Lezhë - Vijon Operacioni "Ranishtja 4", ndalohet edhe një tjetër person i shpallur në kërkim. 04.04.2018
Lezhë
Vijon Operacioni "Ranishtja 4".
Kapet dhe ndalohet edhe një tjetër person i shpallur në kërkim.
Në vijim të Operacionit “Ranishtja 4”, ku u arrestuan 12 shtetas dhe u shpallen në kërkim 11 shtetas të tjerë, kapet dhe ndalohet një tjetër prej të shpallurve në kërkim.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko - Financiar në D.V.P. Lezhë, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës për shtetasin:
-Z. Gj., 59vjeç, banues në Lagjen “Nënë Tereza” Lezhë.
Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë me Vendim Nr.86, datë 15.03.2018, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.
Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim.