Tepelenë, sekuestrohen 665 kg Cannabis Sativa, 2 në pranga, 1 në kërkim

Tepelenë4gjirokaster1

Nga specialistët e seksionit për hetimin e narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, pas informacioneve të marra në rrugë operative, se në fshatin Dukaj të Tepelenës kishte një sasi të madhe lënde narkotike të dyshuar Cannabis Sativa, është organizuar puna dhe është kryer kontroll, në banesën e shtetasit D. K., ku është gjetur e sekuestruar 655 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Specialistët e seksionit të narkotikëve kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

D. K. 59 vjeç, pronar i banesës në të cilën është gjetur sasia e lëndës narkotike dhe djalin e tij, D. K., 29 vjeç.

Është shpallur në kërkim shtetasi A. K., 27 vjeç.

Vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Arkiva

Shtator 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30