Gjirokastër - Bllokohen 4 shtetas në malin e Sotirës, shpëtohen nga Delta Force dhe Zjarrfikëset

GjirokastërSotira 01.00 03 25 11 1

Bllokohen 4 shtetas në malin e Sotirës, shpëtohen nga Delta Force dhe Zjarrfikëset(për video kliko mbi link)

Në malin e fshatit Sotirë, Njësia Administrative Dropull i Sipërm, kërkuan ndihmë 4 shtetas pasi kishin mbetur të bllokuar në vendin e quajtur "Gështenjat e djegura", në një gropë midis kodrash nga ku nuk mund të dilnin.

Ata ishin nisur ditën e djeshme, me makina deri në fshatin Selo dhe më pas filluan ekspeditën me këmbë gjatë natës.

Nga terreni i vështirë e malor dhe me dëborë, ata u bllokuan midis disa kodrave në vendin e quajtur "Gështenjat e djegura".

Në vendngjarje shkuan shërbimet e Emergjencave Civile, shërbime policore të DVP Gjirokastër, DRKM Gjirokastër, Delta Force, si dhe një helikopter.

Për shkak të terrenit, helikopteri nuk mundi të vepronte dhe ndërhynë Delta Force e Zjarrfikëset.

Shërbimet e Delta Force dhe Zjarrfikësit bënë të mundur nxjerrjen e 4 personave. Ata aktualisht janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe jashtë rrezikut.

Sotira 01.00 03 25 11 1

Sotira 01.00 03 25 11 2

Sotira 01.00 03 25 11 3

Arkiva

Shtator 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30