Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 03 Prill 2018

DEPARTAMENTI I POLICISË KRIMINALE01drejtoria new
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Më datë 02.04.2018, u arrestua në flagrancë N.S vjeç 28, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Besim Alla”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip ‘’Peugeot’’ dhe gjatë kontrollit iu gjetën dhe u bllokuan 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa, një celular dhe mjeti. Nenet 283/1 e 291 të Kodit Penal.

Seksioni për hetimin e krimeve ndaj jetës
Tiranë    
Nga Specialistët e Seksionit të Krimeve Kundër Jetës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë nr. 6 Tiranë, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
H.B, 23 vjeç, banues në Fushë-Prezë.
Si dhe u shpall në kërkim shtetasi:
C.K., 28 vjeç, banues në Tiranë
Pasi më datë 02.04.2018, në rrugën dytësore Tiranë - Vorë në autobusin e linjës Tiranë-Vorë, shtetasi R.M., 23 vjeç, banues në Kodër-Kamëz, pasagjer, është konfliktuar për motive të dobëta me fatorinon e autobusit shtetasin H.B, 23 vjeç, banues në Fushë-Prezë dhe me kontrollorin e linjës për autobusët shtetasin C.K., 28 vjeç, banues në Tiranë.
Më pas shtetasi C. K., në bashkëpunim me shtetasin H.B e kanë goditur me mjet prerës thikë shtetasin R. M., i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për kryerjen e veprës penale të “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga nenet 76-22, 25 dhe 279 të Kodit Penal, në ngarkim të dyshuarve H. B dhe C.K.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 20.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi S.G, vjeç 24, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ibrahim Rugova”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 02.04.2018, në lagjen nr. 15, shtetasi K.C, vjeç 58 banues në Durrës, duke udhëtuar me biçikletë, është rrëzuar e ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës, për vlerësim.
 
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni për narkotikët
Më datë 02.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për  shtetasin  I.H, vjeç 36, banues në Elbasan, pasi në lagjen “Beqir Dardha”, në mjetin tip “Benz”, iu gjet e bllokua 1 dozë lëndë e dyshuar narkotike  Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 02.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi L.H, vjeç 26 banues në fshatin Dragot, Belsh, me leje drejtimi, pasi në fshatin Morinë, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “ Benz”, ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar L.H dhe shtetasit A.D, S.K dhe A.K, vjeç 56, 52 e 49, banues në fshatin Dragot, Belsh, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 e 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni për narkotikët
Më datë 02.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Gjirokastër, për shtetasin A.M vjeç 24, banues në Sarandë, pasi në lagjen “18 Shtatori”, në mjet iu gjet e bllokua 1 dozë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis  Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 02.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë, për shtetasin D.GJ, vjeç 60, banues në Shënkoll, Lezhë, pasi në Ishull Lezhë, duke drejtuar mjetin “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues P.D, vjeç 36, banues në Tale, Lezhë, për pasojë janë aksidentuar dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjeri RR.M vjeç 55, banues në Markatomaj, të cilët ndodhet ne spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290/2 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Shkodër
Vijon puna nga strukturat e D.V. P. Shkodër për kapjen dhe ndalimin e personave të
shpallur në kërkim.
Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim.
Më datë 02.04.2018, nga strukturat e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Lirisë së
Personit, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u kap dhe u ndalua
shtetasi në kërkim:
E.R 25 vjeç, banues në lagjen “Partizani” Shkodër
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me vendim Nr.10484, datë
11.12.2015, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosje e
rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88/1 i Kodit Penal.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të
metejshme.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 02.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për shtetasin Z.C vjeç 60, banues në  Shkodër, pasi në aksin rrugor Rus-Xhabija, duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip ’’Kavasaki’’, pa  targë, ka dalë nga rruga, për pasojë është aksidentuar e ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.
DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 02.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin SH.A vjeç 56, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Todi Shkurti’’, ka goditur me mjete të forta, shtetasit E.M vjeç 56, banues në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 02.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin N.C, vjeç 47, banues në Tiranë, pasi gjatë natës, në rrugën ‘’Zonja Curre’’, ka vjedhur paketën e ashensorit, të pallatit me administrator E.M, vjeç 35 banues në Tiranë. Punohet për kapjen e N.C. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Më datë 02.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin B.R vjeç 33, banues në Tiranë, pasi më datë 01.04.2018, në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë fizike dhe e ka përndjekur ish të dashurën P.N, vjeç 23, banuese në Tiranë. Punohet për kapjen e B.R. Neni 121/a i Kodit Penal.

Më datë 02.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin A.B, vjeç 53, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Elbasanit”, u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa leje. Neni 199/ a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Tiranë
Në datë 02.04.2018, rreth orës 08:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën "Dritan Hoxha", një shtetas dyshohet se është vetvarur.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor si dhe eksperti mjeko-ligjor ku ka rezultuar se:
Shtetasi H.U, 52 vjeç, dyshohet se është  vetëvarur në oborrin banesës së tij private, i cili jetonte i vetëm.
Nga kqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera nga ndonjë faktor tjetër.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për largimin nga banesa të shtetases së mitur P.E, vjeç 18, më datë 01.04.2018, u gjet dhe iu dorëzua familjarëve, e cila deklaron se është larguar me dëshirën e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë.

Më datë 02.04.2018, gjatë natës, në rrugën “Grigor Heba”, është vjedhur banesa e shtetasit A.B vjeç 83, ku kanë marrë një shumë lekësh. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.04.2018, në rrugën “Irfan Tomini”, para pallatit, është gjetur pa ndjenja shtetësia L.K, vjeç 30, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë.

Më datë 02.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin J.Z vjeç 24, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Myslym Shyri”, gjatë kontrollit fizik iu gjet e bllokua 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 02.04.2018, në rrugën e ‘’Kavajës”, ka rënë nga çatia shtetasi B.K, vjeç 50 banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 02.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasit U.L, B.C, G.GJ, A.T, A.T, U.TH, XH.A, B.GJ, S.T, D.C, Z.K, S.K,S.D, A.F, A.B, vjeç 33, 35, 30, 28, 46, 64, 49,46, 36, 37, 48,66, 66, 24,34 pasi në vazhdim, në rrugën “Sami Frashëri“, në hyrjen e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, po protestojnë në mënyrë të paligjshme, kanë penguar qarkullimin e mjeteve transportit dhe kanë prishur rendin e qetësinë publike. Punohet për identifikimin e personave të tjerë pjesëmarrës. Nenet 262, 293 e 274 të Kodit Penal.


Më datë 02.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasit E.K, vjeç 46  pasi në rrugën “Gjergj Fishta”, për shkak të detyrës, kanë kundërshtuar urdhrin e punonjësve të policisë së rendit. Neni 242 i Kodit Penal. Si dhe  u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin XH.N, vjeç 31, banues në Durrës, pasi në rrugën “Myslym Shyri”, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar urdhrin e punonjësit të policisë së rendit. Neni 236 i Kodit Penal.

Informacion paraprak
Shtetasi O.K, ka kallzuar në Komisariatin e Policisë se më datë 02.04.2018, në rrugën “Jordan Misja”,  e ka kanosur dhe goditur me send metalik, shtetasi B.K., 32 vjeç, banues në Tiranë. Punohet për sqarimin e rrethanave te ngjarjes si  dhe identifikimin e  shoqërimin e shtetasit B.K.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 02.04.2018, në rrugën “Bardhyl”, faturino i autobusit të linjës së Unazës, shtetasi P.C vjeç 58, banues në Tiranë, ka konstatuar se i kanë vjedhur një shumë lekësh të xhiros. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.H, vjeç 63 banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Dajtit’’, në lokalin e tij, u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 02.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin A.H, vjeç 56 banues në Tiranë, pasi në rrugën “Mahmut Allushi”, ka ofenduar dhe kanosur shtetasin F.H, vjeç 22, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Tiranë
Më datë 02.04.2018,  rreth orës 19:30, në rrugën "Siri Kodra",  në një magazinë ka rënë zjarr.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikësja bëri të mundur fikjen e zjarrit dhe evakuimin e banorëve të ndodhur në banesat pranë.
Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të zjarrit.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 02.04.2018 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për shtetasin A.F, vjeç 32, banues në Kamëz, pasi  në Paskuqan 2, ka goditur me sende të forta shtetasit R.M dhe R.M, vjeç 42 e 17, banues në Kamëz. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 02.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasit  E.M dhe I.M vjeç 23 e 23, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Lambi Bonata”, kanë goditur me sende të forta shtetasin E.SH, vjeç 19, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 02.04.2018, në rrugën “Llazi Miho”, në banesë, është gjetur i vdekur pa shenja dhune shtetasi B.H, vjeç 49, banues në Tiranë. Nga veprimet rezultoi se, vdekje ka qenë natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë.

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 02.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin B.B, vjeç 40, banues në fshatin Ndroq, pasi nëpërmjet telefonit, ka shqetësuar shtetasin A.C, vjeç 36 banues në fshatin Marqinet. Neni 275 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 02.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.H, vjeç 50, banues në fshatin Vorrozen, pasi në unazën e qytetit Kavajë, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 02.04.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen K.H vjeç 45, pasi ish-bashkëshorti H.XH vjeç 52, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës Parë Kavajë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 02.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kavajë, për shtetasin D.K, vjeç 70, banues në Durrës, pasi në Kavajë, te “Kryqëzimi i Kazazëve”, duke drejtuar mjetin tip “Mitsubishi”, ka aksidentuar biçiklistin D.B, vjeç 22, banues në Kavajë, i cili pas mjekimit në spital u largua në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 02.04.2018, gjatë natës, në lagjen nr. 16, është vjedhur banesa e shtetasit A.O, vjeç 56, ku kanë marrë një televizor dhe një pompë uji. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.04.2018, u referuan materialet  në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin F.SH, vjeç 50, banues në Durrës bazuar në nenin 238 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 02.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasin M.S, vjeç 35, banues në Elbasan, pasi në lagjen “5 Maji”, ka pushtuar 80 m2 sipërfaqe tokë, pronë shtetërore. Neni 200 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë 02.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasin L.M, vjeç 35, banues në fshatin Shtëpanjë, pasi në Shtëpanjë, ka dëmtuar 8 rrënjë ullinj, në pronësi të shtetases F.M, vjeç 42. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 02.04.2018,  në lagjen nr. 12, në banesë, ka vdekur shtetasi D.Q, vjeç 34. Nga veprimet rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Korçë.

Më datë 02.04.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen M.GJ, vjeç 55, banuese në Korçë, pasi bashkëshorti Y.GJ, vjeç 67, banues në Korçë, ka ushtruar dhunë  psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës Parë Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 02.04.2018, u referuan materialet Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasin E.Ç, vjeç 26, banues në Pogradec, pasi në qytet, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar punonjësit e policisë së rendit. Neni 236/1 i  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 02.04.2018, u plotësua kërkesë  padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen F.S, vjeç 43, banuese në Berat, pasi bashkëshorti XH.S, vjeç 53, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Berat. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. ‘’Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Berat
Arrestohet një shtetas për armëmbajtje pa leje.
Nga Specialistët e Seksionit për Krimet në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Berat pas informacioneve të marra në rrugë operative u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
XH.S 53 vjeç, banues në lagjen Jani Vruho, Berat.
Arrestimi i shtetasit të lartpërmendur u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë në banesën e tij iu gjet 1 automatik model 56 dhe 2 krehëra me 47 fishekë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve", parashikuar nga neni 278/2/3 i Kodit Penal.

Komisariati Policisë Berat.
Më datën 02.04.2018, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
L.K, 33 vjeç, banues në lagjen Barrikadë, Berat, pasi dyshohet se është autori i vjedhjes së biçikletës pronë e shtetasit E.B, 36 vjeç, banues në lagjen Barikadë, Berat.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale "Vjedhje" parshikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin M.ZH, vjeç 22 banues në Berat, pasi në lagjen “Barrikada’’, ka kanosur shtetasin B.L vjeç 31, banues në Berat. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 02.04.2018, në fshatin Grykë, para një lokali ka vdekur shtetasi RR.Ç vjeç 47, banues në Fier. Nga veprimet e kryera rezulton se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet kaluan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës pare Fier, për vlerësim.

Më datë 02.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës  së Shkallës Parë Vlorë, seksioni i të miturve, për shtetasin L.D dhe G.D, vjeç 15 e  44, banues në Fier, pasi kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës dhe bashkëshortes V.D, vjeç 34. Neni 130/a/1 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë  
Lushnje
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin:
D.L, 17 vjeç, banues në Lushnje.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në Komisariatin e Policisë Lushnje është paraqitur nëna e tij, shtetasja S.L, 40 vjeçe e cila kallzon se është dhunuar psikologjikisht në ambientet e banesës nga djali i saj, e cila ka patur edhe urdhër mbrojtje.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” parashikuar nga Nenet 130/a/4 e 321/2 të Kodit Penal.

Specialistët e Sektorit të Qarkulimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin:
S.V 20 vjeç, banues në Divjakë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në aksin rrugor Lushnje-Divjakë, në vëndin e quajtur “Tre urat” duke drejtuar mjetin motorr tip “Bashan” ka aksidentuar këmbësoren shtetasen Sh.Sh, 39 vjeçe, dhe pasi është larguar nga vendi i ngjarjes, u kap nga Policia Rrugore.
Shtetasja Sh.Sh ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kauan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” ”Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit” parashikuar nga nenet 291, 290, 273 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 02.04.2018, gjatë natës, në lagjen” Lef Sallata”, ku persona të paidentifikuar kanë dëmtuar bravën e derës së dyqanit të shtetasit D.M, vjeç 40, banues në Vlorë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 02.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin M.M  vjeç 64, banues në Tiranë, pasi më datë 02.04.2018, në lagjen “Uji Ftohtë”, ka pushtuar tokë, pronë publike. Neni 200 i Kodit Penal.

Më datë 02.04.2018, shtetësia Q.O, vjeç 57, banuese në Tiranë, kallëzon se, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në breg të detit, i kanë vjedhur celular. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.04.2018, shtetasi A.S, vjeç 37 banuese në Vlorë, kallëzon se, më datë 30.03.2018, në lagjen “Kushtrimi”, gjatë natës, në oborrin e banesës, i kanë vjedhur motorin  tip “Kinro”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Himarë
Më datë 02.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së  Parë Vlorë, për shtetasin A.K vjeç 49, banues në fshatin Qeparo, pasi më datë 30.03.2018, në fshatin Borsh, i ka thyer me mjete të forta xhamin e mjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasit J.RR vjeç 55, banues në Tërbaç. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 31.03.2018, shtetasi H.L, vjeç 27, banues në Tiranë, kallëzon se, në rrugën Himarë-Sarandë në Porto-Palermo, i kanë thyer me mjete të forta xhamin e mjetit tip “Renault”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 02.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Sarandë, për shtetasen B.V, vjeç 29, banuese në Sarandë, pasi në Ksamil, ka pushtuar tokën e shtetasit R.B vjeç 54 banues në Gjirokastër. Neni 200 i Kodit Penal.

Informacion paraprak
Më datë 02.04.2018, në fshatin Lëkurës Gjashtë, në banesë, është vetëvarur shtetasi O.B, vjeç 13 i cili ka vdekur në spital. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Sarandë.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 02.04.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen S.K vjeç 28, pasi ish bashkëshorti shtetasi A.M, vjeç 42, nëpërmjet telefonit ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës Parë Gjirokastër. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Tepelenë
Më datë 02.04.2018 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Gjirokastër, për shtetasin R.M, vjeç 33, banues në fshatin Qesarat, Memaliaj, pasi në “Qesarat”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Nissan”, me drejtues shtetasin SH.I, vjeç 64, banues në Elbasan, si pasojë është dëmtuar R.M i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Përmet
Më datë 02.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Përmet, për shtetasin I.P vjeç 39, banues në Këlcyrë, pasi më datë 01.04.2018, në Këlcyrë,
pas një konflikti të çastit me shtetasin D.R vjeç 51 të cilin e ka goditur me grusht, gjatë konfliktit ka dëmtuar dhe xhamin e një objekti privat. Nenet 150 e 90  të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 02.04.2018, në fshatin Torovicë, te “Shkëmbi i Kuq”, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit L.D, vjeç 47, ku ka pasur dëme materiale. Nga veprimet rezulton se, zjarri ka rënë nga një shkëndijë elektrike. Materialet referohen në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkalles Parë Lezhë, si ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 02.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi D.H, vjeç 44, banues në fshatin Shtoj Vjetër, pasi ka kanosur dhe i ka thyer xhamat e banesës shtetasit Z.H vjeç 53, banues në Shtoj Vjetër. Nenet 84 e 150 të Kodit Penal.

Më datë 02.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për shtetasen F.H, vjeç 58 banuese në Shkodër, pasi në lagjen “Manush Alimani”, në banesë, u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pukë
Më datë 02.04.2018, në qytet Pukë, në banesë, shtetasit B.K vjeç 66, i kanë vjedhur telefonin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 02.04.2018, në “Rrugën e Kombit”, në Kolsh, në vendin e quajtur “Thanxë”, në lëvizje ka marrë flakë mjeti tip “BMV”, në pronësi të shtetasit kosovar D.B, vjeç 28, banues në Oslo Norvegji, ku është djegur tërësisht. Paraprakisht dyshohet se  zjarri është shkaktuar nga një defekt teknik. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Mat
Më datë 02.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Mat, për shtetasin B.S, vjeç 18 , banues në Burrel,  pasi në “Kryqëzim”në Burrel, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “BMV”. Neni 291 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë
Më datë 02.04.2018, në Tiranë, u kapën 4 shtetas të huaj, me shtetësi siriane, imigrantë të paligjshëm. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes, shtetasit kërkuan azil në Republikën e Shqipërisë dhe u dërguan në QKPA Babrru, Tiranë.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë 01.0.2018, në Tepelenë, u kapën 5 shtetas të huaj me shtetësi siriane. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes një shtetas ka kërkuar azil në vendin tonë dhe u dërgua në QKPA Babrru, Tiranë ndërsa 4 të tjerët u proceduan me urdhra largimi vullnetar.

Arkiva

Dhjetor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6