Kurbin - Finalizohet operacioni i koduar "Parkimi", arrestohet një person.

KurbinParkimi 1 4 prill

Finalizohet me sukses operacioni i koduar "PARKIMI". (për video kliko mbi link)

Sekuestrohet një sasi lënde narkotike e dyshuar Kokainë, arrestohet në flagrancë poseduesi i saj.

Në vijim të punës për kontrollin e territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P.Lezhë, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative kanë organizuar punën dhe finalizuan me sukses operacionin e koduar "PARKIMI".

Si rezultat u arrestua në flagrancë i dyshuar si posedues i lëndës narkotike shtetasi:
J.S., 22 vjeç, banues në Laç.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip “Land Rover” pranë një karburanti në aksin Laç-Kurbin është kapur me një sasi prej 140 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, një peshore elektronike, një telefon celular dhe automjeti.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale “ Prodhim dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/1 të Kodit Penal.

Parkimi 1 4 prill

Parkimi 2 4 prill

Parkimi 3 4 prill

Arkiva

Prill 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 31 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 1 2 3 4 5 6