Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 9 Mars 2018

DREJTORITË VENDORE TË POLICISË01drejtoria new

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për korrupsionin
Tiranë
Nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit  u arrestua në flagrancë shtetasi K.P, 34 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Inspektor i Drejtorisë Rajonale të Hetimit Tatimor, pasi më datë 08.03.2018, rreth orës 14:00, në Rrogozhinë, duke shpërdoruar detyrën, për mosndëshkimin me gjobë, dyshohet se i ka kërkuar 20.000 lekë të reja, shtetasit K.V., 56 vjeç, banues në Lushnje.
Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasit K.P për veprat penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga nenet 259 dhe 248 të Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 07.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin italian G.A, vjeç 51, banues në Itali, pasi në rrugën “Nikolla Tupe”, te Call Center në administrim të tij, ka punësuar pa deklaruar dhe nuk i ka dhënë rrogën, shtetasit A.B, vjeç 34, banues në Tiranë. Punohet për shoqërimin e G.A. Nenet 143 e 180 të Kodit Penal.

Më datë 08.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin italian G.A, 51, banues në Itali, pasi në rrugën “Nikolla Tupe”, te Call Center në administrim të tij, ka punësuar pa e deklaruar dhe nuk i ka paguar rrogën dhe sigurimet shoqërore, shtetases G.P, vjeç 23 banuese në Tiranë. Punohet për identifikimin e plotë dhe kapjen e G.P. Nenet 143, 170/a e 180 të Kodit Penal.

Më datë 08.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin italian G.A, vjeç 51, banues në Itali, pasi në rrugën “Nikolla Tupe”, te Call Center në administrim të tij, ka punësuar pa e deklaruar dhe nuk i ka paguar rrogën dhe sigurimet shoqërore, shtetasit E.Ç, vjeç 21, banues në Tiranë.Punohet për identifikimin e plotë dhe kapjen e G.A. Nenet 143, 170/a e 180 të Kodit Penal.

Tiranë
Arrestohet një shtetas për veprat penale "Mashtrimi me pasoja të rënda” dhe “Fshehja e të ardhurave”
Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë bërë të mundur ndalimin dhe arrestimin e shtetasit:
N.P, lindur në Tepelenë dhe banues në Tiranë, i proçeduar disa herë më parë, me detyrë administrator i një firme ndërtimi.
Arrestimi i shtetasit të sipërpërmendur u bë pasi ky shtetas ka mashtruar shtetasin A.L., të cilit i ka marrë  65 000 Euro dhe 3 350 000 lekë për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 107.69m2, në zonën e Yzberishtit, apartament të cilin e kishte shitur më parë me kontratë noteriale fiktive në vitin 2013 dhe të rinovuar në vitin 2016, për t'i krijuar besueshmëri klientit.
Gjithashtu ky shtatas nuk ka përpiluar fatura shitjeje tatimore duke kryer transaksione monetare jashtë zyrave të noterit dhe jo me bankë, me qëllim shmangien e deklarimit të të ardhurave.  
Në cilësinë e provës materiale të dyshuarit iu sekuestruan:
6 kontrata noteriale si dhe dokumenta të ndryshme si certifikata, skica apartamentesh dhe 1 aparat telefoni celular
Theksojmë se ky shtetas është proceduar më parë edhe 5 herë të tjera nga policia për vepra të ndryshme penale.
Materialet proceduriale në  ngarkim të shtetasit të mësipërm, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë,  për veprat penale “Mashtrimi me pasoja të rënda” dhe “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga nenet 143/2 dhe 180 e Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 07.03.2018, në rrugën “Juli Variboba”, një mjet i paidentifikuar, ka aksidentuar këmbësorin SH.C, vjeç 65, banues në Tiranë, i cili pasi ka marrë mjekimin në spital, është larguar në banesë. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit dhe gjetjen e mjetit. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor“, më datë 03.03.2018, në SQU, ka vdekur shtetasja e aksidentuar, F.H, vjeç 71, banuese në Tiranë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Neni 290/2 i Kodit Penal.

Më datë 08.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R.B vjeç 53, banues në Tiranë, pasi te kryqëzimi i “21 Dhjetorit”, duke drejtuar mjetin taksi tip “Skoda” është përplasur me mjetin tip “Daimler Chrysler” me drejtues E.D, vjeç 21, banues në Tiranë, ku si pasojë kanë mbetur të dëmtuar pasagjerët e taksisë, XH.L, D.K e G.A, vjeç 21, 23 e 22 vjeç, të cilët pasi kanë marrë mjekimin në spital, janë larguar.Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 08.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.A, vjeç 62, banues në Kukës, pasi më datë 07.03.2018, në autostradën Durrës-Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Ford” është përplasur me mjetin tip “BMV”, me drejtues R.I, vjeç 31, ku si pasojë ka mbetur i dëmtuar S.A, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 08.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.SH vjeç 30, banues në Kamëz, pasi në rrugën “Demokracia”, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen”, ka aksidentuar këmbësoren SH.A vjeç 42, banuese në Paskuqan, e cila pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital është larguar për në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 08.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.A, vjeç 30 banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ali Shefqeti”, duke drejtuar mjetin tip “Opel” ka aksidentuar këmbësorin F.M, vjeç 78, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 08.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.GJ, vjeç 56, banues në Tiranë, pasi në autostradën Tiranë-Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Renault”, ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja N.F, vjeç 52, banuese në Tiranë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 09.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.M, vjeç 34, banues në fshatin Marikaj, pasi në rrugën dytësore Vorë-Fushë Krujë, duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Ford” ka përplasur mjetin tip “Hyundai” me drejtues A.C, vjeç 58 banues në Vorë, ku janë dëmtuar të dy drejtuesit dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 08.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin A.M vjeç 28, banues në Mirditë, pasi në rrugën Fushë Krujë-Milot, te rrethrrotullimi Thumanë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka dalë nga rruga, për pasojë është aksidentuar A.M, i cili pasi mori mjekim në spital, u largua në banesë pa problem për shëndetin. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 08.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi R.RR, vjeç 23, banues në Durrës, pasi në lagjen nr 15, Durrës, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “BMV”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 08.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi K.D vjeç 26, banues në Durrës, pasi në lagjen 13, duke drejtuar mjetin tip “Opel” ka aksidentuar me vdekje këmbësorin e mitur B.B, vjeç 4. Neni 290/3 i Kodit Penal.
 
Më datë 08.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin E.K, vjeç 19, banues në Shkallnur, Durrës, pasi në lagjen nr 13, rruga “Pavarësia”, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Volksvagen”, me drejtues shtetasin XH.V, vjeç 28 banues në Kavajë. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi mjetit i cili pas mjekimit në spital, është larguar në banesë. Neni 290 i  Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Sektori për krimin ekonomik e financiar
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në Drejtorinë
Vendore të Policisë Elbasan bënë referimin e materialeve në Prokurori për procedim
penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit E.Gj., 44 vjeç banues në Koplik.
Procedimi ndaj tij, filloi pasi në Elbasan, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Volkswagen” i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1073 kg duhan i papërpunuar pa faturë tatimore.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të
mëtejshme për veprën penale “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga neni 180 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni për narkotikët
Më datë 08.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi S.B, vjeç 21, banues në Korçë, pasi në lagjen 12, Korçë, iu gjet e bllokua një sasi lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa dhe 1 celular. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 08.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin E.D, vjeç 59, banues në Berat, pasi në lagjen “Donika Kastrioti”, gjatë kontrollit  në magazinën e tij, u gjetën e bllokuan 50 goma mjetesh të përdorura kontrabandë, pa dokumente.  Nenet 179 e 180 të Kodit Penal.

Më datë 08.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin M.Ç vjeç 45, banues në fshatin Rreth Tapi, Kuçovë, pasi në Kuçovë, gjatë kontrollit të ushtruar në mjediset e administruara prej tij, u gjetën 40 goma mjetesh të përdorura kontrabandë, pa dokumente.  Nenet 179 e 180 të Kodit Penal.

Më datë 08.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasen A.P vjeç 60, banuese në Berat, pasi në lagjen “Uznovë”, gjatë kontrollit të ushtruar në mjediset e administruara prej saj, u gjetën 190 goma mjetesh të përdorura kontrabandë, pa dokumente.  Nenet 179 e 180 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 08.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin A.XH, vjeç 38, banuese në Berat, pasi në muajin Mars 2017, me anë të mashtrimit, i ka marrë mallra me vlerë, shtetasit S.L vjeç 74, banuese në Ballsh. Neni 143/2 i Kodit Penal.

Sektori për aktet terroriste dhe krimet e rënda
Fier
Zbardhet vrasja e 36 vjeçarit nga Fieri, arrestohet autori pas një pune profesionale hetimore
Nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, pas një pune të mirëorganizuar operative dhe hetimore,  në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, u bë e mundur zbardhja e vrasjes së shtetasit K.B, 36 vjeç, banues në Fier.
Po në vijim të punës  hetimore u bë  identifikimi e ndalimi i autorit të  vrasjes A.Z 32 vjeç,  banues në Kalldrun, Bashkia Koplik, Malësi e Madhe.
Ky shtetas ka qenë shok me viktimën K.B., ku janë njohur para tre vjetësh në Belgjikë dhe më pas kanë qëndruar në shtëpi me qera në qytetin e Fierit.
Më datë 22.06.2017 rreth orës 23:00 ky shtetas dyshohet se e ka vrarë ne sende te forta dhe trupin e ka hedhur në afërsi të fshatit Daullas.
Ne vijim të hetimeve dhe informacioneve operative u arrit të identifikohej autori dhe u shoqërua në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier.
Pas marrjes në pyetje ai  pranoi autorësinë e vrasjes dhe hedhjen e kufomës në vendin ku u gjet.
Viktima ishte denoncuar në polici i humbur nga familjarët, por nga veprimet e kryera si dhe nga dyshimet e familjarëve, në muajin Janar 2018 Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka nisur hetimet pasi dyshohej se ky shtetas mund të ishte vrarë ose rrëmbyer.
Nga kryerja e veprimeve proceduriale u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
- një batanije e cila kishte shërbyer për transportin e trupit.
- një çekiç me të cilin autori ka kryer krimin;
- mbetje të trupit të cilat u dërguan pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë, për ekzaminim të mëtejshëm.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Vrasje me dashje“.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 08.03.2018, u arrestua shtetasi K.T, vjeç 20, banues në fshatin Hysgjokaj, Lushnjë pasi në fshatin Lekaj, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Lonçin” pa targë. Neni 291  i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 08.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin T.LL vjeç 71, banues në Vlorë, pasi në lagjen “Pavarësia 3”, duke drejtuar motorin tip “Honda” pa targë, është përplasur me mjetin e parkuar tip “Benz”, për pasojë është aksidentuar T.LL, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Sektori për trafiqet e narkotikët

Këlcyrë, Përmet
Specialistët e Seksionit  për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
R.J 34 vjeç, banues në Katundishtë, Këlcyrë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij nga shërbimet e Policisë,  iu gjet e  sekuestrua një sasi prej 28 kilogramë e 850 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e  narkotike”,  parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 08.03.2018, u ndalua shtetasi në kërkim B.L vjeç 33, banues në fshatin Humelicë, Gjirokastër, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor  Gjirokastër, e ka dënuar me 3 muaj burg. Neni 135 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 08.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasin A.H, vjeç 37, banues në Gjirokastër, pasi në superstradë, në Fushë Gjormë, Kurbin, duke drejtuar mjetin tip “Ford” ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me trafikndarësen. Për pasojë është aksidentuar drejtuesi i mjetit i cili ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, pa rrezik për jetën. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Më datë 08.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi GJ.GJ, vjeç 26, banues në Balldre, Lezhë, pasi në Lezhë, është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 08.03.2018,u arrestua në flagrancë shtetasi D.P vjeç 25 banues në Ishull Lezhë, pasi në Lezhë, është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Kymco” pa targa. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 08.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi GJ.J, vjeç 26, banues në Rraboshtë, Lezhë, pasi në Lezhë, është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Yinxiang”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 08.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi S.XH, vjeç 18 banues në Shkodër, pasi  në lagjen “Partizani”, duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Daimler Chrysler” ka goditur nga mbrapa mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin L.K, vjeç 43 banues në Shkodër, duke i shkaktuar vetëm dëme materiale. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 08.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin S.M vjeç 16 pasi në segmentin rrugor Shirok-Shkodër, mbi Urën e Re të Bunës, duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Yinxiang” pa targë, i modifikuar, është përmbysur, për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi, i cili ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë,në gjendje të rëndë për jetën. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Më datë 08.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin V.P, vjeç 22, banues në fshatin Naraç, Vau Dejës, pasi në Laç Vau Dejës, duke drejtuar pa leje drejtimi, motoçikletën tip “Honda” pa targë, është përplasur me një mur rrethues, për pasojë është dëmtuar vetë i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë për  jetën si dhe pasagjeri, shtetasi E.M, vjeç 23 banues në fshatin Naraç, jashtë rrezikut për  jetën. Neni 290/2 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 07.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.S vjeç 52, banues në Tiranë, pasi nëpërmjet telefonit, ka kanosur shtetasin M.SH vjeç 31, banues në Tiranë. Neni 275 i Kodit Penal.

Më datë 08.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.K, vjeç 27 banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ali Demi”, u konstatua se ka hapur një pikë “Lloto-Sport”, pa dokumentacionin përkatës. Me cilësinë e provës materiale u bllokuan 9 televizor dhe 1 printer. Neni 197 i Kodit Penal.

Më datë 08.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.C vjeç 55, banues në Tiranë, pasi më datë 07.03.2018, në rrugën “Onufri”, ka goditur shtetasen A.XH vjeç 67 banuese në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 08.03.2018, në rrugën “Bilal Sina”, në garazhin e pallatit, është vjedhur mjeti tip “Benz”, pronë e shtetasit A.P vjeç 53  banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, e cila bën fjalë për veprën penale “Vjedhja”, shtetasi A.P, vjeç 53, banues në Tiranë, deklaron se makinën e ka nxjerrë vetë nga garazhi mëngjesin e datës 07.03.2018 dhe e ka parkuar pranë stadiumit “Dinamo”. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 08.03.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen E.U vjeç 56, banuese në Tiranë, pasi ish bashkëshorti, SH.U vjeç 52, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 08.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin GJ.K vjeç 66, banues në Tiranë, pasi në rrugën ‘‘Muhamet Gjollesha”, për shkak të detyrës, ka goditur punonjësit e policisë bashkiake. Neni 237 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës e cila bën fjalë për veprën penale “Mashtrimi”, më datë 07.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasin italian N.A, vjeç 62, banues në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 08.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.P, vjeç 24, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ylbere Bylykbashi”, ka kanosur shtetasin B.H vjeç 55, banues në Paskuqan. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 08.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasin E.H vjeç 61, banues në Tiranë, pasi me vetëgjyqësi, ka hapur me forcë derën e ish-apartamentit të tij, që ta përdorte, aktualisht pronë e shtetases Z.ZH, vjeç 51. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 08.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.R vjeç 32, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Muhamed Gjollesha”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për dhënien e dokumentacionit të mjetit tip “Volksvagen”. Neni 242 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 08.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit M.B, vjeç 22, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Kavajës”, me anë të mashtrimit i ka marrë një shumë lekësh shtetasit M.GJ, vjeç 37, banues në Laç. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 08.03.2018, shtetasi i mitur L.M, vjeç 16, banues në Tiranë, kallëzon se në rrugën e “Barrikadave”, është kanosur nga shtetasi i mitur E.R, vjeç 16, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 08.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D.P vjeç 37, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Durrësit”, ka goditur me grusht shtetasen R.J, vjeç 56, banuese në Tiranë. Punohet për kapjen e D.P. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë  08.03.2018, shtetasi A.L, vjeç 25, banues në Tiranë, shitës karburanti, kallëzon se, në rrugën “Myslym Shyri”, është kanosur dhe goditur me grusht nga një shtetas që drejtonte një mjet tip “Chevrolet”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 08.03.2018, në rrugën “Mustafa Caslli”, Allias, në oborrin e banesës, shtetasi A.B, vjeç 56, ka konstatuar, një shtetas të paidentifikuar, i cili u largua menjëherë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 112 i Kodit Penal.

Më datë 08.03.2018, gjatë natës, në rrugën “Muhamet Deliu”, është vjedhur motori tip “Dayang” pronë e shtetasit I.B, vjeç 33 banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës,  e cila bën fjalë për largimin nga banesa të shtetases E.S, vjeç 41, banuese në Tiranë, më datë 08.03.2018, u gjet dhe iu dorëzua familjarëve, e cila deklaron se është larguar më dëshirën e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Në vijim të komunikatës e cila bën fjalë për veprat penale “Përndjekja” dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, më datë 07.03.2018, u ndalua shtetasi në kërkim B.GJ, vjeç 32 banues në Tiranë. Nenet 121/a dhe 275 të Kodit Penal.

Më datë 08.03.2018, shtetasi A.Z, vjeç 45, banues në Tiranë, kallëzon se, në rrugën “Siri Kodra”, në oborrin e banesës, i kanë vjedhur një sasi teli elektrike. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.03.2018 u arrestua në flagrancë shtetasi A.SH vjeç 31, banues në Tiranë, pasi më datë 08.03.2018, në urgjencën e spitalit, gjatë shoqërimit, ka kundërshtuar dhe goditur punonjësit e rendit publik. Neni 236 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 08.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin O.A vjeç 52, banues në Kamëz, pasi në rrugën “Azem Hajdari”, në banesë, u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 08.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit SH.M, vjeç 44, banues në Tiranë, pasi në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 08.03.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen A.XH, vjeç 22, pasi bashkëshorti, I.XH, vjeç 29 ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 08.03.2018, shtetasi A.V, vjeç 73, banues në Kamzë, kallëzon se, më datë 06.09.2015, në Kamzë, në rrugën “Monarkia Shqiptare”, shtetasi H.S, vjeç 66 banues në Kamzë, me vetëgjyqësi, për mosdhënien e borxhit, i ka goditur me grusht bashkëshorten, shtetasen H.V, 59. Punohet për kapjen e H.S. Nenet 277 dhe 89 të Kodit Penal.

Më datë 08.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi I.XH, vjeç 29, banues në Tiranë, pasi pranë banesës, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes, A.XH vjeç 22, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 08.03.2018, në rrugën “Kashar 2”, në lëvizje ka marrë flakë mjeti tip “Ford”, pronë e shtetasit R.H, vjeç 54, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera rezultoi se zjarri ka qenë aksidental. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarje aksidentale.

Më datë 08.03.2018, shtetasi G.M, vjeç 43, banues në Tiranë, kallëzon se, më datë 07.03.2018, në autobusin e Tiranës së Re, ka konstatuar se i kishin vjedhur telefonin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 08.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin e mitur M.B, vjeç 16, pasi në Vorë, ka goditur me grusht shtetasin e mitur U.M, vjeç 17. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 08.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin e mitur A.K, vjeç 15, pasi në rrugën nacionale Vorë-Fushë Krujë, ka goditur me grusht shtetasin e mitur L.M, vjeç 14. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 08.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin A.M, vjeç 28, banues në fshatin Zhabjak, Rrogozhinë, pasi më datë 07.03.2018, në Kavajë, ka vjedhur mjetin tip “Range Rover” pa targë, në pikën e shitjes së mjeteve, në pronësi të shtetasit N.D,  vjeç 56, banues në Golem. Punohet për gjetjen e mjetit dhe kapjen e A.M. Neni  134/3 i Kodit Penal.

Më datë 08.03.2018, gjatë natës, në fshatin Synej, është vjedhur mjeti tip “Benz” pronë e shtetasit M.K, vjeç 78 banues në Kavajë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134/1  i Kodit Penal.

Më datë 08.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi S.K, vjeç 34, banues në fshatin Kryevidh, pasi në rrugën Spille-Kavajë, duke drejtuar pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, motorin tip “Lifan” pa targë, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar, ku për pasojë është dëmtuar, jashtë rrezikut për jetën. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 08.03.2018, në Rrogozhinë, në ambjentet e I.E.V.P, në tualetin e përbashkët, u gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale, 5.4 gr. lëndë narkotike e llojit Heroinë. Punohet për identifikimin e autorit. Nenet 281 dhe 324/a të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Në vijim  të komunikatës, që bën fjalë për vjedhjen e lopës dhe viçit, të shtetasit XH.M vjeç 73, banues në fshatin Dushk, Lushnjë, më datë 08.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin e arrestuar H.A. Nga veprimet rezultoi autor i disa vjedhjeve të tjera. Neni 244 e 134 i Kodit Penal.

Më  datë 08.03.2018, në lagjen nr 4, ka rënë aksidentalisht, nga lartësia, (kati katër i një pallati) dhe ka gjetur vdekjen shtetasi N.N, vjeç  80, banues në Durrës. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësore Durrës si ngjarje aksidentale.

Më datë 08.06.2018,  shtetasi S.K vjeç 56 , banues në Durrës, ka bërë kallëzim se, më datë 07.03.2018, është larguar nga banesa vajza e tij, shtetasja L.K, vjeç 16 banuese në Durrës. Punohet për gjetje e saj.

Më datë 08.04.2018, gjatë natës në lagjen 13, Durrës, është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit K.V, vjeç 52, banues në Durrës, ku kanë  marrë  një televizor plazma. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 08.06.2018,  shtetasi F.S, vjeç 52, banues në fshatin Radë, ka bërë kallëzim se, gjatë natës, është dëmtuar suvatimi  i murit të pusit në pronësi. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësore Durrës, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 08.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin A.S vjeç 29, banues në fshatin Gramëz, pasi më datë 07.03.2018, në fshatin Gramëz, i ka thyer xhamin e banesës dhe ka ofenduar shtetasen M.C, vjeç 49. Nenet 150 dhe 119 të Kodit Penal.

Më datë 08.04.2018, gjatë natës në fshatin Derven, është vjedhur me thyerje magazina pronë e shtetasit A.K, vjeç 52, banues në Tiranë, ku kanë marrë 2 laptopë. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 08.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin E.Ç, vjeç 19, banues në fshatin Griqan, pasi më datë 07.03.2018, në fshatin Griqan, ka goditur me grushte shtetasin e mitur I.Ç, vjeç 14. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 08.03.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për shtetasen E.D vjeç 31, pasi bashkëshorti A.D vjeç 41, ka ushtruar  dhunë  fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor  Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”.  

Më datë 08.03.2018, në lagjen “Beqir Dardha”, në banesë, shtetasja V.C vjeç 59 nga rrjedhja e bombolës me gaz, në momentin e ndezjes ka shpërthyer gazi, si pasojë janë dëmtuar pajisjet shtëpiake të kësaj dhome, si dhe ka pësuar dëmtime të lehta në fytyrë shtetasja V.C. Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Elbasan, për ngjarje aksidentale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë
arrestimin në flagrancë të  shtetasit:
E.S 39 vjeç banues në Elbasan.
Arrestimi i tij, u bë pasi në banesë dyshohet të ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj
nënës së tij, shtetases Y.S., 64 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 08.03.2018, në Prrenjas, në banesë, është gjetur nga familjarët i vetëvarur shtetasi Sh.R., 60 vjeç. Nga veprimet e para, gjatë kqyrjes së kufomës nuk u konstatuan shenja dhune apo dëmtime të tjera. Shkak i vetëvarjes dyshohet të ketë qenë depresioni.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 08.03.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen K.S, vjeç 12, pasi prindërit, B.S dhe E.S, vjeç 39 e 33, kanë ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 08.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasen E.S vjeç 33, pasi prej datës 04.03.2018 e në vazhdim, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj fëmijës së saj K.S,  vjeç 12. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Maliq
Më datë 08.03.2018, në fshatin Zvirinë, në banesë, është vetëhelmuar me fostoksinë shtetësia E.V, vjeç 20, e cila vdiq në spital. Neni 99 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 08.03.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin I.J, vjeç 32, pasi i vëllai, A.J, vjeç 44, kanë ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Pogradec
Informacion paraprak.
Më datë 08.03.2018, jemi njoftuar, se në lumin që derdhet në liqenin e Pogradecit, në afërsi të vendit të quajtur “Oktapodi”, disa banorë kanë parë në rrjedhën e lumit një kufomë, dyshohet të jetë mbytur në lumë, ku rrjedha e lumit e  ka çuar në liqen.
Pritet ardhja e polumbarëve, për të vijuar kërkimet me qëllim gjetjen e trupit në liqen.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 08.03.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen N.K, vjeç 66, banuese në Berat, pasi i biri, B.H vjeç 41, banues në Berat, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Berat. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. ‘’Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 08.03.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimit e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen V.P, vjeç 52, pasi në banesë, kunata V.P, vjeç 55, ushtron dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kalojnë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat. Ligjin nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 08.03.2018, në lagjen “30 Vjetori”, shtetasi M.ZH, vjeç 32 ka tentuar të vetëvaret me litar në ballkonin e banesës, dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Berat.

Më datë 08.03.2018, shtetasi D.Z, vjeç 22, banues në lagjen “Barrikad”, ka bërë kallëzim se, më datë 07.03.2018, i është larguar nga banesa vëllai, I.Z, vjeç 24. Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Berat.

Më datë 08.03.2018, në lagjen “Uznovë”, është vjedhur banesa e shtetasit I.N, vjeç 37, ku kanë marrë një shumë lekësh. Punohet për identifikim dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Berat. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kuçovë
Kuçovë
Më datë 08.03.2018, nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë ndalimi i shtetasit të
shpallur në kërkim policor:
R.P 20 vjeç, banues në fshatin Vidhishtë, Roskovec.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendim penal Nr.393, dt.13.11.2017, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Lushnjë  
Më datë 08.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin E.T, vjeç 35 banuese në fshatin Barbullinjë, pasi në fshatin Barbullinjë, në lokalin e tij, ju gjet dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale një makinetë lojërash fati pa leje dhe pa dokumentacion. Neni 197 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 07.03.2018, gjatë natës, në fshatin Armen, Selenicë, në stallën e bagëtive, shtetasit A.H, vjeç 58 i kanë ngordhur dy qentë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për vlerësim.

Më datë 07.03.2018, gjatë natës, në fshatin Mesaplik, është vjedhur banesa e shtetasit G.LL, vjeç 58, ku kanë marrë një armë gjahu teke, tip Ruse, kalibri 12 mm, me leje, si dhe disa vegla pune. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 08.03.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen DH.Q, vjeç 50, banues në  Vlorë, pasi bashkëshorti, V.Q, vjeç 55, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj  saj. Materialet i kaluan Gjykatës Rrethit Gjyqësor Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.  

Në vijim të informacionit, që bënë fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më datë 08.03.2018, u identifikuan autorët e kësaj ngjarje, shtetasit L.D dhe Z.F vjeç 43 e 37, banues në Vlorë, të cilët  janë të arrestuar në Komisariatin e Policisë Fier, për një tjetër ngjarje.  Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tepelenë
Më datë 08.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër,  për shtetasin  E.G, vjeç 30, banues në Tepelenë pasi në lagjen “Mustafa Matohiti”, në lokal, ka ushtruar aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit. Në cilësinë e provës materiale iu gjetën e sekuestruan 3 kompjuterë dhe dy makineri lojërash fati. Neni 197 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 08.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin M.T, vjeç 56, banues në Shenkoll, pasi më datë 05.03.2018, në banesë, është konstatuar se ka kryer punime shtesë pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 08.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin O.K vjeç 29, banues në Spiten, pasi në aksin rrugor Mamurras-Fushe-Milot, për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit te punonjësit  te policisë rendit. Neni 242 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 08.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.F, vjeç 43 , banues ne Shkodër, pasi më datë 04.03.2018, ne lagjen “Perlat Rexhepi”, te një pallat i kontrolluar me kamera, i ka vjedhur biçikletën shtetasit N.H, vjeç 53, banues në Shkodër. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 08.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin P.M, vjeç 54, banues në Shkodër, pasi në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE,  kanë konstatuar rilidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 08.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin T.SH vjeç 60, banues në fshatin Mali Hebaj, pasi në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE,  kanë konstatuar rilidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 08.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin A.L, vjeç 21, banues në fshatin Bardhaj, pasi në fshatin Bardhaj, ka goditur me grusht shtetasin A.V, vjeç 16. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 08.03.2018, në lagjen “Tre Heronjt”, është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit A.G vjeç 55, ku janë marrë një shumë lekësh. Punohet për identifikimin e kapjen  autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
Në vijim të komunikatës datë 02.03.2018, që bën fjalë për plagosjen e shtetasit H.Z, më datë 07.03.2018, ka vdekur në spital. Nga kryerja e veprimeve rezulton se shtetasi i lartpërmendur prej vitesh vuan nga çrregullime mendore. Nen 99 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 08.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin M.D, vjeç 16, banues në Kukës, pasi në lagjen nr. 6, Kukës, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tropojë
Më datë 08.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë, për shtetasin S.B, vjeç 25, banues në fshatin Viçidol, pasi në aksin rrugor Bajram Curri- Qafë Morinë, duke drejtuar kamionçinën tip “Benz”, ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri A.Ç, vjeç 30, banues në fshatin Degë, të cilët kanë marrë mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë
Më datë 08.03.2018, nga patrulla e policisë e Komisariatit Nr. 4, Tiranë, janë shoqëruar pranë D.V.K.M Tiranë dhe kanë kërkuar azil 8 shtetasit pakistanez. Nga intervistimi ka rezultuar se me datë 07.03.2018 kanë hyrë ilegalisht në vendin tonë nga Gjirokastra. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes u dërguan në Q K P A Babrru, Tiranë.

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 08.03.2018, në P.K.K Rinas, nga Z.Q.K. Interpol Tirana, është transferuar nga Anglia, për të vuajtur pjesën tjetër të mbetur të dënimit në Shqipëri,  shtetasi A.M, vjeç 31 banues ne Kukës,  pasi Autoritetet Angleze e kanë dënuar me 20 vite burg për trafik të lëndëve narkotike.

Më datë 08.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Italian S.C, vjeç 50, banues në Itali, pasi në P.K.K Rinas, në dalje, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e proves materiale një karikator për armë model AK-56. Neni  278/2 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë
Më datë 08.03.2018, në P K K Porti, në hyrje, u kap shtetasi në kërkim B.GJ, vjeç 32, banues  në Fier, pasi më datë 27.02.2018, Komisariati i Policisë Nr.4, e ka shpallur në kërkim për veprën penale “Përndjekja”. Neni 121/a i Kodit Penal.
    
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datën 08.03.2018, në aksin rrugor në Jorgucat dhe tek Ura e Glinës, nga shërbimet e S P K M Kakavijë dhe ato të D V K M Gjirokastër, u kapën 6 shtetasit sirian, 3 shtetas pakistanez, 2 shtetasit libian dhe 1 shtetas maroken. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes u proceduan me urdhra largimi me ekzekutim vullntar.

Më datë 08.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin A.RR, vjeç 34 , banues në Sarandë, pasi më datë 14.11.2017, në afërsi të S P K M Kakavijë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të palishme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 08.03.2018, në P K K Kakavijë, në hyrje, u kap shtetasi në kërkim E.B vjeç, 24, banues në Berat, për veprën penale “Vjedhja”. Neni 134 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës
Më datë 08.03.2018, në P K K Morinë, u arrestua me qëllim ekstradimi, shtetasi kosovar M.N,  vjeç 32, banues në  Gjakovë, Kosovë, pasi  Autoritetet  Gjyqësore të Kantonit Bazel, Zvicër, e kanë shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”. Nenet 140 dhe 122 të Kodit Penal Zviceran.

Më datë 08.03.2018 u arrestua ne flagrance shtetasi F.D vjeç 35 banues ne Elbasan, pasi në hyrje te SPKM Qaf-Thane, u kthye nga pala Maqedoni në kategorinë “Inad”, pasi vuri ne përdorim dokument figuracioni automjeti te falsifikuar. Neni 186 i Kodit Penal.

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Dibër
Më datë 08.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin B.D, vjeç 31, banues në Elbasan, pasi në afërsi të P K K Bllatë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme nga Maqedonia për në Shqipëri. Neni 297 i Kodit Penal.

Arkiva

Shtator 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30