Tiranë - Arrestohet një shtetas për veprat penale "Mashtrimi me pasoja të rënda” dhe “Fshehja e të ardhurave”

Tiranëd.p.tirane

Arrestohet një shtetas për veprat penale "Mashtrimi me pasoja të rënda” dhe “Fshehja e të ardhurave”

Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë bërë të mundur ndalimin dhe arrestimin e shtetasit:

N.P., lindur në Tepelenë dhe banues në Tiranë, i proceduar disa herë më parë, me detyrë administrator i një firme ndërtimi.

Arrestimi i shtetasit të sipërpërmendur u bë pasi ky shtetas ka mashtruar shtetasin A.L., të cilit i ka marrë 65 000 Euro dhe 3 350 000 lekë për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 107.69m2, në zonën e Yzberishtit, apartament të cilin e kishte shitur më parë me kontratë noteriale fiktive në vitin 2013 dhe të rinovuar në vitin 2016, për t'i krijuar besueshmëri klientit.

Gjithashtu ky shtetas nuk ka përpiluar fatura shitjeje tatimore duke kryer transaksione monetare jashtë zyrave të noterit dhe jo me bankë, me qëllim shmangien e deklarimit të të ardhurave.

Në cilësinë e provës materiale të dyshuarit iu sekuestruan:
6 kontrata noteriale si dhe dokumente të ndryshme si certifikata, skica apartamentesh dhe 1 aparat telefoni celular.
Theksojmë se ky shtetas është proceduar më parë edhe 5 herë të tjera nga policia për vepra të ndryshme penale.

Materialet proceduriale në ngarkim të shtetasit të mësipërm, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi me pasoja të rënda” dhe “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga nenet 143/2 dhe 180 e Kodit Penal.

Arkiva

Shtator 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30