Tiranë, goditet një grup që shpërndante lëndë narkotike në afërsi të shkollës.

Tiranë13 mars droga 1

Goditet një grup që shpërndante lëndë narkotike në afërsi të shkollës. (për video kliko mbi link).

Arrestohen në flagrancë 4  shtetas.

Sekuestrohen doza më lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.1,  në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

K.K 21 vjeç, banues në Tiranë, si dhe i shpallur në kërkim për veprën ''Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik''.

S.RR, 20 vjeç, banues në Tiranë.

E.SH 19 vjeç,  banues në Tiranë , i dënuar më parë për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” , si dhe i shpallur në kërkim për veprën ''Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik''.

P.N, 44 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe ‘’Heqja e paligjshme e lirisë”

Në bazë të  informacioneve të marra në rrugë operative nga shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.1 në drejtim të goditjes së veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e narkotikëve, ka rezultuar se shtetasit  e mësipërm në bashkëpunim me njëri- tjetrin, kryenin aktivitetin e kundërligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar të llojit “Cannabis Sativa” pranë shkollave të mesme në qytetin e Tiranës.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar shtetasve të mësipërm ju janë gjetur dhe sekuestruar  20 doza të dyshuara me lëndë narkotike të llojit “ Cannabis Sativa” e ndarë në porcione gati për t'u shitur.

Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e shtetasit P.N, u gjetën e bllokuan 3 doza të dyshuara me lëndë narkotike të llojit “Cannabis Sativa”, 1 patentë italiane e falsifikuar, 1 dokument (tesera sanitaria) dhe 1 kartë identiteti.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale të ‘’Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve e kryer në bashkëpunim”  dhe “ Falsifikim dokumentash” parashikuar nga neni 283/2 dhe 186  i  Kodit Penal.

13 mars droga 1

13 mars droga 2

13 mars droga 3

Arkiva

Shtator 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30