Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 11 Mars 2018

DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA01drejtoria new
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Më datë 10.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.B., vjeç 32, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ibrahim Rugova”, në mjetin tip “BMW”, iu gjet e bllokua 1 dozë lëndë narkotike e llojit Kokainë. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 08.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Xh.L., vjeç 37, banues në Tiranë, administrator i subjekti, pasi dyshohet se dyshohet se për 3 muaj ka mashtruar duke mos i paguar detyrimet e sigurimeve shoqërore dhe pagën, shtetases A.M., vjeçe 25, banuese në Tiranë. Nenet 180 dhe 143 të Kodit Penal.

Më datë 09.03.2018, në I.E.V.P, Fier, u krye ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin e arrestuar V.K., vjeç 47, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose vizave” dhe ”Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”. Nenet 189 dhe 190 të Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 10.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi J.M., vjeç 27, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Dervish Hima”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi mjetin tip “Benz”, si dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar. Nenet 291 dhe 242 të Kodit Penal.

Më datë 10.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.Ç, vjeç 62, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Hoxha Tasim”, te “Xhamlliku”, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar biçiklisitin N.Ç, vjeç 59, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 10.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.D., vjeç 45, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Vllazën Huta”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Ford”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 10.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin S.R, vjeç 18, banues në Korçë, pasi dyshohet se në lagjen 1, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Fier - Goditet grupi kriminal me 16 anëtarë në disa qytete, në fushën e falsifikimit të dokumenteve dhe favorizimit të migracionit të paligjshëm.
Në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, Drejtoria Vendore e Policisë Fier në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, gjatë ditës së sotme kanë realizuar goditjen e një tjetër grupi kriminal me 16 anëtarë në fushën e falsifikimit dhe favorizimit të emigracionit të paligjshëm.
Mbi bazën e materialeve të referuara nga Strukturat për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, regjistroi procedimin penal në vitin 2017, për veprat penale të "Falsifikimit të dokumenteve", "Falsifikimi i monedhave", "Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave" në ngarkim të disa personave të dyshuar për këto vepra penale.
Pas një hetimi disa mujor të kryer nga strukturat e Task Forcës në Drejtorinë Vendore të Policisë dhe Prokurorisë Fier, nëpërmjet përdorimit të metodave speciale të hetimit, në bashkëpunim dhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, u bë i mundur të finalizohet me sukses operacionin policor i koduar "PAGESA E FUNDIT".
Në përfundim të këtij operacioni, i cili u krye në bashkëpunim edhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, Korçë, Vlorë e Berat, si rezultat i masave të shpejta operacionale policore e proceduriale të kryer nga strukturat e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, nën drejtimin DPPSH, duke bashkëpunuar me Prokurorinë e rrethit u bë i mundur arrestimi i shtetasve dhe ekzekutimi i urdhërave të lëshuara nga Gjykata:
J.H., 42 vjeç, banues në lagjen "29 Nëntori", Fier.
E.K., 28 vjeç, banues në lagjen "Sheq Madh", Fier.
Xh.M., 53 vjeç, banues në lagjen "Liri", Fier.
A.H., 33 vjeç, banues në lagjen "Mborostar Ura" Fier.
K.P., 31 vjeç, banues në Lagjen nr. 1, Sarandë.
E.L., 37 vjeç, banues në Lagjen Nr. 5, Pogradec.
A.H., 48 vjeç, banues në rrugën e Qelqit, Tiranë.
B.H., 57 vjeç, banues në Kuçovë, i dënuar më parë për veprën penale të mashtrimit.
Në kuadër të këtij operacioni, po hetohen në gjendje të lirë me masën e sigurimit "Detyrim paraqitje" shtetasit:
A.H, 62 vjeç, banues në Fier.
A.N, banues në Fier.
I.S, 48 vjeç, banues nëTiranë.
D.S, 32 vjeç banues në Durrës.
P.B, banues në Fier
I.G, banues në Fier
Gjithashtu u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve:
S.P, 41 vjeç, banues në Fier.
V.Gj, 65 vjeç, banues në Korçë.
Shtetasit S.P, J.H., E.K., A.H, Xh.M., A.H. dhe A.N, të gjithë banues në qytetin e Fierit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, prej vitit 2017, ushtronin aktivitetin kriminal në fushën e falsifikimit të monedhave, falsifikimit të dokumentave shkollorë, dokumenteve të gjendjes civile, të pasaportave, dokumenteve të emigrimit dhe të qëndrimit në vende të ndryshme të Bashkimit Europian, Kanada, Mbretëri e Bashkuar, Irlandë etj.
Këta shtetas u merrnin porosi për pajisjen me dokumenta të falsifikuar, personave të ndryshëm me banim në Fier, Lushnje, Mallakastër, nga Qarku i Beratit, Korçës, Vlorës, kundrejt pagesave që varionin nga 600 Euro deri 12,000 Paund.
Porositë merreshin për të nxjerrë dokumente shkollore, pasaporta, leje qëndrimi, leje drejtimi, qarkullim të monedhave të falsifikuara, dokumente të falsifikuara për në vende të ndryshme të Bashkimit Europian.
Shtetasi S.P., dhe J.H., pasi i merrnin këto porosi, nëpërmjet shtetasve E.K., dhe A.H, i dërgonin me automjete të ndryshme të transportit të udhëtarëve si furgona, taksi, autobusë për në Tirane te shtetasi A.H., i cili merrej me prodhimin e tyre.
Dy-tre ditë pasi prodhoheshin këto dokumente në Tiranë, shtetasi A.H., i niste në të njëjtën rrugë për në Fier, ku dilnin dhe i prisnin shtetasit E.K., dhe A.H, të cilët sipas porosive të shtetasit S.P. dhe J.H., ua shpërndanin personave që kishin porositur.
Në lidhje me këta shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Fier, në datën 10 mars 2018 ka dhënë masën e sigurimit "Arrest me burg" dhe "Detyrim paraqitje" pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë kryer veprat penale "Falsifikimi i dokumenteve", "Falsifikimi i monedhave", "Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave" të parashikuar nga nenet 186/2, 183/2 dhe 189/2 të Kodit Penal.
Për të gjithë shtetasit e mësipërm ka filluar hetimi pasuror në kuadër të operacionit "Forca e Ligjit".
Po gjatë operacionit janë sekuestruar prova të shumta materiale, të cilat për arsye hetimi nuk i bëjmë me dije.
Në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë po vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtij grupi.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 10.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin M.Rr., vjeç 57, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në superstradë, në hyrje të qytetit Lezhë, u kap me mjetin tip “Skoda”, duke transportuar për në Shkodër, tre shtetas sirian, M.A., T.H., dhe M.A., vjeç 30, 20 e 19. Neni 298 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni për narkotikët
Më datë 10.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi D.R., vjeç 29, banues në Shkodër, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Rreth orës 20:40, në Laç, Kurbin, u kap duke thyer masën e sigurisë. Nenet 283 e 323 të Kodit Penal.

Seksioni për trafikun e paligjshëm
Shkodër
Tentojnë të kalojnë shtetas të huaj jashtë kufirit të Shqipërisë
Arrestohen në flagrancë dy shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër
Më datë 10.03.2018 nga strukturat e Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në D. V. P. Shkodër në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u arrestuan në flagrancë shtetasit:
A.U., 32 vjeç, banues në lagjen Manush Alimani, Shkodër
A.C., 28 vjeç, banues në Vaqarr Tiranë.
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit G. G, 24 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i shtetasit A.U., u bë pasi në rrugën Lezhë – Shkodër në vendin e quajtur “Ura e Baçallëkut”, u kap duke transportuar me mjetin tip ‘Dacia’, 5 shtetas të huaj sirianë për në Malin e Zi.
Shtetasi A.C., u arrestua pasi në rrugën Lezhë – Shkodër tek “Ura e Baçallëkut”, në bashkëpunim me shtetasin G. G, u kap duke transportuar shtetas të huaj sirianë për në Mal i Zi, ku A.C., me mjetin tip ‘Renault’ kishte 4 shtetas sirianë, ndërsa në afërsi të Urës së Baçallekut u gjetën të braktisur edhe 6 shtetas sirianë të së njëjtës familje me 4 të tjerët të cilët i ka zbritur nga mjeti, shtetasi G. G. dhe është larguar.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 298/3 të Kodit Penal.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Kavajë
Seksioni për trafiqet dhe narkotikët
Më datë 10.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë dhe punohet për kapjen e shtetasit Y.G., vjeç 69, banues në Kavajë, pasi dyshohet se në lagjen nr.5, gjatë kontrollit të ushtruar në garazhin e banesës, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 6 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa, 4 automjete të vjedhura me targa të ndryshme, të cilat kanë qenë shpallur në kërkim dhe dy palë targa të vjedhura. Punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Nenet 283 dhe 134 të Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 10.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen F.T., vjeçe 23, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në Shkozë, ka goditur me grusht, shtetasen Z.H., vjeçe 53, banuese në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 10.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin V.A., vjeç 36, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Ali Demi”, ka kanosur shtetasin A.C., vjeç  46, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 10.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Xh.K, vjeç 18, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në bulevardin “Bajram Curri”, në bashkëpunim me tre shtetas të tjerë, kanë vjedhur 3 kapele në një dyqan, pronë e shtetasit E.B., vjeç 37, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe shoqërimin e bashkautorëve. Nenet 134/2 dhe 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 11.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.A., vjeç 50, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 10.03.2018, në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj kushërirës V.S., vjeç 37, banuese në Tiranë, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 11.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit M.N., dhe L.S.,  vjeç 27 e 35, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 10.03.2018, në rrugën “Pandi Dardha”, kanë goditur me grusht njëri-tjetrin, ku kanë dëmtuar edhe mjetin tip “Benz”, pronë e shtetasit K.P., vjeç 28, banues në Tiranë. Nenet 90 e 150 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 10.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.D., vjeç 26, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Aleksandër Moisiu”, para lokalit të tij, ka kryer punime ndërtimi pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 10.03.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin A.Ç., vjeç 47, banues në Tiranë, pasi dyshohet se kunati A.P., vjeç 47,  banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 10.03.2018, shtetasi F.M., vjeç 71, banues në Tiranë, kallëzon se rreth orës 11:00, në rrugën “Kujtim Laro”, në farmacinë e tij, i kanë vjedhur nga sirtari i banakut një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 10.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.B., vjeç 44, banues në Tiranë, pasi dyshohet se para disa vitesh, në Zall Herr, në tokën e shtetasit Xh.M., vjeç 58, banues në Tiranë, ka ndërtuar një impiant inertesh. Neni 200 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, më datë 10.03.2018, u ndalua shtetasi në kërkim Xh.B., vjeç 23, banues në Tiranë. Neni 135 i Kodit Penal.

Më datë 10.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Q.P., vjeç 54, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Jonuz Rama”, në oborrin e banesë, u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 10.03.2018, shtetasi F.B, vjeç 54, banues në Rrogozhinë, kallëzon se, më datë 08.03.2018, i janë larguar nga banesa nusja e djalit me vajzën e mitur me iniciale, I.B., dhe A.B, vjeç 23 e 3. Punohet për gjetjen e tyre. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale “Marrja e padrejtë e fëmijës”, më datë 10.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasen I.B., vjeçe 23, banuese në Rrogozhinë. Neni 127 i Kodit Penal.

Më datë 10.03.2018, në banesë, ka tentuar të vetëvaret në kushtet e depresionit, shtetasi M.H, vjeç 63, banues në Rrogozhinë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Durrës
Në vijim të komunikatës që bënë fjalë për veprën penale, “Përndjekja”, më datë 10.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.P., vjeç 25, banues në Krumë, Kukës. Neni 121/a i Kodit Penal.

Më datë 10.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.V., vjeç 40, banues në fshatin Lalz, pasi dyshohet se në fshatin Rrushkull, u kap me fugonin tip “Benz”, duke transportuar dru zjarri pa dokumente, të cilat u bllokuan me cilësinë e provës materiale. Neni 205 i Kodit Penal.

Më datë 10.03.2018, u ndalua shtetasi L.I., vjeç 30, banues në Durrës, pasi dyshohet se më datë 09.03.2018, në lagjen nr. 17/1, ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit N.M., vjeç 46. Nga veprimet e kryera rezultoi autor i një tjetër vjedhje. Nenet 134/2 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 10.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.D., vjeç 39, banues në Shijak, pasi dyshohet se në Fllakë, ka kanosur me fjalë, shtetasin F.S, vjeç 60, banues në Durrës. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 10.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin P.F., vjeç 16, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr.17, në një supermarket, ka marrë disa sende ushqimore, pa paguar. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin P.F, vjeç 16, banues në Durrës, pasi dyshohet se më datë  07.03.2018, në lagjen nr. 16, në mjetin tip “Cadi”, në pronësi të shtetasit R.Ç., vjeç 36, banues në Durrës, i ka vjedhur telefonin dhe 2000 lekë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 010.03.2018, shtetasi F.H., vjeç 34, banues në Durrës, kallëzon se i është larguar nga banesa xhaxhai  i tij shtetësi L.H.,  vjeç 69. Punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për largimin nga banesa të shtetases L.K, më datë 10.03.2018, u gjet dhe u dorëzua familjarëve, e cila deklaron se është larguar me dëshirën e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Më datë 10.03.2018, shtetasja M.Q., vjeçe 16, banuese në Durrës, e sëmurë me epilepsi, është hedhur nga kati i tretë i pallatit ku banon dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës. Neni 99 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 10.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin Sh.Sh., vjeç 43, banues në Krujë, pasi dyshohet se në Krastë, u kap duke djegur një furrë gëlqereje me lëndë djegëse, tallash druri. Neni 201 i Kodit Penal.

Informacion paraprak.
Më datë 10.03.2018, rreth orës 23:30, në fshatin Zezë dyshohet se është qëlluar 1 herë me armë zjarri në portën e jashtme të banesës së shtetasit R.M., vjeç 60. Punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Komisariati i Policisë Librazhd
Prrenjas
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Prrenjas, bënë referimin e materialeve në Prokurori për procedim penal në gjendje të lirë ndaj shtetases B.Ç., 47 vjeçe banuese në Prrenjas.
Procedimi ndaj saj filloi pasi gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me Ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizimeve Prrenjas, është konstatuar një lidhje e paligjshme e uji të pijshëm i lidhur me tubacionin e ujësjellësit, duke iu shmangur matësit të ujit, me të cilën furnizonte lokalin e saj në Prrenjas.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Shkatërrimi i rrjetit të ujësjellësit" parashikuar nga neni 159/1 i Kodit Penal.

Më datë 10.03.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen P.G., vjeçe 40, banuese në Librazhd, pasi dyshohet se ish-vjehrri, shtetasi H.G., vjeç 69, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 10.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasit A.A., dhe V.A., vjeç 20 e 43, banues në Berat, pasi dyshohet se në banesë, kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, ndaj hallës shtetases F.C., vjeçe 49, banuese në Berat. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Në vijim të informacionit të datës 02.03.2018, që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më datë 11.03.2018, u ndalua shtetasi E.K., vjeç, 32, banues në Fier. Neni 134/2, i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnje
Më datë 10.03.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes të menjëhershme, për shtetasin K.K., vjeç 60, banues në fshatin Qeret i Vjetër, pasi dyshohet se vëllai G.K., vjeç 47, banues në Qeret i Vjetër, ushtron dhunë psikologjike ndaj tij. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 10.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin B.I., vjeç 37, banues në fshatin Mallkeq, pasi dyshohet se më datë 09.03.2018, në Mallkeq, në vendin e quajtur “Çarrjak”, ka goditur me mjet të fortë, shtetasin A.A., vjeç 38, banues në fshatin Lezhan. Neni 90 i Kodit Penal.
Më datë 10.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin P.Gj., vjeç 68, banues në Vlorë, pasi dyshohet se më datë 09.03.2018, në lagjen “Osman Haxhiu”, ka kanosur shtetasin A.M., vjeç 32, banues në Vlorë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 10.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin A.K., vjeç 19, banues në Vlorë, pasi dyshohet se më datë 09.03.2018, në lagjen “10 Korriku”, tek një lokal, ka goditur me mjete të forta, shtetasin G.S., vjeç 18, banues në Vlorë. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 08.03.2018, në fshatin Gjashtë, në banesë aksidentalisht është rrëzuar, shtetasi A.A., vjeç 70, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, si ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Tepelenë
Më datë 10.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasen Sh.H., vjeçe 60, banuese në Tepelenë, pasi dyshohet se ka goditur me mjete të forta, shtetasen D.M., vjeçe 56. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 10.03.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin Gj.K., vjeç 92, banues në Lezhë, pasi dyshohet se djali K. K., vjeç 53, banues në Lezhë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Lezhë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 

Më datë 10.03.2018, në Ishull Lezhë, ka rënë zjarr dhe është djegur banesa e shtetasit Gj.Ç., vjeç 84. Nga veprimet e kryera rezultoi se shkak i rënies së zjarrit ka qenë rrjedhja e një bombole gazi. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 10.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Kurbin, për shtetasen M.K., vjeçe 37, pasi dyshohet se në banesë, ka kanosur me fjalë dhe fyer vjehrrën, shtetasen M.K., vjeçe 70. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mirditë
Më datë 10.03.2018, referohen materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Lezhë, për shtetasin  Gj.N., vjeç 51, banues në Rubik Mirditë, pasi dyshohet se në Rubik në lokalin bar kafe, në pronësi të tij, ka ngritur shtatë kolona betoni, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 10.03.2018, gjatë natës në fshatin Mazrrek, para banesës, shtetasit T.N., vjeç 50, i kanë vjedhur targën e mjetit tip “Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin P.K., vjeç 63, banues në Shkodër, pasi dyshohet se në lagjen “Guerile”, në banesë nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua rilidhje e energjisë elektrike. Neni 137/2 i Kodit Penal.

Më datë 10.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për  shtetasin L.H., vjeç 43, banues në Shkodër, pasi dyshohet se në lagjen “Guerile”, në banesë nga punonjësit OSHEE-së, u konstatua rilidhje e energjisë elektrike. Punohet për kapjen e L.H. Neni 137/2 i Kodit Penal.

Më datë 10.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin L.S., vjeç 54, banues në Shkodër, pasi dyshohet se në lagjen “Guerile”, në banesë nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 10.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin P.V., vjeç 49, banues në Shkodër, pasi dyshohet se në lagjen “Guerile”, në banesë nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 10.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin A.M., vjeç 25, banues në Shkodër, pasi dyshohet se në lagjen “Salo Halili”, në banesë nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 10.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin E.M., vjeç 40, banues në Shkodër, pasi dyshohet se më datë 06.03.2018, në lagjen “Salo Halili”, në një lokal ka vjedhur një shishe me pije alkoolike “Simirinof”. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin P.K., vjeç 42, banues në Shkodër, pasi dyshohet se në lagjen “10 Korriku”, në banesë,  punonjësit e kompanisë OSHEE-së, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vau Dejës
Më datë 10.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasit R,M., dhe S.M., vjeç 28 e 22, banues në fshatin Ura e Shtrejtë, pasi dyshohet se në rrugën e fshatit Drisht, u kapën duke transportuar 5 m3 lëndë drusore me mjetin kamion  tip “Ifa”, pa dokumentacionin përkatës. Nenet 205 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 10.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe punohet për kapjen e shtetasit P.H., vjeç 60, banues në Shkodër, pasi dyshohet se në rrugën e fshatit Drisht, iu bllokua mjeti e tij tip “Benz”, me 5 m3 lëndë drusore, pa dokumentacionin përkatës. Neni 205 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pukë
Më datë 10.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë, për shtetasin Sh.H., vjeç 49, banues në Pukë, pasi dyshohet se në lagjen “Kukaj”, ka ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 10.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin L.M, vjeç 15, banues në Kukës, pasi dyshohet se tek ura 6-metroshe, ka dëmtuar me sende të forta, xhamin e mjetit tip “Rang Rover”, të shtetasit S.M., vjeç 45, banues në Mitrovicë Kosovë. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 10.03.2018, në fshatin Bicaj, në banesën e shtetasit E.H., vjeç 57, ka rënë zjarr, ku janë djegur pajisjet shtëpiake. Nga veprimet e kryera rezultoi, se zjarri ka rënë si pasojë e amortizimit të rrjetit elektrik. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës. Neni 151 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mat
Më datë 10.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, për shtetasin  G.M., vjeç 33, banues në Laç, pasi dyshohet se në afërsi të Urës së Ulzës, Mat, ka goditur me grusht dhe i ka dëmtuar një telefon, shtetasit V.S., vjeç 59, banues në fshatin Stojan. Nenet 89 e 150 të Kodit Penal.

Më datë 10.03.2018, shtetasi E.M., vjeç 43, banues në Klos, kallëzon se më datë 09.03.2018,  i është larguar nga banesa vajza E.M., vjeçe 20. Punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
Më datë 10.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin K.B., vjeç 48, banues në Tiranë, pasi dyshohet se mjeti tip “Benz” që u bllokua, rezulton në kërkim nga Italia, më datë 07.03.2018. Neni 141/a i Kodit Penal.

Më datë 10.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin sirian J.H., vjeç 17, banues në Siri, pasi dyshohet se në PPK Port, u kap i fshehur në kamionin me shofer shtetasin T.Z., pa dijeninë e drejtuesit të mjetit, në tentativë për kalim të paligjshëm të kufirit. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër
Më datë 09.03.2018, shërbimet e kufirit, në Hani i Hotit, tek “Varri i Ushtarit“ kapën 7 shtetas pakistanez, të cilët po tentonin të kalonin kufirin shtetëror në mënyrë të pa ligjshëm. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes u dërguan në Q K P, për Azilkërkues Babrru, Tiranë.

Më datë 10.03.2018, tek ”Ura e Bunës”, shërbimet e rendit, kapën 15  shtetas të huaj, 8 pakistanezë dhe 7 sirianë. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes u dërguan në QKPA, Babrru, Tiranë.

Më datë 10.03.2018, nga shërbimet e DVP Lezhë, u kapën 3 shtetas sirian, M.I., M.N., e T.H., vjeç 19, 20 e 20. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes u dërguan në QKP, për Azilkërkues Babrru, Tiranë.

Më datë 10.03.2018, shërbimet e kufirit të SPKM, Hani i Hotit, në vendin e quajtur “Varri  i Ushtarit”, kapën 10 shtetas të huaj, me shtetësi siriane, marokene e pakistaneze. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes, shtetasit u ridërguan në QKP, për Azilkërkues Babrru, Tiranë.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës
Më datë 10.03.2018, në SPK Morinë, u kap shtetasi në kërkim ndërkombëtar E.M., vjeç 33, banues në Kosovë, pasi Gjykata Sllovene, ka lëshuar urdhër arresti, për kërcënim. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës. Neni 286 i Kodit Penal Slloven.

Më datë 10.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin kosovar A.D., vjeç 53, banues në Kosovë, pasi dyshohet se në SPKM Morinë, në mjetin tip “Opel”, në pronësi të tij, numri i shasisë në librezën e qarkullimit, është i ndryshëm me atë në trupin e mjetit. Neni 174 i Kodit Penal.

 

Arkiva

Qershor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1