Shkodër - Policia ndërhyn në kohë dhe parandalon përshkallëzimin e një konflikti. 7 Mars 2018

Bushat, Shkodër5shkoderm

Policia ndërhyn në kohë dhe parandalon përshkallëzimin e një konflikti, ku një shtetas ka përdorur një armë gjahu.

Policia arreston në flagrancë autorin

Sekuestrohet arma e gjahut

Në fshatin Bushat të Vaut të Dejës, ka ndodhur një konflikt mes dy shtetasve, ku më pas njëri nga personat e përfshirë, ka qëlluar me armë gjahu në drejtim të automjetit me të cilin po largohej shtetasi tjetër.

Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku falë veprimeve të shpejta operacionale, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Z. Ç., 40 vjeç, banues në fshatin Bushat.
U gjet e u sekuestrua arma e gjahut e përdorur nga ky shtetas.

I lartpërmenduri, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë gjahu në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi Z. Ll., 40 vjeç, por pa shkaktuar pasoja.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Arkiva

Qershor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1