Policia e Shtetit, gjatë fundjavës 05 Mars 2018

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë fundjavës.Stema Policia
Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë fundjavës në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 64 personave, janë sekuestruar armë zjarri dhe lëndë narkotike.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, në gjendje të dehur, pa leje drejtimi 18 drejtues mjetesh.

Nga kontrollet e kryera nga strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë janë arrestuar 7 persona për Narkotikët dhe 1 person për Armëmbajtje pa leje.

Janë arrestuar 3 persona për Dhunë në familje,

Janë kapur 17 persona në kërkim.       
                                  
 10 persona për veprën penale "Vjedhja".

2 persona për Krime ndaj personit

1 person për veprën penale "Vjedhja e energjisë elektrike ose e impulseve telefonike"

1 person për veprën penale "Ndërtim pa leje"

1 person për veprën penale "Përndjekja"

1 person për veprën penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik"

2 persona për veprën penale "Falsifikimi".

Janë sekuestruar:

- 363.15 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.
- 1 dozë lëndë narkotike e dyshuar Kokainë
- 1 armë zjarri
- 2 armë të ftohta (2 thika) si dhe 4 gëzhoja.

 
Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 116 persona.

Gjatë fundjavës është finalizuar operacioni i mëposhtëm:
1- Lushnje
Finalizohet operacioni policor i koduar "Trikalon". Policia e Lushnjes ka ndaluar një shtetas të dënuar me burgim të përjetshëm. Masa e sigurisë është vendosur për llogari të Gjykatës së Përbërë të Betuar Trikalon, Greqi, e cila e ka deklaruar fajtor këtë shtetas për veprat penale "Vrasje me dashje", Vjedhje me dhunë" e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, "Vjedhje e kryer në bashkëpunim", "Armëmbajtje pa leje", të parashikuara nga Kodi Penal Grek dhe e ka dënuar atë me burgim të përjetshëm.

Arkiva

Shtator 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30