Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 5 Mars 2018

DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA01drejtoria new
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për krimet ndaj jetës
Tiranë
Më datë 04.02.2018,  rreth orës 15:45 në  rrugën dytësore  Tiranë -Vorë, në ambientet e një  biznesi privat ka ndodhur një konflikt çasti ndërmjet dy  punonjësve të shërbimeve SH.P.S.F, shtetasve  A. K., 59 vjeç, dhe  A. V., 50 vjeç,  të cilët kanë përdorur mjet prerës thikë.  Për pasojë të dy shtetasit e mësipërm kanë mbetur të plagosur të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vengjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe veprimet e mëtejshme.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 04.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi D.S vjeç 27, banues në Tiranë, pasi  në rrugën “Xhorxh Bush”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “BMW”. Neni 291i Kodit Penal.

Më datë 04.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi I.SH, vjeç 60 banues në Tiranë, pasi në bulevardin “Bajram Curri”, është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Kymço”. Neni 291i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 04.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin L.I, vjeç 60 banues në Tiranë, pasi në PKK Durrës, gjatë kontrollit në mjetin tip “Iveko” iu gjet dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, një bust me përmasa 30x25 cm dhe një vazo me përmasa 30x50 cm, për të cilat nuk dispononte dokumentacion dhe dyshohet se i trafikon jashtë shtetit. Neni 138/ai Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 04.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin J.XH, vjeç 31, banues në Durrës, pasi  në rrugën “Aleksandër Goga”, është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin  tip “Opel”. Neni 291i Kodit Penal.

Më datë 04.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.G vjeç 51, banues në Durrës, pasi  në autostradën Durrës-Tiranë, tek mbikalimi Shkozet, duke drejtuar  mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasin këmbësor TH.L, vjeç 19, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital Durrës, nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 04.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.Ç, vjeç 51, banues në Laç, Kurbin, pasi  në aksin rural Lezhë-Milot, është kapur duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Renault”. Neni 291i Kodit Penal.

Më datë 04.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi K.F vjeç 20, banues në Piraj, Lezhë, pasi  në aksin rrugor Lezhë-Balldrë, është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Dayang”, pa targë. Neni 291 i  Kodit Penal.

Më datë 04.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasin G.K vjeç 45 banues në Tiranë, pasi  në Fushë Gjormë, Kurbin, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen, ka dalë nga rruga, për pasoje është dëmtuar pasagjerja, A.D, vjeç 35, banues në Tiranë, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290/1i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 04.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi P.P, vjeç 20, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër, pasi në lagjen Skenderbeg, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, motorin tip “Jamaha”. Neni 291 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 04.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.A, vjeç 33 banues në Tiranë, pasi  në rrugën “Muhedim Llagami”, pranë pallatit, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/ai Kodit Penal.

Më datë 04.03.2018, në rrugën “Ndreko Rino”, kanë vjedhur kasetofonat e mjeteve tip “Volsvagen” dhe “Fiat”, në pronësi të shtetasve N.B dhe R.H vjeç 65 e 41, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134i Kodit Penal.

Më datë 04.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.M vjeç 25, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Myslym Shyri”, iu gjet e bllokua 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 04.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin V.V, vjeç 71, banues në Tiranë, i dënuar, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes M.V, vjeç 65, e cila ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtje. Neni 321 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 04.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.C vjeç 32, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Dritan Hoxha”, iu gjet e bllokua 1 dozë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 04.03.2018, në rrugën “Dedë Gjo Luli”, në ambientet e një lokali, ka vdekur shtetasi F.B, vjeç 65, banues në Tiranë. Nga vlerësimi paraprak i ekspertëve të IML-së vdekja është aksidentale, jemi në pritje të aktit të ekspertimit mjeko-ligjor për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 04.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin I.D, vjeç 45, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Kastriotët”, për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të policisë. Neni 242 i Kodit Penal.

Më datë 04.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit G.G i dënuar dhe E.GJ vjeç 32 e 25, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Kastriotëve”, me vetëgjyqësi janë konfliktuar dhe janë goditur njëri-tjetrin. Neni 277 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 04.03.2018, në rrugën “Xhanfize Keko”, pranë një lokali është gjetur i vdekur shtetasi A.D, vjeç 73, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera rezultoi se, vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 04.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin SH.M vjeç 53 banues në fshatin Brar, pasi  në fshatin Brar, ka goditur shtetasin SH.A, vjeç 32, banues në fshatin Shtish. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 04.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.P, vjeç 25, banues në Tiranë, i dënuar, pasi në rrugën “Selaudin Zorba”, për motive të dobëta, ka goditur shtetasit GJ.K dhe E.K, vjeç 27 e 26, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 04.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit A.K, vjeç 32 pasi në banesë, në prezencë të fëmijëve të tyre, në mënyrë sistematike ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, K.B, vjeç 32. Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Më datë 04.03.2018, rreth orës 16:30 shtetasia A. K, 28 vjeçe, banuese në fshatin Çekrezë,  kallzon se, më datë 03.03.2018, rreth orës 22:30, në banesë, i kanë vjedhur 1 varëse floriri, dhe një shumë lekësh dy persona të paidentifikuar . Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 139 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 03.03.2018, gjatë natës, në rrugën “Azem Meshi”, shtetasit G.S vjeç 33 banues në Tiranë, në mjetin tip “Fiat”, në përdorim, i kanë vjedhur me thyerje kasetofonin tip “Sonny”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 150 dhe 134 të Kodit Penal.

Më datë 04.03.2018, në rrugën “Loni Ligori”, shtetasit N.C, vjeç 33, banues në Tiranë, i kanë dëmtuar mjetin në përdorim tip “Opel, në pronësi të një firme private. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 04.03.2018, gjatë natës, në fshatin Hajdaraj, është vjedhur banesa e SH.B, vjeç 48, ku kanë marrë një televizor tip “LG”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134/1i Kodit Penal.

Më datë 04.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi I.M, vjeç 60 banues në Rrogozhinë, pasi  në Rrogozhinë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës, Z.K vjeç 55. Neni 130/ai Kodit Penal.

Më datë 04.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin K.D vjeç 54, banues në Rrogozhinë, pasi  në Rrogozhinë, ka kanosur shtetasin R.M vjeç 75, banues në Rrogozhinë. Neni 84i Kodit Penal.

Më datë 04.03.2018, gjatë natës, në fshatin Domen, Rrogozhinë, kanë vjedhur 200 m. linear tel bakri të rrjetit elektrik 6000 volt, që furnizon fshatin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 04.03.2018, në shtyllën e ndriçimit të stadiumit Durrës, ka hipur shtetasi A.SH, vjeç 60, banues në Durrës. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësore Durrës, për vlerësim.

Më datë 04.03.2018, gjatë natës, në fshatin Arapaj, janë vjedhur 37 koshere bletë në pronësi të shtetasve  I.L dhe I.S, vjeç 49 e 36, banues në Durrës. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134i Kodit Penal.

Më datë 04.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë  e  Rrethit  Gjyqësor Durrës, për shtetasin B.SH, vjeç 51, banues në Durrës, pasi në lagjen nr 8, ka goditur  shtetasin G.M, vjeç 35, banues në Durrës. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 04.03.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen M.R, vjeç 35 pasi  bashkëshorti F.R, vjeç 41, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 04.03.2018, tek shkallët e pallatit të sportit Durrës, është gjetur i vdekur, pa shenja dhune, shtetasi endacak A.A, vjeç 56, banues në Vlorë. Nga veprimet hetimore rezulton se shkaku i vdekjes është natyral. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësore Durrës.

Më datë 04.03.2018, gjatë natës në fshatin Sukth, është vjedhur me thyerje banesa në pronësi të shtetasit A.D, vjeç 47, banues në Sukth, ku kanë marrë 4 televizorë plazma dhe disa materiale elektrike. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 04.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasit J.B dhe J.M, vjeç 28 e 23, banues në fshatin Shelqet, pasi  në fshatin Shelqet, kanë kanosur me fjalë si dhe i kanë dëmtuar mjetin tip “Volksvagen”, shtetasit M.C, vjeç 25, banues në fshatin Shelqet. Nenet 84 e 150 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 04.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe punohet për kapjen e shtetasit V.K, vjeç 23, banues në Sukth, pasi  në Shijak, ka kanosur me fjalë shtetasin S.B vjeç 57, banues në Maminas. Neni 84i Kodit Penal.

Më datë 04.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi S.K vjeç 28, banues në Sukth, pasi  në Sukth, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Renault”. Neni 291 i  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 04.03.2018, gjatë natës, në lagjen “Dyli Haxhire”, është vjedhur lokali “Bar kafe lloto sport”, në pronësi të shtetasit A.B, vjeç 50, ku kanë marrë tre televizorë dhe një shumë lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 04.03.2018 gjatë natës, në Lagjen “Brigada 17 Sulmuese” Elbasan, është vjedhur  dyqani i një kompanie për rimbushje celularësh  ku kanë marrë një  sasi lekësh. Po  punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 04.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasit S.H dhe M.K, vjeç 35 e 58, banues në  Elbasan, pasi  në lagjen “Kongresi Elbasanit”, kanë goditur me grushte njëri tjetrin. Neni 90i Kodit Penal.

Më datë 04.03.2018, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, në banesën e shtetasit R.B, vjeç 64 , ka rënë zjarr, e cila është djegur pjesërisht. Nga veprimet e kryera rezultoi se, zjarri ka rënë si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit. Materialet ju kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Neni 151i Kodit Penal.

Më datë 04.03.2018, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, shtetasit A.RR vjeç 30, emigrant në Itali, i kanë vjedhur targat, të automjetit tip ”Fiat”, të cilin e kishte parkuar në rrugën përballë banesës. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet ju kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Neni 134i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë 04.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin S.S, vjeç 21, banues në Cërrik, pasi  shtetasi F.K vjeç 20, banues në Cërrik, ka bërë kallëzim se, më datë 20.01.2018, në Cërrik e ka goditur me grushte. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 04.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin K.SH, vjeç 29 banues në fshatin Pishkash, Përrenjas, pasi në Përrenjas, ka goditur me grushte shtetasin J.B, vjeç 43 banues në  Përrenjas. Neni 89i Kodit Penal.

Më datë 04.03.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për shtetasin H.G, vjeç 69, banuese në Librazhd, pasi  ish nusja e djalit P.G, vjeç 40, banuese në Librazhd, ka ushtruar  dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor  Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”.

Më datë 04.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasen P.G vjeç 40, banuese në Librazhd, pasi  shtetasi H.G vjeç 69, banues në Librazhd, ka bërë kallëzim se, deri më datë 28.02.2018, në Librazhd, ka patur në administrim lokalin e shtetasit H.G dhe ja ka dorëzuar lokalin me strukturën e brendshme të prishur. Neni 150i Kodit Penal.

Më datë 04.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin J.B, vjeç 43, pasi  në Prrenjas, ka goditur me grushte shtetasin G.SH, vjeç 34. Neni 89 i Kodit Penal.  

Më datë 04.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin I.SH, vjeç 57, banues në fshatin Pishkash, Prrenjas, pasi  në Prrenjas, ka kanosur me fjalë shtetasin F.K vjeç 36, banues në fshatin Skroskë, Prrenjas. Neni 84i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gramsh
Më datë 04.03.2018, shtetasja D.D, vjeç 64, banuese në fshatin Gjyralë, Cërrik, ka bërë kallëzim se, i është larguar nga banesa vajza F.P vjeç 29 banuese në Gramsh, (dyshohet e sëmur me probleme mendore). Punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Komisariati i Policisë Korçë
Korçë
Informacion paraprak:
Më datë 04.03.2018, gjatë natës në afërsi të fshatit Dishnicë, dyshohet se persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në ambientet e brendshme të një fabrikë të prodhimit të bojrave në pronësi të shtetasit A.M, 47 vjeç, banues në Korçë  dhe kanë vjedhur një kasafortë brenda së cilës ndodhej një shumë e konsiderueshme lekësh.
Fabrika ruhej me roje private, i cili ka deklaruar se nuk kishte parë njeri, pasi vjedhjen e ka konstatuar rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për identifikimin, kapjen e autorëve si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Maliq
Më datë 04.03.2018, në fshatin Plasë-Maliq, janë konstatuar të dëmtuara serverat e kamerave të dy bizneseve në pronësi të shtetasve E.S, 42 vjeç, banues në Plasë dhe A.O, 62 vjeç, banues në Korçë. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjeve.

Komisariati i Policisë Lushnjë  
Më datë 04.03.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për shtetasen M.G vjeç 42 pasi  bashkëjetuesi, shtetasi K.M, vjeç 35, ka ushtruar psikologjike ndaj saj. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”. 

Komisariati i Policisë Mallakastër
Më datë 04.03.2018, në fshatin Belishovë në varrezat e lagjes “Ramaj”, shtetasit G.R, vjeç 54, banues në Belishovë, i kanë dëmtuar pllakën e qivurit të nënës. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier. Neni 118i Kodit Penal.

Më datë 04.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin V.SH, vjeç 18, pasi  më datë 21 dhe 27.02.20018, i ka marrë 50 mijë lekë, me anë të mesazheve shantazhuese në  rrjetet sociale shtetases I.V, vjeç 20.  Neni 109/bi Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 04.03.2018, gjatë natës, në Dhërmi, në mjetin tip “Eskavator”, pronë e një kompanie private ndërtimi, me administrator shtetasin SH.P, vjeç 49, banues në Tiranë, kanë vjedhur 55 litra naftë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134i Kodit Penal.

Më datë 04.03.2018, gjatë natës, në Novoselë është thyer me gurë xhami i derës së magazinës, pronë e shtetasit A.O, vjeç 52. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 03.03.2018, gjatë natës, në lagjen “29 Nëntori”, kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit F.M, vjeç 76. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Në vijim të informacionit, që bënë fjalë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, më datë 04.03.2018, u ndalua shtetasi në kërkim L.I, vjeç 36 banues në Vlorë. Nenet 130/a dhe 321 të Kodit Penal.

Më datë 05.03.2018, u arrestuan në flagrancë shtetasit K.B dhe E.M, vjeç 20 e 17 banues në Vlorë, pasi më datë 04.03.2018, gjatë natës, në lagjen “Qeriba Dërri”, kanë vjedhur banesën e shtetasit V.E, vjeç 51, ku kanë marrë dy grupe motorash të zbërthyer 50 kubik. Materiale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë. Nenet 134 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 04.03.2017, gjatë natës në lagjen “1 Maji”, është  konstatuar i vjedhur lokali në pronësi të shtetasit J.K, vjeç 27, ku është marrë një televizor. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Neni 134i Kodit Penal.

Më datë 04.03.2018, në lagjen “Qeriba Dërri ”,  është konstatuar e vjedhur banesa e shtetases S.V vjeç 58, ku janë marrë sende me vlerë. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Neni 134i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 04.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin XH.A vjeç 60, banues në fshatin Gjashtë, pasi  në fshatin Gjashtë, ka rrethuar me mur guri e shkurre një sipërfaqe toke pronë publike. Neni 200i Kodit Penal.

Më datë 02.03.2018, gjatë natës, në lagjen Nr. 1, janë vjedhur 2 targat, të automjetit tip “Benz”, pronë e shtetasit rus J.S, me banim të përkohshëm në Sarandë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Përmet
Përmet
Godet lojtaret e ekipit të “Flamurtarit” dhe kundërshton me forcë punonjësit e Policisë, arrestohet në flagrancë.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Përmet arrestuan në flagrancë shtetasin A.Ç, 46 vjeç, banues në Përmet.
Arrestimi i tij u bë pasi rreth orës 15:00 të datës 04.03.2018, në Përmet, pas përfundimit të ndeshjes së basketbollit për femra mes ekipeve “Përmeti” e “Flamurtari”, disa nga lojtarët e të dy ekipeve kanë debatuar në korridorin e dhomave të zhveshjes.
Shtetasi i arrestuar, babai i njërës prej basketbollisteve të ekipit të Përmetit duke kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë ka hyre në korridor dhe ka goditur e lënduar 2 nga lojtarët e “Flamurtarit”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 04.03.2018, ka bërë kallëzim shtetasja F.V, vjeç 54, banuese në Talë, se më datë 03.03.2018, është larguar nga banesa vajza J.V vjeç 18. Punohet për gjetjen e saj.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 04.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin B.P, vjeç 26, banues në fshatin Bardhaj, pasi duke drejtuar mjetin tip “Audi”, është përplasur dhe ka dëmtuar plotësisht një shtyllë të ndriçimit të rrugës. Neni 150i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër
Më datë 04.03.2018, u bë ndalimi i shtetasit të depërtuar nga Rumania E.M, vjeç 23, banues në Kastriot, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër, ka vendosur masën e sigurimit personal ”Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”. Neni 134i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 04.03.2018 u arrestua në flagrancë shtetasi F.S,  vjeç 20, banues në Peshkopi, pasi  në PKK, Rinas, u kap me dokument shëndetësor dhe pasaporte italiane te falsifikuara. Nenet 188 e 189 të Kodit Penal.

Më datë 04.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.D, vjeç 28 banues në Korçë, pasi  më datë 02.03.2018, në afërsi të PKK Qafë Thanë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
Më datë 04.03.2018 u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, për shtetasin E.XH, vjeç 35, banues ne Elbasan, pasi në PKK Qafë-Thanë, u kap me një dokument siguracioni mjeti të falsifikuar. Neni 186i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë 03.03.2018 - 04.03.2018, u kapën 49 shtetas të huaj, nga të cilët; 29 shtetas sirian 10 shtetas afgan, 4 shtetasit pakistanezë, 4 shtetasit algjerian, 1 shtetasi tunizian dhe 1 shtetas irakian. Në përfundim të  proceduarave të përzgjedhjes 31 shtetas u dërguan në QKPA Babrru, Tiranë, ndërsa të tjerët u proceduan me urdhra largimi me ekzekutim vullnetar.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër
Më datë 04.03.2018, në qytetin e Shkodrës, u kapën 5 shtetas të huaj, nga të cilët; 2 shtetas algjerian, 2 shtetas sirian dhe 1 shtetas libian. Nga intervistimi ka rezultuar se janë larguar nga QKPA Babrru. Në përfundim të procedurave u ridërguan në QKPA Babrru, Tiranë.

Arkiva

Shtator 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30