Policia e Shtetit gjatë 24 orëve të fundit 06 Mars 2018

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve.Stema Policia


Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 15 Personave.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë: për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe drejtim i parregullt: 5 drejtues mjetesh.

Nga kontrollet e ushtruara nga ana e strukturave të Drejtorive Vendore janë kapur:

1 person për Narkotikët

2 persona në kërkim.

4 persona për veprën penale “Vjedhja”

1 person për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”

1 person për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”

1 person për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Janë sekuestruar:
42.75 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa,
1 armë zjarri si dhe 11 fishekë
2 armë të ftohta (1 shkop gome si ai që përdor policia; 1 tub hekuri)

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 54 persona.

Arkiva

Shtator 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30