Venecia - Konferenca vjetore e agjencisë FRONTEX, pjesëmarrës shefat e Policisë Kufitare në aeroportet e Europës.

Venecia - Konferenca vjetore e agjencisë FRONTEX, pjesëmarrës shefat e Policisë Kufitare në aeroportet e Europës. (për video kliko mbi link)Frontex 5 prill 2018

Në Venecia, është zhvilluar konferenca vjetore e agjencisë FRONTEX (Agjenci e Bashkimit Europian), me pjesëmarrjen e gjithë shefave të Policisë Kufitare në aeroportet e Europës.

Gjatë konferencës, duke analizuar situatën e vitit 2017, shefi i Sektorit të kufirit ajror "Frontex" Claudio Kravecic, i cili drejtonte dhe konferencën, ka falënderuar Policinë Shqiptare për masat e marra në aeroport, duke theksuar:

"Kolegë të dashur, mirë se erdhët. Është një gjë shumë e mirë që ne gjendemi të gjithë këtu.
Detyra jonë është të mbështetim, koordinojmë dhe zhvillojmë sigurinë ndërkombëtare të kufijve të Bashkimit Europian.

Specifikisht dua të çmoj bashkëpunimin e kolegëve ukrainas dhe atyre shqiptarë. Faleminderit. Ju ishit të shkëlqyer. Punë e shkëlqyer, kështu që ne jemi shumë krenarë të punojmë me ju. Faleminderit.

I theksova edhe më parë operacionet specifike operative me Ukrainën dhe Shqipërinë, dhe jemi përmirësuar falë mbështetjes së njësisë së analizës së riskut, gjithashtu dhe falë intervistave të pasagjerëve të përzgjedhur mbi këto analiza risku".

Frontex 5 prill 2018

Arkiva

Prill 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 31 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 1 2 3 4 5 6