Berat - Finalizohet operacioni i koduar "Trekëndëshi", arrestohen 3 shtetas që shpërndanin lëndë narkotike të llojit Heroinë.

BeratBerat op Trekendeshi 1

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike të forta.

Finalizohet operacioni i koduar "Trekëndëshi"

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas që shpërndanin lëndë narkotike të llojit Heroinë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Berat, pas informacioneve të marra në rrugë operative bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

•K.B., 22 vjeç, banues në Berat.

•A.P, 17 vjeç, banues në Berat.

•S.Q, 17 vjeç, banues në Berat.

Arrestimi i shtetasve të lartpërmendur u bë pasi gjatë kontrollit të automjetit me të cilin këta shtetas lëviznin u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 12 gramë e dyshuar lëndë narkotike e llojit Heroinë.

Gjithashtu gjatë kontrollit fizik shtetasit K.B., iu gjet një sasi prej 0.5 gramë Heroinë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Berat op Trekendeshi 1

Berat op trekendeshi 2

Arkiva

Shtator 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30