Policia e Shtetit gjatë fundjavës 12.03.2018

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë fundjavës.Stema Policia

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë fundjavës në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 61 personave.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe drejtim i parregullt: 19 drejtues mjetesh.

8 persona për "Narkotikët"

8 persona për Krimin Ekonomik dhe Financiar

2 persona për veprën penale "Vjedhja", 

13 persona në kërkim.

4 persona për veprën penale "Dhunë në familje"

1 person për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje"

4 persona për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve"

1 person për veprën penale "Kanosja "

1 person për veprën penale "Dhunim varrezash"


Janë sekuestruar:
157 kg e 617.4 gramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa,
1 dozë lëndë e dyshuar e llojit Kokainë
1armë zjarri, 356 fishekë.
2 armë të ftohta (2 thika).

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 151 persona.

Gjithashtu është finalizuar operacioni i mëposhtëm:
Fier - "Pagesa e fundit", goditet grupi kriminal me 16 anëtarë në disa qytete, në fushën e falsifikimit të dokumenteve dhe favorizimit të migracionit të paligjshëm.
 
Në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, Drejtoria Vendore e Policisë Fier në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, ka realizuar goditjen e një tjetër grupi kriminal me 16 anëtarë në fushën e falsifikimit dhe favorizimit të emigracionit të paligjshëm.
 Mbi bazën e materialeve të referuara nga Strukturat për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, regjistroi procedimin penal në vitin 2017, për veprat penale të "Falsifikimit të dokumenteve", "Falsifikimi i monedhave", "Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave" në ngarkim të disa personave të dyshuar për këto vepra penale. Pas një hetimi disa mujor të kryer nga strukturat e Task Forcës në Drejtorinë Vendore të Policisë dhe Prokurorisë Fier, nëpërmjet përdorimit të metodave speciale të hetimit, në bashkëpunim dhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, u bë i mundur të finalizohet me sukses operacionin policor i koduar "Pagesa e fundit".
 

Arkiva

Shtator 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30