Policia e Shtetit gjatë 24 orëve të fundit 03 Prill 2018

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve.Stema Policia


Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 11 Personave.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë: për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe drejtim i parregullt: 4 drejtues mjetesh.

Nga kontrollet e ushtruara nga ana e strukturave të Drejtorive Vendore janë kapur:

1 person për Narkotikët

1 person për veprën penale "Armëmbajtje pa leje"

1 person në kërkim.

1 person për veprën penale “Vjedhja”

1 person për veprën penale “Dhuna në familje”

1 person për veprën penale “Kanosja”

1 person për veprën penale “Krime ndaj personit”.

Janë sekuestruar:

disa doza lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa,

1 armë zjarri, 2 krehra si dhe 47 fishekë.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 47 persona.

Arkiva

Korrik 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5