Rinas - Policia Kufitare sekuestron 250.000 euro

Rinas.11 mars 2018

Policia Kufitare sekuestron 250.000 euro

Shërbimet e Policisë Kufitare në hyrje ushtruan kontroll fizik ndaj shtetasit izraelit E.R., 49 vjeç, lindur dhe banues në Izrael.

Gjatë kontrollit në bashkëpunim me Doganën Rinas, shtetasit E. R., i cili udhëtonte nga Moska për në Shqipëri, iu gjetën një sasi valute në kartëmonedha euro të padeklaruara në degën e Doganës Rinas, shuma prej 250.000 Euro.

Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme, në ngarkim të shtetasit E.R, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

11 mars 2018

Arkiva

Qershor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1