Akademia e Sigurisë, dy historianët leksion para studentëve në Vitin e Skënderbeut

Akademia e Sigurisë, dy historianët leksion para studentëve në Vitin e Skënderbeut (për video kliko mbi link)hist 1

Me rastin e 574 vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës, Akademik Moikom Zeqo dhe Profesor Pëllumb Xhufi, mbajtën një leksion para studentëve dhe pedagogëve të Akademisë së Sigurisë

Tema: Vlerat e Besëlidhjes së Lezhës janë aktuale edhe sot.

Dy historianët e njohur kanë folur në një orë leksioni në Akademinë e Sigurisë për figurën e Skënderbeut dhe Besëlidhjes së Lezhës, si një ngjarje përbashkuese të forcave shqiptare në luftën e tyre për liri.

Sipas Akademikut Moikom Zeqo, kjo ngjarje ka vlera të njëjta edhe në ditët e sotme. Në këtë Besëlidhje, Skënderbeu u zgjodh si drejtues i Shqiptarëve dhe që nga ky moment ai hyn në historinë e Shqipërisë dhe jo vetëm, si një figurë, luftëtar dhe prijës, që për 25 vjet rresht fitoi luftëra shumë të përgjakshme në mbrojtje të territoreve shqiptare.

Në fjalën e tij profesor Pëllumb Xhufi theksoi rëndësinë e këtyre leksioneve në formimin e përgjithshëm të oficerëve të Policisë dhe shprehu përshtypjet më të mira për pjesëmarrjen e madhe në këtë leksion dhe për nivelin e lartë të formimit të studentëve të kësaj Akademie.

 

hist 1

hist 2

hist 3

hist 4

hist 5

hist 6

hist 7

hist 8

Arkiva

Shtator 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30