Kakavije - Arrestohet një shtetas për "Kalim të paligjshëm të kufirit" dhe "Trafikim të veprave të artit dhe kulturës"

KakavijeGjirokaster 31 mars 2018

Policia Kufitare e Kakavijes kap në kufirin jeshil një shtetas për "Kalim të paligjshëm të kufirit" dhe "Trafikim të veprave të artit dhe kulturës".

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale sende të ndryshme antike prej metali, argjendi e bronzi.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Kakavijes, gjatë patrullimit në kufirin jeshil, kanë konstatuar dhe kapur në flagrancë një shtetas i cili po tentonte të hynte në teritorin shqiptar nëpërmjet kufirit jeshil me shtetin grek në mënyrë të paligjshme.

Gjatë kontrollit fizik të bërë këtij shtetasi, shërbimet e Policisë Kufitare, kanë konstatuar se në çantën e krahut kishte sende të ndryshme antike prej metali, argjendi e bronzi.

Menjëherë shërbimet e Policisë Kufitare kanë njoftuar Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, të cilët në përfundim të veprimeve të para hetimore kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
P.A., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua çanta me sendet e ndryshme antike.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprat penale "Kalimi i paligjshëm i kufirit" dhe "Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës", parashikuar nga nenet 297 dhe 138/a të Kodit Penal.

Gjirokaster 31 mars 2018

 

Arkiva

Shtator 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30