Parkimet e gabuara, shqetësim për qytetarët. Policia Rrugore 83 masa administrative

Tiranëparkim 1

Vijon puna nga Policia Rrugore e Tiranës për zgjidhjen e shqetësimeve të qytetarëve, përsa i përket problematikës së qarkullimit rrugor. (për video kliko mbi link)

Referuar ankesave dhe telefonatave nga qytetarët e Tiranës drejt numrit 112 nga të cilat rezulton se, shumica e tyre janë për vështirësi apo bllokime të trafikut për shkak të parkimeve të gabuara, kryesisht në oraret e mëngjesit dhe të drekës, Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore Tiranë, vijon kontrollet sipas zonave problematike të evidentuara më herët.

Këtë javë shërbimet e Policisë Rrugore janë përqendruar në rrugën "Medar Shtylla", zona e njohur si Komuna e Parisit.

Nga kontrollet e ushtruara janë ndëshkuar 83 drejtues automjetesh për parkim të gabuar, kryesisht në rrugë urbane dytësore dhe brenda komplekseve të banimit, duke u bërë pengesë serioze për qarkullimin normal të mjeteve të banorëve të zonës dhe mjeteve të emergjencave civile apo mjekësore, në rastet kur nevojitet ndërhyrja e tyre.

Policia Rrugore apelon për zbatim të rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe falënderon qytetarët që besojnë tek Policia dhe kontribuojnë për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

parkim 1

parkim 2

parkim 3

parkim 4

parkim 5

Arkiva

Shtator 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30