Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 12 Mars 2018

DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA01drejtoria new
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Tiranë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë goditur një rast të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
U arrestuan në flagrancë shtetasi:
K.V 23 vjeç, banues në Tiranë, G.L, 26 vjeç, babues në Krujë, A.L, 23 vjeç, banues në Krujë.
Si dhe u shpall në kërkim shtetasi  M.K., 32 vjeç, banues në Krujë.
Më datë 10.03.2018, në rrugën " Skëndërbeu" gjatë kontrollit të ushtruar në automjetet  tip "Audi" dhe " Golf 4" që këta shtetas lëviznin ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 155 kg  lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.
Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
13100 lekë, 2 automjete dhe 4 telefona celular.
Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore per veprat penale te “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim” të parashikuara nga neni 283/2, i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 11.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi O.A, vjeç 30, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ferit Xhajko”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Ford”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 11.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi P.K, vjeç 28, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Xhorxh W Bush”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Ford”. Neni 291 i Kodit Penal.  

Më datë 11.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi italian, L.N vjeç 74, banues në Tiranë, pasi më datë 10.03.2018, në rrugën “Xhorxh W Bush”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Volkswagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 11.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi K.J, vjeç 26, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Asim Vokshi”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Ford”.Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 11.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin P.O, vjeç 45 banues në fshatin Farkë, me leje drejtimi, pasi në rrugën e “Elbasanit”, në Sauk duke drejtuar mjetin tip “Mitsubish”, ka aksidentuar shtetasen e mitur G.T, vjeç 16 cila pasi mori mjekim në spital, u largua në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 11.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.I vjeç 20, banues në Tiranë, me leje drejtimi, pasi në rrugën “Shahin Toçi”, tek OSHEE-ja, duke drejtuar motorin tip “Lifan”, është përplasur me shtetasen O.M, vjeç 20 banuese në Tiranë, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorit dhe O.M, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 11.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.M, vjeç 31, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Muhamet Deliu”, duke drejtuar mjetin tip “Daimler Chrysler” ka aksidentuar biçiklistin, shtetasin E.B vjeç 61, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 09.03.2018 në një hotel në Durrës, janë akomoduar 9 shtetas nepalez, marinarë në një anije, të cilët kanë hyrë nga Rinasi, për tu imbarkuar në anije dhe  më  datë 10.03.2018, janë larguar nga hoteli, duke braktisur bagazhet dhe nuk janë kthyer. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës. Neni 298 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 11.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin M.K, vjeç 20 banues në Durrës, pasi në rrugën Ura Dajlanit-Plepa, duke drejtuar mjetin tip “Ford” është përplasur me motorin tip “Kymco” të drejtuar nga shtetasi D.I, vjeç 34 banues në Durrës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni për narkotikët
Më datë 11.03.2018 u arrestua në flagrancë shtetasi J.XH, vjeç 36, banues në Tiranë, pasi në P K K Kapshticë, në dalje nga kontrolli fizik iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 2 kg e 609 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283/a i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni për trafikun e paligjshëm
Fier
Nga ana e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Pakistanez:
S.SH 30 vjeç, aktualisht banues me leje qëndrimi në Shqiperi , konkretisht në Elbasan.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në vendin e quajtur “Rreth rrotullimi i Çermës” Lushnje, është kapur me automjetin e tij tip “Volkswagen” duke transportuar 4 shtetas të tjerë Pakistanez të cilët kanë hyrë në kufirin e Republikës së Shqipërisë në mënyrë të paligjshme nga shteti Grek nëpërmjet kufirit të gjelbër të Kakavijës.
Për katër shtetasit Pakistanez filloi procedimi penal në gjendje të lirë.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprime të mëtejshme për veprat penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm kufiri” dhe “Kalim Paligjshëm i Kufirit” parashikuar nga Nenet 298 e 297 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 11.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për vlerësim, për shtetasin I.C, vjeç 54, banues në fshatin Levan, me leje drejtimi, pasi në rrugën Fier-Vlorë, tek “Qafa e Koshovicës”, duke drejtuar mjetin tip “Jaguar” është përplasur me autobusin tip “Temsa” të drejtuar nga shtetasi L.F, vjeç 50, banues në Katund Ri, Berat, për pasojë është dëmtuar I.C, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 11.03.2018, në Drashovicë, shtetasi A.B, vjeç 57, banues në fshatin Peshkëpi, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka dalë jashtë rruge dhe ka gjetur vdekjen. Shtetasi A.O vjeç 69 banues në Sarandë, pasagjer në mjet, konfirmon se drejtuesi i mjetit ka humbur ndjenjat para se të dali nga rruga. Nga veprimet e kryera dyshohet se ka pësuar infarkt para aksidentit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për vlerësim.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 11.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin E.SH, vjeç 18, banues në Shkodër,  pasi  në lagjen “Skënderbeg”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Skygo”. Neni 291 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 11.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.Ç, vjeç 68, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ali Demi”, nga kontrolli fizik iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale një thikë. Neni 279 i Kodit Penal.

Më datë 11.03.2018 në rrugën “Budi”, në banesë, aksidentalisht është rrëzuar nga shkallët, shtetësia H.V, vjeç 58 e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 11.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R.D, vjeç 32, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Agush Gjergjevica‘’, ka goditur me mjete të forta, shtetasin B.D, vjeç 47, banues në Tiranë. Punohet për kapjen e R.D. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 11.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi TH.P, vjeç 31, banues në Tiranë, pasi në Sauk, tek “Lapidari”, nga kontrolli fizik ju gjet e bllokua një sasi lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 11.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi B.LL, vjeç 43, banues në fshatin Baldushk, pasi në Baldushk, ka goditur me sende të forta, bashkëfshatarin, shtetasin K.B, vjeç 26, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë . Neni 88 i Kodit Penal.

Më datë 11.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi N.SH, vjeç 31, banues në Tiranë, pasi në Sauk, tek “Lapidari”, gjatë kontrolli fizik, ju gjet e bllokua një sasi lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 12.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.SH vjeç 20, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Arben Broci‘’, për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë së rendit. Neni 242 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 12.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.M, vjeç 39, banues në Tiranë, pasi më datë 11.03.2018, në rrugën “Asim Vokshi”, duke drejtuar mjetin tip “BMW” nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë së rendit për të ndaluar. Neni 242 i Kodit Penal.

Më datë 11.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin I.Ç, vjeç 26 banues në Fushë Krujë, pasi ka kanosur me fjalë të dashurën, shtetasen A.C, vjeç 22, banuese në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 10.03.2018, shtetasi E.K vjeç 56, banues në Tiranë, kallëzon se në rrugën “Ibrahim Rrugova”, i ka rënë portofoli nga xhepi. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 10.03.2018, shtetësia R.H, vjeç 29, banuese në Tiranë, kallëzon se në rrugën “Siri Kodra”, pranë stacionit elektrik, në mjetin tip “Volksvagen” i kanë thyer sinjalet. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 10.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.F, vjeç 22, banues në Tiranë, pasi më datë 09.03.2018, nën kërcënimin e thikës (biçak), i ka marrë 200 dinar, shtetases D.M, vjeç 23, banuese në Tiranë. Punohet për kapjen e E.F. Nenet 134 e 84 të Kodit Penal.

Më datë 10.03.2018 shtetësia F.H, vjeç 22, banuese në Tiranë, kallëzon se në rrugën “Ibrahim Rrugova”, tek një lokal është konfliktuar me (kushërirën) shtetasen M.D, vjeç 46, emigrante në Zvicër, (për lënien me qira të një banese). Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 10.03.2018, shtetësia N.M, vjeç 53, banuese në Tiranë, kallëzon se rrugën “Don Bosko”, në autobusin e linjës Laprakë, i kanë vjedhur portofolin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.03.2018, shtetësia A.L, vjeç 32, banuese në Tiranë, kallëzon se në rrugën “Jordan Misja”, i ka humbur telefoni. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 10.03.2018 shtetësia V.H, vjeç 36, banuese në Tiranë, kallëzon se në rrugën “Ibrahim Rrugova”, tek një lokal i ka humbur telefoni. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 11.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi F.H, vjeç 16, banues në Tiranë, pasi në bulevardin “Zogu i Parë”, ka vjedhur biçikletën e shtetasit N.L, vjeç 67, banues në Tiranë. Me cilësinë e provës materiale u bllokua biçikleta. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 11.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin I.L vjeç 24, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Maliq Muça”, ka tentuar të vjedhë banesën e shtetases D.B, vjeç 21. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 11.03.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen O.A vjeç 36, banuese në Tiranë, pasi bashkëshorti, shtetasi S.M, vjeç 35, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 11.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi S.M, vjeç 35 banues në Tiranë, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike, ndaj bashkëshortes, shtetases O.A, vjeç 36 banuese në Tiranë. Neni 130/a/2 i Kodit Penal.

Më datë 11.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.K vjeç 38 banues në Tiranë, pasi në rrugën “Memo Meto”, ka thyer xhamin e mjetit tip “Opel”, të vëllait, shtetasit S.K, vjeç 45, banues në Tiranë. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 11.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.DH, vjeç 32, banues në Pukë, pasi te Bërryli, për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë të qarkullimit rrugor. Neni 242 i Kodit Penal.

Më datë 11.03.2018, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, në banesë, shtetasi F.K, vjeç 66 u kap duke salduar një objekt metalik.Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 11.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.SH, vjeç 40 banues në Tiranë pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, shtetases GJ.SH, vjeç 29, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Punohet për kapjen e A.SH. Neni 130/a/3 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 11.03.2018, shtetasi A.H, vjeç 30, banues në Kamzë, kallëzon se në rrugën “Berisha”, tek “Tregu i fruta-perimeve”, i ka humbur portofoli. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për veprat penale “Vjedhja“, e kryer në bashkëpunim dhe ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit“, më datë 11.03.2018, u ndalua shtetasi në kërkim, L.E, vjeç 29, banues në Kamzë. Nenet 134/2 e 278 të Kodit Penal.

Më datë 11.03.2018, u arrestuan në flagrancë shtetasit Xh.V dhe Z.V, vjeç 53 e 58 banues në Valias, pasi në Valias, në banesë, Xh.V ka kanosur me pushkë Z.V, pasi ky i fundit kishte ndërtuar një objekt pa leje. Me cilësinë e provës materiale u bllokua pushka. Nenet 84, 278/2 e 199/a/2 të Kodit Penal.

Më datë 11.03.2018, në Babrru, në banesë, u gjet i vdekur shtetasi A.K vjeç 41. Nga veprimet e kryera rezultoi se, vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 12.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.K, vjeç 22, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Aleksandri Madh”, iu gjet e bllokua 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 11.03.2018, gjatë natës, në fshatin Rikaj kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit N.H vjeç 60, ku kanë marrë 1 televizor. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.  

Më datë 11.03.2018, në fshatin Hajdaraj, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit L.K, vjeç 43, emigrant në Itali, ku kanë marrë një sasi lekësh dhe disa produkte kozmetike. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 11.03.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen V.B, vjeç 48 banuese në Durrës, pasi vajza, shtetësia A.B, vjeç 19, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 11.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin F.Ç, vjeç 69, banues në Sukth, pasi në Sukth, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 11.03.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasin A.Ç vjeç 48 banues në Durrës, pasi djali, shtetasi E.Ç, 31, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 11.03.2018, në lagjen nr. 13, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit L.H, vjeç 57, banues në Tiranë, ku kanë marrë një derë duralumini dhe një dyshek. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 11.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.D, vjeç 44, banues në Shijak, pasi në Shijak, ka kanosur me fjalë, shtetasin G.Ç, vjeç 56 banues në Shijak. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 11.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasit N.T dhe A.A, vjeç 59 e 41, banues në Elbasan, pasi  në lagjen “Dyli Haxhire”, janë konfliktuar për zbatimin e vendimit për prishje vullnetare dhe spostimin e një porte. Nenet 90 e 277 të Kodit Penal.

Më datë 11.03.2018, gjatë natës, në lagjen “Shënkoll”, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit A.B, vjeç 61, ku kanë marrë një shumë lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 11.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin Y.S, vjeç 56, banues në Elbasan, pasi në lagjen “Syrja Dylgjeri”, ka goditur me grusht shtetasin F.T vjeç 49, banues në Elbasan. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë 11.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin R.M, vjeç 58, banues në fshatin Mollas, pasi në këtë fshat, ka kanosur me fjalë shtetasin T.M, vjeç 49, banues në Kavajë. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 11.03.2018, në fshatin Katjel, Prrenjas, shtetasi I.B., 51 vjeç  në mjetin e tij tip “Volkswagen” ka konstatuar një  qese plastmasi ku në të ishte e mbështjellë një send metalik si ajo e granatës së dorës. Shërbimet e Njësisë Antieksploziv bënë çaktivizimin e granatës së dorës. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 84 dhe 278/1 të Kodit Penal.

Më datë 11.03.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen F.Q, vjeç 21 pasi xhaxhai, shtetasi A.Q, vjeç 38, banues në këtë fshat, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor  Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 10.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit V.L, 36 vjeç, banues në Durrës, bazuar në nenin 135 të Kodit Penal.

Më datë 11.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi O.T, vjeç 36, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 4, në varrezat e qytetit, u kap duke marrë materialet prej bronzi. Neni 118 i Kodit Penal.

Më datë 11.03.2018, gjatë natës, në fshatin Biranj, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit H.SH vjeç 78, ku kanë marrë një sasi eurosh, një sasi lekësh dhe sende të tjera. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Korçë
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe
arrestimin në flagrancë të shtetasit:
E.S 39 vjeç, banues në fshatin Belorta.
Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se më datë 11.03.2018, ky shtetas në banesë ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj babait të tij shtetasit E.S, 66 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a/4 të Kodit Penal.

Më datë 11.03.2018,  në lagjen nr. 9, në banesë,  është gjetur i vdekur nga familjarët, pa shenja dhune, shtetasi TH.S, vjeç 69. Nga veprimet e kryera rezultoi vdekje natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, per vdekje natyrale.

Komisariati i Policisë Devoll
Më datë 11.03.2018, gjatë natës, në fshatin Bitinkcë, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit I.S, vjeç 33 banues në Tiranë, ku kanë marrë një televizor plazma. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 11.03.2018, shtetasi A.M vjeç 48, banues në fshatin Çezmë e Madhe, kallëzon se i është larguar nga banesa vajza, shtetësia F.M, vjeç 24. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec.

Më datë 11.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për shtetasit A.D dhe N.GJ, vjeç 55 e 63, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 3, kanë goditur me grusht, njëri tjetrin. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 11.03.2018,  në fshatin Rrëmenjë, në banesë  është gjetur i vdekur pa shenja dhune, shtetasi L.M vjeç 51. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja është nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, për vdekje natyrale.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 11.03.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen, E.B, vjeç 35, pasi bashkëshorti, shtetasi F.B, vjeç 46, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 11.03.2018 në fshatin Levan, në ecje ka rënë zjarr në mjetin tip “Benz” të drejtuar nga shtetasi D.R, vjeç 26, banues në fshatin Kallm i Vogël. Nga veprimet e kryera rezultoi se, zjarri ka rënë nga një defekt teknik në motor. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për vlerësim.

Më datë 11.03.2018,  në Patos, në banesë ka vdekur shtetasi A.B, vjeç 32. Nga veprimet e kryera mendohet se vdekja ka ardhur nga konsumimi i tepërt i lëndëve narkotike. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për vlerësim.

Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin:
G.A., 41 vjeç, lindur në Athinë e banues në Libofshë, Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Libofshë, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases E.G, 34 vjeçe, dhe ka kanosur e gërvishur me thikë vjehrrën e tij, shtetasen Dh.G, 63 vjeçe, në prezencë të fëmijës së tij të mitur.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhimi mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta”  parashikuar nga nenet 130/a/4 dhe 279 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë  
Lushnje
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin:
M.S 26 vjeç, banues në Pluk, Lushnje.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në Divjakë, është kapur nga shërbimet e policisë duke drejtuar mjetin tip “Benz” nën ndikimin e alkoolit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”parashikuar nga Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 10.03.2018, gjatë natës, në lagjen “28 Nëntori”, pranë banesës, shtetasit D.S vjeç 49, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 11.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin E.K, vjeç 29, banues në Vlorë, pasi më datë 10.03.2018, në lagjen “24 Maji”, ka goditur me sende të forta, shtetasin L.D vjeç 38, banues në Vlorë, i cili pasi mori mjekim u largua në banesë. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 11.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin S.Ç vjeç 79 banues në Himarë, pasi në Himarë, pranë banesës, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 10.03.2018, gjatë natës, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetases M.I, vjeç 51, ku kanë marrë sende të ndryshme me vlerë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 11.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin N.K, vjeç 51, banues në Vlorë, pasi në fshatin Gjorm, ka prishur rrethimin e pronës të shtetasit Ç.SH, vjeç 61, banues në këtë fshat. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 11.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, per shtetasin RR.M, vjeç 76, banues në fshatin Mekat, pasi në këtë fshat, ka goditur me grusht, shtetasen L.M, vjeç 60, banuese në Mekat. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 11.03.2018, në lagjen “Bashkimi”, kanë tentuar të vjedhin në banesën e shtetasit K.Z, vjeç 75, duke i dëmtuar bravën e derës. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 11.03.2018, në lagjen “Bashkimi”, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit S.T, vjeç 57, ku kanë marrë një shumë lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin A.K vjeç 19, banues në Vlorë, pasi më datë 09.03.2018, në lagjen “10 Korriku”, ka goditur me mjete të forta, shtetasin G.S, vjeç 17, banues në Vlorë. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 11.03.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen M.Ç, vjeç 46, banuese në Gjirokastër, pasi ish bashkëshorti, shtetasi Y.Ç, vjeç 53, banues në Gjirokastër, në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet  familjare”.

Më datë 11.03.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen G.XH vjeç 38, banuese në Gjirokastër, pasi bashkëshorti, shtetasi A.XH vjeç 44, në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet  familjare”.

Komisariati i Policisë Përmet
Më datë 11.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Përmet, për shtetasin A.J, vjeç 37, banues në Përmet, pasi më datë 10.03.2018, në fshatin Badlonjë, ka kanosur me fjalë shtetasen F.M, vjeç 52, banuese në Përmet. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 11.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.M dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin  P.D, vjeç 15 e 15, banues në Lezhë, pasi gjatë natës, në lagjen “Besëlidhja”, në bashkëpunim, kanë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetases R.M, vjeç 53, banuese në Lezhë, ku kanë marrë një sasi pijesh freskuese. Punohet për kapjen e P.D. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 08.03.2018, në banesë, shtetasi P.RR, vjeç 45, banues në Mamurras, duke punuar me gurë fresibël, aksidentalisht ka dëmtuar dorën, i cili pasi u mjekua në spital, u largua në banesë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Mirditë
Më datë 11.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasen L.D vjeç 56, banuese në Ura e Fanit, pasi në këtë fshat, pranë banesës së saj, ka kanosur e goditur me sende të forta derën e banesës të shtetases M.D, vjeç 68, si dhe ka prishur qetësinë publike. Nenet 84/1, 150 e 274 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 11.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin L.M, vjeç 33, banues në Durrës, pasi nëpërmjet telefonit, ka kanosur ish bashkëshorten, T.GJ vjeç 27, banuese në Shkodër. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 11.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin K.P, vjeç 55, banues në Shkodër, pasi në lagjen “Perlat Rexhepi”, ka dhunuar banesën dhe ka kanosur shtetasen N.G vjeç 40. Nenet 112 e 84 të Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Policia Kufitare sekuestron 250.000 euro.
Shërbimet e Policisë Kufitare në hyrje ushtruan kontroll fizik ndaj  shtetasit izraelit E.R., 49 vjeç, lindur dhe banues në Izrael. Gjatë kontrollit në  bashkëpunim me Doganën Rinas, shtetasit E.R., i cili udhëtonte nga Moska për në Shqipëri,  iu gjetën një sasi valute në kartemonedha euro të padeklaruara në degën e Doganës Rinas, shuma prej 250.000 Euro.
Materialet do t'i kalojnë Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane për veprime të metejshme, në ngarkim të shtetasit E.R, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për referimin e materialeve në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, për shtetasin sirian, J.H, më datë 11.03.2018, u dërgua në QKPA Babrru Tiranë.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë
Më datë 11.03.2018,  u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin B.B vjeç 29, banues në Elbasan, pasi nuk ka kaluar nga P K K, duke iu shmangur kontrollit kufitar. Neni 297 Kodit Penal.

Më datë 11.03.2018, në P K K Qafë Botë,  u kap shtetasi në kërkim, E.M, vjeç 23, banues në Krujë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 3 muaj burg, për veprën penale  ‘’Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë 11.03.2018,  në afërsi të fshatit Dervican, shërbimet e kufirit kapën 2 shtetas sirian, të cilët kishin kaluar kufirin e gjelbër në mënyrë të paligjshëm. Në përfundim të kryerjes së procedurave u proceduan me urdhër largimi me ekzekutim vullnetar.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër
Më datë 10.03.2018, në Hani i Hotit, në vendin e quajtur “Varri i Ushtarit ”, shërbimet e kufirit kapën shtetasin K.B, vjeç 23, lindur në Siri, i cili më datë 10.03.2018, ishte larguar nga QKPA Babrru Tiranë dhe në përfundim të procedurave u ridërgua përsëri në këtë qendër.

Më datë 11.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi F.K vjeç 29 banues në Tiranë, pasi në afërsi të P K K Hahi i Hotit, u kap me mjetin tip “Benz” duke transportuar 4 shtetas nga vendet e treta, për në Malin e Zi. Neni 298 i Kodit Penal.

Arkiva

Shtator 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30