Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 7 Mars 2018

INFORMACIONE PËR NGJARJE TË JASHTËZAKONSHME DHE EMERGJENTE01drejtoria new

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Në lagjen nr.1, Currila, si rezultat i reshjeve të shiut, ka rrëshqitur dheu, duke bllokuar rrugën, disa mjete janë bllokuar në krahun tjetër të rrugës, është njoftuar Prefekti dhe emergjencat civile dhe po punohet për hapjen e rrugës.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Rruga që lidh fshatin  Obot me rrugën Shkodër-Muriqan, është e kalueshme vetëm për mjetet e larta. Për lëvizjen e banorëve është dislokuar një mjet i ushtrisë. Nuk ka prezence uji në banesa. Niveli i përmbytjes në Njësinë Administrative Ana Malit, rreth 500-600 ha tokë. Rruga Tamarë–Vermosh e bllokuar, në Selcë, ka rrëshqitje masiv dheu. Vazhdojnë të jenë të bllokuara nga dëbora akset rrugore Bogë–Thethë, Mali Shoshit–Breg Lumi. Ka probleme me energjinë elektrike në Njësitë, Shalë, Shosh e Pult, të bashkisë Shkodër, fshati Vermosh, Malësi e Madhe, punohet për riparimin e defekteve.


DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 06.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin GJ.F vjeç 43, banues në Tiranë, administrator i një firme private, pasi me anë të mashtrimit, i ka marrë një shumë lekësh, shtetases F.R, vjeç 28. Neni 143 i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 06.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi P.M, vjeç 51, banues në fshatin Paskuqan, pasi në rrugën “Dritan Hoxha”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Fuego”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 06.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin XH.T, vjeç 25, banues në Tiranë, pasi në rrugën ”Medar Shtylla”, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen”, ka përplasur këmbësorin J.H, vjeç 32, banues në Tiranë, i cili pasi mori ndihmë mjekësore në spital, u largua për në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 06 .03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.F vjeç 24, banues në Tiranë, pasi në bulevardin “Barjam Curri”, në kryqëzim me rrugën e “Elbasanit”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka goditur nga mbrapa mjetin tip “Fiat”, me drejtuese G.LL vjeç 25, banuese në Tiranë, e cila nga inercia ka goditur drejtuesin e biçikletës J.G vjeç 27 banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 06.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin V.T, vjeç 63, banues në Durrës, pasi në vitin 1999, në lagjen nr.13, Plazh, duke falsifikuar dokumentet, ka përfituar 500 m2 tokë, pronë e shtetasit S.T, vjeç 50, banues në Kashar,Tiranë. Neni 186 i Kodit Penal.

Më datë 06.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin Z.D, vjeç 67, banues në Durrës, pasi me anë të shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve, nga matjet në teren ka bërë mbivendosje dhe tjetërsimin e pronës, të shtetasit H.M, vjeç 51 banues në fshatin Radë. Nenet 248 e 186 të Kodit Penal.

Më datë 06.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin Z.D vjeç 67, banues në Durrës, pasi me anë të shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve, nga matjet në teren ka bërë mbivendosje dhe tjetërsimin e pronës, të shtetasit H.H, vjeç 56, banues në fshatin Radë. Nenet 248 e 186 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 06.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.H, vjeç 50, banues në Tiranë, pasi në autostradën Durrës–Tiranë, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “BMW”, ka goditur nga prapa mjetin tip “Volksvagen”, me drejtues shtetasin A.LL, vjeç 23, banues në Tiranë, ky i fundit ka goditur mjetin tip “Audi”, me drejtues mjeti shtetasin A.R, vjeç 45, banues në Durrës, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit ”Volksvagen” A.LL i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 06.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin H.B vjeç 56 banues në Elbasan, me detyrë agjent shitje, pranë një firme private, Librazhd, pasi në muajin Nëntor 2017 deri  Shkurt 2018, dyshohet se ka përvetësuar një shumë lekësh të ardhura, nga shitja e artikujve “Elektro Shtëpiake”, nëpërmjet falsifikimit të dokumentave të firmës me administrator shtetasin G.R, vjeç 46 banues në Librazhd. Nenet 135 e 186  të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan, pas një pune intensive hetimore, profesionale, duke marrë dhe informacione në rrugë operative si dhe në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë bënë identifikimin dhe ndalimin e drejtuesit të mjetit që shkaktoi aksidentin me pasojë vdekjen konkretisht shtetasin:
K.J 33 vjeç banues në Tiranë.
Ndalimi i tij u bë,  pasi më datë 1.03.2018  në aksin rrugor Elbasan – Librazhd në fshatin Labinot Fushë, duke drejtuar një mjet tip “BMW” ka aksidentuar me pasojë vdekjen këmbësorin, shtetasin I.B., 67 vjeç banues në fshatin Labinot Fushë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor"  dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”  parashikuar nga nenet 290 dhe 273 të Kodit Penal.

Më datë 06.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi F.H, vjeç 38, banues në fshatin Kozare, Kuçovë, pasi  në fshatin Dragot, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Sektori për trafiqet e narkotikët
Më datë 06.03.2018, u arrestuan në flagrancë shtetasit I.R, M.V dhe N.L vjeç 25, 38 e 34 banues në Shkup, Maqedoni, pasi në P K K Qafë Thanë, nga kontrolli fizik I.R drejtuesi i mjeti tip “Opel”, ju gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale, 12.2 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa, ndërsa M.V dhe N.L kishin dijeni për lëndën narkotike dhe nuk kanë kallëzuar. Nenet 283/1 e 300 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni për narkotikët
Skrapar
Rreth 15 kg Cannabis Sativa është sekuestruar nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në D.V.P. Berat, në vijim të punës për kontrollin e territorit, parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Droga u sekuestrua pas informacioneve të marra në rrugë operative ku u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
E.H, 30 vjeç, banues në fshatin Therepel, Skrapar.
Arrestimi i tij u bë,  pasi iu gjet rreth 15 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, parashikuar nga nenet 283 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 06.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin K.GJ, vjeç 29, banues në Gjirokastër, pasi më datë 05.03.2018, në lagjen “Plorto”, në lokalin “Bar-Kafe”, të cilin e ka marrë me qera, u kap duke kryer aktivitet të pa regjistruar në organet përkatëse dhe pa dokumentacion përkatës për ushtrimin e aktivitetit tregtar. Neni 180/a i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 07.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi GJ.N, vjeç 43, banues në Gëziq, Mirditë, pasi më datë 06.03.2018, në Milot, Kurbin, në pronësi të shtetasit D.V, ky shtetas i ka dhënë një kartëmonedhë prerje 50 euro punonjësit për tu furnizuar me karburant, e cila është dyshuar se është e falsifikuar. Pas kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 16 kartëmonedha të tjera të prerjes 50 euro të cilat dyshohen se janë të falsifikuara, gjithsej 850 euro. Neni 183/1 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 06.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin E.N, vjeç 16, pasi më datë 05.03.2018, në rrugën ”Shtraus”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Opel”. Neni 291 i  Kodit Penal.

Më datë 06.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.P,  vjeç 30, banues në fshatin Kallmet i Madh, pasi te “Rrethrrotullimi i Shëngjinit”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 06.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi L.P, vjeç 42, banues në Lezhë, pasi në qytet, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Kinlon”, pa targë. Neni  291 i  Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 06.03.2018, në lagjen ‘’Skënderbeg’’, shtetasi M.J, vjeç 52, banues në Shkodër, duke qarkulluar me biçikletë, është rrëzuar, e ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për vlerësim.

Më datë 06.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin A.R, vjeç 16, banues në Shkodër, pasi në Unazën e Qytetit, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Daimler Chysler”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 06.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin A.J vjeç 42, banues në Shkodër, pasi në Kryebushat, duke drejtuar mjetin tip “Fiat Punto”, është përplasur me mjetin tip “ Benz”, me drejtues shtetasin GJ.L vjeç 28 banues në Shkodër, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit tip “Fiat”, A.J i cili mori mjekim në spital dhe u largua për në banesë. Neni 290/1 i  Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Dibër
Nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, u referuan  materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër  për veprën penale “Shperdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248  i Kodit Penal në ngarkim të shtetasve :
L.C, 32 vjeç,   banues në fshatin  Dibër me detyrë  Shef Finance  në Bashkinë Dibër.
K.R, 25 vjeçe,  banuese në Diber me  detyrë Specialiste  në Bashkinë Dibër.
K.S, 27 vjeç,  banues në  Dibër, me detyrë Specialist  në Bashkinë Dibër.
Procedimi penal ndaj tyre filloi pasi këta shtetas duke qenë të ngarkuar me funksionin publik   të anëtarit në Komisonin e Vlerësimit të Ofertave  Bashkia Dibër për proceduren e tenderit  me objekt “Shërbim transport nxënës dhe mësues  në NJ.A. të Bashkisë Dibër për vitin 2017“,    kanë përzgjedhur subjektin fitues  të këtij tenderi në kundërshtim me kërkesat e ligjit nr. 9643 datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik” i ndryshuar dhe VKM Nr. 914 datë 29.12.2014 “Rregullat e Prokurimit Publik” të ndryshuar, veprime të cilat kanë favorizuar subjektin fitues, me administrator shtetasin A.C,  me qëllim përfitimi  të padrejtë nga ana e subjektit, duke dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit .
Materialet i kaluan  Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 06.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit E.Ç vjeç 40, banues në Tiranë, pasi më datë 05.03.2018, në rrugën ‘‘Petro Nini Luarasi“, i ka vjedhur telefonin shtetasit SH.H, vjeç 39, banues në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 06.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetases F.S, vjeç 60, banuese në Tiranë, pasi në rrugën ‘‘Ali Shefqeti‘, ka vjedhur banesën e shtetasit P.P, vjeç 67, banues në Tiranë, ku ka marrë 1 televizor, 1 kompjuter dhe disa tesha. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Më datë 04.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit S.M, N.Q dhe M.A, vjeç 38, 22 e 22, banues në Tiranë, pasi në sheshin ‘‘Skënderbej“ dhe bulevardin ‘‘Dëshmorët e Kombit“, kanë organizuar një manifestim pa leje përkatëse. Neni 262 i Kodit Penal.

Më datë 06 .03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin XH.S vjeç 20, banues në Tiranë, pasi në rrugën e ‘‘Elbasanit“, nga kontrolli fizik iu gjet një thikë, që plotëson kushtet e armës së ftohtë. Neni 279 i Kodit Penal.

Më datë 06.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.N, vjeç 27, banues në Lezhë, pasi në një qendër tregtare ka goditur me grusht shtetasin A.P vjeç 27, banues në fshatin Mjull Bathore. Neni 90 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, që bënë fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më datë 06.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.Ç vjeç 40, banues në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Tiranë
Informacion paraprak.
Sot rreth orës 13:00, në Shkozë, në një masiv inertesh mbetje të ish uzinës së autotraktoreve, pranë punimeve të rrugës për Unazën e Madhe shtetasi A.R., 26 vjeç, duke gërmuar për të nxjerrë skrap, është shkëputur një masiv dheu e për pasojë e ka zënë poshtë.
Ai është transportuar në spital, por si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për veprimet e mëtejshme.

Më datë 07.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi R.B, vjeç 19,  banues  në Tiranë, pasi në rrugën “Zonja Çurre”, gjatë kontrollit fizik, ju gjet e bllokua një sasi lëndë narkotike e dyshuar, e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 07.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.D, vjeç 19 banues  në Tiranë, pasi në rrugën “Ali Shefqeti”, në mjetin tip “Benz”, ju gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë narkotike, e dyshuar e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 05.03.2018, u identifikua personi të cilit i përkisnin lekët e gjetura më datë 28.02.2018, në rrugën “Prokop Mima”, shtetasi H.L, vjeç 67, banues në Tiranë, i cili u thirr në Komisariat dhe iu kthye sasia e lekëve.

Më datë 06.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.M, vjeç 40, banues në Tiranë, pasi  në rrugën ‘‘Medar Shtylla“, për shkak të punimeve të kryera në apartamentin e tij, uji ka depërtuar në tavanet e komshiut T.P, vjeç 70 banues në Tiranë. Neni 150 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për veprën penale ”Vjedhja”, më datë 06.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin e mitur A.R, vjeç 18. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 06.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasin XH.R, vjeç 68 banues në Tiranë, banues në Tiranë, pasi më datë 05.03.2018, gjatë natës, në rrugën “Gjergj Legisi“, dyshohet se i ka çarë të katërta gomat mjetit tip ‘‘Benz“, pronë e shtetases E.J, vjeç 25, banuese në Tiranë. Neni 150 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprat penale “Përndjekja“ dhe ‘‘Përdorimi me keqdashje i thirjeve telefonike“, më datë 06.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasve V.A dhe P.SH, vjeç 58 e 50, banues në Vlorë e Korçë. Nenet 121, 275 dhe 25 të Kodit Penal.

Më datë 06.03.2018, shtetësia E.T, vjeç 18, banuese në Tiranë, kallëzon se në rrugën ‘‘Lord Bajron“, i kanë vjedhur telefonin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 06.03.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen E.XH vjeç 32, banuese në Tiranë, pasi ish bashkëshorti A.H, vjeç 37, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 06.03.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen A.P vjeç 23, banuese në Tiranë, pasi bashkëshorti D.C, vjeç 23, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 06.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen A.P vjeç 23, banues me qera në Tiranë, pasi në bulevardin “Zogu i Parë”, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortit D.C, vjeç 23, banues në Tiranë, të cilit iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr.9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare“. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 05.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin P.P vjeç 48, banues në Shkozë, pasi në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 06.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit K.T, A.D dhe M.D, vjeç 26 banues në Tiranë, pasi në rrugën e ‘‘Dibrës“, kanë kanosur shtetasen E.N, vjeç 26, banuese në Tiranë. Nenet 84 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 06.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin V.Z vjeç 71 banues në Tiranë, pasi në rrugën “Selaudin Zorba”, për shkak të detyrës, ka goditur me grusht administratorin e pallatit, shtetasin S.B, vjeç 72 banues në Tiranë. Punohet për kapjen e V.Z. Nenet 89 e 237 të Kodit Penal.

Më datë 06.03.2018, gjatë natës, në rrugën e ‘‘Dajtit“, kanë vjedhur dyqanin  e shtetasit P.M, vjeç 65, ku kanë marrë 8.000 lekë dhe disa çelësa apartamentesh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 06.03.2018, shtetasi R.B vjeç 30 banues në Tiranë, kallëzon se më datë 01.03.2018, është larguar nga banesa vëllai, E.B, vjeç 36. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 06.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e  Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin I.S, vjeç 46 banues në Tiranë, pasi në rrugën “Selaudin Zorba”, në banesë e lokal, nga punonjësit e UKT-së, u konstatua ndërhyrje në rrjetin e ujësjellësit. Neni 159 i Kodit Penal.

Më datë 06.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.R, vjeç 35, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Tasim Shehu”, në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 06.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen V.C, vjeç 36, banuese në Tiranë, pasi në rrugën “Tasim Shehu”, në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 06.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin I.GJ, vjeç 24, banues në Kamzë, pasi në aksin rrugor Fushë Krujë–Kamzë, duke drejtuar me shpejtësi, mjetin tip “Benz“nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë së qarkullimit rrugor për dhënien e dokumentave të rendit. Neni 242 i Kodit Penal.

Më datë 06.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.B, vjeç 56, banues në fshatin Zall Herr, pasi në banesë, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 06.03.2018, shtetasi L.D vjeç 37, banues në Paskuqan 2, kallëzon se në banesë, duke bërë punime ka dëmtuar pa dashje matësin elektrik. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 06.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.I vjeç 24, banues në Tiranë, pasi nëpërmjet rrjetit social ka kanosur shtetasen A.GJ vjeç 58, banuese në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 06.03.2018, gjatë natës, në rrugën “Thoma Koxhaj”, kanë vjedhur magazinë e shtetasit E.D vjeç 27, banues në Tiranë, ku kanë marrë disa vegla pune. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 06.03.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen A.GJ, vjeç 43, pasi bashkëshorti D.GJ, vjeç 46, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 06.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.H vjeç 28, banues në Tiranë, pasi në fshatin Spille, në rrugën buzë pishave, ka shpërdoruar e zaptuar një sipërfaqe toke, duke vendosur disa kontenierë metalik. Nenet 199 dhe 200 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 06.03.2018, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen M.A vjeç 54, banues në Durrës, pasi kunata Z.A, vjeç 68, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës.  Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 06.03.2018 u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasin A.H, vjeç 75, pasi nipi, shtetasi XH.H, vjeç 53, banues në këtë fshat, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 06.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin G.M, vjeç 27, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 13, Plazh, nga kontrolli i ushtruar nga Task Forca e UKT, Durrës, në lokalin e tij, u konstatua lidhje e paligjshme e ujit. Neni 159 i  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 06.03.2018, gjatë natës, në fshatin Thumanë, kanë tentuar të vjedhin me thyerje banesën e shtetases H.T, vjeç 38. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 06.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin K.K, vjeç 50 banues në Shijak, pasi nëpërmjet rrjetit social dhe telefonit, ka dërguar mesazhe denigruese e fyese ndaj shtetases V.H, vjeç 32, banuese në Durrës. Neni 275 i Kodit Penal.

Më datë 06.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin K.K, vjeç 50, banues në Shijak, pasi nëpërmjet rrjetit social dhe telefonit, ka dërguar mesazhe denigruese e fyese ndaj shtetases M.L vjeç 31, banuese në Durrës. Neni 275 i Kodit Penal.

Më datë 06.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin K.K, vjeç 50, banues në Shijak, pasi nëpërmjet rrjetit social  dhe telefonit, ka dërguar mesazhe denigruese e fyese ndaj shtetases K.K vjeç 28, banuese në Shijak. Neni 275 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 06.03.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen R.Q, vjeç 28, pasi bashkëshorti, shtetasi S.Q, vjeç 41,ka ushtruar dhunë  fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor  Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 06.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin G.B, vjeç 46 banues në Elbasan, pasi në Librazhd, në qytet, ka goditur me sende të forta, shtetasin A.M, vjeç 57 banues në Librazhd. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 06.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për shtetasit M.H dhe L.H, vjeç 26 e 31, banues në Alarup, pasi në Alarup, kanë goditur me grusht, shtetasin L.SH vjeç 31 banues në Alarup. Nenet 89 dhe 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 06.03.2018, në fshatin Vrion, në banesën e shtetasit F.H, vjeç 55, ka rënë zjarr, ku ka dëme materiale. Nga veprimet e kryera rezultoi, se zjarri ka rënë nga pakujdesia. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për ngjarje aksidentale.

Më datë 06.03.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen H.B vjeç 49, pasi më datë 05.03.2018, bashkëshorti, shtetasi A.B vjeç 51, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor  Berat. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 06.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin V.D vjeç 49, banues në fshatin Radostinë, pasi më datë 28.02.2018, në këtë fshat, gjatë matjes të një prone, ka kanosur eksperten, shtetasen M.GJ, vjeç 64, banuese në Fier. Neni  84 i Kodit Penal.

Më datë 06.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin R.T vjeç 21, banues në fshatin Velimish, pasi më datë 03.03.2018, në fshatin Marinzë, ka djegur derën e banesës të shtetasit G.RR, vjeç 43, banues në Marinzë. Neni 151 i Kodit Penal.

Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:
P.B 57 vjeç, banues në Mbyet, Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Mbyet, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” parashikuar nga neni 199/a/2 i Kdit Penal
Komisariati i Policisë Lushnjë  
Më datë 06.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin E.C, vjeç 39, banues në fshatin Çinar, pasi në Çinar, ka goditur me grusht, shtetasin D.C vjeç 30, banues në Çinar. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Divjakë
Më datë 06.03.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen P.H vjeç 33, pasi  bashkëshorti, shtetasi L.H, vjeç 40 ka ushtruar dhune fizike dhe psikologjike ndaj saj. Ligji nr 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 06.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasit E.Q dhe L.L, vjeç 35 e 45, banues në Vlorë, pasi në lagjen “Pavarësia”, duke kryer punime, kanë dëmtuar një pjesë të rrugës. Neni 155 i Kodit Penal.

Më datë 04.03.2018, në lagjen “Pavarësia”, është vjedhur banesa e shtetasit P.B, vjeç 56, ku kanë marrë sende të ndryshme me vlerë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.03.2018, në lagjen “24 Maji”, tek fushat e kalçetos, në lojë e sipër, ka rënë njëra nga portat e fushës e cila ka dëmtuar lehtë në fytyrë shtetasin E.H vjeç 20, banues në Vlorë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për vlerësim.

Më datë 06.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasit A.M, A.M, B.M dhe A.T, vjeç 63, 59, 30 e 48, banues në Vlorë, pasi në lagjen “Hajro Çakërri”, janë konfliktuar dhe kanë goditur me grusht, njëri-tjetrin. Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 06.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin A.S, vjeç 21, banues në Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë fizike mbi bashkëjetuesen shtetasen Ç.Z vjeç 19 banues në Vlorë. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 06.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë dhe punohet për kapjen e shtetasit I.GJ, vjeç 42 banues në fshatin Çukë, pasi në Çukë, ka goditur me mjete të forta, shtetasin Z.LL, vjeç 68, banues në Çukë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 06.03.2018, u referuan  materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin P.S vjeç 48, banues në Sarandë, pasi në lagjen nr.1, në tarracën e banesës së tij, u konstatuan disa kolona me armaturë dhe hekur, të ngritura pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 06.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi S.N, vjeç 48, banues në Sarandë, pasi në Sarandë, te Zona Industriale, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 06.03.2018, gjatë natës, në fshatin Spiten, pranë banesës, shtetasit N.S vjeç 26, në mjetin tip “Benz” i kanë thyer xhamin, ku i kanë vjedhur kasetofonin dhe disa çelësa. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 06.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Lezhë dhe punohet për kapjen e shtetasit K.F, vjeç 43, banues në Lezhë, pasi është konstatuar nga specialistët e OSHEE-së, se tek banesa e tij kishte rilidhur energjinë elektrike, pas ndërprerjes si debitor. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 06.03.2018, në Tresh, është konstatuar se është vjedhur me thyerje lokali, në pronësi të shtetasit N.M, vjeç 38, banues në Tresh, ku kanë marrë 3 televizorë plazma. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 06.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Lezhë, për shtetasin S.M, vjeç 46 banues në Lezhë, pasi në Shëngjin, në lokalin e tij,  është konstatuar se po ndërtonte tendën e lokalit me konstruksion metalik, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mirditë
Më datë 06.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasit E.P dhe A.P, vjeç 35 e 26, banues në fshatin Ndërfushas, pasi më datë 05.03.2018, për shkak të detyrës, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë së rendit publik dhe nga kontrolli fizik, E.P i është gjetur një kaçavidë. Nenet 236/1 e 279/1 të  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 06.03.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen V.B vjeç 31, banuese në Shkodër, pasi bashkëjetuesi B.P, vjeç 46,  ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Ligji nr.9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.  

Më datë 06.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin XH.U vjeç 50, banues në fshatin Golem, pasi në këtë fshat, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 06.03.2018, në spital është sjellë e vdekur nga familjarët, shtetësia M.M, vjeç 59 banuese në fshatin Oblikë. Nga veprimet e kryera rezultoi se vuante nga zemra, mendohet se vdekja është shkaktuar nga një atak kardiak. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për vdekje natyrale.

Më datë 06.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin V.Z, vjeç 33, banues në Shkodër, për veprën penale parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal.

Më datë 06.03.2018, shtetasi F.P, vjeç 29, banues në fshatin Vukpalaj, Malësi e Madhe, pasi në lagjen “Vasil Shanto”,  dyshohet se ka dëmtuar lehtë motomjetin e shërbimit, të punonjësit të policisë të qarkullimit rrugor. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Vau Dejës
Më datë 06.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin P.Q vjeç 48 banues në fshatin Hajmel, pasi në banesë nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
Në vijim të komunikatës  datë 02.03.2018, që bën fjalë për dëmtimin me mjete të forta të shtetasit H.Z, vjeç 49, me çrregullime mendore, më datë 07.03.2018, ndërroi jetë në spital. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 06.03.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen Z.H, vjeç 25, pasi ish bashkëshorti, shtetasi I.I, vjeç 39, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kukës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.  

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 06.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen  XH.K vjeç 28, banuese në Durrës, pasi në K K M, Rinas, ju gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 letërnjoftim, 1 leje drejtimi automjeti, 1 kartë shëndeti dhe 1 kartë banke italiane, të falsifikuara. Nenet 189/2, 186/2 dhe 188/1 të Kodit Penal.

Më datë 06.03.2018 në Komisariatin e Policisë Nr. 3, u paraqitën 5 shtetas sirian, të cilët më datë 01.03.2018, kanë hyrë ilegalisht nga Greqia në Shqipëri, në Gjirokastër dhe kërkojnë azil. Në përfundim të kryerjes së procedurave u dërguan në Q K P A Babrru Tiranë.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
Më datë 06.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasen M.GJ vjeç 56, banuese në Pukë, pasi në SPKM Port, Durrës, automjeti tip “Jeep”, i postuar nga Italia, në emër të saj, ka rezultuar i vjedhur në Itali. Mjeti u bllokua në cilësinë e provës materiale.Neni 141/a  i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë
Më datë 06.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin E.G vjeç 24, banues në Vlorë, pasi më datë 22.06.2016, në afërsi të SPKM Morinë, ka kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin shtetëror. Neni 297 i  Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë 06.03.2018, në aksin rrugor Gjirokastër–Kakavijë, në vendin e quajtur ”Goranxi,”, u kapën 2 shtetas të huaj, me shtetësi Algjeriane e Libiane, imigrantë të paligjshëm. Në përfundim të procedurave, shtetasit u proceduan me urdhër largimi vullnetar.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër
Më datë 21.02.2018, në afërsi të S P K M  Hani i Hotit, në vendin e quajtur “Varri i ushtarit“, u kapën 3 shtetas të huaj, me shtetësi Siriane, imigrantë të paligjshëm. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes, shtetasit kërkuan azil në R.Sh, u dërguan në Q K P, të Azilkërkuesve Babrru, Tiranë.

Më datë 21.02.2018, në Shkodër, në qytet, u kapën 7 shtetas të huaj, me shtetësi Siriane e Pakistani, imigrantë të paligjshëm. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes, shtetasit kërkuan azil në R.Sh, u dërguan në Q K P, të Azilkërkuesve Babrru, Tiranë.

Më datë 06.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi H.K, vjeç 21, banues në Tiranë, pasi në afërsi të Muriqanit, u kap duke transportuar me mjetin tip “Benz”, shtetas të huaj të cilët po i transportonte, në drejtim të kufirit me Malin e Zi. Neni 298 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës
Më datë 06.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin A.B vjeç 55, banues në Gjermani, pasi në S PKM Morinë, automjeti tip “Benz”, në pronësi të tij, nga verifikimi në lejen e qarkullimit të automjetit, ka targa të tjera. Neni 174 i Kodit Penal.

Arkiva

Qershor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1