Durrës - Policia zbardh ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku mbeti i plagosur një shtetas. 5 prill 2018

Durrës.Durres arma 5 prill 2018

Policia zbardh dhe dokumenton ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Durrës.

Arrestohet autori i dyshuar dhe shoku i tij, i cili e ka ndihmuar të fshehë armën e krimit.

Sekuestrohet mjeti i kryerjes së veprës penale.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, pas një pune hetimore të specializuar dhe të mirëorganizuar kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin vetëm pak orë pas ndodhjes së ngjarjes mbrëmjen e djeshme në Durrës.

Pas një ndjekje të pandërprerë kanë arrestuar autorin e dyshuar, shtetasin:

• A. P. 17 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasi i mësipërm dyshohet se më datë 04.04.2018, rreth orës 17:30, në lagjen Nr.6, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin S.K., 18 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasi i dëmtuar ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu është arrestuar edhe shtetasi:

• B.Gj. 17 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasi B.Gj., e ka ndihmuar autorin e dyshuar që të fshehë armën e zjarrit me të cilën ka kryer veprën penale.

Është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë (me fishek në gojë).

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprat penale:

•"Vrasja me dashje" e mbetur në tentativë dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" në ngarkim të shtetasit A.P. parashikuar në nenet 76, 22 dhe 278/1 të Kodit Penal.

•"Përkrahja e autorit të krimit"dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" në ngarkim të shtetasit B. Gj. parashikuar në nenet 302 dhe 278/1 të Kodit Penal.

Durres arma 5 prill 2018

Arkiva

Korrik 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5