Dibër - Kapet një personi i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale "Vrasje", "Vjedhje me dhunë me pasojë vdekjen".

DibërDrejtoria e Policise Diber

Finalizohet operacioni policor  për kapjen e një personi të shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale "Vrasje", "Vjedhje me dhunë me pasojë vdekjen".

Operacioni nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër në bashkëpunim me Interpol Tirana

Sot më datë 09.03.2018, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër në  bashkëpunim me Interpol Tirana, në Maqellarë-Dibër, kanë bërë të mundur kapjen e personit të shpallur në kërkim ndërkombëtar shtetasit:

A.T., 25 vjeç, lindur në Maqellarë, Dibër.

Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali pasi Gjykata e Santa Maria Capua Vetere/Itali, ka lëshuar Urdhër Arrestin Ndërkombëtar për këtë shtetas për veprat penale “Vrasje” dhe “Vjedhje me armë me pasojë vdekjen”, parashikuar nga legjislacioni Italian.

Maksimumi i dënimit 30 vjet burg.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Në datë 23.09.2015 shtetasi A.T., në bashkëpunim me shtetasin R. T., në lokalitetin Santa Maria Capua Vetere/Itali gjatë një grabitje me armë kanë vrarë shtetasin italian P. G.

Arkiva

Shtator 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30