Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 8 Mars 2018

INFORMACIONE PËR NGJARJE TË JASHTËZAKONSHME DHE EMERGJENTE01drejtoria new

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Më datë 07.03.2018, në fshatin Vërri, Pogradec, nga rënia e shirave ka rrëshqitur toka, duke shkaktuar plasaritje në banesat e shtetasve I.A, A.L dhe P.L, kurse në fshatin Kalivaç është dëmtuar 200 m linear tubacion i ujësjellësit.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Më datë 07.03.2018, në fshatin Tërbuq, nga rënia e shirave ka shkarje dheu dhe rrezikon të bjerë një masiv shkëmbor, duke rrezikuar 8 banesa. U bë evakuimi i banorëve dhe do të ndërhyhet nga forcat xheniere.

DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 07.03.2018, u ekzekutua Vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin në kërkim, T.SH, vjeç 25, banues në Fushë Milot, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, pasi duke qenë i dënuar 18 muaj me kusht, ka thyer shërbimin e provës, ku i kanë ngelur për të vuajtur 8 muaj e 10 ditë burg. Neni 298/3 i Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 07.03.2018, shtetasi italian G.A, vjeç 51, në rrugën “Nikolla Tupe”, në Call Center ka punësuar një numër të konsiderueshëm shtetasish, pa kontrata pune dhe për një periudhë 2 mujore, nuk u ka paguar rrogat dhe sigurimet shoqërore. Punohet për shoqërimin e G.A. Nenet 180, 143/2 e 170/a të Kodit Penal.

Më datë 07.03.2018, u ndalua shtetasi në kërkim, A.G, vjeç 55, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”, e kryer në bashkëpunim. Neni 183/2 i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 07.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi B.V, vjeç 47, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Vangjel Noti”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Yamaha” pa targë. Neni 291 i Kodit Penal

Më datë 07.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi S.A, vjeç 25, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Asim Vokshi”, duke drejtuar mjetin tip “Alfa Romeo”, ka aksidentuar shtetasen R.M, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290/2 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 07.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasit S.K, H.Ç dhe R.LL vjeç 58, 66 e 71 banues në Krujë, pasi duke shpërdoruar detyrën dhe me anë të falsifikimit të dokumenteve, i kanë tjetërsuar tokën, shtetasit R.N, vjeç 57, banues në Tiranë. Nenet 248 e 186 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 07.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësore Durrës, për  shtetasin I.N, vjeç 18, banues në Durrës, pasi në qytet, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Smart”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 07.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin R.Z, vjeç 52 banues në Tiranë, me detyrë ekonomist në një shoqëri, pasi në Mars 2018, i ka përvetsuar një shumë lekësh dhe eurosh shoqërisë nga dorëzimi i dërgesave postare në Qarkun e Elbasanit. Neni 135 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 07.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për shtetasin A.L vjeç 22 banues në fshatin Barç Korçë, pasi  në Pogradec,  u kap me furgonin tip “Nissan” duke transportuar disa thasë me patate pa dokumentacion. Neni 180 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 07.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin M.P, vjeç 18, banues në fshatin Voskop, pasi në bulevardin “Republika”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Audi”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 07.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin R.Ç vjeç 49, banues në Berat, pasi në Ura Vajgurore, nga kontrolli në dyqan iu gjetën dhe bllokuan me cilësinë e provës materiale 210 goma të përdorura, të cilat dyshohen se janë futur kontrabandë. Nenet 179 e 180 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Fier
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin:
A.Z 42 vjeç, banues në Frakull, Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është kapur në Fier nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Benz” nën ndikimin e pijeve alkoolike në masën 1.23 mg/l.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” parashikuar nga Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni për narkotikët
Vlorë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P.Vlorë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:
A.H 39 vjeç, banues në Vlorë,  pasi në banesën që mbante në ruajtje në lagjen ''15 tetori'', iu gjet e sekuestrua  një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa  me peshë totale 96.4 kg.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, të parashikuar nga neni 283/1, të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 07.03.2018 u arrestua në flagrancë shtetasi M.B, vjeç 44, banues në Vlorë, pasi u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Lancia”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 07.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi M.I, vjeç  71, banues në Vlorë, me leje drejtimi, pasi  në rrugën “Ismail Qemali”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “ Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 07.03.2018 u arrestua në flagrancë shtetasi V.D, vjeç  27, banues në fshatin Alikok, me leje drejtimi, pasi  në qytet, duke drejtuar mjetin tip “Benz” është përplasur me motorin tip “Ciao”, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorit, shtetasi E.M, vjeç 19, banues në Vlorë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 07.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor  Vlorë, për shtetasin S.L, vjeç 70, banues në Vlorë, pasi në rrugën “Gjergj Kastrioti”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Sektori për krimin ekonomik e financiar
Në vijim të komunikatës datë 11.01.2018, që bënë fjalë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, më datë 07.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasit N.B dhe S.R, vjeç 55 e 47, banuese në Dropull e Gjirokastër, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, ka vendosur masën e sigurisë “Ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore”. Neni 248 i Kodit Penal.

Më datë 07.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasen L.D vjeç 57, banuese në Tepelenë, pasi shtetasi Ç.H, vjeç 70 banues në Tepelenë, ka bërë kallëzim se, nuk i ka dhënë pensionin mujor. Neni 248 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Tepelenë
Drejton motoçikletën pa leje drejtimi, arrestohet në flagrancë nga policia.
Nga Specialistët e Qarkullimit rrugor në Komisariatin e Policisë Tepelenë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
T.B 30 vjeç, banues në Tepelenë,
Në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj,  u kap në flagrancë  nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar një motoçikletë tip "Kavasaki", me targa angleze  pa Leje Drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme për veprën penale  "Drejtim automjeti pa leje drejtimi", parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 07.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin V.A, vjeç 32, banues në Lezhë, pasi në qytet, në servis iu gjetën e bllokuan me cilësinë e provës materiale, 11 celularë, pa faturë tatimore, që dyshohet se janë kontrabandë. Nenet 180, 174 dhe 288/a të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 07.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi M.Z vjeç 50 banues në fshatin Rrilë, pasi në qytet, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni për narkotikët
Vau Dejës, Shkodër
Sekuestrohen armë zjarri, tritol, municione luftarake dhe lëndë narkotike, arrestohet në flagrancë një shtetas, si posedues i tyre.
Nga strukturat e D.V.P Shkodër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vau Dejës në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
E.L 30 vjeç, banues në Vau i Dejës, Shkodër.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative kanë ushtruar kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
1 armë zjarri tip pushkë, me disa fishekë;
2 copë kallëpë lëndë plasëse e dyshuar si tritol C4;
12 copë tela zjarrpërcjellës për kapsolla detonatore;
një sasi lëndë narkotike kanabis;
1 armë sportive, të cilat u morën në cilësinë e provës materiale.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprat penale të “Prodhimit e shitjes së narkotikëve” “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” të parashikuara nga nenet 283, 278 dhe 280 të Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 07.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin A.H, vjeç 28, banues në Shkodër, pasi nuk ka zbatuar Vendimin e Gjykatës Shkallës Parë Shkodër, për lëshimin e certifikatës së pronësisë shtetases M.GJ vjeç 73, banuese në Shkodër. Neni 248 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Bushat, Shkodër
Policia ndërhyn në kohë dhe parandalon përshkallëzimin e një konflikti, ku një shtetas ka përdorur një armë gjahu.
Policia arreston në flagrancë autorin
Sekuestrohet arma e gjahut.
Më datë 07.03.2018, rreth orës 14:45, në fshatin Bushat të Vaut të Dejës, ka ndodhur një konflikt mes dy shtetasve, ku më pas njëri nga personat e përfshirë, ka qëlluar me armë gjahu në drejtim të automjetit me të cilin po largohej shtetasi tjetër.
Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku falë veprimeve të shpejta operacionale, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
Z.Ç, 40 vjeç, banues në fshatin Bushat.
U gjet e u sekuestrua arma e gjahut e përdorur nga ky shtetas.
I lartpërmenduri, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë gjahu në drejtim të automjetit që drejtohej nga  shtetasi Z. Ll. 40 vjeç, por pa shkaktuar pasoja.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
Sektori për krimin ekonomik e financiar
Më datë 07.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin R.L, vjeç 66, banues në Kukës, pasi dyshohet se është përfitues i një leje legalizimi dhe i një certifikate pronësie të paligjshme, për një shtesë objekti në pallatin ku jeton. Nenet 199/a e 248 të Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 07.03.2018, gjatë ditës, në rrugën “Mihal Grameno”, shtetasit A.K vjeç 35, banues në Tiranë, në mjetin tip “Fiat” i kanë vjedhur kasetofonin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 07.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin SH.T, vjeç 22 banues në Tiranë, pasi në rrugën “Gjergj Kuqali”, ka dëmtuar me sende të forta, mjetin tip “Citroen”, të shtetases F.P, vjeç 30, banuese në Tiranë. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 07.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.S, vjeç 40, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Prokop Mima”, u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 07.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin I.Ç, vjeç 17 , banues në Tiranë, pasi në rrugën “Perlat Rexhepi”, nga kontrolli fizik, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 1 aparat elektrik neuro paralizues. Neni 279 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Tiranë
Arrestohet 1 shtetas për veprimtarinë kriminale në fushën e vjedhjes.
Zbardhen dhe dokumentohen disa  vjedhje të ndodhura më parë.
Autori vidhte biçikleta dhe veshje rrobash.
Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të vjedhjeve të ndodhura më parë,  Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit:
A.M., 38 vjeç, banues Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale "Vjedhja"
Nga veprimet hetimore të kryera është dokumentuar me prova shkencore se shtetasi i ndaluar dyshohet si autor të ngjarjeve të mëposhtme:
Më datë 24.01.2018, rreth orës 17:50, në rrugën "Sulejman Pasha”, dyshohet se ka vjedhur një biçikletë elektrike në pronësi të shtetasit L.J., 34 vjeç
Më datë 21.02.2018 , në rrugën “Zela” dyshohet se ka vjedhur veshje të ndryshme në një magazinë në pronësi të shtetasi D.T., 59 vjeç.
Më datë 07.01.2018 , në rrugën “Bulevardi Zogu i Parë ”, dyshohet se ka vjedhur biçikletën, në pronësi të shtetasit R. Xh., 35 vjeç.
Më datë 16.01.2018 , në "Rrugën e Durrësit ”, dyshohet se ka vjedhur biçikletën në pronësi të shtetasit A. V., 22 vjeç.
Më datë 17.01.2018 , në rrugën “Kont Urani ”, dyshohet se ka vjedhur biçikletën në pronësi të shtetasit F. C., 41 vjeç.
Më datë 16.02.2018 , në rrugën “Bulevardi Zogu i Parë”,  dyshohet se ka vjedhur biçikletën në pronësi të shtetasit E.K., 66 vjeç
Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor edhe të vjedhjeve të tjera që ky shtetas dyshohet se mund të ketë kryer.
Materialet  iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Më datë 07.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit A.Q, N.S dhe M.T, vjeç 45, 25, e 23, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Don Bosko”, pranë një firme private kanë goditur me grusht njëri tjetrin. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 07.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.M, vjeç 30, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi në rrugën “Kastriotët”, ka goditur me grusht shtetasin R.A, vjeç 57, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 07.03.2018, shtetasi G.H, vjeç 22, banues në Tiranë, kallëzon se në Institut Bujqësor, i ka humbur telefoni.Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 07.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R.K, vjeç 51, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Siri Kodra”, nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të policisë rendit publik. Neni 242 i Kodit Penal.

Më datë 07.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.A, vjeç 22, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Marie Logoreci”, nga kontrolli fizik ju bllokua me cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 07.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin SH.T, vjeç 33, banues në Tiranë, pasi nëpërmjet mashtrimit, për shitjen e mjetit tip “Benz”, i ka marrë një shumë eurosh, shtetasit F.SH dhe ka kanosur shtetasin (kunatin e F.SH), shtetasin L.S vjeç 29 e 37, banues në Tiranë. Punohet për kapjen e SH.T. Nenet 143 e 84 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 07.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi I.XH, vjeç 45, banues në Tiranë, pasi në Unazë të Re, në stacionin e autobusit, u kap duke vjedhur portofolin, shtetases M.S, vjeç 23 banuese në Tiranë.Me cilësinë e provës materiale u bllokuan një shumë eurosh dhe lekësh. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 07.03.2018, u  referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin E.Xh, vjeç 15, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 11, ka  vjedhur me thyeje kioskën e shtetases P.M, vjeç 62, banuese në Durrës, ku ka marrë 31  paketa cigare të ndryshme, të cilat u bllokuan me cilësinë e provës materiale.  Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.04.2018, gjatë natës, në lagjen nr. 13, kanë thyer kabinën e internetit të një kompanie private, me administrator, shtetasin D.D, vjeç 28, banues në Durrës, ku kanë marrë 3 bateri. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.03.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasin J.B, vjeç 43, pasi kunati, shtetasi P.R, vjeç 39, ka ushtruar dhunë fizike  psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 07.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe po punohet për kapjen e shtetasit E.B vjeç 26, banues në fshatin Romanat, pasi dyshohet se ka kanosur me armë shtetasin I.B. 51 vjeç, banues në Romanat. Nenet 84 e 278/2 të Kodit Penal.

Më datë 07.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin J.H, vjeç 24, banues në fshatin Sukth, pasi në Sukth, ka goditur me sende të forta, shtetasin B.M, vjeç 52, banues në Sukth. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 07.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin M.Q, vjeç 55, pasi në banesë, nuk e ka lejuar të hyjë në dhomën e saj, ish bashkëshorten, shtetasen L.U vjeç 44. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 07.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin P.D, vjeç 35, pasi ka kanosur me fjalë kunatën, shtetasen L.D, vjeç 35. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 07.04.2018, gjatë natës, në fshatin Arameras, kanë vjedhur me thyerje  banesën e shtetasi I.T vjeç 46 banues në Arameras, ku kanë marrë një televizor plazma dhe një pompë uji. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 07.03.2018, shtetasi G.T, vjeç 41 banues në Elbasan, kallëzon se i është larguar nga banesa vajza, shtetësia B.T, vjeç 15. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë 07.03.2018, u referuan materialet  në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin G.SH, vjeç 52, banues fshatin Qyrkan, pasi para disa ditësh, në këtë fshat, i ka dëmtuar 80 rrënjë ullinj, shtetasit A.X, vjeç 19, banues në Qyrkan. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 07.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për një kompani ndërtuese me seli në Tiranë, e cila merret me ndërtimin e rrugës “Qukës–Qafë Plloç”, pasi në fshatin Qukës, si pasojë e hapjes të një kanali ujëmbledhës, ka dëmtuar banesën e shtetasit S.Ç vjeç 50, banues në Qukës. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gramsh
Më datë 07.03.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen A.L, vjeç 35, pasi bashkëshorti, shtetasi V.L, vjeç 48, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 07.03.2018, gjatë natës, në fshatin Ravonik kanë tentuar të vjedhin në banesën e shtetasit E.B vjeç 48. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Korçë
Arrestohet nga Policia një shtetas, si autor i dyshuar i vjedhjes së pasqyrave të 7 (shtatë) automjeteve, ngjarje të ndodhura në kohë dhe vende të ndryshme.
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
K.R, 26 vjeç, banues në Korçë, i dënuar më parë për vjedhje.
Arrestimi i tij u bë pasi, nga informacione të siguruara në rrugë operative, si dhe nga veprimet hetimore të kryera, shtetasi i mësipërm dyshohet të jetë autor i vjedhjes së pasqyrave të shtatë automjeteve tip “Mercedes Benz” në pronësi respektivisht të shtetasve:
T.N.,35 vjeç, K.Z.,35 vjeç, TH.N.,37 vjeç, S.N.,58 vjeç, S.B.,26 vjeçe, K.K.,31 vjeçe dhe K.R, 32 vjeç, ngjarje të ndodhura më datë 28.02.2018 dhe 04.03.2018 në lagjet nr 9, 10 dhe 13 të qytetit të Korçës.
Në cilësinë e provës materiale, iu gjetën e sekuestruan dy pasqyra automjeti tip "Mercedes Benz".
Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

Më datë 07.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, pasi tek kampi i punëtorëve në  lagjen nr 2 në Korçë, dyshohet se tre persona të armatosur, kanë vjedhur mjetin tip "Benz" në pronësi të shtetasit E.G, 24 vjeç, banues në Korçë. Nenet 139 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Ersekë
Më datë 07.03.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen G.SH, vjeç 81 pasi nipi, shtetasi E.SH, vjeç 22, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 07.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin P.T, vjeç 42, banues në fshatin Skrevan, pasi nëpërmjet mesazheve telefonike, ka kanosur e shqetësuar shtetasin L.B, vjeç 20. Nenet 84 e 275 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 07.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasen G.D, vjeç 29, banues në Fier, pasi në lagjen “Kastriot”, në dyqanin e shtetases B.V, vjeç 39 banuese në Fier, ka dëmtuar disa artikuj kozmetik. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë  
Më datë 07.03.2018, shtetasi A.M vjeç 43, banues në fshatin Dushk, kallëzon se më datë 05.03.2018, gjatë natës, në kasolle i kanë vjedhur një lopë dhe një viç. Nga veprimet e kryera rezultoi se autor i vjedhjes është shtetasi H.A vjeç 53, banues në fshatin Shenavlash, Durrës, i arrestuar më datë 05.03.2018, në Durrës, për veprën penale “Vjedhja”, Me cilësinë e proves material u bllokua lopa, viçi dhe mjeti tip “Opel”, i përdorur për transportin e bagëtive të vjedhura. Neni 134 i Kodit Penal.

Lushnje
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin:
E.S, 40 vjeç, banues në lagjen ”Xhevdet Nepravishta” Lushnje.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases L.S, 42 vjeçe, në praninë e vajzës së mitur.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 07.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasit S.M, XH.M dhe TH.D, vjeç 31, 48 e 45, banues në Fier e Dhërmi, pasi më datë 06.03.2018, në ambientet e Komisariatit të Policisë Himarë, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë rendit publik. Neni 242 i Kodit Penal.

Më datë 07.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin V.B vjeç 58, banues në Dhërmi, pasi më datë 05.03.2018, në Dhërmi, ka prerë 30 rrënjë ullinj, të shtetasit DH.B, vjeç 77, banues në Dhërmi. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 07.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin I.H vjeç 28 banues në Vlorë, pasi në lagjen “Ujë i Ftohtë”, ka kanosur me fjalë dhe i ka thyer xhamin e mjetit tip “Matiz”, shtetasit B.J vjeç 68, banues në Vlorë. Nenet 84 e150 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 07.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin K.K vjeç 39, banues në Sarandë, pasi në vitin 2015, me anë të mashtrimit, i ka marrë një shumë lekësh, shtetasit J.L vjeç 50, banues në Borsh. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 07.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin S.P vjeç 67, banues në fshatin Livadhja, me leje drejtimi, pasi në rrugën Dërmish–Livadhja, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka dalë nga rruga, për pasojë është aksidentuar pasagjerja, M.G, vjeç 59, banuese në fshatin Dërmish, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 07.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin L.GJ, vjeç 43, banues në Sarandë, pasi më datë 04.03.2018, në lagjen nr. 4, ka goditur me sende të forta, shtetasin Z.D, vjeç 59, banues në Sarandë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 07.03.2018, u referuan  materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin S.P vjeç 50, banues në Sarandë, pasi në lagjen nr. 1, për shkak të një borxhi, ka kanosur dhe goditur me grusht, shtetasin S.A, vjeç 51, banues në Sarandë. Nenet 84 e 90 të Kodit Penal.

Më datë 07.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, Seksioni i të miturve, për vlerësim, për shtetasin L.N, vjeç 14, pasi në lagjen nr. 1, në rrugën “Skënderbeu”, duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Smart” ka humbur kontrollin, për pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesi dhe pasagjeri, shtetasi B.A, vjeç 13, të cilët pas mjekimit në spital janë  larguar në banesa.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 07.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin M.S,  vjeç 53, banues në Lezhë, pasi në lagjen “Skënderbeg”, ka goditur me grusht shtetasin L.SH, vjeç 46 banues në Shëngjin. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 07.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin G.B vjeç 49, banues në Shkodër, me leje drejtimi, pasi tek “Sheshi i Parucës”, duke drejtuar mjetin tip “Fiat”,  ka dëmtuar pengesat elektronike që pengojnë hyrjen e mjeteve në pedonale. Nenet 150  e 273 të Kodit Penal.

Më datë 07.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin D.S, vjeç 34, banues në Shkodër, pasi në lagjen “Tre Heronjtë ”, në lokal ushtronte aktivitet të basteve sportive në mënyrë të paligjshme. Me cilësinë e provës material u bllokuan 1 printer, 1 kompjuter dhe 1 televizor pa dokumente. Neni 197 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vau Dejës
Më datë 07.03.2018, gjatë natës, në fshatin Barbullush, shtetasi M.Z vjeç 69, në kasollen e bagëtive i kanë vjedhur 3 lopë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
Më datë 07.03.2018, u ndalua shtetasi në kërkim, M.GJ vjeç 31, banues në fshatin Ivanaj, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dh sportive”. Nenet 84, 274 e 280 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 07.03.2018, në fshatin Shtiqën, shtetasi R.SH, vjeç 59, duke u futur në stallën e bagëtive, nga pakujdesia ka goditur me kokë një tra betoni, për pasojë ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për ngjarje aksidentale.

Më datë 07.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin B.D, vjeç 25 banues në fshatin Qam, pasi më datë 06.03.2018, nëpërmjet telefonit, ka kanosur e fyer, shtetasin A.D, vjeç 44, banues në këtë fshat. Nenet 275, 84 e 119 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tropojë
Më datë 07.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Tropojë, për shtetasen H.P, vjeç 62 banuese në fshatin Markaj, pasi Shtator 2002-Mars 2017, nëpërmjet falsifikimit të akteve të Gjendjes Civile, ka përfituar pensione në mënyrë të paligjshëm. Nenet 145 e 191 të Kodit Penal.

Më datë 07.03.2018 rreth orës 17:15, në fshatin Markaj, Tropojë ka rënë zjarr, në mjetin tip “Seat Ibiza” i cili ishte i parkuar në vendin e quajtur “Prozbollp” në pronësi të shtetasit B.H, 31 vjeç, banues në “Bajram Curri”, për pasojë mjeti është djegur.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është i qëllimshëm.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/autoreve.
Materialet u referuan në Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Tropojë për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr" dhe "Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike", parashikuar nga nenet 151 e 275  të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Bulqizë
Më datë 07.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin D.N, vjeç 34, banues në fshatin Lejqan, pasi në këtë fshat, ka goditur me grusht, shtetasin A.H, vjeç 34, banues në Lejqan. Neni 90 i Kodit Penal.

                                            DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë
Më datë 07.03.2018, në D V K M Tiranë, janë paraqitur 5 shtetas sirianë, 3 shtetas algjerian dhe 1 shtetas tunizian të cilët më datë 04.03.2018, në afërsi të P K K Kakavi, kanë hyrë në mënyrë ilegale nga kufiri i gjelbër. Në përfundim të procedurave u dërguan në Qendrën Kombëtare Pritëse për Azilkërkues në Babrru, Tiranë.

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 07.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin V.SH vjeç 54, banues në Lezhë, depërtuar nga Franca, pasi më datë 16.10.2017, në afërsi të P K K Kakavi, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 07.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.M, vjeç 35, banues në Berat, depërtuar nga Franca, pasi më datë 21.12.2017, në afërsi të P K K Kakavi, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.  

 Më datë 07.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin XH.P, vjeç 21, banues në Berat depërtuar nga Franca, pasi më datë 15.02.2018, në afërsi të P K K Qafë Botë, Sarandë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 07.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.GJ, vjeç 29 banues në Lezhë, depërtuar nga Franca, pasi më datë 11.02.2018, në afërsi të P K K Morinë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
Më datë 07.03.2018,  në S P K Port Durrës, u kap shtetasi italian në kërkim, N.A, vjeç 62, banues në Itali, pasi më datë 23.12.2017, i ka marrë me qera mjetin, shtetasit R.P dhe nuk e ka kthyer. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 07.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin D.SH, vjeç 45, banues në Shkodër, pasi në P K K Port, u kap me një pasaportë në emër të shtetasit A.SH duke shfrytëzuar ngjashmërinë. Neni 189 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë 06.03.2018, dhe datë 07.03.2018, në aksin rrugor në Sofratikë dhe në Jorgucat, janë kapur 4 shtetas pakistanezë, 1 shtetas maroken, 1 shtetas algjerian dhe 1 shtetas sirian.Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes u dërguan në Qendrën Kombëtare Pritëse për Azilkërkues në Babrru, Tiranë.

Më datë 07.03.2018, në S P K Kakavi, në dalje u kap shtetësia E.S, vjeç 41, banuese në Tiranë, në kërkim, pasi më datë 22.02.2018, është larguar nga banesa.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër
Më datë 07.03.2018, shërbimet e Stacionit Policisë Kufitare e Migracionit Hani Hotit, kapën 3 shtetas sirian, të cilët në përfundim të procedurave të përzgjedhjes u dërguan në QKPA Babrru Tiranë.

Më datë 07.03.2018, shërbimet e DVP Shkodër, tek stacioni i autobusëve kapën 5 shtetas sirian.Në përfundim të procedurave u dërguan në QKPA Babrru Tiranë.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës
 Më datë 07.03.2018, në S P K Morinë, në dalje shërbimet e policisë kufitare kapën 2 shtetas afgan, në tentativë për të kaluar në Kosovë, të cilët në përfundim të kryerjes së procedurave u dërguan në QKPA Babrru Tiranë.

Më datë 08.03.2018, në S P K Qafë Prush, në dalje u kap shtetasi në kërkim,  B.L, vjeç 33 banues në Gjirokastër, pasi Gjykata e Apelit Gjirokastër, e ka dënuar me 3 muaj burg për veprën penale “'Vjedhja e duke shpërdoruar detyrën. Neni 135 të Kodit Penal.

Arkiva

Qershor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1