Oficerët e Sigurisë në shkolla flet Drejtori i Akademisë së Sigurisë Bilbil Memaj

Oficerët e Sigurisë në shkolla: Drejtori i Akademisë së Sigurisë Bilbil Memaj i ftuar në emisionin "Mirëmëngjes Shqipëri" në TVSH:Bilbil Memaj 2 8 mars

Drejtori i Akademisë së Sigurisë Bilbil Memaj gjatë një emisioni në RTSH, ka sqaruar rëndësinë e implementimit të këtij projekti pilot. Problemi është këtu që a kemi apo nuk kemi siguri në shkolla? Nëse ne do t'i përgjigjemi pyetjes, ne kemi siguri në shkolla, por ne nuk duhet të vazhdojmë që një pjesë e fëmijëve tanë, të cilët kanë probleme me sjellje jo normale ose me shkelje, që në të ardhmen mund të jenë dhe kontigjentë, të vazhdojnë t'i kenë këto probleme pa ndërhyrë ne, shoqëria, institucionet të cilët duke bërë punën e vetë, pra duke u ofruar një shërbim, pra ne i parandalojmë ata për të mos u bërë kriminelë nesër. 

A po i cenojmë lirinë fëmijëve tanë që janë adoleshentë në shkollë apo jo? Tani problemi i lirisë dhe problemi i sigurisë është një binom që gjithmonë është i zhdrejtë. Nëse ne do të ndërhyjmë me siguri do të thotë që do t'i japim shërbim shumicës ndihmën që të vazhdojë e qetë dhe pakicës që janë me probleme t'i edukojmë që të shkojnë tek shumica. Nuk cenohet asnjë gjë përveçse shërbejmë më mirë për fëmijë më të sigurt. Shërbejmë më mirë për shkolla të sigurta. Dhe ideja për të vendosur një oficer sigurie nuk është që ne t'ju bëjmë presion mësuesve apo fëmijëve që ata t'i binden urdhrave të një personi, qoftë ky edhe oficeri i sigurisë. Përkundrazi koncepti i oficerit të sigurisë së shkollave në radhë të parë është edukues. Pastaj është parandalues, pastaj është koordinues.

Koment i gazetares: Më falni që ndërhyj pikërisht në këtë hallkë, sepse në fakt është detyrë e familjes në radhë të parë dhe më pas e shkollës të plotësojë kushtin e edukimit. Duket sikur dhe shkolla dhe familja e kanë ndoshta të pamundur dhe kërkojnë, apelojnë ndihmën e një figure tjetër për të plotësuar atë detyrë ose mision që do të kishin vetë për të plotësuar.

Drejtori i Akademisë së Sigurisë Bilbil Memaj: Jo, por në shoqëri kriminaliteti është fenomen. Nuk mund të ketë shoqëri që nuk e ka këtë fenomen. Fenomeni i kriminalitetit ka lindur me shoqërinë dhe do të ekzistojë. Problemi është se sa e kemi ne në kontroll si shoqëri me institucionet tona. Këtu problemi shtrohet që në shkollat tona ne duhet të bëjmë të mundur që të kemi sa më pak njerëz që kanë probleme me ligjin. Dhe sa më pak njerëz që nesër të jenë një kontigjent për kriminalitetin. Në këtë rast nëse ne do të bëjmë një shërbim të specializuar, do të bëjmë parandalimin e tyre. Kjo do t'i vijë në ndihmë gjithë komunitetit, prindërve, mësuesve, vetë drejtuesve të shkollave. Është një nga modelet më të mira që ne mund të arrijmë të bëjmë.

Drejtori i Akademisë së Sigurisë Bilbil Memaj: Është momenti dhe duhet të kemi parasysh se kujt po i japim shërbim.
Është fjala për shkollën e mesme, është një moment kur ata kanë një zhvillim të jashtëzakonshëm, fëmijët kërkojnë patjetër që të individualizohen me personalitetet e tyre, të shpërthejnë në grupe dhe në të gjitha ato që ata japin, në drejtime që ata mund të jenë nesër protagonistë për shoqërinë dhe në këtë rast natyrisht që ky është një problem i madh psikologjik më shumë, por deri këtu prindërit familja e ka bërë punën e vetë.

Koment: Çfarë kishte për të bërë...

Drejtori i Akademisë së Sigurisë Bilbil Memaj: Jo prapë ka, por tani është shoqëria më shumë dhe grupi shoqëror i gjimnazit i shkollave të mesme që ndikon shumë tek ata dhe në këtë rast, ndërhyrja që po bëjmë ne me një mësues sigurie dhe po e them tani se nuk është fjala që do jetë një polic aty me uniformë.
Është fjala për një mësues i cili do të jetë i specializuar për të dhënë siguri dhe në këtë rast ky do të jetë i specializuar dhe do të bëjë një kurrikul, do të jetë i trajnuar në Akademinë e Sigurisë.
Ideja është këtu që në këtë moment të zhvillimit të tyre, të moshës së tyre dhe nga ana psikologjike dhe nga ana sociale, sepse natyrisht ata janë të ndryshëm dhe kjo është bukuria e shoqërisë tonë, ne duhet të mbërrijmë në mënyrë profesionale për të mos i lënë ata të kenë devijanca dhe në këtë them një gjë që dhe ne duhet ta pranojmë.
Ne tani kemi probleme me ngacmimet në gjimnaze, kemi probleme me përdorues të drograve, të lëndëve narkotike, kemi probleme me grupe të cilat ju duket sikur po bëjnë ndonjë gjë, po në fakt ata ndikojnë negativisht te grupet e tjera shoqërore . Tani në këtë rast nëse nuk kemi një rrjet të specializuar që të ndërhyjë atëherë gjendja do të rëndohet më shumë . Në qoftë se nuk kemi informacion gjendja do rëndohet më shumë, pra ideja është të ndërhyjmë, të parandalojmë.
Dhe ka një problem tjetër në atë që ju thatë, që ky mësuesi i sigurisë, ky oficer i sigurisë së gjimnazit do të jetë dhe një pedagog shumë i mirë për t'ju thënë atyre që pse nuk duhet përdorur drogë, kush është qëllimi, se është njeri i specializuar.

Pyetje: Çfarë formimi kanë këta persona, meqë jemi te specializimi, sepse bëhet fjalë për një figurë shumë komplekse, nuk është vetëm një figurë që do të ruajë sigurinë por që do të edukojë?

Drejtori i Akademisë së Sigurisë Bilbil Memaj: Ne do të krijojmë modelin me 15 të parët, këta 15 të parët ne menduam që t'i marrim oficerë tamam, jo se do jenë këta. Këta do të jenë të komanduar, por do të provojmë se prandaj është pilot me 15 gjimnazet e Tiranës dhe ne do të provojmë me këta sesi do të reagojë dhe si do të ecë.
Natyrisht do të kemi kohë se sa dhe si do ta përmirësojmë situatën, por në bazën e këtij do të krijojmë modele dhe e ardhmja do të jetë që, do të jetë një mësues i profilit social, psikologji, sociologji dhe shkencat e komunikimit që do të vijnë në Akademi dhe do të mbarojnë një kurrikul dhe aty pastaj do të specializohet dhe do të jenë ata oficerë të sigurisë së shkollave jo të ketë oficerë policie.

Pyetje: Pra do të jetë mësuesi i psikologjisë ose me profil social që do të edukohet në aspektin e sigurisë?

Drejtori i Akademisë së Sigurisë Bilbil Memaj: Do të trajnohet në Akademinë e Sigurisë dhe pastaj do të bëjë këtë punë në shkolla.

Pyetje: Sa personazhe të tillë do të kemi për çdo gjimnaz pak a shumë dhe sa do të jenë të impenjuar ? Kam përshtypjen një do të jetë oficer, një për çdo gjimnaz? Gjimnazet tona kanë kapacitete të jashtëzakonshme mundet një figurë e vetme të përballojë?

Drejtori i Akademisë së Sigurisë Bilbil Memaj: Nuk kemi patur fare më parë...

Koment: Nuk kemi patur fare por një është njësoj si të mos kesh më duket.

Drejtori i Akademisë së Sigurisë Bilbil Memaj: Jo një është një, është fazë pilot. Nuk do të ketë punë policore, pra nuk do të bëjë punë policore, nuk do merret me procedura policore, por do të informojë. Dhe qendra e informimit nuk do të jetë Policia por do të jetë Drejtoria e Arsimore e Tiranës.
Ideja është që ne të shikojmë nëse e kemi fenomen apo e kemi në një gjimnaz. E kemi në të gjithë gjimnazet, e kemi në të gjithë shoqërinë, në të gjithë gjimnazet e Tiranës apo të Republikës apo e kemi të lokalizuar. Këtë punë do ta bëjë Ministria e Arsimit nëpërmjet drejtorive të rretheve ose të qarqeve.

Koment: Presim të mësojmë rezultatet e para që të kuptojmë a do të funksionojë.

Drejtori i Akademisë së Sigurisë Bilbil Mema: Në datën 15 fillojmë njëherë. Pastaj do të na thonë ne drejtoreshat rezultatet.

Pyetje: Është një model i marrë diku nga ndonjë shtet tjetër i Europës apo është një projekt pilot që po e bëjmë për herë të parë? Ekziston si figurë oficeri i sigurisë, ndoshta në vendet simotra me tonat.

Drejtori i Akademisë së Sigurisë Bilbil Memaj: Si ky që po aplikojmë ne jo, por modelet janë gjithandej. Janë edhe në Angli, edhe në vendet skandinave. Si po e realizojmë ne jo, sepse ne kemi një problematikë tjetër, nuk e kemi aq të avancuar siç po e mendojmë ne tani, të shikojmë se si do na dalë. Atje është profili i oficerit të policisë, kurse ne duam që të qasim një mësues si oficer sigurie dhe jo policin.

Pyetje: Një pyetje në fakt, një kuriozitet më shumë personal: mendimi juaj si ekspert i sigurisë prej dekadash në Shqipëri. Një propozim që bëri presidenti Donald Trump në Amerikë për çështje sigurie për të armatosur mësuesit. Mendoni se mund të ishte një zgjidhje për raste ekstreme? Sigurisht që nuk kemi patur në Shqipëri raste siç ka Amerika, pra të vrasjeve masive, por ishte një zgjidhje që ai propozoi por që pati jehonë ndërkombëtare.

Drejtori i Akademisë së Sigurisë Bilbil Memaj: Jo kjo është një pyetje interesante sepse duhet që përgjigja të jetë kështu. Nëse bëhet fjalë për armë që të armatosim mësuesit, çfarë po i bëjmë? 
Po i japim një mjet mësuesve, që të mbrojnë nxënësit, por arma nuk është ajo që vret, janë njerëzit që vrasin pra kriminelët. Sepse me armë mund të vrasësh dhe me mjetë të tjera që përdoren si armë, domethënë nuk është arma që i bën ata kriminelë. Janë vetë kriminelë që pastaj gjejnë armën, për të vrarë. Pra problemi është te njerëzit jo te mjetet.

Koment: Jo vërtet se jam gjithmonë me idenë që duhet të edukojmë më tepër sesa të shtypim edhe të kontrollojmë.

Drejtori i Akademisë së Sigurisë Bilbil Memaj: Patjetër ne është më mirë të shtojmë shkollat jo burgjet. Po të jetë puna për t'i vënë nën presion njerëzit, ne do të kemi probleme. Por problemet lindin në shoqëri, problemet janë shoqërore më shumë janë të karakterit social. Dhe pastaj problemet vijnë edhe zgjerohen shkojnë të sasia e shkeljve apo krimeve që bëjnë njerëzit në një shoqëri.
Dhe pastaj masat që merr shteti për të mbrojtur shoqërinë nga kriminelët. Mirëpo problemi është tek qasja, nëse do të bëjmë këtë gjë atëherë do t'i krijojmë idenë gjithë shoqërisë që ne duhet të kemi armë dhe ndoshta pastaj duhet të ndryshojmë dhe armët.

Koment: Të marrim këto modelet e fundit këto armët inteligjente.

Drejtori i Akademisë së Sigurisë Bilbil Memaj: Çarmatosja është më e mirë dhe armatosja e trurit është më e mirë, domethënë rritja e kapaciteteve njerëzore.

Komente: Mesazh shumë i bukur.

Bilbil Memaj 2 8 mars

Bilbil Memaj 1 8 mars

Arkiva

Shtator 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30