Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 6 Mars 2018

DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA01drejtoria new
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për korrupsionin
Tiranë
Nga Specialistët e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë në funksion të procedimit penal, u  arrestua shtetasi A.M 70 vjeç banues në Tiranë si dhe u shpall në kërkim shtetasi Y.P për veprat penale të parashikuara nga nenet 259, 164/b, 245/1, 186 e 25 të Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 05.03.2018, shtetësia A.B vjeç 48, banuese në Tiranë, kallëzon se, punonjëset e një kompanie private telefonike, nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, i kanë vjedhur një shumë lekësh. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 186 i Kodit Penal.

Më datë 05.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.H, vjeç 50, banues në Tiranë, pasi nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë një shumë lekësh shtetases S.N, vjeç 78, banuese në Tiranë. Nenet 180 dhe 143/2 të Kodit Penal.

Më datë 05.03.2018, shtetasi M.V vjeç 20, banues në Tiranë, punonjës tek një restorant kallëzon se, ka dërguar një porosi dhe një person i panjohur i ka dhënë për të këmbyer një monedhë 100 euro, që dyshohet e falsifikuar. Punohet për identifikimi dhe kapjen e autorit. Neni 183 i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 05.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi F.M, vjeç 37, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Emin Duraku”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Volsvagen”, si dhe për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë. Nenet 291 e 242 të Kodit Penal.

Më datë 05.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasit D.C, vjeç 20, banues në Kamëz, pasi në rrugën “Beslidhja”, Kamëz, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Nissan Micra”, si dhe për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë. Nenet 291 e 242 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni për narkotikët
Më 05.03.2018, u arrestua  shtetasi në kërkim ndërkombëtar V.LL  vjeç 41, banues në fshatin Shkallnur, Durrës, pasi Gjykata e Milanos, Itali, e ka dënuar me 6 vjet burg, për veprën penale  “Trafikim i lëndëve narkotike”. Nenet 73/74 e 80 të Kodit Penal Italian.

Seksioni kundër korrupsionit
Durrës
Arrestohet në flagrancë një shtetas, i cili vidhte bagëtinë dhe e shiste.
Dokumentohen katër raste të dyshuara të kryera nga shtetasi i arrestuar.
Tenton të korruptojë punonjësit e policisë me qëllim shmangien e arrestimit.
Specialistët e Seksionit kundër Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Specialistët e Stacionit të Policisë Manëz pas një pune hetimore të mirëorganizuar kanë  bërë të mundur vënien para përgjegjësisë penale të një shtetasi, i cili vidhte bagëtinë në zona të ndryshme të Qarkut Durrës dhe më pas ua shiste shtetasve të tjerë.
Ditën e djeshme është arrestuar në flagrancë shtetasi:
H.A 55 vjeç, banues në fshatin Shenvlash, Durrës.
H.A është kapur në flagrancë nga Punonjësit e Policise Manëz duke i shitur gjënë e gjallë (një lopë dhe një viç)  shtetasit L. P. banues në Rrushkull, të cilat kanë rezultuar të vjedhura.
Në momentin  që është kapur nga uniformat blu H.A ka tentuar të korruptojë punonjësit e policisë duke i premtuar dhe u ka ofruar një shumë monetare, me qëllim për t’iu shmangur arrestimit.
Nga veprimet hetimore të kryera  është dokumentuar me prova shkencore se shtetasi H.A dyshohet si autor i ngjarjeve të mëposhtme:
Më datë 08.01.2018, në fshatin Kullë, Durrës dyshohet se ka vjedhur një viç në kasollen e bagëtive të shtetases E.K.
Më datë 26.02.2018, në fshatin Hamallë, Durrës dyshohet se ka vjedhur një lopë dhe një viç në kasollen e bagëtive të shtetasit Q.S.
Më datë 28.02.2018, në fshatin Rrotull, Durrës dyshohet se ka vjedhur tre lopë  në kasollen e bagëtive të shtetases F.K.
Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit:
L.P. 50 vjeç, banues në fshatin Rrushkull, Durrës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale:
"Vjedhja", ”Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike ” në ngarkim të shtetasit H.A parashikuar në nenet 134 dhe 244  të Kodit Penal.
"Moskallëzimi i krimit" në ngarkim të shtetasit L.P.  parashikuar në nenin 300 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 05.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin T.K, vjeç 58, banues në Rrashbull, pasi në lagjen nr.14, duke drejtuar pa leje drejtimi çiklomotorin tip “Liffan”, ka dalë nga rruga, është aksidentuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 e 291 të  Kodit Penal.  

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 05.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për  shtetasen R.D, vjeç 24, banuese në Elbasan, me leje drejtimi, pasi në  fshatin Mirakë, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen”, është përplasur me mjetin kamion tip “Scania”, me drejtues shtetasin I.D, vjeç 55 banues  në Tiranë, me leje drejtimi, si pasojë është aksidentuar R.D e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 05.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin A.P, vjeç 47, banues në fshatin Sovjan, Maliq, pasi me anë të mashtrimit, shtetasit E.D vjeç 45, banues në fshatin Dushar, Maliq, i ka marrë një shumë lekësh. Neni 143 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 05.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasen M.K, vjeç 29, banuese në fshatin Dermenas, pasi me anë të mashtrimit, shtetases A.B, vjeç 52,  banuese në Fier, i ka marrë një shumë eurosh. Neni 143/2 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 05.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.M vjeç 39, banues në Velë, Lezhë, pasi në Lezhë, u kap duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi motorin tip “Lifan”. Neni  291 i  Kodit Penal.

Më datë 05.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi V.L, vjeç 30, banues në Merqi, Lezhë, pasi në Lezhë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lifan”, pa targë. Neni  291 i  Kodit Penal.

Më datë 05.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasin GJ.A vjeç 76, banues në Tiranë, pasi në rrugën Adriatik-Fushë Mamurras, duke drejtuar motorin tip “Yamaha”, me leje drejtimi, ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar e ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 06.03.2018 u arrestua në flagrancë shtetasi A.H, vjeç 43 , banues në Shkodër, me leje drejtimi, pasi më datë 05.03.2018, në rrugën “Oso Kuka”, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “BMV”, është përplasur me mjetin  e parkuar tip “Volksvagen” dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Neni 290, 291 e 273 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 05.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasen XH.M, vjeç 74, banues në Shtiqën, Kukës, pasi duke falsifikuar dokumentet, ka mashtruar në Sigurimet Shoqërore, duke përfituar pension, padrejtësisht për rreth 20 vjet. Neni 186 e 145 i Kodit Penal.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Seksioni për trafiqet dhe narkotikët
Më datë 05.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.K, vjeç 30 banues në Gjirokastër, pasi në rrugën e fshatit Dhrovjan, Finiq, në mjetin tip “Benz”, iu gjetën dhe bllokuan 42.75 kg, lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 05.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Z.D, vjeç 57, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Zyhni Sinoimeri”, ka goditur me grusht, shtetasin A.D, vjeç 24, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 04.03.2018, shtetasi A.D, vjeç 29, banues në Tiranë, punonjës policie në IEVP Elbasan, kallëzon se, në Sauk të Vjetër, ka humbur pistoletën e shërbimit tip “TT”. Punohet për gjetjen e pistoletës. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 05.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.A, vjeç 22, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Luigj Gurakuqi”, gjatë kontrollit iu gjet e bllokua 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 05.03.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen Z.L, vjeç 60, banuese në Tiranë, pasi djali J.V vjeç 35, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 05.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.B, vjeç 30, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Sami Frashëri”, i ka çarë me mjete prerëse gomën e mjetit tip “Volksvagen”, pronë e shtetasit V.B, vjeç 36, banues në Tiranë. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 05.03.2018, gjatë ditës, rruga “Sulejman Delvina”, është vjedhur banesa e shtetases N.B vjeç 78, banuese në Tiranë, ku kanë marrë një shumë lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.R, vjeç 26, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Kavajës”, ka goditur me grushte shtetasin L.H, vjeç 23, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 05.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit A.T dhe A.B, vjeç 46 e 43, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Vaçe Zela”, janë goditur me grushte me njëri  tjetrin. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 05.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.M, vjeç  20, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Muhamet Gjollesha”, gjatë kontrollit fizik të ushtruar, ju gjetën e bllokuan 2 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 Kodit Penal.

Më datë 05.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasin A.M vjeç 50 banues në Tiranë, pasi në bulevardin “Bajram Curri”, me vetëgjyqësi, në zyrë, noteres, DH.Q vjeç 51, banuese në Tiranë, i ka marrë një shumë lekësh. Neni 277 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 05.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit A.S, vjeç 31, banues në Tiranë, pasi në mënyrë të vazhdueshme nëpërmjet telefonit, ka shqetësuar e fyer shtetasen J.L, vjeç 38, banuese në Tiranë. Neni 275 i Kodit Penal.

U arrestuan ne flagrancë shtetasit R.Z, H.GJ dhe A. B, vjeç 18, 21 dhe 18, banues në Tiranë, Kodër Kamëz dhe Mëzez,  pasi në rrugën “Ded Gjon Luli”, në bashkëpunim me njeri tjetrin, nën kërcënimin e një kaçavide, kanë vjedhur shtetasin malajzian N.Y, vjeç 46, ku i kanë marrë çantën me pasaportën e sende personale dhe një shumë valutë të huaja, të cilat iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Parashikuar në Nenet 139 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 05.03.2018, shtetësia D.L, vjeç 19, banues në Tiranë, ka bërë kallëzim se, në autobusin e linjës Tirana e Re, ka konstatuar se i kanë vjedhur portofolin, me kartën e identitetit, kartën e bankës dhe 1000 lekë. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 05.03.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen I.D, vjeç 37, banuese në Tiranë, pasi bashkëshorti GJ.D, vjeç 52, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 05.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen S.D, vjeç 34, banuese në Tiranë, e dënuar, pasi në rrugën “Gjon Buzuku”, në ambientet e një parukerie, ka vjedhur portofolin e shtetases R.D, vjeç 31, banuese në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 05.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për identifikimin e kapjen e shtetasve F.D dhe SH.D banues në Tiranë, pasi në vitin 2013, me anë të mashtrimit, shtetasit K.R vjeç 64 banues në Tiranë, pronar i një firme ndërtimi private i kanë marrë një shumë lekësh. Neni 143 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 05.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit A.GJ, vjeç 42, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Teodor Keko”, te një lokal, në bashkëpunim me dy shtetas të paidentifikuar, kanë goditur me sende të forta shtetasin U.E, vjeç 40, banues në Kukës. Punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkautorëve. Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.

U arrestua në flagrancë shtetasi H.Ç., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Sabahudin Gabrani”, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij tip “Benz”, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale një shkop gome si ai që përdor policia, një tub hekuri dhe një lopatë xhenjere, me kushtet e armës së ftohtë, pa leje. Parashikuar nga Neni 279 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Në vijim të komunikatës, që bënë fjalë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, më datë 05.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin në kërkim I.M, vjeç 27, banues në Kavajë. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 05.03.2018, ka gjetur vdekjen në spitalin e Durrësit, shtetasi I.R, vjeç 40 banues në Sukth. Nga veprimet e kryera rezulton se shkaku i vdekjes është natyral. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për ngjarje aksidentale.

Më datë 05.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin B.N dhe B.I, vjeç 48 e 57, banues në Azerbajxhan, pasi në lagjen nr 15, në ambientet e brendshme të një firme, ku punojnë shoferë mjetesh, kanë goditur me grusht, shtetasin I.I vjeç 57, banues në Azerbajxhan, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 05.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe punohet për kapjen e shtetasit E.J, vjeç 47, banues në Durrës, pronar i  një lokali, pasi në lagjen nr. 1, janë konstatuar punime, pa leje. Neni 199/a/2 i Kodit Penal.

Më datë 05.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasen Gj.G, vjeç 16, banuese në Durrës, pasi më datë 05.03.2018, në barin e një hoteli ka vjedhur një portofol me një shumë lekësh, në pronësi të shtetases A.S vjeç 46.Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 05.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin E.Z vjeç 42, banues në  Rinas, pasi në Rinas, në një lokal, për shkak të detyrës, ka kanosur shtetasin E.B, vjeç 27, banues në Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë  së Rrethit Gjyqësor Krujë.

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 05.03.2018, u plotësua kërkesë-padia,për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen M.D, vjeç 28, pasi bashkëshorti A.D vjeç 38, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 05.03.2018, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin L.Ç., 27 vjeç banues në Tiranë pasi nëpërmjet rrjetit social ka fyer dhe ka kanosur shtetasen A.D., 22 vjeçe banuese në Elbasan. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 05.03.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes, për shtetasin I.SH, vjeç 67 banues në Elbasan, pasi djali i tij F.SH, vjeç 36, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor  Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, më datë 05.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan F.L, vjeç 28, banues në Elbasan. Neni 242 i Kodit Penal.

Më datë 05.03.2018 gjatë natës, në lagjen “Shënkoll”, është vjedhur një market në pronësi të shtetasit B.Sh., 57 vjeç banues në Elbasan ku kanë marrë një sasi lekësh. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin E.GJ, vjeç 27, banues në  Elbasan, pasi në fshatin Katundi Ri, në ambientet e firmës në pronësi të tij, gjatë punës, duke mos zbatuar rregullat e sigurisë në punë është dëmtuar në dorën e djathtë punëtori M.SH, vjeç 28, banues në Elbasan. Neni 289 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gramsh
Më datë 05.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin e mitur B.T, vjeç 13, pasi në Ermenj, ka vjedhur një portë metalike nga rrethimi i burimit të ujit të pijshëm që furnizon këtë fshat. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin V.XH vjeç 24, banues në fshatin Grabovë e Poshtme, pasi në fshatin Grabovë e Poshtme, ka goditur me grushte shtetasin V.XH, vjeç 49, banues në fshatin Grabovë e Poshtme. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 05.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin e mitur L.T, vjeç 17, pasi në fshatin Valth, ka goditur me grushte shtetasin e mitur K.T, vjeç 16. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 05.03.2018, shtetasja L.T, vjeç 56, banuese në Korçë, kallëzon se, në lagjen nr. 10, persona të paidentifikuar kanë vjedhur qendrën sociale,  ku kanë marrë produkte ushqimore. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 05.03.2018, shtetasi A.S, vjeç 30, banues në Pogradec, kallëzon se, më datë 04.03.2018, i është larguar nga banesa halla N.S, vjeç 79, banuese ne Pogradec. Punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec.

Më datë 05.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për shtetasin J.L, vjeç 32 , pasi në Piskupat, nëpërmjet telefonit, ka kanosur me mesazhe, shtetasen Z.L, vjeç 52. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 05.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për shtetasin M.K, vjeç 43, banues në fshatin Laktesh, pasi më datë 04.03.2018, në fshatin Laktesh, ka goditur me grusht, shtetasin Z.B, vjeç 30, banues në Laktesh. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 05.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin B.K, vjeç 51, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes M.K, vjeç 51, e cila është me urdhër mbrojtje nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat. Neni 321 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 05.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin A.J, vjeç 52, banuese në Fier, pasi në lagjen “Apollonia”, në parkingun e pallatit në pronësi të shtetasit I.S, vjeç 46 me vetëgjyqësi, ka marrë 1 gjenerator. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 05.03.2018, u referuan materialet në Prokurorin e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin, A.A, vjeç 50, banues në Fier, pasi në lagjen “Kongresi i Përmetit”, duke drejtuar  mjetin  tip “Nissan”, për shkak të detyrës, nuk i është bindur dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë së rendit. Neni 236/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 05.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin K.K, vjeç 59, banues në Nartë, pasi në Nartë, në banesën e tij, punonjësit e kompanisë OSHEE-së,  kanë konstatuar ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 05.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin E.P, vjeç 34, banues në Nartë, pasi në Nartë, në banesën e tij, punonjësit e kompanisë OSHEE-së,  kanë konstatuar ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 05.03.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen K.D, vjeç 63, pasi bashkëshorti B.D, vjeç 63 ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj, Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Tepelenë
Më datë 05.03.2018, gjatë rrugës, për në spitalin e qytetit të Tepelenës, ka vdekur pa shenja dhune shtetasi i mitur F.I, vjeç 10, banues në Tepelenë. Nga veprimet rezultoi se vdekja ka qenë natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për vdekje natyrale.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 04.03.2018, shtetasit N.F, vjeç 71, banues në Ishull Shëngjin, kallëzon se, gjatë natës, i kanë helmuar dy qentë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësim.

Më datë 05.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin K.P, vjeç 69 banues në Rrobosht, pasi në Rrobosht, me vetëgjyqësi, kërkon të zgjidh një konflikt pronësie lidhur me një sipërfaqe toke me shtetasin N.P vjeç 45, banues në Rrobosht. Neni 277 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 05.03.2018, gjatë natës, në fshatin Gorre, është vjedhur banesa e shtetasit L.G vjeç 76,  ku kanë marrë një televizor plazma dhe një çifte me leje. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 04.03.2018, në lagjen “Guerile”, në banesë, është vetëhelmuar me fostoksinë shtetësia SH.N vjeç 26 banuese në Shkodër, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Shkodër. Neni 99 i Kodit Penal.

Më datë 05.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin Q.M  vjeç 60, banues në Shkodër, pasi në lagjen Partizani, ka plagosur lehtë me grushte vëllain A.M,  vjeç 52 banues në Shkodër. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 05.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasit A.B dhe R.SH, vjeç 57 e 63 banues në Shkodër, pasi me datë 24.02.2018, në lagjen “Naim Gjylbegu”, i kanë vjedhur biçikleten shtetasit B.Z, vjeç 44, banues në Shkodër. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për  shtetasen L.P, E.P dhe M.C, vjeç 61, 23 e 31, banuese në Shkodër,  pasi në fshatin Grude e Re, në token në pronësi të shtetases L.P po ndërtonin një mur rrethues, pa leje. Nenet 199/a e 199/b i Kodit Penal.

Më datë 05.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin B.Y, vjeç 39 , banues në fshatin Shtoj Ri, pasi në banesë, është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 05.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin K.Y, vjeç 48, banues në fshatin Shtoj Ri, pasi në banesë, është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 05.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin I.R, vjeç 38, banues në fshatin Shtoj Ri, pasi në banesë, është konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vau Dejës
Më datë 05.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin M.K vjeç 32, pasi nëpërmjet telefonit, ka fyer ish bashkëshorten M.T, vjeç 27 banuese në Greqi. Neni 275 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
Më datë 05.03.2018, gjatë natës, në fshatin Boge, ka rënë zjarr në ambientin e lokalit me dërrase të shtetasit L.G vjeç 57, banues në fshatin Boge, për pasojë është djegur lokali bashkë me pajisjet. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për vlerësim.

Më datë 05.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi P.K, vjeç 24, banues në fshatin Ivanaj, pasi në qendër të fshatit Bajzë, ka goditur me grushte dhe kanosur me armë shtetasin P.P, vjeç 67 banues në Bajzë. Me cilësinë e provës materiale iu gjet e bllokua një pistoletë tip “Blof”, dhe 11 fishekë, pa leje. Nenet 90, 84 e 278/2 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër
Dibër
Ndërhyrja në kohë e policisë parandalon përshkallëzimin e një konflikti me armë për motive pronësie.
Policia shpall në kërkim autorin që ka qëlluar me armë zjarri
Më datë 05.03.2018, rreth orës 16:30, në fshatin Hotesh, njësia administrative Luzni, Dibër, shtetasi A.(B).SH, 46 vjeç, banues në fshatin Hotesh, ka kanosur me armë zjarri, për motive pronësie shtetasit A(F).SH, dhe B.Sh, (xhaxhai dhe kushëriri i shtetasit  A.(B).Sh).
Disa metra larg banesës së shtetasit B.Sh, janë gjetur dhe sekuestruar 4 gëzhoja model 56, ku dyshohet se ka qëlluar në ajër shtetasi A.(B).Sh.
Shtetasi A.(B).Sh, pasi ka parë policinë ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u shpall në kërkim shtetasi:
A.(B).SH,  46 vjeç i dënuar më parë për veprat penale "Mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit", "Vjedhjes".
Materialet i kaluan Prokurorisë Dibër për veprat penale "Kanosje", "Mbajtje pa leje të armëve luftarake", parashikuar nga nenet 84, 278 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Bulqizë
Më datë 05.03.2018, gjatë natës, në fshatin Fushë-Bulqizë, është vjedhur banesa e shtetasit G.XH, vjeç 54, ku kanë marrë një shumë eurosh dhe lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mat
Më datë 05.03.2018, gjatë natës, në fshatin Plan i Bardhë, te Qafa e Dushkut, është dëmtuar dhe vjedhur kulla e monitorimit të pyjeve. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autoreve. Neni 134 e 150 të Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
Më datë 05.03.2018, u referuan materialet Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin Italian M.P, vjeç 38, banues ne Kozenca, pasi më datë 05.03.2018, ne hyrje te Portit Durrës, gjate kontrollit te mjetit, iu gjeten te fshehura mallra pa doganë. Neni 174 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
Qafë-Thanë
Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Austrisë një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 7 vjet burg për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
Më datë 05.03.2018, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Qafë Thanë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, bënë arrestimin provizor me qëllim ekstradimi të shtetasit:
A.P, 42 vjeç, banues në Strugë-Maqedoni.
Gjatë kryerjes së verifikimeve, shtetasi i mësipërm rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Autoritetet Austriake të drejtësisë, pasi Gjykata e Vjenës-Austri me vendim nr 413Hv 1/02d, të datës 07.11.2017, e ka dënuar këtë të fundit me 7 vjet burg, për kryerjen e veprës penale “Vjedhja me dhunë”.

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Sarandë
Më datë 05.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin K.A, vjeç  58 banues në Sarandë, pasi në S P K M Qafë Botë, në automjetin në pronësi të tij, ju gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale 12 kg, duhan i hapur, i pa deklaruar në doganë. Neni 172 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë  04.03.2018 dhe 05.03.2018, në afërsi të fshatit Vrisera, në vendin e quajtur “Ura e Glinës” dhe në fshatin Zervat, u kapën 15 shtetas të huaj, me shtetësi Siriane, Irakene e Tuniziane, imigrantë të paligjshëm. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes shtetasit kërkuan azil në R.Sh dhe u dërguan në Q.K.P, Azilkërkues Babrru, Tiranë.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër
Më datë 04.03.2018, në afërsi të Hidrovorit Hot, u kapën 3 shtetas të huaj, me shtetësi Siriane, imigrantë të paligjshëm, larguar nga Q.K.P, Azilkërkuesve Babrru. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes, shtetasit, u dërguan në Qendrën Kombëtare të Pritjes së Azilkërkuesve Babrru, Tiranë.  

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës
Më datë 05.03.2018, në hyrje te PKK, Morinë, u shoqërua shtetasja J.M,  vjeç 22 banuese ne Fushe-Kruje, pasi me date 13.01.2018, është larguar nga banesa.

Arkiva

Shtator 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30