Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 06 Prill 2018

DEPARTAMENTI I POLICISË KRIMINALE01drejtoria new
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 05.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin E.GJ vjeç 34, banues në Tiranë, pasi motori tip “Kavasaki” nga kontrolli në sistem ka rezultuar i trafikuar. Punohet për kapjen e E.GJ. Nenet 141/a e 190 të Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 05.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi F.SH vjeç 28 banues në Fushë Krujë, pasi te sheshi “Nënë Tereza”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Peugeot”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 05.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin A.H, vjeç 22, banues në Tiranë, me leje drejtimi, pasi në rrugën “Muzakët”, duke drejtuar mjetin tip “Porsche” ka aksidentuar shtetasin R.D, vjeç 71, banues në Tiranë i cili pas mjekimit në spital, u largua në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 05.04.2018,  u arrestua në flagrancë shtetasi XH.K vjeç 19, banues në Tiranë, pasi në rrugën  Vorë- Tiranë, duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Benz” ka dalë nga rruga, për pasojë janë dëmtuar pasagjerët, shtetasit S.B, A.K, K.P dhe I.P vjeç 20, 17, 16 e 20, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290, 291 dhe 186 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Pogradec
Specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të
shtetasit:
B.D, 34 vjeç, banues në fshatin Memlisht.
Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 05.04.2018, në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, ky
shtetas duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me një mjet motor tip “Lifan” pa targa, me drejtues shtetasin S.Y, 35 vjeç, banues në fshatin Hudënisht, i cili për pasojë ka marrë dëmtime fizike dhe aktualisht ndodhet në Spitalin e Pogradecit nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Shkelja e
rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni për hetimin e krimeve ndaj personit
Ekstradohet nga SHBA, një shtetas shqiptar i dënuar me 25 vjet burg për vrasje.
Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Washington ekstradojnë nga SHBA shtetasin shqiptar
N.G nga Gjirokastra.
Ai ishte i shpallur në kërkim në vitin 1997 dhe u kap në SHBA, falë bashkëpunim të Interpol Tirana me Interpol  Washingtonin.
Kapja dhe ndalimi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat me vendim penal të Marsit 2003, e ka dënuar me 25 vjet burg për veprat penale "Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim", "Trafikimi i armëve dhe municionit".
Specialistët e Seksionit për Krimet ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit në D.V.P.Berat ekzekutuan vendimin e Gjykatës ndaj këtij shtetasi.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 05.04.2018, shtetasi A.D, vjeç 25 shpërndarës picash, ka bërë kallëzim se, më datë 04.04.2018, në lagjen “16 Prilli”, një person i ka dhënë 50 euro, të falsifikuar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 183 i Kodit Penal.

Më datë 05.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Fier, për shtetasen H.Ç, vjeç 60 banuese në Fier, me detyrë magaziniere, pasi në magazinë, i mungonin 440 kg. tel avolzhimi. Neni 135 i Kodit Penal.

Më datë 05.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Fier, për shtetasin S.DH, vjeç 49 banues në fshatin Drizë, pasi në fshatin Poro, me anë të falsifikimit të dokumenteve dhe mashtrimit me subvencionet, ka përfituar 65 ha pyll, pronë e shtetasve K.B dhe L.C, vjeç 61 e 75 banues në Vlorë e Fier. Nenet 186 e 144 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 05.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier, për shtetasin H.O, vjeç 44 banues në Fier, pasi në rrugën Fier-Vlorë, tek “Çezma e Levanit”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Citroen”, me drejtues R.S, vjeç 21 banues në Tiranë, për pasojë është dëmtuar shtetësia O.L, vjeç 20 banuese në Tiranë, pasagjere në mjetin “Citroen”, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 05.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për shtetasin N.M vjeç 62, banues në Vlorë, pasi në lagjen “Lef Sallata”, në dyqanin e mishit, nga kontrolli i ushtruar nga AKU dhe Drejtoria e Hetimit Tatimor Rajoni Jugor, iu gjet mish i pacertifikuar dhe i pavulosur nga shërbimi i veterinarisë, si dhe punonte padeklaruar të ardhurat në organet tatimore dhe i paregjistruar në QKB. Nenet 180,170/a dhe 288/a të Kodit Penal.

Më datë 05.04.2018, shtetësia J.H, vjeç 43, banues në Vlorë, kallëzon se pranë zyrës  postare Vlorë, ka paguar faturat e energjisë elektrike për muajt, Janar, Shkurt, Mars, Prill dhe Maj 2009, por kjo sasi lekësh nuk i është xhiruar OSHEE, ku rezulton debitor. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë. Nenet 143 e 135 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Arrestohen dy shtetas për Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.
Policia Rrugore ka arrestuar në flagrancë shtetasit:
J.M., 24 vjeç, banues në Himarë, (pasi drejtonte mjetin motorr të papajisur me targa
dhe pa leje drejtimi përkatëse).
A.D., 27 vjeç, banues në Sarandë, (pasi drejtonte mjetin nën efektin e pijeve alkoolike,
në gjendje të dehur).
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë, për veprën penale “Drejtimi mjeteve në
mënyrë të parregullt”, të parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 05.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Gjirokastër, për shtetasit A.D dhe V.K, vjeç 58 e 48, banues në fshatin Krahës dhe Tepelenë, pasi në fshatin Krahës, duke shpërdoruar detyrën dhe falsifikuar dokumentet, kanë tjetërsuar një sipërfaqe toke të shtetasit A.R, vjeç 66 banues në fshatin Lulëzim, nga tokë truall (privat), në pemëtore, pronë shtetërore. Neni 248 e 186 i Kodit Penal. 

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni për narkotikët
Lezhë
Vijon puna për goditjen e veprimtarisë  kriminale,  si dhe kapjen e personave në kërkim
e vendosjen e tyre para përgjegjësisë ligjore.
Dy persona në pranga për  trafikim të narkotikëve.
Nga specialistët e Seksionit kundër narkotikëve, pas një pune hetimore nisur nga
informacione të siguruara në rrugë policore,  u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :
E.F. 16 vjeç , banues në Lezhë
Ky shtetas,  dyshohet si posedues i rreth 1 kg  lëndë narkotike cannabis  sativa , të cilën
dyshohet se do ta shpërndante në doza të vogla në afërsi të shkollave.
Gjithashtu, po nga specialistët e  Seksionit për Hetimin  e  Narkotikëve, u bë ekzekutimi i
Vendimit  Nr. 113 datë 04.04.2018 , i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë , e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj shtetasit :
A.K 31 vjeç , banues në Lezhë
Veprat penale në ngarkim të tij, “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, “Kultivim i bimëve narkotike” parashikuar nga nenet 283/1 dhe 284/2 të Kodit Penal.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 05.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për shtetasin S.F vjeç 48 banues në fshatin Hajmel, pasi në rrugën Bardhaj-Shkodër, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Dayang” pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
Seksioni për hetimin e krimeve ndaj personit
Më datë 05.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për shtetasin A.T, vjeç 75, banues në fshatin Borje,  pasi më datë 04.04.2018, në banesë, ka vrarë me mjete të forta, bashkëshorten shtetasen Z.T vjeç 68. Punohet për kapjen e A.T. Neni 76 i Kodit Penal.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Krujë
Seksioni për krimet e rënda
Më datë 05.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.S. 22 vjeç dhe po punohet për kapjen e shtetasve F.S. 56 vjeç, A.S. 26 vjeç dhe F. S. 30 vjeç, banues në Arrameras, pasi në Fushë - Krujë, pas një konflikti për motive pronësie kanë kanosur dhe qëlluar me armë zjarri në ajër, si dhe kanë goditur me sende te forta, shtetasit E.Ç.33 vjeç dhe D.Ç. 20 vjeç  banues në Arrameras, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Nenet 84, 278/2, 88, 279 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati Policisë Pogradec
Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 05.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec,  për shtetasin A.I, vjeç 27 banues në Tiranë, pasi në qytet, nga kontrolli në mjetin tip “Ford” iu gjetën e bllokuan artikuj hidraulik dhe hidrosanitar, pa dokumentacion. Neni 180 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 05.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasen V.K, vjeç 47, banuese në Tiranë, pasi në rrugën “Ali Demi”, ka zaptuar një sipërfaqe toke, në pronësi të shtetasit S.K, vjeç 75, banues në Tiranë. Neni 200 i Kodit Penal.

Më datë 05.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin F.M, vjeç 52, banues në fshatin Dobresh, pasi në këtë fshat, ka kanosur me fjalë shtetasen M.P, vjeç 43. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 05.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasen M.L, vjeç 30 banuese në Bulqizë, pasi tek “Liqeni i Thatë”, i ka vjedhur celularin shtetasit E.M, vjeç 30, banues në Vushtri, Kosovë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin J.E vjeç 52, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ali Demi”, në banesë, u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Në vijim të komunikatës që bënë fjalë për vdekjen e shtetasit H.U, më datë 05.04.2018, nga veprimet e kryera rezultoi se shkaku i vdekjes, ka qenë vetëvarja në gjendje depresive. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë.

Më datë 05.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin A.S, vjeç 33, banues në Tiranë, pasi nëpërmjet telefonit dhe rrjeteve sociale ka shqetësuar ish të fejuarën, shtetasen P.M, vjeç 31 banuese në Tiranë. Neni 275 i Kodit Penal.

Më datë 05.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin A.D, vjeç 67, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Sami Frashëri”, duke drejtuar mjetin tip “Peugeot”, ka përplasur mjetin tip “Audi”, me drejtues M.M, vjeç 43, banues në Tiranë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Punohet për kapjen e A.D. Neni 273 i Kodit Penal.

Më datë 05.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasen, R.SH, vjeç 48, banuese në Tiranë, pasi ka kanosur dhe kryer vetëgjyqësi, ndaj shtetases gjermane, M.J vjeç 57. Nenet 277 e 84 të Kodit Penal.

Më datë 05.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasen E.V vjeç 44, banuese në Tiranë, pasi në rrugën “Mihal Popi”, me anë të një vazo lulesh ka thyer xhamin e mjetit tip “Benz” të shtetasit E.Y, vjeç 48, banues në Tiranë. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 05.04.2018, u ndalua shtetasi D.T, vjeç 39, banues në Tiranë, pasi i ka vjedhur telefonin shtetasit N.S, vjeç 25, banues në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin R.K, vjeç 24, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Muhamet Gjollesha”, nga kontrolli fizik iu gjet e bllokua 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 06.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasen E.V, vjeç 45, banuese në Tiranë, (me probleme mendore), pasi më datë 05.04.2018, në rrugën “Mihal Popi”, nga dritarja e banesës, duke hedhur sende të forta ka thyer xhamin e mjetit tip “Kia” të shtetasit A.T, vjeç 46 banues në Tiranë. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 05.04.2018, u ndalua shtetësia në kërkim F.J vjeç 41, banuese në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë, e ka dënuar me 2 vjet burg për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”. Neni 124/b/2 i Kodit Penal.

Më datë 05.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin S.XH vjeç 68, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ali Ibra’’, në magazinë u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 05.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasen Z.D, vjeç 53, banuese në Tiranë, bazuar në nenin 238 të Kodit Penal.

Më datë 05.04.2018, shtetasi A.M, vjeç 57, banues në Tiranë, kallëzon se, më datë 03.04.2018, i është larguar nga banesa djali, shtetasit E.M, vjeç 40. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 04.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin A.R, vjeç 25, banues në Tiranë, pasi në rrugën “5 Maji”, ka goditur me grusht shtetasin K.SH, vjeç 37, banues në Elbasan. Punohet për kapjen e A.R. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 05.04.2018, në spital ka humbur foshnja A.I, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera dyshohet se vdekja është natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Më datë 04.04.2018, shtetasi B.K, vjeç 60, banues në Tiranë, kallëzon se në rrugën “Muhamet Deliu”, i kanë dëmtuar xhamin e mjetit tip “Ford”. Nga veprimet e kryera dyshohet se ngjarja është aksidentale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për vlerësim.

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, më datë 05.04.2018, u ndalua shtetasi në kërkim, K.M vjeç 26, banues në Tiranë. Neni 110 /2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Në vijim të komunikatës që bënë fjalë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, më datë 05.04.2018, u referuan materialet  në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin S.K vjeç 60, banues në Tiranë, administrator i një firme private.  Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 05.04.2018, shtetasi XH.L, vjeç 21, banues në Zall Mner, Kamëz, kallëzon se, më datë 31.03.2018, pranë banesës ka konstatuar se i kishte humbur telefoni. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për vlerësim.

Më datë 05.04.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasin M.H, vjeç 75 pasi nusja e djalit, shtetësia A.H, vjeç 34, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës Parë Tiranë. Ligji nr. 9669 datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 05.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin G.T, vjeç 50, banues në Bathore, pasi në Kamëz, ka goditur me gurë, shtetasen S.O vjeç 39. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 05.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin e mitur I.M, vjeç 15, banues në Tiranë, pasi në fshatin Kasallë, në banesën e shtetasit P.A, vjeç 36, ka vjedhur një shumë lekësh. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 05.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin H.M, vjeç 74, banues në Kombinat, pasi në Kombinat, në një market ka marrë një produkt dhe nuk ka bërë pagesën. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin A.Z vjeç 45, banues në fshatin Yrshek, pasi në banesë u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 05.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin e mitur D.M, pasi në rrugën “3 Dëshmorët”,  ka goditur me sende të forta shtetasin I.D, vjeç 52, banues në Tiranë. Punohet për kapjen e D.M. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 05.04.2018, në fshatin Gjeç Fushë, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit F.Ç vjeç 35, ku kanë marrë 1 motorsekë, 1 trapan dhe 1 fresibël. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 05.04.2018, në fshatin Rakull, ka rënë zjarr në banesën e shtetases V.T, vjeç 45, ku janë djegur orenditë shtëpiake. Nga veprimet e kryera rezultoi se zjarri ka rënë nga defekti i pajisjeve elektrike. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për ngjarje aksidentale.

Më datë 05.04.2018, u arrestuan në flagrancë shtetasit A.RR dhe F.RR, vjeç 41 e 39 banues në fshatin Gosë, pasi në fshatin Gosë e Madhe, Rrogozhinë, për shkak të detyrës, kanë kundërshtuar me forcë, punonjësit e policisë së rendit. Neni 236/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 05.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës  së Parë Durrës,  për shtetasin L.Ç, vjeç 46, banues në Tiranë, pasi në  fshatin Bizë Ishëm,  ka shpyllëzuar pyllin e fshatit dhe ka mbjellë 1.2 ha ullinj, pa leje. Punohet për kapjen e L.Ç. Nenet 200 e 205 të Kodit Penal.

Më datë 05.04.2018, në  lagjen nr. 4, në kopshtin privat, ka vdekur fëmija, shtetasi D.Z, vjeç 3, banues në Durrës. Nga kryerja e veprimeve nuk u konstatuan shenja dhune, pritet dalja e rezultatit të analizave për përcaktimin e shkakut të vdekjes. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.

Më datë 05.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin G.N vjeç 47, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 14, ka goditur me sende të forta shtetasin B.M, vjeç 34, banues në Durrës. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 05.04.2018,  u arrestua në flagrancë shtetasi A.E vjeç 51, banues në Durrës, pasi në Fushë Krujë, duke drejtuar nën efektin e alkoolit, mjetin tip “Ford”, me leje drejtimi, ka goditur nga mbrapa mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin R.K, vjeç 45, banues në Itali, me leje drejtimi, ku ka dëme materiale. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 05.04.2018,  u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin A.SH, vjeç 29,  banues në fshatin Radë, pasi në fshatin Kameras, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a/1i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 05.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasit K.K, L.K dhe E.M, vjeç 55, 21 e 31, banues në Xhafzotaj, pasi në “4  Rrugët  Shijak”, kanë goditur me grusht  shtetasit M.D dhe G.D, vjeç 24 e 27, banues në Xhafzotaj. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 05.04.2017, shtetësia B.M, vjeç 60, banues në Shijak, ka bërë kallëzim se, më datë 04.04.2018, i është larguar nga banesa nipi, shtetasi K.M, vjeç 13, banues në Shijak. Punohet për  gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës

Më datë 05.04.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen L.M, vjeç 53, pasi bashkëjetuesi, shtetasi A.V vjeç 73 ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 05.04.2018, gjatë natës, në fshatin Reçan, shtetasit S.G, vjeç 58, në kasollen  e bagëtive, i kanë vjedhur 5 dhi e 5 keca. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.04.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen D.B, vjeç 28, banuese në Elbasan, pasi bashkëshorti, E.B, vjeç  39, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës Parë Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë 05.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallë Parë Elbasan, për shtetasin M.K vjeç 24, banues në fshatin Fjerëz, pasi më datë 04.04.2018, në këtë fshat, ka goditur me grusht, shtetasin E.K, vjeç 32, banues në  Fjerëz. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Peqin
Më datë 05.04.2018, gjatë natës, në lagjen “Teqa”, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit B.B, vjeç 55, ku kanë marrë dy televizorë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 05.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasen D.A, vjeç 58, banuese në fshatin Qukës Shkumbin, pasi në këtë fshat, u kap duke ndërtuar një shtëpi, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 05.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasin A.H, vjeç 74, banues në fshatin Dorëz, pasi në këtë fshat, para banesës, u kap duke ndërtuar një mur rrethues, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 05.04.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin N.T vjeç 39, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 9, ka kanosur me fjalë shtetasen Ç.T, vjeç 37 banuese në Fier. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 05.04.2018, gjatë natës, në fshatin Dëshnicë, shtetasit S.K vjeç 77, i kanë vjedhur 4 koshere me bletë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Korçë, për shtetasin K.B, vjeç 28, banues në Korçë, pasi në rrugën “1 Maji”, për shkak të detyrës, ka fyer punonjësin e policisë rendit publik. Neni 239/1 i Kodit Penal.

Korçë
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe
arrestimin në flagrancë të shtetasit:
A.L, 41 vjeç, banues në Korçë.
Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 05.04.2018, në banesë ky shtetas dyshohet të ketë
ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij shtetasit S.L, 67 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Dhuna në
familje” parashikuar nga neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 05.04.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin S.L, vjeç 67, banues në Korçë, pasi djali, shtetasi A.L, vjeç 41 ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 05.04.2018 në fshatin Turan, pranë banesës, në një magazinë është vetëvarur, shtetësia A.B, vjeç 71, e cila jetonte me bashkëshortin e paralizuar. Nga këqyrja e kufomës nuk vërehen shenja të dhunës fizike, përveç brazdës së strangulimit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Korçë. Neni 99 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 05.04.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen E.Q, vjeç 26, pasi bashkëshorti, shtetasi B.S, vjeç 35 ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Pogradec. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 05.04.2018,  rrugës për në spital, ka vdekur  shtetasi A.S vjeç 52, banues në fshatin Verri. Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkalles së Parë Pogradec.

Pogradec
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë kapjen dhe
arrestimin në flagrancë të shtetasit:
K.D 22 vjeç, banues në Pogradec.
Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 05.04.2018, në lagjen nr 1 në Pogradec, ky shtetas
dyshohet se ka plagosur me mjet prerës thikë gjatë një konflikti për motive të dobëta
shtetasin E.B, 19 vjeç, banues në Pogradec, i cili u dërgua për mjekim në Spitalin e
Korçës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të
mëtejshme.

Komisariati i Policisë Ersekë
Më datë 05.04.2018, u referuan materialet  në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasit O.B dhe E.SH, vjeç 40 e 22, banues në Ersekë, pasi gjatë natës, në fshatin Taç, në banesën e shtetasit H.M, vjeç 67 kanë vjedhur një sasi bakri. Punohet për kapjen e E.SH. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 05.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin H.D, vjeç 25, banues në Berat, pasi ka ngacmuar dhe përndjekur në vazhdimësi, shtetasen E.K, vjeç 30, banuese në Berat. Punohet për kapjen e H.D. Neni 121/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 05.04.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të zakonshëm të mbrojtjes për shtetasen L.B, vjeç 65, pasi në banesë, vajza, shtetësia N.B, vjeç 43, e ka kërcënuar. Materialet  u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Fier. Ligji nr. 9669 datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Lushnjë  
Më datë 05.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje, për shtetasin A.A, vjeç 38, banues në fshatin Grabian, pasi në këtë fshat, ka goditur me mjet prerës (biçak) shtetasin M.N, vjeç 26, banues në Grabian. Neni 89 Kodit Penal.

Më datë 05.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për shtetasin Z.Z , banues në Divjakë, pasi në Divjakë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Yamaha” pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 05.04.2018, shtetasi L.K, vjeç 57, banues në Vlorë, specialist në OSHEE, Vlorë, kallëzon se më datë 04.04.2018, në lagjen “Lirim”, në boksin kolektiv të një pallati, ka konstatuar se janë dëmtuar 3 matës elektrik. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 05.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për ngjarje aksidentale, pasi më datë 31.03.2018, në lagjen “Uji i Ftohtë”, mjeti i parkuar tip “Volsvagen”, në pronësi të shtetases A.Z vjeç 43, banuese në Vlorë, ka shkarë dhe për pasojë janë dëmtuar shtetaset që ishin brenda mjetit, K.Z dhe S.A, vjeç 18 e 22, banues në Vlorë, të cilat pasi morën mjekim në spital janë larguar në banesë.

Më datë 04.04.2018, gjatë natës, në lagjen  “Bashkimi”, kanë vjedhur banesën e shtetasit XH.XH, vjeç 35, ku kanë marrë disa bizhuteri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për shtetasin P.K, vjeç 80, banuese në fshatin Nartë, pasi në banesë, ka kanosur me sopat, kunatën, shtetasen V.K, vjeç 68. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 04.04.2018, në territorin e IEVP Vlorë, u gjet një qeskë me 2 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 05.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për shtetasin R.B, vjeç 22, banues në  Vlorë, pasi më datë 04.04.2018, ka kanosur nëpërmjet telefonit, shtetasin E.Z, vjeç 21, banues në Vlorë. Nenet 84 e 275 të Kodit Penal.

Më datë 05.04.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen V.S, vjeç 40, banuese në Vlorë, pasi bashkëshorti, shtetasi S.S, vjeç 45, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës Parë Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Himarë
Më datë 04.04.2018, në Dhërmi, në dyqan, shtetasi P.N vjeç 56,  duke punuar, ka rënë nga shkalla, për pasojë ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 04.04.2018, në lagjen nr. 1, para një hoteli në plazh, shtetasi A.N, vjeç 46, banues në Sarandë, ka hedhur inerte. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Sarandë, për vlerësim.

Më datë 04.04.2018, në lagjen nr. 1, kanë tentuar të vjedhin në banesën e shtetases L.F, vjeç 38. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 05.04.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin A.P, vjeç 49, banuese në Gjirokastër, pasi vëllezërit, shtetasit E.P dhe I.P, vjeç 44 e 41,  banues në Gjirokastër, kanë ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës Parë Gjirokastër. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet  familjare”. 

Komisariati i Policisë Tepelenë
Më datë 05.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Gjirokastër, për shtetasin A.Q, vjeç 39, banues në Tiranë, pasi në Bënçë, në vendin e quajtur “Përroi i Thatë”, gjatë punimeve të segmentit rrugor Tepelenë-Lekdush, pa leje, ka hedhur një sasi inertesh në tokë shtetërore. Neni 199 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 05.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.M, vjeç 23, banues në Laç, pasi në Shëngjin, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz” . Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 05.04.2018, u referuan materialet në  Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkalles Parë Kurbin, për kapjen e shtetasin D.L vjeç 24, banues në Mamurras, pasi më datë 04.04.2018, në Mamurras, ka kanosur shtetasin R.L, vjeç 21, banues në Mamurras. Punohet për kapjen e D.L. Neni 84 i Kodit Penal.

Në fshatin Gurëz, te oborri i banesës së shtetasit K.M, vjeç 57, banues në Gurëz, është konstatuar një copë kabull elektrik, i lidhur me një kapsollë donatore te prishur dhe te dëmtuar. Nga kqyrja nuk konstatohen elemte te vepres penale. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave te ngjarjes

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 05.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për shtetasin S.H, vjeç 39, banues në Shkodër, pasi në rrugën “Dragusha”, i ka vjedhur biçikletën shtetasit M.L vjeç 38, banues në Shkodër. Punohet për kapjen e S.H. Neni 134 i  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 05.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për shtetasin B.K, vjeç 43, banues në Kukës, pasi në lokalin e shtetasit N.C, vjeç 60, banues në Kukës, ka vjedhur një motor frigoriferi dhe një katabrik akullore. Neni 134 i  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër
Më datë 05.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për shtetasin E.H vjeç 31, banues në Bulqizë, pasi ka goditur me grusht, shtetasin  I.V, vjeç 33, banues në fshatin Krajkë. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mat
Burrel
Aksidenton me automjet një shtetase të mitur, arrestohet në flagrancë nga Policia.
Nga Specialistët për Hetimin e Aksidenteve Rrugore, në Komisariatin e Policisë Mat, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :
B.M 57 vjeç, banues në Burrel.
Arrestimi i tij u bë pasi në qytetin e Burrelit, duke drejtuar automjetin furgon ka aksidentuar shtetasen e mitur E.M, 10 vjeçe, e cila ka marrë dëmtime në trup,  dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat për veprën penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor", parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

                                  DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 05.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për shtetasin I.N vjeç 32 banues në Berat , i depërtuar nga Hollanda, pasi më datë 03.02.2017, në afërsi të PKK Morinë, Kukës, ka kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin shtetëror. Neni 297 i Kodit Penal.

Me date 05.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për shtetasin e depërtuar nga autoritetet gjermane, M.G, vjeç 58 banues në Tiranë, pasi më datë 01.10.2017, në brezin jeshil P K K Qafë-Botë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 05.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin e depërtuar nga Greqia, E.P, vjeç 22, banues në Mallakastër, pasi më datë 09.03.2015, në brezin jeshil në P K K Kakavijë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 05.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin e depërtuar nga Greqia, M.K, vjeç 42,  banues në Lushnjë, pasi me datë 24.12.2015, në brezin jeshil në P K K Kakavijë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 05.04.2018, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, kapën 3 shtetas sirianë, të cilët kanë hyrë ilegalisht në afërsi të P K K Kakavijë, më datë 02.04.2018, në përfundim të kryerjes së procedurave u dërguan në QKPA Babrru Tiranë.

Më datë 05.04.2018, në S P K Rinas, u kap shtetësia në kërkim, M.O, vjeç 34, banuese në Tiranë,  e larguar më datë 13.11.2013. Veprimet do ti kryej DVP Tiranë.

Më datë 05.04.2018, nga Interpol Tirana, u ekstradua nga Hungaria dhe iu dorëzua Drejtorisë Përgjithëshme të Burgjeve, shtetasi në kërkim ndërkombetar, M.M, vjeç 32, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”. Nenet 186/1, 48/c dhe 49 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
Qafë Thanë
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Qafë Thanë, bënë ndalimin e shtetasit në
kërkim:
M.S 22 vjeç, banues në fshatin Klocë-Korçë.
Ndalimi i tij u bë në dalje të Republikës së Shqipërisë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor
Tiranë me vendim nr 125 datë 14.02.2018, e ka dënuar këtë shtetas me 2 muaj burg për
veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë 05.04.2018, në Përmet, shërbimet e Rendit, kapën 3 shtetas të cilët kishin kaluar kufirin e gjelbër tek “Tre Urat, lindur një në Eritre dhe dy në Siri. Në përfundim të kryerjes së procedurave u proceduan me urdhër largimi me ekzekutim vullnetar.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër
Më datë 05.04.2018, u arrestua shtetasi në kërkim ndërkombëtar, P.Z, vjeç 38 banues në Mal i Zi, pasi Gjykata e Beogradit, Serbi, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale ”Vjedhja me dhunë”. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatë së Shkallës së Parë Shkodër, me qëllim ekstradimi. Neni 206/1 i Kodit Penal. Serb.

Më datë 05.04.2018, u arrestua në flagrancë  shtetasi H.T, vjeç 25, banues në Stamboll Turqi, pasi në P K K Hani Hotit, u kap me pasaportë të falsifikuar, e cila u bllokua me cilësinë e provës materiale. Neni 189 i  Kodit Penal.

Arkiva

Shtator 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30