmuar me medikamente mjekësore, shtetësia F.A vjeç 73 e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë. Neni 99 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Maliq
1. Më datë 03.03.2018, gjatë natës, në fshatin Vashtëmi, kanë tentuar të vjedhin me thyerje zyrat e firme private të shtetasit A.Q, vjeç 41, banues në Korçë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
1. Më datë 03.03.2018, u arrestuan në flagrancë shtetasit A.Sh dhe E.S, vjec 16 e 17, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 5, në dyqanin e mishit të shtetasit E.S, vjeç 58 banues në Pogradec, kanë vjedhur 5 kg mish dhe 1500 lekë. Nga veprimet e kryera E.S, rezultoi autor i vjedhjes dyqanit të shtetasit E.E më datë 02.03.2018. Neni 134/2 i Kodit Penal.

2. Më datë 03.03.2018, gjatë natës, në fshatin Rrëmenj, në punishten e shtetasit E.K vjeç 50 kanë vjedhur mjetin tip “Benz” . Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
1. Më datë 03.03.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimit e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen F.Z vjeç 46 banuese në Berat pasi në banesë, ish bashkëshorti, shtetasi B.Q, vjeç 60, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat. Ligji nr. 9669 datë 18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Kuçovë
1. Në datë 03.03.2018, gjatë natës, në Kuçovë, në banesë, shtetasit Y.K vjeç 51, i kanë vjedhur 1 televizor plazma. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
1. Më datë 03.03.2018, u ndalua shtetasi në kërkim, G.K vjeç 27 banues në fshatin Patos, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, e ka dënuar me 8 muaj burg për veprën penale “Vjedhja”. Neni 134 i Kodit Penal.

2. Më datë 03.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin R.T, vjeç 21 banues në fshatin Velmish, pasi më datë 02.03.2018, në fshatin Marinzë, ka djegur me benzinë derën e banesës të shtetasit G.RR vjeç 43 (babi i bashkëjetueses) dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës, shtetases L.RR vjeç 19. Punohet për kapjen e R.T. Nenet 151 e 130/a të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë
1. Më datë 03.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi S.S, vjeç 34 banues në Sinaballaj, Rrogozhinë, pasi në aksin rrugor Lushnjë- Hysgjokaj, në vendin e quajtur Kasharaj, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Yamaha” pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

2. Më datë 02.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.M, vjeç 20, banues në Divjakë, pasi gjatë natës, në Divjakë, në kasollen e shtetasit Ll.M, vjeç 79, ka vjedhur dhe therur 3 buallica. Me cilësinë e provës materiale u bllokua mishi në dyqan. Neni 134 i Kodit Penal.

3. Më datë 03.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin S.K vjeç 25 banues në fshatin Çukas i Ri, pasi gjatë natës, në fshatin Fiershegan, në lokalin e shtetasit B.H, vjeç 50, ka vjedhur 3 televizorë plazma dhe 1 monitor kompjuteri. Me cilësinë e provës materiale në oborrin e banesës, u gjetën e bllokuan sendet e vjedhura. Punohet për kapjen e S.K. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
1. Më datë 01.03.2018, gjatë natës, në lagjen “1 Maji”, kanë vjedhur grilat e dritareve të banesës të shtetasit B.I vjeç 57 . Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Neni 134 i Kodit Penal.

2. Në vijim të informacionit më datë 03.03.2018, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, caktoi masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasin H.C, vjeç 71, banues në fshatin Kotë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Neni 88 i Kodit Penal.

3. Më datë 03.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin I.D vjeç 35, banues në fshatin Strum Fier, me anë të mashtrimit, i ka marrë nje shume lekesh shtetasit E.S vjeç 27, banues në fshatin Picar. Neni 143 i Kodit Penal.

4. Më datë 03.03.2018, në lagjen ‘’Pavarësia”, në banesën e shtetasit M.V, vjeç 44, kanë vjedhur disa bizhuteri me vlerë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
1. Më datë 03.03.2018, u arrestuan në flagrancë shtetasit S.M dhe A.M, vjeç 20 e 18 banues në Cërrik, pasi në lagjen nr. 4 dhe nr. 3, në bashkëpunim, në pallatin dhe në garazhin e shtetasve SH.SH dhe L.K vjeç 69e 46 kanë vjedhur një portë duralumini dhe disa vegla pune. Nga veprimet e kryera rezultojnë autor të nje tjeter vjedhje. Nenet 134 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tepelenë
1. Më datë 04.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin XH.S, vjeç 27, banues në Gramsh, pasi më datë 03.03.2018, në lagjen “Kala”, oborrin e banesës, në mjetin tip “Kia” të shtetasit F.D vjeç 57, dyshohet se ka vjedhur 6 paketa cigare. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
1. Më datë 03.03.2018,u arrestua në flagrancë shtetasi P.G, vjeç 60 banues në Ishull Shëngjin, pasi në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua vjedhje e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin
1. Më datë 03.03.2018, është paraqitur në spital shtetësia E.D, vjeç 26, banuese në Kurbin, e cila në banesë, ka konsumuar mbidozë paracetamoli. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Shkodër
1. Më datë 03.03.2018, në fshatin Grudë e Re, në banesën e shtetasit L.M vjeç 31, ka rënë zjarr, ku janë djegur pjesërisht orenditë shtëpiake. Punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Komisariati i Policisë Vau Dejës
1. Më datë 03.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi, M.T, vjeç 20, banues në Vau Dejës,pasi në Vau Dejës, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Volksvagen” . Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pukë
1. Më datë 02.03.2018,në fshatin Gomsiqe, një mjet është përplasur me barrierat mbrojtëse të urës, duke e dëmtuar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
1. Më datë 03.03.2018, gjatë natës, në fshatin Gruemirë, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit H.H, vjeç 57 (emigrant në Belgjikë), ku kanë marrë një televizor plazma. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Neni 134 i Kodit Penal.

2. Më datë 03.03.2018, gjatë natës, në fshatin Gruemirë, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit P.H vjeç 48 (emigrant në Angli), ku kanë marrë vlera monetare ne paund,euro dhe lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Komisariati i Policisë Tropojë
1. Më datë 03.03.2018,në fshatin Dojan, në vendin e quajtur “Prroni Zhuderenicës”, shtetasi S.GJ, vjeç 57, aksidentalisht ka rrëshqit në borë dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë, për ngjarje aksidentale.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
1. Më datë 03.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin e depërtuar nga Rumania, E.M, vjeç 23, banues në Dibër, pasi më datë 16.02.2018, në afërsi të P K K Bllatë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.

2. Më datë 03.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin e depërtuar nga Rumania, M.Z vjeç 24, banues në Vlorë, pasi më datë 16.02.2018, në afërsi të P K K Bllatë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
1. Më datë 03.03.2018, në SPK Kapshticë, u depërtua nga Greqia, shtetasi M.M vjeç 41, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për vjedhje të energjisë elektrike nga Komisariati i Policisë Nr. 3. Neni 137 Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë
1. Më datë 03.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin S.M vjeç 41 banues në Fier, pasi në vitin 2012, në fshatin Koshovicë, Gjirokastër, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
1. Më datë 03.03.2018, në fshatin Dervican, shërbimet e kufirit të DVKM Gjirokastër, kapën 4 shtetas algjerian, të cilët kishin kaluar kufirin e gjelbër në mënyrë të paligjshëm. Në përfundim të procedurave u proceduan me urdhër largimi me ekzekutim vullnetar.

2. Më datë 03.03.2018, në fshatin Vrisera shërbimet e kufirit DVKM Gjirokastër, kapën 2 shtetas algjerianë, të cilët kishin kaluar kufirin e gjelbër në mënyrë të paligjshëm. Në përfundim të procedurave u proceduan me urdhër largimi me ekzekutim vullnetar.

3. Informacion paraprak.
Më datë 03.03.2018, në afërsi të S P K Kakavijë, u kapën 26 shtetas të huaj, të cilët kanë kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Procedurat do zhvillohen më datë 04.03.2018.

 

Arkiva

Qershor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1