Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 05 Prill 2018

DEPARTAMENTI I POLICISË KRIMINALE01drejtoria new
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Tiranë
Arrestohet me qëllim ekstradimi në Itali, një shtetase në kërkim ndërkombëtar.
Më datë 04.04.2018 u arrestua me qëllim ekstradimi në Itali, shtetësia në kërkim ndërkombëtar, M.P, 43 vjeç, banuese në Tiranë.
Autoritetet Gjyqësore Italiane, e kanë dënuar shtetasen M.P me 7 vjet, 3 muaj dhe 15 ditë burg, për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike” bazuar në nenin 110 të Kodit Penal Italian dhe Neni 73 e 74 të Dekretit të Presidentit Italian nr. 309/90.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 04.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin N.G, vjeç 57, banues në Kosovë, pasi në Vorë, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar drejtuesi dhe pasagjerja, shtetësia M.M vjeç 26 banuese në Kosovë, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Informacion paraprak
Më datë 05.04.2018, në autostradën Tiranë-Vorë, mjeti me drejtues shtetasin D.K ka dalë jashtë rruge, për pasojë janë dëmtuar 3 pasagjerët e mjetit, të cilët janë dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni për narkotikët
Më datë 04.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi B.O, vjeç 25, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 13,  nga kontrolli në mjetin tip “Peugeot”, iu gjetën dhe bllokuan 7 gr. lëndë narkotike  e llojit Marijuanë dhe 4.5 gr. e llojit  Kokainë. Neni 283/1 Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë
arrestimin në flagrancë të shtetasit:
XH.R 41 vjeç banues në fshatin Kajan Belsh.
Arrestimi i tij, u bë pasi në rrugën “Thoma Kalefi” Elbasan është kapur në flagrancë nga
shërbimet e policisë rrugore duke drejtuar mjetin tip “Benz” në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të
mëtejshme për veprën penale “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur” parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 04.04.2018,  u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasit S.M dhe K.B, vjeç 27 e 32, banues në Libonik e Drithas, pasi tek “Kryqëzimi Libonikut”, duke drejtuar mjetet tip “Benz dhe Nissan”, janë përplasur midis tyre, për pasojë është dëmtuar pasagjeri i mjetit “Nissan”, shtetasi G.V, vjeç 36 banues Buçmas, Pogradec, i cili pas mjekimit në spital u largua në banesë.  Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni për narkotikët
Berat
Nga Specialistët e Seksionit për Trafiqet dhe Narkotikët u bë ndalimi i shtetasit:
A.M, 23 vjeç, banues në lagjen 4 Shtatori, Ura Vajgurore.
Ndalimi i tij u krye pasi Gjykata e Apelit Vlorë  ka ndryshuar masën e sigurisë "Detyrim paraqitje" dhe me vendim Penal Nr. 60-2016-283, datë 03.11.2016, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg", për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 04.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, Seksioni për të Miturit, për shtetasin K.F, vjeç 15, banues në Fier, pasi në rrugën “Kastriot Muço”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “BMV”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni për narkotikët
Më datë 04.04.2018, u ndalua shtetasi në kërkim H.P, vjeç 28, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Vlorë. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Gjirokastër
Drejton automjetin në gjendje të dehur, arrestohet në flagrancë nga policia.
Nga Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor në komisariatin e Policisë Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
A.G 47 vjeç, banues në Delvinë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, lagjja “18 Shtatori”, Gjirokastër, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Ford”.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale " Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi" neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 04.04.2018, u ndalua shtetasi në kërkim, R.M vjeç 29, banues në Ishull Shëngjin, pasi Gjykata e  Shkallës së Parë Lezhë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”. Neni 186/1 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 04.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin GJ.P, vjeç 50 banues në fshatin Rrilë, pasi në qytet, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Yinxang”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni për narkotikët
Shkodër
Në kuadër të masave për parandalimin dhe  goditjen e  shpërndarësve të lëndëve narkotike  në shkolla e lokale  u arrestuan në flagrancë 2 shtetas.
Më datë 04.04.2018, nga strukturat e D. V. P. Shkodër falë një pune të mirëorganizuar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :
B.S 46 vjeç, banues në lagje Naim Gjylbegu, Shkodër
R.K, 22 vjeç, banues në lagjen Guerile, Shkodër.
Arrestimi u bë pasi nga ana e shërbimeve të Policisë “Shqiponja” në zbatim të planit të Masave “Për kontrollin e lokaleve dhe ambienteve në të cilat dyshohet se shitet dhe shpëndahet lëndë narkotike “ në lagjen “Naim Gjylbegu” Shkodër u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit B.S dhe R.K, pasi këta shtetas në momentin e arrestimit po i shisnin njëri-tjetrit lëndë narkotike.
Gjatë kontrollit personal të shtetasit B.S iu gjet në një çantë një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa. Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij iu gjet një sasi tjetër lënde narkotike Cannabis Sativa .
Lënda e gjetur rezultoi me peshë 1 kg e 983 gr të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale të “Prodhimit e shitjes së narkotikëve” e parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Krujë
Seksioni për narkotikët
Më datë 04.04.2018, u ndalua shtetasi në kërkim, F.C, vjeç 64, banues në Gramëz, pasi Gjykata e  Apelit Tiranë, e ka dënuar me 4 vjet e 6 muaj burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve“ e kryer në bashkëpunim. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për veprime të mëtejshme. Neni 283/2 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 04.04.2018, shtetasi E.S, vjeç 26, banues në Tiranë, punonjës i një firme private ka bërë kallëzim se, në rrugën e “Zallit”, kanë vjedhur një kamer sigurie. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 04.04.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen I.B, vjeç 33, banuese në Tiranë, pasi ish-bashkëshorti, shtetasi D.LL, vjeç 40, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 04.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin D.S, vjeç 45, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Xhorxhi Martini”, në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua ndërhyrje e paligjshme në rrjetin e energjisë elektrike. Punohet për kapjen e D.S. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 04.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin P.L, vjeç 40 banues në Tiranë pasi në rrugën “Mihal Grameno”, ka thyer pasqyrën e mjetit tip “Benz”, të shtetases A.D vjeç 38, banuese në Tiranë. Punohet për kapjen e P.L. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 04.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin S.M, vjeç 21, banues në Shkodër, pasi në rrugën “Irfan Tomini”, iu gjetën e bllokuan me cilësinë e provës materiale 2 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 04.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin SH.K, vjeç 21, banues në Tiranë, pasi ka përndjekur, shtetasen E.N, vjeç 21, banuese në Tiranë. Neni 121/a i Kodit Penal.

Më datë 04.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit A.D, vjeç 27 banues në Tropojë, pasi nëpërmjet telefonit ka shqetësuar ish të dashurën, shtetasen E.Q vjeç 24, banuese në Tiranë. Neni 275 i Kodit Penal.

Tiranë
Shërbimet e Policisë të Komisariatit nr. 2 shoqëruan për disa minuta në ambientet e këtij Komisariati dhe proceduan në gjendje të lirë për veprën penale "Tubim i paligjshëm", "Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit" dhe "Prishje të rendit dhe qetësisë publike", shtetasit:
Y.Sh., 34 vjeç;
S.P., 21 vjeç;
A.Z., 28 vjeç;
G.Gj., 30 vjeç;
M.N., 30 vjeç.
Këta shtetas u shoqeruan sipas procedurave standarde dhe Rregullores së Policisë së Shtetit dhe në asnjë moment nuk është ushtruar dhunë ndaj tyre.
Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjygjësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Në vijim të komunikatës, që bënë fjalë për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, më datë 04.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen E.R, vjeç 46 banuese në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 04.04.2018, shtetasi GJ.P, vjeç 58 banues në Tiranë, ka bërë kallëzim se, më datë 26.03.2018, në rrugën “Vangjel Noti”, duke qarkulluar me mjetin tip “Benz” i ka prerë rrugën dhe e ka dëmtuar një mjet  tip “Volksvagen Passat” pa targë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Punohet për identifikimin mjetit dhe drejtuesit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për vlerësim.

Më datë 04.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për një firmë private me inxhinier, shtetasin J.V, vjeç 57 banues në Tiranë, pasi në rrugën “Isuf Balta”, u kapën duke ndërtuar një kabinë elektrike për OSHEE-në, pa lejen përkatëse. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 04.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin K.N vjeç 31, banues në Shkozë, pasi në rrugën “Jordan Misja”, nga kontrolli fizik iu gjet e bllokua 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 04.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin S.C, vjeç 29, banues në Tiranë, pasi më datë 24.03.2018, nëpërmjet rrjeteve sociale ka kanosur shtetasin A.D vjeç 34, banues në Kamëz. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 04.04.2018, në rrugën “Xhanfize Keko”, kanë vjedhur banesën e shtetasit B.D, vjeç 31, ku kanë marrë një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 04.04.2018, në Allias, në banesë ka vdekur shtetasi A.M, vjeç 25, banues në Tiranë, i cili vuante nga epilepsia. Nga kryerja e veprimeve dyshohet se vdekja është natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për vdekje natyrale.

Më datë 04.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.D vjeç 29, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Selaudin Bekteshi”, nga kontrolli fizik ju gjet e bllokua 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Më datë 04.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit B.D e E.A, vjeç 24 e 24, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Xhanfize Keko”, kanë goditur me grusht njëri tjetrin. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 04.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit A.L e J.Ç, vjeç 49e 31, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Saraçve”, kanë goditur me grusht njëri tjetrin. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 04.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit XH.L vjeç 60, banues në Kamzë, pasi në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua vjedhje e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 04.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit A.L, vjeç 48  banues në Paskuqan, pasi në Paskuqan, ka kanosur për jetën, shtetasin S.S vjeç 58, banues në Durrës. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 04.04.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen F.M, vjeç 36 banuse në Tiranë, pasi bashkëshorti, shtetasit J.M vjeç 41, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 05.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi J.M, vjeç 41, banues në Tiranë, pasi më datë 01.04.2018, në Valias, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike, ndaj bashkëshortes F.M, vjeç 36, duke e detyruar të pijë medikament për të abortuar, e cila pasi ka marrë mjekimin në spital për disa ditë, është larguar në banesë. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 04.04.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen S.A, vjeç 29 banuese në Tiranë, pasi ish bashkëshorti, shtetasi K.A vjeç 36, banues në Kodër Kamzë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006,  “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 04.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit J.T, vjeç 42, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases M.T vjeç 25, të cilës ju plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 04.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi SH.T, vjeç 63, banues në fshatin Rrakëll, pasi në qytet, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Dayang”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 04.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasin I.M, vjeç 20, banues në Kavajë, pasi në lagjen nr. 1, i ka marrë një shumë lekësh, shtetases B.I vjeç 75, banuese në Kavajë. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”, më datë 04.04.2018, u ndalua shtetasi në kërkim, L.D, vjeç 43, banues në Prishtinë, Kosovë. Neni 199/a  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 04.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin P.P, vjeç 27, banues në Levan, Fier, pasi më datë 03.04.2018, në lagjen nr. 1, ka kanosur për shkak të detyrës punonjësit e policisë së rendit. Neni 238 i Kodit Penal.

Më datë 04.04.2018, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen T.XH vjeç 39, banuese në Durrës, pasi bashkëjetuesi, shtetasi H.GJ, vjeç 34, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr 9669 datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Në vijim të komunikatës, më datë 04.04.2017, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin në kërkim policor, F.B, vjeç 50 banues në Golem, Kavajë, për veprën penale “Përndjekja” dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”. Nenet 121/a e 275 të Kodit Penal.

Më datë 04.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasit  K.P dhe D.SH, vjeç 15 e 16, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 11, kanë goditur me grusht  shtetasin S.Ç, vjeç 15, banues në Durrës. Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.

Durrës
Policia zbardh dhe dokumenton ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Durrës.
Arrestohet autori i dyshuar dhe shoku i tij, i cili e ka ndihmuar të fshehë armën e krimit.
Sekuestrohet mjeti i kryerjes së veprës penale.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, pas një pune hetimore të specializuar dhe të mirëorganizuar kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin vetëm pak orë pas ndodhjes së ngjarjes mbrëmjen e djeshme në Durrës.
Pas një ndjekje të pandërprerë kanë arrestuar autorin e dyshuar, shtetasin:
A. P. 17 vjeç, banues  në Durrës.
Shtetasi i mësipërm dyshohet se më datë 04.04.2018, rreth orës 17:30, në lagjen Nr.6, Durrës, pas një konflikti për motive  të dobëta ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin S.K. 18 vjeç,  banues në Durrës.
Shtetasi i dëmtuar ndodhet në Spitalin  Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.
Gjthashtu është  arrestuar edhe shtetasi:
B.Gj. 17 vjeç, banues në Durrës.
Shtetasi B.Gj.e ka ndihmuar autorin e dyshuar  që të fshehë armën e zjarrit me të cilën ka kryer veprën penale.
Është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë  e provës materiale arma e zjarrit pistoletë (me fishek në gojë).
Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për  veprat penale:
"Vrasja me dashje" e mbetur në tentativë dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" në ngarkim të shtetasit A.P.  parashikuar në nenet 76, 22 dhe 278/1 të Kodit Penal.  

"Përkrahja e autorit të krimit"dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" në ngarkim të shtetasit B. Gj. parashikuar në nenet 302 dhe 278/1 të Kodit Penal.  

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 04.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Krujë, për shtetasin Q.XH, vjeç 78 banues  në fshatin Mazhe e Madhe, pasi në këtë fshat, me vetëgjyqësi, i ka bllokuar rrugën shtetasit SH.XH, vjeç 72, banues  në Mazhe e Madhe. Neni  277 i Kodit Penal.

Më datë 04.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Krujë, për shtetasit H.XH dhe A.Q, vjeç 81 e 57, banues  në fshatrat Thumanë e Borizanë, pasi në Borizanë, i kanë zaptuar siperfaqe tokë, shtetasit S.G, vjeç 82, banues në Thumanë. Neni 200 i Kodit Penal.

Më datë 04.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi B.K, vjeç 46, banues në fshatin Borizanë, pasi në Borizanë, duke drejtuar nën efektin e alkoolit, mjetin tip “Opel”, është përplasur me motorin tip “Lifan”, me drejtues shtetasin B.T vjeç 75, banues në Borizan, për pasojë është aksidentuar drejtuesi i motorit, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 04.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin B.Ç vjeç 25 banues në fshatin Çezmeli, pasi më datë 02.04.2018, në këtë fshat, pranë banesës, ka kanosur shtetasin N.Ç, vjeç 52, banues në Çezmeli. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 04.04.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për  shtetasin M.D, vjeç 57, pasi vëllai, shtetasi H.D vjeç 66, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 04.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin GJ.L vjeç 57 banues në Xhafzotaj, pasi në Xhafzotaj, u kap me furgonin tip “Benz”, duke transportuar 2 m3. lëndë drusore pa dokumente. Neni 205 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 04.04.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen V.M, vjeç 42 banuese në Elbasan, pasi ish bashkëshorti, shtetasi A.K vjeç 49, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës Parë  Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 04.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin A.T, vjeç 42, banues në Elbasan, pasi  në lagjen “28 Nëntori”, pranë banesës të shtetasit A.SH, vjeç 54, ka debatuar duke pretenduar se ka një pjesë prone. Neni 277 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë 04.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin SH.V, vjeç 61, banues në fshatin Selvijas, pasi në këtë fshat, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 04.04.2018, shtetasi B.H, vjeç 41 banues në fshatin Xhyrë, ka bërë kallëzim se në Shkurt 2016, i është larguar nga banesa vëllai, shtetasi XH.H vjeç 43. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan.

Komisariati i Policisë Gramsh
Më datë 04.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin DH.Ç, vjeç 54 banues në fshatin Bizhdan, Elbasan, pasi para disa muajsh, në fshatin Cingar, ka pushtuar tokën dhe ka dëmtuar tubin e ujit të pijshëm, të shtetasit A.Z vjeç 57 banues në këtë fshat. Nenet 200 e 150 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 04.04.2018, gjatë natës, në lagjen nr. 7, kanë vjedhur dyqanin e mishit të shtetasit P.S vjeç 71, ku kanë marrë një shumë lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 04.04.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen B.M vjeç 36, banuese në Korçë, pasi bashkëjetuesi, shtetasi M.K, vjeç 50, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 04.04.2018,  u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin LL.XH vjeç 57 banues në fshatin Boboshticë, pasi në këtë fshat, ka kanosur me fjalë, shtetasin A.K vjeç 59, banues në Boboshticë. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Maliq
Më datë 04.04.2018, gjatë natës, në fshatin Popçisht, dy persona kanë tentuar të vjedhin 30 litra naftë në mjetin e një firme private. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 04.04.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen G.S, vjeç 38, pasi bashkëshorti, shtetasi N.S, vjeç 51, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 04.04.2018,  u ndalua shtetasi në kërkim E.R, vjeç 31, banues në fshatin Orman, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, e ka dënuar 8 muaj burg për veprën penale “Dhuna në familje”. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Devoll
Më datë 04.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Korçë, për shtetasin I.M, vjeç 50, banues në fshatin Dobranj, pasi gjatë muajit Mars, u ka vjedhur 100 fidanë qershie dhe lajthie, shtetasve A.Z, R.K dhe F.K, vjeç 36, 36 dhe 54, banues në fshatin Dobranj. Neni 134/2  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
Në vijim të komunikatës, që bënë fjalë për largimin nga banesa të shtetasit M.O më datë 03.04.2018, u paraqit në banesë, i cili deklaron se është larguar me dëshirën e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.  

Më datë 04.04.2018, iu referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasin A.H, vjeç 55 banues në fshatin Kalivaç, pasi në këtë fshat, ka goditur me sende të forta, shtetasin P.H, vjeç 64 banues në Kalivaç. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Ersekë
Më datë 04.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Korçë, për shtetasin S.L, vjeç 64 banues në fshatin Gjonç, pasi në këtë fshat, ka goditur me sende të forta shtetasin D.M, vjeç 64, banues në  Gjonç. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Stacioni i Policisë Ura Vajgurore:
Më datë 04.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, Seksioni i të Miturve dhe u shpallën në kërkim shtetasit
Xh.S, 15 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Ura Vajgurore,
R.P, 38 vjeç, (i dënuar në Itali), banues në lagjen “18 Tetori”, Ura Vajgurore, pasi dyshohen se për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasit J.B, 40 vjeç dhe K.H, 39 vjeç të dy banues në lagjen “28 Nëntori”, Ura Vajgurore.
Për shtetasin Xh.S nenet 84, 274, 89 e 25 të Kodit Penal dhe për shtetasin R.P edhe neni 278 i Kodit Penal. Punohet për kapjen e autorit.

Më datë 04.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasit A.H dhe A.K, vjeç 50 e 34, banues në Ura Vajgurore, pasi kanë goditur me sende të forta njëri-tjetrin, kurse A.H i ka dëmtuar edhe tezgën ku shiste, A.H. Nenet 89, 150 e 89 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 04.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin B.GJ, vjeç 56 banues në fshatin Petovë, pasi në Petovë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait, shtetasit A.GJ vjeç 62. Punohet për kapjen e B.GJ. Neni 130/a/3 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë  
Më datë 04.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për shtetasin D.N, vjeç 66, banues në Vlorë, pasi në aksin rrugor Lushnjë-Fier, tek “Kthesa e Savrës”, duke drejtuar mjetin tip “Skoda” ka dalë nga rruga, për pasojë janë dëmtuar bashkëshortja dhe motra, shtetaset V.N dhe H.GJ, vjeç 66 e 71, banuese në Vlorë, të cilat ndodhen në spital nën kujdesin e  mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Divjakë
Më datë 04.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Lushnjë, për shtetasin O.D, vjeç 29, banues në Ura Vajgurore, pasi ka shqetësuar nëpërmjet telefonit, shtetasen V.D, vjeç 25, banuese në fshatin Bregas. Neni 275 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 04.04.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen K.H, vjeç 41, banuese në Vlorë, pasi bashkëshorti, shtetasi A.H vjeç 51, banues në Vlorë, ka ushtruar dhunë psikologjike. ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 04.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin V.N, vjeç 51, banues në Vlorë, pasi në lagjen “Rilindja”, në ambientet e lokalit, ushtronte aktivitet të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Me cilësinë e provës materiale u bllokuan, 1 tavolinë pokeri dhe disa çipsa e letra, pa dokumentacion. Nenet 197 e 198 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Informacion Paraprak
Rreth orës 02:35, njoftohemi se në banesën e shtetasit A.S, në fshatin Lazarat, Bashkia Gjirokastër, në derën e jashtme të banesës është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi lënde plasëse. Nga shpërthimi nuk  të lënduar, por vetëm dëme materiale. Grupi hetimor në ka kryer të gjitha veprimet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 04.04.2018, gjatë  natës, në Laç, kanë vjedhur me thyerje kapanonin e punës të shtetasit R.G, vjeç 62, banues në Laç, ku kane marrë  dy motorseka, dy gurë frasibel dhe një trapan. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mirditë
Më datë 04.04.2018, në spital, ka ardhur e vdekur shtetësia A.P, vjeç 51, banuese fshatin Bulshizë. Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 04.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin F.D, vjeç 56 banues në Shkodër, pasi në lagjen “Vasil Shanto”, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 04.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin N.F vjeç 45 banues në fshatin Bardhaj, pasi në këtë fshat, u kap duke ndërtuar katin e dytë të banesës pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Has
Kukës
Informacion paraprak.
Më datën 04.04.2018, në orën 23:16, në fshatin Borje, shtetasi A.T., 75 vjeç, dyshohet se në banesë ka vrarë me mjete të forta, bashkëshorten e tij, shtetasen Z.T, 68 vjeçe.
Autori i dyshuar shtetasi A.T.,  pasi ka kryer krimin është larguar.
Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.
Policia  po bën  krehjen  e zonës me qëllim kapjen e autorit.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor  ku po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Dibër
Më datë 04.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për shtetasin G.K, vjeç 61, banues në fshatin Kukaj, pasi në fshatin Kukaj, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 04.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për shtetasin P.B, vjeç 59, banues në Tiranë, administrator i një firme ndërtimi, pasi në objektin e firmës, duke punuar është aksidentuar punëtori, shtetasi A.S, vjeç 56, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Neni 289 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 04.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.D, vjeç 32, banues në Tropojë, i depërtuar nga Belgjika, pasi më datë 23.03.2018, në dalje prej brezit jeshil të SPKM Morinë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 04.04.2018, në P K K Rinas, u kap shtetasi F.B vjeç 50, banues në Kavajë, i shpallur në kërkim, për veprat penale “Kanosja dhe Përndjekja”. Nenet 84 e 121 të Kodit Penal.

Më datë 04.04.2018, në KKM Rinas, u arrestua në flagrancë shtetasi G.D, vjeç 30, banues në Has, pasi gjatë kontrollit në vijën e dytë, ju gjet e bllokua me cilësin e provës materiale, një letërnjoftim italiane, në emer të shtetasit F.D, me foton e G.D, e fallsifikuar. Neni 189 K.P.

Më datë 04.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.S vjeç 21, banues në Tiranë, i depërtuar nga Anglia, pasi më datë 01.05.2017, në afërsi të PKK Muriqan,  ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 04.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin e depërtuar nga policia greke, S.Ç, vjeç 22, banues në Elbasan, pasi më datë 20.11.2017, në afërsi të P K K Kakavi, ka kaluar në mënyrë të paligjshëm kufirin shtetëror. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 04.04.2018, ora 14:00, në DVKM Tiranë, u paraqit shtetasi libanez, A.K vjeç 19 i cili më datë 01.04.2018,  në afërsi te Kakavi, Gjirokastër, kish kaluar kufirin dhe ka udhëtuar për në Tiranë. Në përfundim të kryerjes së procedurave u dorëzua me proces verbal pranë QKPA Babrru. 

Më datë 04.04.2018 në DVKM Tiranë, u paraqit shtetësia libaneze, T.P, vjeç 61, me shtetësi ruse, e cila më datë 04.04.2018, në Hani i Hotit, ka kaluar kufirin dhe ka udhëtuar për në Tiranë. Në përfundim të kryerjes së procedurave u dorëzua me proces verbal pranë QKPA Babrru. 

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
Më datë 04.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin L.A vjeç 29, banues në Paskuqan, pasi ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
Më datë 04.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Korçë, për shtetasen A.B vjeç 52, banues në fshatin Vranisht, Devoll, pasi më datë 15.02.2018, në fshatin Trestenik, Devoll, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.

Kapshticë
Më datë 04.04.2018, në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
A.S, 46 vjeç, banues në Korçë.
Arrestimi i tij u bë pasi, në dalje të Republikës së Shqipërisë, ky shtetas ka kundërshtuar dhe nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të Policisë për të ushtruar kontroll në mjetin tip “Mercedes-Benz” të cilin ky i fundit drejtonte.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme, nenet 236 e 242 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë 03.04.2018, në afërsi të fshatit Kakavijë shërbimet e S P K Kakavijë, kanë kapur 7 shtetas sirianë, të cilët kishin kaluar kufirin e gjelbër nga Greqia në Shqipëri, në mënyrë të paligjshme, lindur në Siri. Në përfundim të kryerjes së procedurave kërkuan azil dhe do të dërgohen në Q K P Babrru Tiranë.

Kakavije
Policia Kufitare Kakavije godet një tjetër rast të "Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit".
Arrestohet në flagrancë një shtetas.
Më datë 04.04.2018, nga ana e shërbimeve të Policisë Kufitare u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
A.K, 26 vjeç, banues në Berat.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në vendin e quajtur “Piramida 28” janë konstatuar 3 shtetas që vinin në këmbë nga Greqia për në Shqipëri.  
Pas kapjes së tyre nga shërbimet e Kufirit rezultoi se dy shtetas ishin të huaj nga Algjeria dhe një ishte shtetas shqiptar.
Gjatë kontrollit personal shtetasit A.K iu gjetën 130 euro, ku 100 euro sipas deklarimeve të tij ia kishin dhënë shtetasit e huaj.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale " Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit" parashikuar nga neni 298  i Kodit  Penal.

Më datë 04.04.2018,  në afërsi të të postës së vjetër të Mullirit, shërbimet e S P K Kakavi, kapën 7 shtetas të huaj, lindur në Irak. Në përfundim të kryerjes së procedurave këkuan azil dhe do shoqërohen në QKP për Azilkërkues Babrru Tiranë.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës
Më datë 04.04.2018, në S P K Morinë, në dalje u kap shtetësia në kërkim, F.J, vjeç  41, banuese në Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 2 vjet burg, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”. Neni 124/b/2 i Kodit Penal.

Arkiva

Dhjetor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6