Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet ne 24 oret e fundit 10 Mars 2018

DREJTORITË VENDORE TË POLICISË01drejtoria new
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për krimin ekonomik e financiar
1. Më datë 09.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin italian G.A vjeç 51, banues në Itali, pasi në rrugën “Nikolla Tupe”, te Call Center , në administrim të tij, ka punësuar pa e deklaruar dhe nuk i ka dhënë rrogën e sigurimet shoqërore, shtetasit I.B, vjeç 37, banues në Tiranë. Punohet për kapjen e G.A. Nenet 143, 180 e 170/a të Kodit Penal

2. Më datë 09.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin N.P, vjeç 61, banues në Vaqarr, pasi më datë 07.03.2018, në subjektin në administrim të tij, nuk respektonte standardet për sigurinë ushqimore të produkteve që tregtonte. Nenet 180 e 288 të Kodit Penal.

3. Më datë 09.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin italian G.A vjeç 51, banues në Itali, pasi në rrugën “Nikolla Tupe”, në administrim të tij, ka punësuar pa e deklaruar dhe nuk i ka dhënë rrogën e sigurimet shoqërore, shtetases M.M, vjeç 32, banuese në Tiranë. Punohet për kapjen e G.A. Nenet 143, 180 e 170/a të Kodit Penal

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
1. Më datë 09.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.G, vjeç 18, pasi në rrugën dytësore “Llazi Miho”, duke drejtuar çiklomotorin tip “Dayang”, ka aksidentuar dhe është larguar nga vendi i aksidentit, këmbësoren L.D, vjeç 44, banues në Tiranë, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 dhe 273 të Kodit Penal

2. Më datë 09.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.T, vjeç 64, banues në Tiranë, me leje drejtimi, pasi në bulevardin “Bajram Curri”, duke drejtuar motorin tip “Lifan”, ka goditur nga mbrapa motorin tip ”Yamaha”, me drejtues P.S, vjeç 54, banues në Tiranë dhe për pasojë është aksidentuar bashkëshortja e A.T, shtetasja S.T, vjeç 67, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal

3. Më datë 09.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.A vjeç 59, banues në Tiranë, me leje drejtimi, pasi në rrugën e “Ebasanit”, duke drejtuar mjetin tip “Land Rover”, një pasagjer ka hapur derën e mjetit dhe për pasojë është përplasur motori tip “Dayang”, me drejtues R.F vjeç 45, për pasojë është dëmtuar R.F dhe pasagjerja M.F, vjeç 19, banues në Farkë, Tiranë, të cilët pasi morën ndihmën mjekësore në spital, u larguan në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

4. Më datë 09.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi R.K vjeç 27, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Qemal Stafa”, është kapur duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal

5. Më datë 10.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi J.G, vjeç 21, banues në Tiranë, pasi më datë 09.03.2018, në rrugën ‘’Brigada e VII’’, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip ‘’BMV’’. Neni 291 i Kodit Penal.

6. Më datë 09.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin I.M vjeç 29, banues në Tiranë, pasi në rrugën e ‘Qelqit”, duke drejtuar motorin tip ‘’ Yinxiang’’, ka aksidentuar këmbësorin A.M, vjeç 32, banues në Tiranë, i cili ndodhet në jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
1. Më datë 09.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin D.Q, vjeç 29 banues në Kavajë, me leje drejtimi, pasi te mbikalimi, në Plepa, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka dalë nga rruga, për pasojë është aksidentuar D.Q dhe pasagjerët E.K dhe S.R, vjeç 36, 36, banues në Kavajë, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal

2. Më datë 09.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin G.T vjeç 41, banues në Durrës, me leje drejtimi, pasi te Ura Dajlanit, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka aksidentuar shtetasin P.K vjeç 52 banues në Durrës, i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

3. Më datë 09.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi R.D, vjeç 24, banues në fshatin Kuraten Durrës, me leje drejtimi, pasi në fshatin Rrotull Ishëm, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar me vdekje shtetasen A.H, vjeç 7. Neni 290/3 i Kodit Penal

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
1. Më datë 09.03.2018, u ndalua shtetasi I.H, vjeç 35 banues në Burrel, pasi Gjykata e Apelit Durrës ka bërë ndryshimin e masës nga “Arrest shtëpie” në “Arrest në burg”, për veprën penale të ”Shkeljes të rregullave të qarkullimit rrugor”. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
1. Më datë 09.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, për shtetasin E.M, vjeç 33, banues në fshatin Mançurisht – Devoll, pasi në dalje të qytetit të Pogradecit, u kap duke drejtuar mjetin fugon tip “Benz”, duke transportuar rreth 1.5 ton mollë, pa dokumentacionin përkatës. Neni 180 i Kodit Penal

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
1. Më datë 09.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.L, vjeç 38 banues në Bilisht, Devoll, me leje drejtimi, pasi më datë 08.03.2018, në afërsi të fshatit Libonik, Maliq, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “BMV” Neni 291 i Kodit Penal

2. Më datë 09.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.K, vjeç 59 banues në Korçë, pasi në unazen e qytetit, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
1. Fier
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin:
A.M, 42 vjeç, banues në Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në vendin e quajtur ”Kryqëzimi i Parkut” Fier, është kapur nga shërbimet e policisë duke drejtuar mjetin tip “Benz”, nën ndikimin e alkolit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt" parashikuar nga Neni 291 i Kodit Penal.

2. Më datë 09.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin P.M, vjeç 45, banues në Divjakë,pasi në Divjakë, është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Kavasaki”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal

3. Më datë 09.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin G.K, vjeç 23, banues në fshatin Kryekuq, Divjakë, pasi në Divjakë, është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Dajang”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
1. Më datë 09.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin D.H vjeç 18 banues në Vlorë, pasi në rrugën “Gjergj Kastrioti”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Aprilja”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
1. Më datë 09.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin A.K, vjeç 48, banues në Këlcyrë, pasi shtetasi Dh.L, vjeç 69 banues në Këlcyrë, kallëzon se, në vitin 2009, dyshohet se ka regjistruar pa dokumentacion të rregullt një objekt në pronësi të tij, në emër të një shtetasi tjetër. Neni 248 i Kodit Penal

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
1. Më datë 09.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi R.GJ vjeç 53, banues në Geziq, Mirditë, pasi në Geziq, Qafë Mollë, Mirditë, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin traktor rrugor me goma, pa targë, ka dalë nga rruga, për pasojë është aksidentuar pasagjeri S.GJ, vjeç 57, banues në Rrëshen, Mirditë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Neni 290/2 i Kodit Penal/

2. Më datë 09.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi M.B, vjeç 69 banues në Prizren, Kosovë, pasi në aksin rrugorë Milot-Rreshen, në Fang, është kapur duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tipi “Ford Fiesta”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
1. Më datë 09.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.P, vjeç 44, banues në Shkodër, pasi te rrethrrotullimi i shkollës Pyjore, Shkodër, duke drejtuar në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi motoçikletën tip “Yamaha”, është përplasur me mjetin tip “Daimler Chrysler”, me drejtuese shtetasen D.K, vjeç 49 banuese në qytet Vau Dejës për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorit A.P i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 291 i Kodit Penal

2. Më datë 09.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi F.M, vjeç 50, banues në fshatin Guri Zi, Shkodër, pasi në lagjen “Partizani”, Shkodër, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Kavasaki”. Neni 291 i Kodit Penal

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Seksioni kundër krimeve ndaj personit
1. Dibër

Finalizohet operacioni policor  për kapjen e një personi të shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale "Vrasje", "Vjedhje me dhunë me pasojë vdekjen".

Operacioni nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër në  bashkëpunim me Interpol Tirana, në Maqellarë-Dibër, kanë bërë të mundur kapjen e personit të shpallur në kërkim ndërkombëtar shtetasit:

A.T 25 vjeç, lindur në Maqellarë, Dibër.

Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali pasi Gjykata e Santa Maria Capua Vetere/Itali, ka lëshuar Urdhër Arrestin Ndërkombëtar për këtë shtetas për veprat penale “Vrasje” dhe “Vjedhje me armë me pasojë vdekjen”, parashikuar nga legjislacioni Italian.

Maksimumi i dënimit 30 vjet burg.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Në datë 23.09.2015 shtetasi A.T në bashkëpunim me shtetasin R. T. në lokalitetin Santa Maria Capua Vetere/Itali gjatë një grabitje me armë kanë vrarë shtetasin italian P. G

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË
Komisariati i Policisë Nr. 1
1. Më datë 09.03.2018, shtetasi A.K, vjeç 60, banues në Tiranë, kallëzon se në rrugën “Xhorxh Bush”, duke luajtur letra, një person i paidentifikuar i ka vjedhur lekët. Punohet për identifikimin dhe shoqërimin e autorit. Neni 134 i Kodit Penal

2. Më datë 09.03.2018, shtetasi M.K, vjeç 26, banues në Tiranë, kallëzon se, në rrugën “Xhorxh Bush”, një person i paidentifikuar, e ka goditur me grushte. Punohet për identifikimin dhe shoqërimin e autorit. Neni 90 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Nr. 2
1. Më datë 09.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin H.K vjeç 20, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ndreko Rino", ka kanosur me fjalë, shtetasin K.A, vjeç 25 banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal

2. Më datë 09.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasin B.B vjeç 22, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Nikolla Tupe”, ka thyer me grusht xhamin e mjetit tip “Citroen” pronë e shtetases E.Z, vjeç 36 banuese në Tiranë. Neni 150 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Nr. 3
1. Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale të “Dëmtime të tjera me dashje”, më datë 09.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D.P vjeç 37 banues në Bathore Kamëz. Neni 90 i Kodit Penal.

2. Më datë 09.03.2018, gjatë natës, në rrugën “Koli Bano”, është vjedhur parukeria në pronësi të shtetases B.Ç vjeç 41 banuese në Tiranë, ku kanë marrë, mallra, me vlerë. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

3. Më datë 09.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Th.SH, vjeç 64 banues në Tiranë, pasi në rrugën e ”Durrësit”, nga rrjedhja e pajisjeve hidrosanitare është dëmtuar tavani i banesës së shtetasit A.M, vjeç 36, banues në Tiranë. Neni 150 i Kodit Penal

4. Më datë 09.03.2018, shtetasi A.B vjeç 72, banues në Tiranë, ka bërë kallëzim se, i ka humbur një shumë lekësh. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

5. Më datë 09.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.A, vjeç 62, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Zenel Baboçi”, ka prerë me mjete të mprehta dy gomat e mjetit tip “Benz”, pronë e shtetasit A.D vjeç 41 banues në Tiranë. Neni 150 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Nr. 4
1. Më datë 09.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit, F.S dhe D.S, vjeç 32 e 23, bazuar ne nenin 124/b te Kodit Penal

2. Më datë 09.03.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen N.I, vjeç 40, banuese në Tiranë, pasi bashkëjetuesi F.D vjeç 46 banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

3. Më datë 09.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin e mitur R.K, vjeç 13, banues në Tiranë, pasi në rrugën “4 Dëshmorët”, gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe bllokua një thikë, pa leje. Neni 279 i Kodit Penal

4. Më datë 10.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi F.D vjeç 46, banues në Tiranë, pasi më datë 09.03.2018, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëjetueses N.I, vjeç 40 banuese në Tiranë. Neni 130/a i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Nr. 5
1. Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Vetëgjyqësia”, më datë 09.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin H.S, vjeç 73 banues në Tiranë. Punohet për kapjen e H.S. Nenet 89 e 277 të Kodit Penal.

2. Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike’’, më datë 09.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen Sh.M, vjeç 31, banuese në Tiranë. Neni 137/1 i Kodit Penal.

3. Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim, të lokalit të shtetasit F.Q, më datë 08.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për bashkëpunëtorin F.H vjeç 33 banues në Kamëz, i dënuar më parë. Nenet 134 e 25 të Kodit Penal.

4. Më datë 09.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.B, vjeç 14, banues në Kamëz, pasi në rrugën ‘’Berisha’’, ka vjedhur 4 topa futbolli dhe dy triko stërvitjeje, të cilat u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, të skuadrës me trajner G.D, vjeç 44 banues në Kamëz. Neni 134 i Kodit Penal

5. Më datë 09.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.H, vjeç 20, banues në Tiranë, pasi në qendër Kamëz, duke drejtuar mjetin tip ‘’Benz’’, duke xhiruar gomat, ka prishur rendin e qetësinë publike. Neni 274 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Nr. 6
1. Më datë 09.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.L vjeç 48 banues në Tiranë, pasi në fshatin Kashar, me anë të mashtrimit, nuk ka paguar detyrimet për objektin që i ka marrë me qera, shtetasit A.K vjeç 46, banues në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

2. Më datë 09.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin P.M vjeç 55, banues në fshatin Fortuz, pasi në Fortuz në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua rilidhje e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal

3. Më datë 09.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Sh.N, vjeç 46, banues në Tiranë, me detyrë rojë private të nje SHRSF pasi ka kanosur për shkak të detyrës, Drejtuesin teknik të shoqërisë, M.LL, vjeç 53, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal

4. Tiranë

Informacion paraprak

Në Spitalin e Traumës, rreth orës 13.45, ka shkuar shtetasi B.F., 57 vjeç, i cili është vetëplagosur aksidentalisht me armë gjahu (çifte).

Ngjarja ka ndodhur gjatë kohës që po pastronte armën e gjahut në banesën e tij në Yrshek.

I plagosuri ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi B.F, dispononte leje për armën e gjahut.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

5. Më datë datë 09.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen E.H vjeç 27, banuese në Tiranë, pasi në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar rilidhje të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal

6. Më datë 10.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.J vjeç 47 banues në Tiranë, punëtor ndërtimi, pasi në rrugën ‘’Teodor Keko’’, u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

7. Më datë 09.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.D, vjeç 46, banues në Tiranë,pasi në rrugën ‘’3 dëshmorët’’, në lokalin e tij , u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Kavajë
1. Në vijim të komunikatës që bën fjalë për vjedhjen e mjetit tip “Range Rover”, pa targë, në pronësi të shtetasit N.D, më datë 08.03.2018, u gjet i braktisur në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134/3 i Kodit Penal.

2. Më datë 09.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi G.P vjeç 23, banues në fshatin Helmës Kavajë, pasi në lagjen nr. 5, duke drejtuar mjetin tip “Volsvagen”, ka dalë nga rruga, për pasojë ka aksidentuar këmbësorin L.K, vjeç 28 banues në Kavajë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi bashkë me mjetin u lagua nga vendi i aksidentit. Nenet 290, 301 dhe 273 të Kodit Penal

3. Më datë 09.03.2018, në lagjen nr. 1, Kavajë, në banesë në kushte të depresionit, ka pirë acid sulfurik shtetasi H.G, vjeç 86, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime.

Komisariati i Policisë Durrës
1. Më datë 09.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin Sh.Sh vjeç 34, banues në Durrës, pasi më datë 08.03.2018, në lagjen nr 16/1, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar punonjësit e policisë së rendit. Neni 236/1 i Kodit Penal

2. Më datë 09.03.2018, shtetasi A.K, vjeç 31, banues në Arapaj, kallëzon se është larguar nga banesa bashkëshortja M.K, vjeç 26. Punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

3. Më datë 09.03.2018, në Hamallaj, kanë tentuar të djegin me benzinë lokalin ”Kafe- Bar”, bilardo, pronë e shtetasit Sh.X, vjeç 56, banues në Hamallaj. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 151 e 22 të Kodit Penal

4. Më datë 09.03.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen S.L, vjeç 34, pasi bashkëshorti M.L vjeç 43 ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Krujë
1. Më datë 09.03.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen T.GJ vjeç 22, banuese në Krujë, pasi bashkëshorti E.GJ vjeç 27,ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Elbasan
1. Më datë 09.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin B.K vjeç 38, banues në Elbasan, pasi në lagjen “Emin Matraxhiu”, me vetëgjyqësi, shtetasit I.M, vjeç 40 banues në Elbasan, i ka marre çelësat dhe dokumentet e mjetit dhe një sasi lekë. Neni 277 i Kodit Penal

2. Më datë 09.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasen D.V, vjeç 34, banuese në Elbasan, pasi në lagjen Kongresi, ka goditur me grushte shtetasen M.B, vjeç 36, banuese në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal

3. Më datë 10.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe punohet për kapjen e shtetasit M.Q vjeç 32, banuese në Elbasan, pasi më datë 09.03.2018, në bulevardin “Aqif Pasha”, për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë rendit. Neni 242 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Librazhd
1. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd bënë ndalimin e shtetasit:
F.K 29 vjeç banues në fshatin Xhyrë Librazhd.
Ndalimi i tij, u bë pasi më datë 06.03.2018 dyshohet të ketë vjedhur një sasi lekësh në banesën e shtetases F.K., 87 vjeçe .
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Vjedhja" parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

2. Librazhd

Informacion paraprak

Më datë 09.03.2018 rreth orës 23:35, në sallën operative të Komisariatit të Policisë Librazhd ka rënë alarmi i një banke.

Menjëherë  në  vendngjarje  kanë shkuar  shërbimet e policies ku kanë konstatuar se:

Në  një filjal të një banke të nivelit të dytë në Librazhd  është thyer me sende të forta (gurë) xhami i derës kryesore.

Nga veprimet  e  para hetimore,  këqyrja  e kamerave dhe nga deklarimet e drejtorit të filjalit rezulton se personi që ka thyer me gurë xhamin e derës nuk  ka  vjedhur vlera monetare.

Grupi hetimor  po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Komisariati i Policisë Gramsh
1. Në vijim të komunikatës, për largimin nga banesa të shtetases F.P, më datë 09.03.2018, u gjet dhe ju dorëzua familjarëve, e cila deklaron se është larguar me dëshirën e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

2. Më datë 09.03.2018, në lagjen Xhile Liçi, në banesën e shtetasit D.L , vjeç 74, ka rënë zjarr, ku janë djegur orenditë shtëpiake të guzhinës. Nga veprimet e kryera rezultoi se zjarri ka rënë nga pakujdesia në përdorimin e stufës së zjarrit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Korçë
1. Në vijim të informacionit datë 03.03.2018, i cili bën fjalë për vjedhjen e mjetit tip "Benz", më datë 09.03.2018, ky mjet është gjetur në lagjen nr 17 në Korçë. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve.

2. Më datë 09.03.2018, në Spitalin e Korçës është çuar i dëmtuar shtetasi H.H, 73 vjeç, banues në fshatin Xerie, i cili nga deklarimi i familjarëve të tij dhe nga veprimet e para hetimore rezulton se duke kullotur bagëtitë, ky i fundit është rrëzuar aksidentalisht pranë vendit të quajtur “Shkëmbi i Kishës”. Pas ndihmës së marrë në Spitalin e Korçës, ky shtetas është transportuar në Tiranë, për mjekim më të specializuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për "Ngjarje aksidentale".

Komisariati i Policisë Devoll
1. Më datë 09.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasit M.L dhe M.L vjeç 51 e 21, banues në fshatin Miras, pasi në Miras, kanë goditur me grusht, shtetasin J.L, vjeç 29 banues në fshatin Qytezë. Neni 90 e 25 të Kodit Penal

Komisariati i Policisë Pogradec
1. Më datë 09.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, për shtetaset I.M dhe D.M, vjeç 34 e 34 banuese në Pogradec, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre, iu gjetën e bllokuan 356 copë fishekë model 53, pa leje. Neni 278 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Berat
1. Berat
Më datën 09.03.2018, nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim policor:
E.B 24 vjeç, banues në fshatin Syzez, Ura Vajgurore, (i dënuar më parë).
Ndalimi i tij u bë pasi dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit Y.M, në fshatin Syzes ngjarje e ndodhur në datën 23.10.2017.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale "Vjedhja", parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kuçovë
1. Në datë 09.03.2018, në lagjen “1 Maj”, u gjet i vdekur shtetasi A,GJ, vjeç 64 banues në Kuçovë. Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat.

Komisariati i Policisë Lushnjë
1. Më datë 09.03.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes të menjëhershëm, për shtetasin Z.S vjeç 50, banues në Lushnjë, pasi vëllai G.S, vjeç 48, banues në Lushnjë ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

2. Më datë 09.03.2018, referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin F.A vjeç 57, banues në fshatin Plug, pasi te rrethrrotullimi i “Savrës”, ka goditur me grusht, shtetasin, E.B, vjeç 24, banues në fshatin Mazhaj. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Divjakë
2. Më datë 09.03.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes të menjëhershëm, për shtetasen B.B, vjeç 49, pasi bashkëshorti B.B, vjeç 52, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Mallakastër
1. Më datë 09.03.2018, u referuan materialet në Prokurorin e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin R.B, vjeç 62, banues në fshatin Damës, pasi në banesë, nga kontrolli i ushtruar, u konstatua vjedhje e energjisë elektrike. Neni 137/2 i Kodit Penal

2. Më date 09.03.2018, u referuan materialet në Prokurorin e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin J.S, vjeç 51, banues në fshatin Damës, pasi në banesë, nga kontrolli i ushtruar, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137/2 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Vlorë
1. Më datë 09.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin K.B, vjeç 77, banues në Dhërmi, pasi më datë 07.03.2018, në mesdite, në Gjilekë, Dhërmi, ka shkatërruar gardhin rrethues, në pronësi të shtetasit N.R, vjeç 59 banues në Vlorë. Neni 150 i Kodit Penal

2. Më datë 09.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin P.B, vjeç 77, banues në Himarë, pasi më datë 08.03.2018, në Himarë, në Potam, ka dëmtuar shtyllat e hekurit dhe telin e murit rrethimit të banesës së shtetasit N.K vjeç 67 banues në Himarë. Neni 150 i Kodit Penal

3. Më datë 09.03.2018, shtetasi L.N, vjeç 54, banues në Orikum, kallëzon se, në një kohë të papërcaktuar, i është vjedhur banesa e tij, në të cilën nuk banon njeri prej 8 vitesh, ku kanë marrë disa përcjellës elektrikë, me vlerë 5000 lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal

4. Më datë 09.03.2018, shtetasi A.G, vjeç 79 banues në Tragjas, kallëzon se, në Tragjas, në një kohë të papërcaktuar, i është vjedhur banesa e djalit të tij A.G vjeç 58, i cili jeton në Itali, ku kanë marrë disa enë kuzhine me vlerë të papërcaktuar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal

5. Më datë 09.03.2018, shtetasi A.M, vjeç 78, banues në Vlorë, kallëzon se, në në lagjen “1 Maji”, në një kohë të papërcaktuar, i është vjedhur banesa e tij, ku kanë marrë 1 televizor. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal

6. Më datë 09.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin V.D vjeç 27, banues në Vlorë, pasi në lagjen “10 Korriku,”, ka goditur me sende të forta, shtetasin M.K, vjeç 31 banues në Vlorë. Neni 89 i Kodit Penal

7. Më datë 09.03.2018, shtetasi B.P, vjeç 30 punonjës i OSHEE-së, Vlorë, kallëzon se më datë 08.03.2018, në lagjen “24 Maji”, është vjedhur një matës elektrikë në banesën e shtetasit M.M, vjeç 70 banues në Vlorë. Neni 134 i Kodit Penal

8. Më datë 09.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin E.H vjeç 40, banues në Vlorë, i sëmur mendor, pasi më datë 07.03.2018, në lagjen “Pavarësia, ka thyer një xham të derës kryesore, të nje filiali banke. Neni 150 i Kodit Penal.

9. Më datë 08.03.2018, gjatë natës, në lagjen “24 Maji”, shtetases L.E vjeç 34 banuese në Vlorë, i kanë vjedhur në banesë, një bagëti të imtë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal

10. Më datën 09.03.2018, gjatë natës, në lagjen “1 Maji”, është vjedhur lokali “Bar Kafe”, pronë e shtetases E.T, vjeç 34, ku kanë marrë disa pije alkoolike dhe freskuese. Neni 134 i Kodit Penal

11. Informacion paraprak
Më datë 09.03.2018, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në një lokal, janë goditur me sende të forta shtetasit G.S dhe A.K, vjeç 18 e 19, banues në Vlorë, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Lezhë
1. Më datë 09.03.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin K.K, vjeç 53 (invalid) pasi babai GJ.K vjeç 92 ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Lezhë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhënjet familjare”.

2. Më datë 09.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.M, vjeç 25, banues në Shëngjin, pasi në qytetin e Shëngjinit, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Yinxiang”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal

3. Më datë 09.03.2018, shtetasi M.P, vjeç 65 banues në Rraboshtë, ka konstatuar të ngordhur qenin.Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqesorë Lezhë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Shkodër
1. Më datë 09.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe punohet për kapjen e shtetasit F.M vjeç 29, banues në fshatin Dobraç, pasi në Dobraç, u kap duke ndërtuar një shtëpi banimi, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal

2. Më datë 09.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasen L.Q vjeç 68, banuese në Shkodër, pasi në lagjen ‘’Mark Lula’’, në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE-së, kanë konstatuar rilidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal

3. Më datë 09.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin A.D, vjeç 34, banuese në Shkodër, pasi në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar rilidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal

4. Më datë 09.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin B.G vjeç 64, banuese në Shkodër, pasi në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal

5. Më datë 09.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin E.F, vjeç 56 banuese në Shkodër, pasi në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar rilidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal

6. Më datë 09.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin H.H, vjeç 63, banuese në Shkodër, pasi në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal

7. Më datë 09.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin M.M, vjeç 34, banuese në Shkodër, pasi në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal

8. Më datë 09.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasen V.K, vjeç 57 banuese në Shkodër, pasi në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal

9. Më datë 10.03.2018, shtetasi S.K, vjeç 48, banues në Shkodër, kallëzon se, i është larguar nga banesa vajza V.K vjeç 21. Punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
Informacion paraprak
Nga Shërbimet Operacionale të Kufirit, që patrullojnë Kufirin e Gjelbër, në‰ fshatin Selcë‰, Njësia Administrative Kelmend, Malësi e Madhe, në një zonë të pyllëzuar është konstatuar një sasi lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Komisariati i Policisë Kukës
Kukës
Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
Kapen dhe ndalohen dy shtetas, të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Më datë 09.03.2018, specialistët e Seksionit për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur kërkim, konkretisht:
E.M 21 vjeç, banues në fshatin Gurrë, Kukës.
Ndalimi i tij u bë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kukës, me shkresë Nr.1426/1, datë 11.09.2017, ka dërguar urdhër për ekzekutimin e Vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, me nr.128, datë 11.09.2107, e cila ka caktuar masën e sigurimit “Arrest me burg”, për veprën penale "Plagosja e rëndë”, parashikuar nga neni 88/1 të Kodit Penal.
A.A., 17 vjeç, banues në fshatin Shtiqën, Kukës.
Ndalimi i tij u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, ka dërguar shkresën për ekzekutimin e Vendimit nr.388, datë 05.04.2017, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, të cilin e ka dënuar me 6(gjashtë) muaj burg për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga neni 134/1 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër
1. Dibër.

Në lidhje me videon e publikuar në rrjetin social “Jeta Osh Qef", ku një i ri në Dibër është shfaqur duke qëlluar në ajër me armë të dyshuar zjarri e tipit Pistoletë, ju informojmë se: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, kanë identifikuar, kapur dhe shoqëruar shtetasin O.Z., 22 vjeç, banues në Peshkopi.

Nga veprimet e kryra rezultoi se ky shtetas, natën e vitit të Ri 2018, në Peshkopi, ka bërë një video duke gjuajtur me një pistoletë lodër, video të cilën më pas e ka dërguar në në rrjetin social “Jeta Osh Qef"

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale "Prishja e qetësisë publike", parashikuar nga neni 274 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mat
1. Më datë 09.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, për shtetasin B.GJ, vjeç 27, banues në fshatin Shlli Mat, pasi më datë 05.03.2018, ne Shlli, ka vjedhur banesën e shtetasit S.C vjec 58 banues ne Shlli, ku ka marrë nje shume lekesh. Neni 134 i Kodit Penal.

2. Më datë 10.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, dhe punohet për kapjen e shtetasit B.O vjeç 41 banues në Kurbin, pasi me datë 09.03.2018, në fshatin Suç, ka goditur me mjete të forta shtetasit, B.M dhe Rr.M vjec 29 e 26, banues në Burrel. Neni 89 i Kodit Penal

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë
1. Më datë 09.03.2018, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, kanë dorëzuar në DVKM Tiranë, 6 shtetas te huaj me shtetësi Siriane dhe Marokene, imigrantë të paligjshëm. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes, shtetasit kërkuan azil në R.SH dhe u dërguan në Q K P, për Azilkërkues Babrru, Tiranë.

2. Më datë 09.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.L, vjeç 27 banues në Kurbin, pasi më datë 20.01.2018, në afërsi të PKK, Kapshticë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
1. Më datë 09.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, për shtetasin DH.P, vjeç 52 banues në Elbasan, pasi në PKK, Qafë Thanë , ju gjet e sekuestrua me cilësinë e provës materiale, një karton jeshil, figuracion, për jashtë shtetit, për mjetin tip “Benz”, në pronësi të tij, të falsifikuar. Neni 186 i Kodit Penal

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
1. Më datë 09.03.2018, në Gjirokastër, në vendin e quajtur “Ura e Glinës”, në afërsi të fshatit Vanistër u kapën 46 shtetas të huaj, me shtetësi Algjeriane, Siriane, Pakistani dhe Palestina, imigrantë të paligjshëm. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes shtetasit u proceduan me urdhër largimi me vullnetar 7 shtetas dhe 39 shtetas, u dërguan në QKP, për Azilkërkues Babrru, Tiranë.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër
1. Më datë 09.03.2018, në Hanin e Hotit, në afërsi të “Varrit të Ushtarit”, u kapën 3 shtetas të huaj, me shtetësi Siriane, imigrantë të paligjshëm. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes shtetas u dërguan në QKP, për Azilkërkues Babrru, Tiranë.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës
1. Më datë 09.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasen V.A vjeç 47 banues në Tiranë, pasi në PKK, Morinë, më datë 21.10.2017, ka udhëtuar drejt Francës me të birin e mitur dhe ka braktisur atë në Francë. Neni 124 i Kodit Penal

2. Më datë 09.03.2018, në PKK, Morinë, u kap shtetasja kosovare në kërkim A.S vjeç 20 banuese në Kosovë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale "Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, e kryer në bashkëpunim. Neni 190/2 i Kodit Penal.

Arkiva

Shtator 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30