Policia e Shtetit gjatë 24 orëve të fundit 08 Mars 2018

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve.Stema Policia

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 19 Personave.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë: për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe drejtim i parregullt: 7 drejtues mjetesh.

Nga kontrollet e ushtruara nga ana e strukturave të Drejtorive Vendore janë kapur:

2 persona për Narkotikët

6 persona në kërkim.

1 person për “Krime ndaj personit”

2 persona për veprën penale “Vjedhja”

1 person për veprën penale “Dhuna në familje”.

Janë sekuestruar:

96 kilogramë e 400 gramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa,

3 armë zjarri, 95 fishekë

2 copë kallëpe lëndë plasëse e dyshuar si tritol C4;

12 copë tela zjarrpërcjellës për kapsolla detonatore;

 

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 55 persona.

Arkiva

Shtator 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30