Shkodër - Sekuestrohen armë zjarri, tritol, municione luftarake dhe lëndë narkotike, arrestohet në flagrancë një shtetas, si posedues i tyre.

Vau Dejës, ShkodërDrejtoria Shkoder


Sekuestrohen armë zjarri, tritol, municione luftarake dhe lëndë narkotike, arrestohet në flagrancë një shtetas, si posedues i tyre.

Nga strukturat e D.V.P. Shkodër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vau Dejës në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

E.L., 30 vjeç, banues në Vau i Dejës, Shkodër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative kanë ushtruar kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

- 1 armë zjarri tip pushkë, me disa fishekë;
- 2 copë kallëpe lëndë plasëse e dyshuar si tritol C4;
- 12 copë tela zjarrpërcjellës për kapsolla detonatore;
- një sasi lëndë narkotike kanabis;
- 1 armë sportive, të cilat u morën në cilësinë e provës materiale.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprat penale të “Prodhimit e shitjes së narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” të parashikuara nga nenet 283, 278 dhe 280 të Kodit Penal.

Arkiva

Qershor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1