Departamenti për Kufirin dhe Migracionin: "Masa për parandalimin e fenomenit të azilkërkimit"

Departamenti për Kufirin dhe MigracioninKufiri 4 mars 2018 1

"Masa për parandalimin e fenomenit të azilkërkimit" (për video kliko mbi link)

Në të gjitha pikat e kalimit të kontrollit kufitar, në zbatim të Plan Veprimit ndërinstitucional “Për Parandalimin e Fenomenit të Azilkërkimit të Shtetasve Shqiptarë në vendet e Schengen/BE”, ka vijuar zbatimin me rigorozitet të masave shtesë për këtë qëllim.

Masat kanë konsistuar në sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për pasojat e qëndrimet përtej afateve dhe azilkërkimin e pabazë, në rritjen e komunikimit dhe shkëmbimit të informacionit sidomos me vendet të prekura nga azilkërkimi abuziv i shtetasve shqiptar, në rritjen e kontrollit për plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm për lëvizjen në hapësirën Schengen, si dhe në evidentimin dhe ndëshkimin e paligjshmërisë, qoftë në adresë të agjencive apo personave që merren me prodhimin e dokumenteve të falsifikuara me qëllim azilkërkimin , ashtu edhe në drejtim të kalimit të paligjshëm të kufirit.

Në drejtim të kontrollit të shtetasve shqiptar që kalojnë kufirin shtetëror - plotësimin e kushteve për udhëtim drejt vendeve të BE-së/Schengen, për periudhën 1 Janar – 28 Shkurt 2018, janë prapësuar nga Policia Kufitare në Pikat e Kalimit Kufitar 3307 shtetas, nga këta 246 minorenë.

Nga Policia Kufitare janë intensifikuar operacionet e ri-kthimit të shtetasve shqiptar, në bashkëpunim me FRONTEX dhe me vendet e destinacionit për periudhën 01 Janar – 28 Shkurt 2018 janë kryer 156 operacione me 1044 shtetas të kthyer, nga këto 7 operacione janë zhvilluar me kërkesën e Policisë Kufitare shqiptare në bashkëpunim me FRONTEX, si dhe 149 operacione nga vendet e destinacionit në bashkëpunim me FRONTEX.

Për periudhën 01 Janar – 28 Shkurt 2018 janë trajtuar 31 kërkesa dhe janë riatdhesuar 21 të mitur. Të gjitha rastet e riatdhesimit të të miturve të pashoqëruar janë trajtuar në bashkëpunim me shërbimin social shtetërorë.

Është intensifikuar mbikëqyrja e kufirit për parandalimin e kalimeve të paligjshme të kufirit.

Gjatë periudhës 01 Janar - 28 Shkurt 2018 janë kapur 311 shtetas shqiptar për kalim të paligjshëm të kufirit.

Vëmendje i është kushtuar edhe forcimit të kapaciteteve profesionale të shërbimeve kufitare për identifikimin e dokumenteve të udhëtimit të falsifikuara, duke zhvilluar trajnime të specializuara dhe të avancuara. Në këtë drejtim gjatë periudhës 1 Janar – 28 Shkurt 2018, janë proceduar 45 shtetas me dokumente udhëtimi të falsifikuara.

Po për periudhën 1 Janar 2018 – 28 Shkurt 2018, janë referuar në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore 9 raste për veprën penale “Braktisjen e të miturve” në ngarkim të prindërve ose kujdestarëve që kanë braktisur fëmijët.

Edhe në ditët në vijim Policia Kufitare do vijojë të zbatojë me përpikmëri masat shtesë për parandalimin e fenomenit të azilkërkimit, ashtu edhe në drejtim të evidentimit dhe goditjes së paligjshmërisë.

Kufiri 4 mars 2018 1

Kufiri 4 mars 2018 2

Arkiva

Qershor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1