Policia Rrugore e Tiranës: 73 patenta të pezulluara, 8 drejtues mjetesh në pranga

Policia Rrugore e Tiranës (për video kliko mbi link)3 mars 2018 1

Kontrolle të shumta në autostradën Tiranë-Durrës-Tiranë, si dhe në të gjitha rrugët e qytetit, me Radar e Drager, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në fundjavë.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, Policia Rrugore e Tiranës ka ushtruar kontrolle të shumta me pika lëvizëse, gjatë fundjavës në të gjitha lagjet e Tiranës, në periferi dhe në autostradë, për të parandaluar, evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, si dhe ata që drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Gjatë 72 orëve të fundit janë arrestuar 8 drejtues mjetesh, nga këta:

5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, si dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Gjithashtu janë tërhequr 73 Leje Drejtimi për të dalë në OASH, nga këto:

• 11 Leje Drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara në qendra të banuara

• 27 Leje Drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara në autostradën Tiranë-Durrës-Tiranë.

• 25 Leje Drejtimi për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

• 10 Leje Drejtimi për shkelje të tjera.

Janë kryer 1029 alkool teste, ku ka rezultuar se:
25 drejtues mjetesh drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, 143 drejtues mjetesh kishin konsumuar alkool por brenda limiteve të lejuara, ndërsa 861 drejtues mjetesh kanë rezultuar me 0.00 mg/l.

Po gjatë kontrollit me Radar, gjatë 72 orëve të fundit, janë konstatuar mjete që qarkullojnë me shpejtësi dy apo tre herë më shumë se limiti i lejuar, shpejtësi që ka variuar deri në 213 km/orë dhe në qytet me shpejtësi 122 km/orë.

Kontrollet kanë konsistuar edhe në evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që nuk përdorin rripin e sigurimit, që përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit, që nuk respektojnë sinjalistikën e semaforit, që qarkullojnë pa kaskë mbrojtëse, apo pa kontroll teknik të mjetit si dhe siguracion.

Në këtë kuadër, janë vendosur :

* 135 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit

* 167 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit

* 34 masa administrative për mosvendosje të kaskës mbrojtëse

* 13 masa administrative për shkelje të semaforit

* 17 masa administrative për mungesë të kontrollit teknik të mjetit

* 11 masa administrative për xhama të errët

* 104 masa administrative për parakalime të gabuara

Si dhe 1137 masa administrative të tjera të ndryshme.

Janë bllokuar 21 mjete për mosshlyerje të masave administrative mbi 3 masa.

Policia Rrugore e Tiranës ,edhe gjatë javës, do vijojë me intensitet punën , në brendësi të lagjeve të qytetit, për t'ju ardhur në ndihmë banorëve nga parkimet e parregullta, nga bllokimi i rrugëve për autoambulancat dhe zjarrfikëset, për qarkullim të palejuar në korsinë e dedikuar, në autostradë me Radar për shpejtësinë, me Drager gjatë gjithë javës për alkoolin, kontrolle në të gjithë territorin e Tiranës edhe për rrip sigurimi, përdorim celulari, për drejtim mjeti pa Leje Drejtimi, e për çdo shkelje të Kodit Rrugor, me qëllimin e vetëm atë të parandalimit të aksidenteve rrugore, dhe jo për sasinë e masave administrative.

3 mars 2018 1

3 mars 2018 2

3 mars 2018 3

3 mars 2018 4

3 mars 2018 5

Arkiva

Qershor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1