Shkodër - Zbardhet dhe dokumentohet vjedhja e një banese, arrestohen 2 shtetas dhe ndiqen në gjendje të lirë 2 të tjerë


ShkodërShkoder 1 12 mars

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 11.03.2018 ku është vjedhur banesa e shtetasit P. Z., në fshatin Shelqet, Vau Dejës.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe ndiqen në gjendje të lirë 2 të tjerë

Gjenden dhe sekuestrohen sendet e vjedhura në banesë.

Më datë 12.03.2018, nga strukturat e Komisariatit të Policisë Vau Dejës falë një pune intensive hetimore u arrestuan në flagrancë shtetasit:

K.J., 29 vjeç banues në fshatin Mjedë, Vau Dejës,

S. J. 16 vjeç banues në fshatin Mjedë, Vau Dejës,

Gjithashtu janë proceduar penalisht dhe ndiqen në gjendje të lirë shtetasit:

E. Z. 16 vjeç banues në fshatin Shelqet, Vau Dejës,

R. K. 17 vjeç banues në fshatin Shelqet, Vau Dejës,

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi më datën 11.03.2018, kanë organizuar dhe kryer vjedhjen e banesës së shtetasit P. Z., në fshatin Shelqet, Vau Dejës.

Nga veprimet e para hetimore dhe gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e tyre, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale sendet e vjedhura në banesën e shtetasit P.Z., konkretisht: 680 000 Lekë të vjetra, 210 Euro, një sasi rreth 6 kilogramë bizhuteri argjendi, një laptop, një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa, si dhe tre aparate celularë.

Ngjarja në fjalë është organizuar dhe drejtuar nga i biri i pronarit të banesës, shtetasi E. Z., ku është kryer vjedhja nga shtetasit e lartpërmendur të cilët janë shokët e tij.

Materialet iu referuan në Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprat penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim” e “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” të parashikuara nga nenet 134-25 e 283 të Kodit Penal.

Shkoder 1 12 mars

Shkoder 2 12 mars

Shkoder 3 12 mars

Arkiva

Qershor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1