Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 13 Mars 2018

DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA01drejtoria new
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Në vijim të komunikatës, që bënë fjalë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në  bashkëpunim, më datë 12.03.2018, u ndalua shtetasi në kërkim P.L vjeç 32, banues në  fshatin Kllojkë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest me burg”. Neni 283/2 i Kodit Penal.  

Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 12.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.K, vjeç 53 banues në Paskuqan, pasi nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë një sasi lekësh, shtetasit B.A, vjeç 41, banues në Paskuqan. Nenet 143/2 dhe 180 të Kodit Penal.

Më datë 12.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen E.T vjeç 34 banuese në Tiranë, administratore e një subjekti privat, pasi më datë 11.03.2018, në Lundër, iu gjetën e bllokuan disa tavolina, 1 njësi qëndrore dhe 1 printer pa kupon tatimor, që përdoreshin për të printuar fatura jofiskale. Neni 180 i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 12.03.2018, shtetasi A.SH vjeç 26, banues në Tiranë, kallëzon se, më datë 04.03.2018, në rrugën  ura e Gjoles-Rinas, duke drejtuar  mjetin tip “Volksvagen” një mjet tip “Benz”, me ngjyrë të bardhë, i ka prerë rrugën dhe për pasojë ka dalë nga rruga, ndërsa drejtuesi i mjetit tip “Benz”, ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Punohet për identifikimin e mjetit dhe kapjen e drejtuesit. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

Më datë 12.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi B.H, vjeç 52, banuese në Tiranë, pasi në rrugën e “Dibrës”, është kapur duke drejtuar në gjendje të dehur, autobusin tip “Renault”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 12.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.T vjeç 39, banues në Krujë, pasi në rrugën “Medar Shtylla”, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar këmbësoren, A.M, vjeç 69, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 12.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.V, vjeç 51, banues në Elbasan, pasi në rrugën e “Elbasanit”, në Mullet, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 12.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.S, vjeç 47 pasi u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Volksvagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 13.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi S.L, vjeç 49, banues në Tiranë, pasi më datë 12.03.2018, në rrugën “Gjin Bue Shpata”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Ford”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 12.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi G.D vjeç 29, banues në Dibër, pasi në rrugën e Rinasit, duke drejtuar mjetin tip “Seat”, ka humbur kontrollin e mjetit, duke u përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues I.V, vjeç 67, banues në Tiranë dhe më pas me mjetin tjetër, tip “Benz”, me drejtuese J.P, vjeç 26, banuese në Tiranë, ku si pasojë ka mbetur i dëmtuar I.V, i cili ka ndërruar jetë në spital. Neni 290/3 i Kodit Penal.

Më datë 13.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi P.A, vjeç 40, banues në Tiranë, pasi më datë 12.03.2018, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Volksvagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni për trafikun e paligjshëm
Në vijim të komunikatës, që bën  fjalë për largimin e 9 shtetasve nepalez, më datë 12.03.2018, janë gjetur në Tiranë dhe ndodhen të shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës. Punohet për sqarimin e rrethanave të largimit të tyre. Neni 298 i Kodit Penal

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 12.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin e dënuar në I.E.V.P. Rrogozhinë, M.T, vjeç 50, banues në Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg  për veprën penale “Mashtrimi”. Neni 143/2 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 12.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin I.SH, vjeç 59, banues në Durrës, pasi në rrugën “Katër rrugët e Fllakës”, Fllakë, Durrës, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Yianxing” pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 12.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin N.A, vjeç 56, banues në Durrës, pasi në rrugën “Katër rrugët e Fllakës”, Fllakë, Durrës, u kap  duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Dayang”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 12.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin  D.G, vjeç 24 banues në fshatin Fllakë, Durrës, pasi në rrugën “Katër rrugët e Fllakës”, Fllakë, Durrës, u kap  duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Limfan” pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 12.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin M.K vjeç 50, banues në Katund të Ri, Durrës, pasi në rrugën “Katër rrugët e Fllakës”, Fllakë, Durrës, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Yianxing”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 12.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin S.T vjeç 66, banues në Katund i Ri, Durrës, pasi në rrugën “Katër rrugët e Fllakës”, Fllakë, Durrës, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Limfan”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 12.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin Z.K, vjeç 63, banues në Katund i Ri, Durrës, pasi në rrugën “Katër rrugët e Fllakës”, Fllakë, Durrës, u kap  duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Hali”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 12.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin E.L, vjeç 17, pasi në rrugën “Katër rrugët e Fllakës”, Fllakë, Durrës, u kap  duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Yamaha”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 12.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.GJ, vjeç 20, banues në Katund të Ri, Durrës, pasi në rrugën fshati Qerret-Fllakë, Durrës, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip ”Pezho”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 12.03.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi B.F vjeç 30, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 13, duke drejtuar pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, motoçikletën tip “Lifan” ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen M.Z, vjeç 57, banuese në Durrës,  e cila   ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Më datë 12.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin B.R, vjeç 39, banues në Durrës, pasi në rrugën “Aleksandër Goga”, duke drejtuar mjetin tip “Citroen”, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin Z.A vjeç 76, banues në Durrës, i cili ndodhet në  spital, nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni për narkotikët
Më datë 12.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.M, vjeç 18, banues në Korçë, pasi në lagjen 17, iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 776 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa dhe një celular. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni për narkotikët
Berat
Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike të forta.
Finalizohet operacioni i koduar "Trekëndëshi"
Arrestohen në flagrancë 3 shtetas që shpërndanin lëndë narkotike të llojit Heroinë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P Berat, pas informacioneve të marra në rrugë operative  bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
•K.B, 22 vjeç, banues në Berat.
•A.P, 17 vjeç, banues në Berat.
•S.Q, 17 vjeç, banues në lagjen Çlirim, Berat. Arrestimi i shtetasve të lartpërmendur u bë pasi gjatë kontrollit të automjetit, me të cilin këta shtetas lëviznin u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 12 gramë e dyshuar lëndë narkotike e llojit Heroinë.
Gjithashtu gjatë kontrollit fizik shtetasit K.B iu gjet një sasi prej 0.5 gramë Heroinë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”,  parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 12.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.H vjeç 62, banues në fshatin Vërzhezhë, Skrapar, me leje drejtimi, pasi në rrugën dytësore Vërzhezhë-Çorovodë, te “Kthesa e Minos”, duke drejtuar mjetin autobus tip “Benz”, ka dalë nga rruga për pasojë janë dëmtuar shtetasit e mitur R .K, E.K, B.H, A.K dhe R.H, 17, 17, 16, 17 e 16 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, kurse 5 nxënës të tjerë janë dëmtuar lehtë të cilët pas mjekimit larguan në banesa. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 12.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjykatës Berat, për shtetasin K.T vjeç 23, banues në fshatin Tërpan, Poliçan, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motoçikletën tip “Honda” pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 12.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.S, vjeç 42, banues në Berat, pasi në lagjen “Donika Kastrioti”, Berat, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Në vijim të komunikatës datë 09.03.2018, që bën fjalë për mjetin e braktisur tip “Skoda”, më datë 11.03.2018, u kap shtetasi grek në kërkim CH.L, vjeç 68, banues në Greqi. Neni 273 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni për narkotikët
Më datë 12.03.2018, në I.E.V.P. Shenkollë, Lezhë, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë së burgut, në ambientet e përbashkëta të dusheve është gjetur 7,62 gr. lëndë e dyshuar narkotike e llojit marijuanë e ndarë në 22 qese të vogla plastmasi. Punohet për identifikimin e autorit. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Më datë 12.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin K.M vjeç 19, banues në Lezhë, pasi ne lagjen “Bësëlidhja”, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe u sekuestruan 1 doze lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 12.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqesorë Lezhë, për shtetasin K.D vjeç 30, banues në Barbullojë, Lezhë, pasi në lagjen “Besëlidhja”, Lezhë, gjatë kontrollit të ushtruar në dyqan, iu gjetën dhe u sekuestruan 14 telefona celularë për të cilat nuk kishte faturë tatimore dhe kontrabandë. Nenet 180, 174 e 288/A të Kodit Penal.

Më datë 12.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetaset F.N e L.S, vjeç 53 e 55 banuese në Lezhë, si dhe shtetasen A.R, vjeç 78, banuese në Laç, pasi shtetaset F.N dhe L.S i kanë dhënë pension në kundërshtim me ligjin shtetases A.R, e cila dyshohet se ka përdorur dokumente të falsifikuara. Nenet 248/a e 186 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 12.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi K.P, vjeç 24, banues në Manati, Lezhë, pasi në Lezhë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tipi “Lifan” pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 12.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasin S.N, vjeç 20, banues në Fushë Kuqe, Kurbin, pasi në Fushë Kuqe, duke drejtuar mjetin tip “Toyota”, ka aksidentuar shtetasen e mitur Xh.S, vjeç 12, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Më datë 12.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi GJ.K vjeç 62, banues në Manati, Lezhë, pasi në Lezhë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Lifan” pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 12.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi P.GJ, vjeç 54, banues në Gajush, Lezhë, pasi në Lezhë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Zip Star” pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni për trafikun e paligjshëm
Në vijim të komunikatës që bënë fjalë për veprën penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufijve”, më datë 12.03.2018, u ndalua shtetasi G.G, vjeç 24 banues në Tiranë. Neni 298/3 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 12.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.U, vjeç 19, banues në fshatin Dobrunë, Has, pasi  në dalje të qytetit të Kukësit, u kap drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Volksvagen”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës. Neni 291 i Kodit Penal.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Sarandë
Seksioni për trafiqet dhe narkotikët
Më datë 12.03.2018 u arrestua në flagrancë shtetasi A.O dhe po punohet për kapjen e shtetasit L.M, vjeç 16 e 33, banues në Tepelenë, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” si dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” kryer ne bashkëpunim.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë parashikuar nga nenet 283/2 dhe 242 të Kodit Penal.


DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 12.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.K, vjeç 61 banues në Tiranë, pasi në rrugën “Qamil Guranjaku”, për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë së rendit. Neni 242 i Kodit Penal.

Tiranë
Goditet një grup që shpërndante lëndë narkotike në afërsi të shkollës.
Arrestohen në flagrancë 4  shtetas.
Sekuestrohen doza më lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.1,  në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:
K.K 21 vjeç, banues në Tiranë, si dhe i shpallur në kërkim për veprën ''Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik''.
S.RR, 20 vjeç, banues në Tiranë.
E.SH 19 vjeç,  banues në Tiranë , i dënuar më parë për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” , si dhe i shpallur në kërkim për veprën ''Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik''.
P.N, 44 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe ‘’Heqja e paligjshme e lirisë”
Në bazë të  informacioneve të marra në rrugë operative nga shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.1 në drejtim të goditjes së veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e narkotikëve, ka rezultuar se shtetasit  e mësipërm në bashkëpunim me njëri- tjetrin, kryenin aktivitetin e kundërligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar të llojit “Cannabis Sativa” pranë shkollave të mesme në qytetin e Tiranës.
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar shtetasve të mësipërm ju janë gjetur dhe sekuestruar  20 doza të dyshuara me lëndë narkotike të llojit “ Cannabis Sativa” e ndarë në porcione gati për t'u shitur.
Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e shtetasit P.N, u gjetën e bllokuan 3 doza të dyshuara me lëndë narkotike të llojit “Cannabis Sativa”, 1 patentë italiane e falsifikuar, 1 dokument (tesera sanitaria) dhe 1 kartë identiteti.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale të ‘’Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve e kryer në bashkëpunim”  dhe “ Falsifikim dokumentash” parashikuar nga neni 283/2 dhe 186  i  Kodit Penal.

Tiranë
Në vijim të ngjarjes të ndodhur më datë 12.03.2018, rreth orës 10:30, në rrugën " Qamil Guranjaku",  u arrestua në flagrancë shtetasi G.H, 34 vjeç, banues në Tiranë.
Pasi nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se në ambientin dyqan riparim celularësh të ndodhur në përdorim nga ana e tij, dyshohet se po prodhonte një lëndë plasëse me fitila detonati, kapsolle në një celular ku dhe ka shpërthyer, si pasojë është vetëdëmtuar rëndë shtetasi i mësipërm dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Materiale proceduriale iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjygjësor Tiranë për veprën penale " Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" parashikuar në nenin 278/5 i Kodit Penal.

Më datë 12.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.T, vjeç 25 banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ali Shefqeti”, iu gjetën e bllokuan 2 doza lëndë narkotike të  llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 12.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.A, vjeç 35, banues në Tiranë, pasi në bulevardin “Gjergj Fishta”, në lokal, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 12.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.A, vjeç 41, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Isuf Elezi”, ka kanosur me fjalë shtetasen B.B, vjeç 40, banuese në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 12.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin iranian A.K, vjeç 57 banues në Tiranë,  pasi në rrugën “Dritan Hoxha”, ka dëmtuar derën e banesës dhe ka kanosur me fjalë shtetasin B.B, vjeç 48, banues në Tiranë. Nenet 150 dhe 84 të Kodit Penal.

Më datë 12.03.2018, në urban, shtetases K.L, vjeç 20, banuese në Pogradec, i kanë vjedhur telefonin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 12.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi B.D vjeç 20, banues në Tiranë, pasi më datë 08.03.2018 në banesë, ka përndjekur shtetasen N.M, vjeç 20, duke i shkaktuar gjendje të rëndë ankthi dhe frike. Neni 121/a i Kodit Penal.

Më datë 12.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.Ç vjeç 39, banues në Tiranë, pasi në mënyrë sistematike ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike dhe ka kanosur nëpërmjet telefonit ish bashkëshorten, K.Ç, 29, banuese në Tiranë. Nenet 130/a dhe 275 të Kodit Penal.

Më datë 12.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasja L.Y, vjeç 30, banuese në Tiranë, pasi në bulevardin “Zogu i Parë”, dyshohet se sistematikisht ka shqetësuar dhe përndjekur, shtetasin E.T, vjeç 41, banues në Tiranë.  Neni 121/a/2 i Kodit Penal.

Më datë 12.03.2018, shtetasja M.L, vjeç 44, banuese në Tiranë, ka bërë kallëzim se, është larguar nga banesa vajza e saj, M.L, vjeç 15. Shtetasja M.L, u kthye në banesë, e cila deklaron se është larguar me dëshirën e saj. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 12.03.2018, në rrugën e “Durrësit”, shtetases J.S vjeç 36, banues në Tiranë, i kanë vjedhur portofolin me një sasi lekësh dhe 2 karta banke. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 12.03.2018, shtetasi H.M vjeç 63, banues në Tiranë, kallëzon se, i është larguar nga banesa djali, E.M vjeç 30, (me probleme mendore), i cili u kthye në banesë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 12.03.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen V.D, vjeç 35, banuese në Tiranë, pasi bashkëshorti SH.D, vjeç 41, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 12.03.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen D.A vjeç 79, pasi vajza e saj, V.A, vjeç 41, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 12.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R.H, vjeç 20, banues në Tiranë, pasi në rrugën “10 Korriku”, ka kanosur shtetasin Z.I vjeç 46, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 12.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin SH.T vjeç 28, banues në Tiranë, pasi para 1 muaji, me anë të mashtrimit, i ka shitur një telefon të prishur, shtetasit B.D, vjeç 24, banues në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 12.03.2018, në rrugën “Muhamet Deliu”, në banesë, u gjet i vdekur shtetasi A.S, vjeç 40, banues në Tiranë, i dënuar. Nga veprimet e kryera rezultoi se, vdekja ka ardhur nga përdorimi i lëndëve narkotike pasi ka kaluar në overdozë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për dhunë në familje, ndaj bashkëjetueses E.K, më datë 12.03.2018, u ndalua shtetasi I.P, vjeç 35, banues në Kodër, Rrëshen. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 12.03.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen S.A, vjeç 36, pasi bashkëshorti T.A, vjeç 31, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 12.03.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen A.N, vjeç 34, pasi bashkëshorti, GJ.N vjeç 36, në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 12.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.H, vjeç 20, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Berisha”, ka goditur me sende të forta në kokë, shtetasin I.SH, vjeç 28, banues në Tropojë. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 11.03.2018, shtetasi M.V vjeç 54 banues në Fushë Mëzes, kallëzon se, në Katund të Ri, tek një lokal “Play station”, i kanë vjedhur telefonin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 12.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Q.D vjeç 68, banues në Vishnjë, pasi në fshatin Vishnjë, ka kanosur shtetasin H.D vjeç 56, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 12.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen SH.,B vjeç 60, banuese në Tiranë, pasi në fshatin Kus, ka goditur me grushte shtetasin R.H vjeç 56, banues në fshatin Kus. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 12.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit E.SH, vjeç 23 banuese në Tiranë,  pasi në Unazën e Re, në banesë, punonjësit e OSHEE, së kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 12.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit F.L dhe K.R, vjeç 25 e 22, banues në Sauk e Çerkezë, Kamëz, pasi në autobusin e linjës Vorë-Tiranë, janë goditur me grushte me njëri tjetrin. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 12.03.2018, gjatë natës, në rrugën “Tre Dëshmorët”, në bodrumin e  një pallati, kanë vjedhur me thyerje punishten e duraluminit, në pronësi të shtetases E.K, vjeç 51, banuese në Tiranë, ku kanë marr një gur fresibël dhe një trapan. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 12.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit R.Ç dhe B.Ç vjeç 46 dhe 52, banues në fshatin Butac Ndoq, pasi në fshatin Butac Ndroq me vetëgjyqësi, kanë zënë e punuar një sipërfaqe toke në pronësi të shtetases I.T, vjeç 76 banues në Ndroq. Nenet 277 dhe 200 të Kodit Penal.

Më datë 12.03.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen S.G, vjeç 31, banuese në Tiranë, pasi ish bashkëshorti, A.D, vjeç 33 banues në Tiranë, në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Kavajë
Informacion paraprak
Më datë 13.03.2018, në fshatin Luz i Vogël, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht  banesa e pabanuar e shtetasit D.T,  ku ka vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e amortizimit të rrjetit elektrik. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet u referuan për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 12.03.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen XH.K vjeç 61, banues në Durrës, pasi i vëllai, shtetasi E.K, vjeç 53, banues në Durrës, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 12.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin Y.E vjeç 70, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 12, në banesë, u kap  duke bërë ndërtim pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 12.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin P.B, vjeç 54, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 17, është konstatuar duke ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 12.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi K.B, vjeç 38, banues në Durrës, pasi gjate natës, në lagjen nr. 18, ka vjedhur me thyerje, zyrën e një subjekti politik, ku ka marrë 4 televizorë të markave të ndryshme dhe një server. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 12.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.D vjeç 61, banues Durrës, pasi në lagjen nr 17/1, ka  goditur me sende të forta shtetasin N.I, vjeç  51 banues në Durrës. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 12.03.2018, gjatë natës, në fshatin Kroj i Madh, është vjedhur motori i tipit “Papaq”, në pronësi të shtetasit P.K, vjeç 22, banues në fshatin Kroj i Madh. Punohet për identifikimin  e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 12.03.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për  shtetasen S.K vjeç 36, pasi kunata, DH.K, vjeç 36, ka ushtruar dhunë  psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 12.03.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen H.H, vjeç 52, pasi i biri, shtetasi H.H, vjeç 36, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 12.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin L.SH vjeç 63, banues në Xhafzotaj, pasi në Ballias, u kap me një karrocë dore, me dru të thatë plepi, pa leje. Neni 205 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për kanosjen e shtetasit S.B, më datë 12.03.2018, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin në kërkim V.K, vjeç 22, banues në Sukth, Durrës. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 12.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe punohet për kapjen e shtetasit S.SH, vjeç 45 banues në Ardhishtë, pasi në Ardhishtë, ka vjedhur me thyerje banesën e shtetasit R.GJ, vjeç 53, banues në Ardhishtë, ku ka marrë 1 televizor plazma dhe 3 pompa uji. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 12.03.2018, gjatë natës, në fshatin Thanë, është vjedhur banesa e shtetasit E.X, vjeç 50, ku kanë marrë një televizor plazmë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 12.03.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për shtetasen L.Ç, vjeç 26 banuese në Elbasan, pasi i vëllai, B.Ç vjeç 24, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”.

Në vijim të komunikatës, e cila bën fjalë për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë, më datë 12.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin në kërkim M.Q vjeç 32, banues në Elbasan. Neni 242 i Kodit Penal.

Më datë 12.03.2018, gjatë rrugës për në urgjencën e spitalit Elbasan, ka vdekur shtetasi maqedonas Z.S, vjeç 54, banues në Shtip, Maqedoni. Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për vlerësim.

Më datë 12.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për të miturin S.D, vjeç 16, pasi në ambientet e shkollës 9 vjeçare me anën e mashtrimit i ka marrë celularin  të miturit S.D, vjeç 15. Me cilësinë e provës materiale u sekuestrua celulari. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 12.03.2018, në lagjen “28 Nëntori”, shtetasit O.B, vjeç 19 banues në fshatin Vidhas, i kanë vjedhur celularin.Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë 12.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin E.H, vjeç 44 banues ne fshatin Gostimë, pasi në banesë, ju gjet e sekuestrua me cilësinë e provës materiale, një sasi rrjete metalike të cilën dyshohet se e ka vjedhur në aksin rrugor Gostimë-Gramsh. Neni 287/b i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 12.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin E.D, vjeç 19, banues në fshatin Dranovic, pasi në datë 08.03.2018, në fshatin Dranovic, ka dëmtuar duke i hequr nga vendi instalimet elektrike të një dhome, banesë e pabanuar, në pronësi të shtetasit A.D, vjeç 46, në fshatin Dranovic. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 12.03.2018, gjatë natës, në lagjen nr. 4, është vjedhur banesa e shtetases V.XH, vjeç 60, ku kanë marrë disa parfume dhe këpucë të përdorura. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 12.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë dhe punohet për kapjen e shtetasit S.LL banues në Korçë, pasi ka bërë kallëzim bashkëjetuesja, shtetasja M.D, se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Neni 130/a i Kodit Penal.

Korçë
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, filluan procedimin
penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve:
V.S, 26 vjeç dhe A.P, 49 vjeç, të dy banues në Korçë.
Procedimi ndaj tyre filloi pasi, më datë 12.03.2018, gjatë kontrolleve të ushtruara në
lagjen nr 9 dhe 10, në lokalet respektive të tyre, nga punonjësit e U.K.K-Korçë në bashkëpunim me Policinë, u konstatua lidhje e paligjshme në rrjetin e ujësjellësit.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën
penale “Shkatërrimi i rrjetit të ujësjellësit” parashikuar nga neni 159 i Kodit Penal.

Më datë 12.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin A.P, vjeç 49, banues në Korçë, pasi ka bërë  kallëzim përfaqësuesi i Ujësjellës Kanalizime Korçë, se në lokalin në lagjen 9, ka kryer lidhje të paligjshme të ujit të pijshëm. Neni 159 i Kodit Penal.

Më datë 12.03.2018, gjatë natës, në fshatin Barç, është vjedhur me thyerje garazhi i shtetasit A.F, vjeç 61, ku kanë marrë një ekspres kafeje dhe një pompë uji për larje mjetesh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Devoll
Më datë 12.03.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen M.SH, vjeç 40, pasi bashkëshorti, A.SH, vjeç 43, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 12.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për shtetasin A.K vjeç 54, banues në fshatin Golik, pasi në Golik, i ka marrë një siperfaqe tokë, shtetasit O.K, vjeç 40, i cili e kishte me dokumente të rregullta sipas ligjit 7501 të vitit 1991. Neni 200 i Kodit Penal.

Më datë 12.03.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen P.P, vjeç 53, banuese në Pogradec,  pasi i kunati, I.P, vjeç 62, ka ushtruar dhunë ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 12.03.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin I.P, vjeç 62, banues në Pogradec, pasi i vëllai, P.P vjeç 51, ka ushtruar dhunë ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Skrapar
Më datë 12.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat dhe punohet për kapjen e shtetasve A.K dhe A.G, vjeç 34 e 31, banues në Ura Vajgurore e Çorovodë, në mjediset e nje  kompanie të gazsjellësit  me mjetin kamionçinë bot, tip “Benz”  pasi kanë kërcënuar rojet, kanë marrë një sasi të konsiderueshme nafte, dhe në fshatin Zogas, e kanë braktisur mjetin bashkë me një pompë, disa metra tubo e gjenerator për vjedhje të karburantit, të cilat u bllokuan me cilësinë e provës materiale.

Komisariati i Policisë Lushnjë  
Më datë 12.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë dhe punohet për kapjen e shtetasit E.SH vjeç 30, banues në fshatin Kamçisht, pasi ka bërë kallëzim shtetasi E.K, vjeç 50, banues në Kamçisht, se ka tentuar të vjedhë një kompresor ajri në fermën e shtetasit E.GJ, ku E.K është përgjegjës. Nenet 134/1 dhe 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Divjakë
Më datë 12.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin L.B, vjeç 51, banues në Divjakë, pasi në lagjen nr. 1, ka goditur me sende të forta, shtetasin Ç.Ç vjeç 41, banues në  fshatin  Zharrnec. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mallakastër
Më datë 12.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin, Q.M, vjeç 53 banues në fshatin Bejar, pasi më datë 12.03.2018, në fshatin Bejar, ka djegur 3 rrenjë ullinj të  shtetases H.O, vjeç 66, banues në Bejar. Neni 151 i Kodit Penal.

Më datë 12.03.2018, në aksin rrugor Tepelenë-Fier, në vendin e quajtur “Kryqëzimi Bejarit”, në ecje e sipër ka marrë flakë automjeti tip “Reno Clio”, me drejtues shtetasin G.S, vjeç 47, banues në Gjirokastër. Nga veprimet e kryera rezulton se, djegia ka ardhur si rezultat  një shkëndije elektrike në motor. Materialet i kalojnë Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Fier, për vlerësim. Neni 151 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 11.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin N.N, vjeç 27, banues në Lubonjë, (i sëmur mendor), pasi në fshatin Picar, ka tentuar të vjedhë lokalin e shtetasit M.L 27 banues në fshatin Picar. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 12.03.2018, gjatë natës, në fshatin Llakatund, në oborrin e banesës, shtetasit B.M, vjeç 64, i kanë vjedhur 10 koshere bletë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 11.03.2018, gjatë natës, në lagjen “Pavarësia”, është vjedhur banesa e shtetasit D.D vjeç 41 ku kanë marrë sende të ndryshme. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 12.03.2018, gjatë natës, në lagjen “1 Maji”, është vjedhur dyqani i shtetasit A.M, vjeç 27 ku kanë marrë sende të ndryshme. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Në vijim të komunikatës, që bënë fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më datë 12.03.2018,  u ndalua shtetasi në kërkim P.D, vjeç 15 banues në Lezhë, në bashkëpunim me shtetasin E.M, vjeç 15, banues në Lezhë. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 12.03.2018, gjatë natës, në Laç, është vjedhur lokali i shtetasit I.H,  vjeç 31, banues në Durrës, ku kanë marrë 28 paketa duhani, 2 kg kafe dhe 12 pije energjike.Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 12.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqesorë Kurbin dhe punohet për kapjen e shtetases A.Ç, vjeç 29, banuese në Laç, pasi në lagjen 4, në lokal gjatë kontrollit të ushtruar nga specialisët e OSHEE-së Kurbin, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 12.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi F.K, vjeç 50 banues në Mamurras, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj të vëllait, shtetasit L.K, vjeç 54. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 12.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin S.B vjeç 51, banues në Shkodër, pasi në lagjen “Liria”, ka djegur motorçikletën tip “Lifan” pa targë, në pronësi të shtetases DH.K, vjeç 47, banuese në Shkodër. Nenet 151 Kodit Penal.

Më datë 12.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin P.U, vjeç 51, pasi bashkëshortja, shtetasja A.U vjeç 39, ka bërë kallëzim se i është afruar me shume se 5 m, në kundërshtim me urdhrin e mbrojtjes të dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Neni 321 i Kodit Penal.

Më datë 12.03.2018, në lagjen “Kongresi Permetit”, në banesë, është vetëhelmuar me solucion pastrimi shtetasja A.K, vjeç 51, (e sëmurë me depresion), e cila ndodhet në spital, pa rrezik për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Nenet 99 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 12.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi B.H, vjeç 45, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, shtetases S.H, vjeç 34 dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë për të bërë shoqërimin e tij. Nenet 130/a/4 dhe 236/2 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vau Dejës
Shkodër
Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 11.03.2018 ku është vjedhur banesa e shtetasit P.Z. në fshatin Shelqet, Vau Dejës.
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe ndiqen në gjendje të lirë 2 të tjerë.
Gjenden dhe sekuestrohen sendet e vjedhura në banesë.
Më datë 12.03.2018, nga strukturat e Komisariatit të Policisë Vau Dejës falë një pune intensive hetimore u arrestuan në flagrancë shtetasit:
K.J, 29 vjeç banues në fshatin Mjedë, Vau Dejës,
S. J. 16 vjeç banues në fshatin Mjedë, Vau Dejës,
Gjithashtu janë proceduar penalisht dhe ndiqen në gjëndje të lirë shtetasit:
E. Z. 16 vjec banues në fshatin Shelqet, Vau Dejës,
R. K. 17 vjec banues në fshatin Shelqet, Vau Dejës,
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi me datën 11.03.2018, kanë organizuar dhe kryer vjedhjen e banesës së shtetasit P. Z. në fshatin Shelqet, Vau Dejës.
Nga veprimet e para hetimore dhe gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e tyre, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale sendet e vjedhura në banesën e shtetasit P.Z. konkretisht janë; 680000 lekë të vjetra, 210 Euro, një sasi rreth 6 kilogram bizhuteri  argjendi, një laptop, një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa, si dhe tre aparate celularë.
Ngjarja në fjalë është organizuar dhe drejtuar nga i biri i pronarit të banesës, shtetasi E.Z ku është kryer vjedhja nga shtetasit e lartëpërmendur të cilët janë shokët e tij.
Materjalet iu referuan në Prokurorisë Pranë Gjykates së Shkalles së Parë Shkodër për veprat penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim” e “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” të parashikuara nga nenet 134-25 e 283 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
Më datë 12.03.2018, shtetasi A.S vjeç 30,  banues në Koplik, ka bërë kallëzim se, më datë 11.03.2018, nëpërmjet telefonit, është fyer nga një shtetas që nuk e njeh. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Neni 275 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës
Kukës
Informacion paraprak
Më datë 12.03.2018, rreth orës 08:30, njoftohemi nga Spitali Rajonal Kukës, se në orët e para të mëngjesit, në maternitetin e Kukësit,  gjatë lindjes ka gjetur vdekjen shtetësja N.P.,  rreth 42 vjeçe, banuese në Kukës,  së bashku me foshnjen.
Shtetësja N.P, së bashku me foshnjen, ndodhen në morgun e spitalit të Kukësit.
Ekspertët mjeko-ligjore të ardhur nga Tirana si dhe grupi hetimor, po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 12.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Q.XH vjeç 41, banues në Laç, i deportuar nga autoritetet policore greke, pasi më datë 21.02.2018, nga Konispoli, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 12.03.2018, u referuan materialet Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasen A.Q, vjeç 41, banuese në Tiranë, pasi në Aeroportin e Rinasit, ka tentuar të kalojë me forcë shërbimet e sigurisë, duke kundërshtuar Punonjësit e Policisë së Rendit Publik, për te kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin shtetëror. Nenet 236 e 297 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
Më datë 12.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për  shtetasin K.M vjeç 32 banues në Tiranë, i kthyer Inad në P K K Porti Durrës, pasi më datë 10.03.2018, nga P K K Port, duke iu shmangur kontrollit kufitar, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
Më datë 12.03.2018, në P K K Kapshticë, në hyrje, është kapur e shoqëruar shtetasi B.S, banues në Tiranë, pasi me datë 12.03.2018, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka shpallur në kërkim automjetin tip “Benz” që drejtonte, duke kërkuar bllokimin e tij së bashku me drejtuesin e mjetit.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër
Më datë 11.03.2018 dhe më datë 12.03.2018, në zonën e Hotit  dhe në Muriqan janë kapur 14 shtetas pakistaneze si dhe 26 shtetas sirian. Nga intervistimi ka rezultuar se 38 prej tyre janë larguar nga Qëndra Kombëtare Pritëse për Aazilkërkues në Babrru, Tiranë. Në përfundim procedurave të përzjedhjes u dërguan në Q K P A Babrru.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës
Më datë 12.03.2018 në hyrje të SPKM Morinë, u kap shtetasi në kërkim M.Ç, vjeç 28 banues në Korçë,  pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, e ka dënuar me 2 muaj burg për drejtim automjeti në mënyrë të parregullt. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Dibër
Më datë 12.03.2018, në PKK, Bllatë, u kap shtetasi në kërkim V.K, vjeç 23 banues në Sukth-Durrës, pasi me date 04.03.2018, ne fshatin Karpen-Shijak, ka kanosur shtetasin S.B. Neni 84 i Kodit Penal.

Arkiva

Shtator 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30