Fier - Zbardhet vrasja e 36-vjeçarit nga Fieri, arrestohet autori pas një pune profesionale hetimore

Fier

Zbardhet vrasja e 36-vjeçarit nga Fieri, arrestohet autori pas një pune profesionale hetimore (për video kliko mbi link)Fier 9 mars 2

Nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, pas një pune të mirëorganizuar operative dhe hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, u bë e mundur zbardhja e vrasjes së shtetasit K.B., 36 vjeç, banues në Fier.

Po në vijim të punës hetimore u bë identifikimi e ndalimi i autorit të vrasjes A.Z., 32 vjeç, banues në Kalldrun, Bashkia Koplik, Malësi e Madhe.

Ky shtetas ka qenë shok me viktimën K.B., ku janë njohur para tre vjetësh në Belgjikë dhe më pas kanë qëndruar në shtëpi me qira në qytetin e Fierit.

Më datë 22.06.2017 rreth orës 23:00 ky shtetas dyshohet se e ka vrarë me sende të forta dhe trupin e ka hedhur në afërsi të fshatit Daullas.

Në vijim të hetimeve dhe informacioneve operative u arrit të identifikohej autori dhe u shoqërua në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier.

Pas marrjes në pyetje ai pranoi autorësinë e vrasjes dhe hedhjen e kufomës në vendin ku u gjet.

Viktima ishte denoncuar në polici i humbur nga familjarët, por nga veprimet e kryera si dhe nga dyshimet e familjarëve, në muajin Janar 2018 Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka nisur hetimet pasi dyshohej se ky shtetas mund të ishte vrarë ose rrëmbyer.

Nga kryerja e veprimeve proceduriale u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
- një batanije e cila kishte shërbyer për transportin e trupit.
- një çekiç me të cilin autori ka kryer krimin;
- mbetje të trupit të cilat u dërguan pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë, për ekzaminim të mëtejshëm.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Vrasje me dashje“.

Fier 9 mars 2

Fier 9 mars 1

Arkiva

Shtator 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30