Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet ne 24 oret e fundit 07 Prill 2018

DEPARTAMENTI I POLICISË KRIMINALE01drejtoria new
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Tirane
Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar ”Fresku”.
Sekuestrohen 70 doza lendë narkotike e dyshuar "Kokainë"
Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike të forta në doza të vogla, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative arrestuan në flagrancë shtetasin:
E.D, 25 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Shfrytëzim Prostitucioni”.
Në bazë informacioneve që dispononte Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, të marra në rrugë operative, ka rezultuar se ky shtetas kryente aktivitet të kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të forta të llojit “Kokainë” në doza të vogla personave të ndryshëm në zonat e Freskut, Xhamllikut dhe Porcelanit.
Shtetasit të lartpërmendur në momentin e ndalimit nga shërbimet e Policisë në rrugën e "Dibrës" pranë një lokali, gjatë kontrollit fizik dhe në banesë i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 70 doza lëndë narkotike e dyshuar Kokainë.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme hetimore për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283, i Kodit Penal.
Seksioni për korrupsionin
Më datë 06.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin E.L, vjeç 50, banues në fshatin Gorre, Kurbin, pasi në rrugën “Njazi Meka”, pranë urës së Babrroi, për tu shmangur masës administrative për mjetin tip “Benz”, iu ka afruar punonjësve të policisë 1000 lekë. Neni 244 i Kodit Penal.
Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 06.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.S vjeç 66, banues në Tiranë, pasi në rrugën “3 Dëshmorët”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal.
Më datë 06.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin A.T vjeç 47, banues në Lezhë, pasi në Kamzë, në bulevardin “Blu”, duke drejtuar autobusin , ka aksidentuar këmbësoren A.L, vjeç 68, banuese në Kamzë, e cila u dërgua në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.
Më datë 06.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin E.C, vjeç 44, banues në Tiranë, pasi në kryqëzimin e rrugës “Ana Karamina”, duke drejtuar mjetin tip “Renault” , është përplasur me mjetin tip “Zongzhen”,me drejtues A.M vjeç 31, banues në Tiranë, i cili pas mjekimit në spital u largua në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.
Më datë 06.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi L.D, vjeç 47, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Muhamed Gjollesha”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Hyundai”. Neni 291 i Kodit Penal.
Më datë 06.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.N, vjec 41, banues në Tiranë, me leje drejtimi, i dënuar, pasi në bulevardin “Zhan D’ark”, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasin e mitur R.M, vjeç 17 banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 06.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës, për shtetasin A.Ç, vjeç 51, banues në Durrës bazuar në nenin 248 të Kodit Penal.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 06.04.2018, u ndalua shtetasja në kërkim K.B, vjeç 26, banuese në Elbasan, pasi Gjykata e Shkallës Parë Korçë, e ka dënuar me 4 muaj burg, për veprën penale, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”. Neni 190/1 i Kodit Penal.
Më datë 06.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi S.R, vjeç 39, banues në Dibër, pasi në fshatin Bardhas, Peqin, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Fiat”. Neni 291 i Kodit Penal.
Seksioni për hetimin e krimeve ndaj personit
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit, në Komisariatin e Policisë Elbasan, pas një pune të mirëorganizuar bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
G.SH, 39 vjeç banues në Elbasan.
Shtetasi i lartpërmendur, më datë 06.04.2018 në lagjen "Sul Paprri"pasi ka dalë nga një lokal, në rrugë është konfliktuar dhe dyshohet të ketë goditur me mjet të mprehtë shtetasit : E.Ç., 44 vjeç, Z.Ç., 19 vjeç, A.S., 42 vjeç dhe U.S., 18 vjeç banues në Elbasan. Të katërt shtetasit ndodhen në spitalin Kirurgjik Elbasan jashtë rrezikut për jetën. Shkak I konfliktit dyshohet të ketë qenë një konfikt i mëparshëm që shtetasi i lartpërmendur dyshohet të ketë patur me vëllain e shtetasit U.S. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 06.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin R.S, vjeç 63, banues në fshatin Kërçovë Maqedoni, pasi në Qafë Thanë, duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, është përplasur me mjetin kamion tip “Man ”, me drejtues shtetasin R.L, vjeç 41 banues në Bulgarec, Maqedoni, për pasojë është dëmtuar pasagjerja F.S, vjeç 49, banuese ne fshatin Kërçovë, Maqedoni, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.
Më datë 06.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi L.Q, vjeç 21, banues në Elbasan, pasi në rrugën“Kozma Naska”, Elbasan, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lifan” . Neni 291 i Kodit Penal.
Më datë 06.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi M.M, vjeç 52 banues në fshatin Mengël, Elbasan, pasi në rrugën“Kozma Naska”, Elbasan, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Jamaha”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni për hetimin e krimeve ndaj personit
Berat
Ushtron dhunë fizike ndaj babait të tij, arrestohet në flagrancë nga policia.
Nga Specialistët e Seksionit për Krimet ndaj jetës dhe Lirisë së Personit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
O.Z, 24 vjeç, banues në lagjen Çlirim, Berat.
Arrestimi i tij u bë pasi në banesë, pas një konflikti për motive të dobta ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij shtetasit M.Z, 67 vjeç, banues në lagjen Çlirim, duke i shkaktuar fraktura të rënda.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale, "Plagosje e rëndë me dashje", dhe "Dhunë në familje" parashikuar nga nenet 88, 130/a të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 06.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin A.H, vjeç 32, banues në fshatin Kaninë Vlorë, pasi në lagjen “Kastrioti”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Volkswagen”, si dhe gjatë kontrollit iu gjet e bllokua 1 doze lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Nenet 283/1 e 291 i Kodit Penal.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni për narkotikët
Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim.
Kapet një shtetas i shpallur në kërkim në fushën e narkotikëve.
Strukturat Policore të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të
Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim
dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit :
A.K, 29 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Vlorë.
U krye ekzekutimi i vendimit penal për ndalimin e këtij shtetasi pasi Gjykata e Shkallës së
Parë për Krimet e Rënda Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me Burg" për veprën
penale "Trafiku i Narkotikëve, kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë"
Ngjarje e ndodhur më datë 29.01.2017, ku në PKK Durrës, në mjetin kamion iu gjet dhe iu
sekuestrua një sasi prej 425 kg e 650 gr. lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për
Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale "Trafiku i Narkotikëve, kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë", të parashikuar nga nenet 283/a/2, 25 dhe 22 të Kodit Penal.
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 06.04.2018, u referuan materialet ne Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Vlorë, për shtetasen K.M, vjeç 26, banues ne Vlorë, administratore në nje lokal, pasi në lagjen “Pavarësia”, në lokal, i janë gjetur tre punëtore të padeklaruara në organet tatimore si dhe nuk lëshonte kupon tatimor. Neni 170/a e 180/a të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni për narkotikët
Më datë 06.04.2018, u arrestuan në flagrancë shtetasit H.D dhe R.B, vjec 24 e 19, banues ne Shkodër, pasi në lagjen “Vasil Shanto”, në nje lokal iu gjet e bllokua 8 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 06.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkoder, për vlersim, për shtetasin P.K, vjeç 66, banues në Shkodër, pasi në lagjen Tre Herojt, duke udhëtuar me biçiklete, është përplasur me mjetin tip ‘’Volsvagen’’, të drejtuar nga shtetasi J.J vjeç 32, banues në Tiranë, me leje drejtimi, për pasojë është dëmtuar P.K i cili pasi mori mjekim në spital u largua për në banesë. Neni 290/1 të Kodit Penal.
Më datë 06.04.2018u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkoder, për shtetasin B.B, vjeç 23, banues në fshatin Trush, Shkodër, pasi në vendin Sheshi i Parruces, Shkodër, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Yamaha”. Neni 291 i Kodit Penal.
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 06.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Dibër, për shtetasit L.D dhe S.N vjeç 27 e 64, banues në Zdojan e Brezhdan, pasi për periudhën Gusht 2014 Nëntor 2015, nuk i kanë dhënë pagesën e pensionit të invaliditetit shtetases M.B. Neni 135 i Kodit Penal.
KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)
Komisariati Policisë Tropojë
Seksioni për krimet e rënda
Tropojë
Policia arreston në kohë reale autorin e ngjarjes së ndodhur orë më parë ku mbeti i vrarë shtetasi R.A.
Efektivët e Komisariatit të Policisë Tropojë bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit;
S.R 23 vjeç, banues në fshatin Luzhë.
Gjatë kontrollit këtij shtetasit ju gjet dhe sekuestrua arma zjarrit tip automatik, e dyshuar që është përdorur nga autori.
Shtetasi S.R është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Tropojë për veprime të mëtejshme.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË
Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 06.04.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen F.A, vjeç 53, banuese në Tiranë, pasi vëllai, E.M, vjeç 56, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
Më datë 06.04.2018, u ndalua shtetasi në kërkim A.G, vjeç 20, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 2 muaj burg, për veprën penale “Shtytja e të miturve në krim”. Neni 129 i Kodit Penal.
Tiranë
Ndërhyrja në kohë e policisë, parandaloi përshkallëzimin e një konflikti me armë.
Arrestohet autori i ngjarjes.
Shërbimet e Policisë të Komisariatit nr 1 pas informacionit të marrë për një konflikt midis dy shtetasve, organizuan punën dhe falë reagimit të shpejtë dhe profesional bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
SH.S 36 vjeç, banues në fshatin Baldushk.
Në fshatin Baldushk shtetasi i mësipërm dyshohet se për motive pronësie është konfliktuar dhe ka kanosur me armë zjarri vëllain e tij shtetasin L.L., 48 vjeç.
Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
Një armë zjari tip pistoletë sëbashku me një krehër me 6 (gjashtë) fishekë.
Gjithashtu gjatë kontrollit në banesë iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe 18 fishekë luftarakë.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake", dhe "Kanosja", parashikuar nga nenet 278 dhe 84 të Kodit Penal.
Më datë 06.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin XH.B, vjeç 29, banues në Tiranë pasi, te nje dyqan ka vjedhur një telefon në pronësi të shtetasit I.B, vjeç 25, banues në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 2
Në vijim të komunikatave , të cilat bëjnë fjalë për thyerjen e xhamave të mjeteve të shtetasve E.Y dhe A.T, më datë 06.04.2018, në rrugën “Mihal Popi”, u bë e mundur kapja e shtetases E.V, vjec 44 banuese në Tiranë, e sëmure mendore, dhe u shoqërua në spitalin nr. 5 për kurim. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë.
Më datë 06.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin M.K, vjeç 60, banues në Tiranë, pasi më datë 29.03.2018, ka kanosur shtetasen A.G, vjeç 70, banuese në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.
Më datë 06.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin A.GJ, vjeç 18, banues në Kashar, pasi në rrugën “Dhimitër Frëngu”, ka goditur me grushte shtetasin A.P, vjeç 18, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.
Më datë 06.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin L.M, vjeç 29, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Viktor Eftemiu”, ka dëmtuar xhamin e derës të nje subjekti privat. Neni 150 i Kodit Penal.
Më datë 06.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin E.G vjeç 27, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Viktor Eftemiu”, ka goditur me grushte shtetasin L.M, vjeç 29, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.
Më date 06.04.2018, në rrugën “Abdyl Frashëri”, kanë vjedhur zyrën e shtetasit O. B, vjeç 26 banues në Tiranë, me profesion financier, ku kanë marrë një shumë të papërcaktuar lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 3
Në vijim të komunikatës e cila bën fjalë për veprat penale “Përndjekja” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”, më datë 06.04.2018, u ndalua shtetasi në kërkim B.D, vjeç 26 banues në Tiranë, i dënuar më parë”. Nenet 121 e 321 të Kodit Penal.
Më datë 06.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasen L.D vjeç 40 banuese në Tiranë, pasi në rrugën e “Barrikadave”, ka goditur me grusht, shtetasen K.C, vjeç 26, banuese në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.
Më datë 06.04.2018, shtetasja A.Ç vjeç 21 banuese në Tiranë, kallëzon se , në rrugën “Çerçiz Topulli”, pranë banesës, i kanë vjedhur biçikletën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 06.04.2018, shtetasi R.RR, vjeç 33 banues në Tiranë, kallëzon se në rrugën “Myslym Shyri”, pranë banesës, i kanë vjedhur motorin tip “Lifan”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 06.04.2018, në rrugën “Riza Cuka”, kanë vjedhur kasetofonin, të mjetit tip “Fiat Punto”, në pronësi të shtetasit R.H, vjeç 51, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 06.04.2018, shtetasi i mitur A.I, vjeç 11, banues në Tiranë, në prezencë të psikologut dhe prindit, kallëzon se, në bulevardin “Gjergj Fishta”, një person i panjohur rreth 18 vjeç, i ka marre 500 lekë dhe është larguar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 06.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasit E.S dhe R.V, vjeç 26 e 21, banues në Kamëz dhe Tiranë, pasi në rrugën “Jordan Misja”, janë goditur me grushte me njëri tjetrin. Neni 90 i Kodit Penal.
Më datë 07.04.2018, shtetasi E.N vjeç 32, banues në Tiranë, endacak, i dënuar më parë, ka bërë kallëzim se ne bulevardin “Zogu i Parë”, e ka goditur me grushte nje shtetas rreth 25 vjeç. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 90 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 06.04.2018, në spitalin e Burgut, ka vdekur i dënuari E.B, vjeç 38. Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për vdekje natyrale.
Më datë 06.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin F.M, vjeç 60 banues në Tiranë, pasi në rrugën “Pëllumb Skeja”, në banesë, është konstatuar duke kryer punime ndërtimi, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për plagosja e lehtë të shtetasit K.SH më datë 06.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasit në kërkim A.R dhe G.R, vjec 25 e 61, banues në Elbasan. Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 06.04.2018, në Paskuqan 2, në banesë, është vetëhelmuar me ilaç enësh, shtetasja e mitur M.TH, vjeç 17 e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për vlerësim.
Më datë 06.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit B.S vjeç 38, i dënuar, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes E.S vjeç 29, të cilës ju plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes. Materialet do ti kalojnë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.
Më datë 06.04.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen F.GJ vjeç 22 pasi bashkëshorti A.GJ, vjeç 28, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
Më datë 06.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin e mitur J.R, vjeç 13 pasi në rrugën “Bulevardi Blu” është kapur në flagrancë duke vjedhur në lokalin Fast-Food, në pronësi të shtetasit E.B, vjeç 35 banuese në Kamëz. Nenet 134 dhe 22 të Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 06.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin S.B, vjeç 27 banues në Tiranë, pasi te “Ura e Beshirit”, në qendrën shëndetësore, për shkak të detyrës, ka goditur me grusht, shtetasin P.I, vjeç 48, banues në fshatin Ndroq. Neni 235 i Kodit Penal.
Më datë 06.04.2018, në rrugën “Besim Alla”, në banesë është vet’helmuar me fostoksinë shtetasi N.Z, vjeç 45 i cili ka vdekur në spital. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për dëmtime të tjera me dashje, të shtetasit I.D, më datë 06.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasit e mitur D.M, E.G, F.Xh, A.U, E.L, XH.H, D.M e S.K, vjeç 14, 13, 17, 16, 16, 17, 14 e 16 , banues në Tiranë. Punohet për kapjen e shtetasve E.L, XH.H, D.M e S.K. Neni 90 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Vorë
Tiranë, procedohen penalisht organizatorët dhe një numër protestuesish që ishin më aktiv në protestën e jashtëligjshme të zhvilluar më datë 05.04.2018.Në datë 5 prill 2018, në autostradën Tiranë - Durrës nga ora 09:30 deri në orën 12:00, një grup protestuesish kanë bllokuar rrugën nacionale në afërsi të rrethrrotullimit të Vorës. Ata kanë tubuar pa marrë leje përkatëse nga organet e rendit dhe kanë penguar qarkullimin e automjeteve në këtë aks rrugor, për rreth 2 orë e 30 minuta.Shërbimet e Policisë të Komisariatit Vorë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë referuar materialet për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, të parashikuara nga nenet 262 dhe 293 të Kodit Penal, në lidhje me tubimin e organizuar nga subjektet politike, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, me organizatorë 8 shtetas:L.B., 44 vjeç, banues në Tiranë, F.I., 52 vjeç, banues në Tiranë, Xh.M., 51 vjeç, banues në Tiranë, E. P., 53 vjeç, banues në Tiranë, A. R., 49 vjeç, banues në Tiranë, N. N., 55 vjeç, banues në Tiranë, L. R., 53 vjeç, banues në Tiranë, N. B., 51 vjeç, banues Tiranë.
Për pjesëmarrje aktive në këtë tubim janë proceduar edhe disa shtetas të tjerë që ishin më aktiv në këtë protestë. Po punohet për identifikimin dhe procedimin e shtetasve të tjerë në këtë tubim të jashtëligjshëm.
Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 06.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin A.B, vjeç 26 banues në Kullë, pasi në fshatin Kullë, gjatë kontrollit në mjetin furgon tip “Benz”, iu gjetën dhe bllokuan nja sasi dru zjarri të prera, pa leje. Neni 205 i Kodit Penal.
Më datë 06.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, e punohet për kapjen e shtetasit E.B, vjeç 25, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 7, ka plagosur me thikë shtetasin S.N, vjeç 28 banues në Durrës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 89 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 06.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Krujë, për vlerësim, për shtetasin B.K, vjeç 36, banues në Krujë, pasi në Krujë, ka goditur me grusht dhe ofenduar, shtetasin B.GJ, vjeç 34, banues në Krujë.
Më datë 06.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Krujë, për shtetasin E.K, vjeç 39, banues në Fushë Krujë, pasi në lagjen “Punëtori”, Fushë Krujë, u konstatua se po ndërtonte një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
Më datë 06.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Krujë, për shtetasin R.K, vjeç 71, banues në Arameras, pasi në Arameras, u konstatua se po ndërtonte një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
Më datë 06.04.2018, në Bushnesh, shtetasi A.N vjeç 20 me traktorin e tij, i ka dëmtuar 50 m², tokë të mbjellë me jonxhë shtetasit N.N, vjeç 62, banues në Bushnesh. Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për vlerësim.
Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 06.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës,për shtetasin E.K vjeç 27, banues në Shijak, me leje drejtimi, pasi në segmentin Rrashbull-Xhafzotaj, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Volsvagen”. Neni 291 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 06.04.2018, gjatë natës, në fshatin Kështjellë, është vjedhur banesa e shtetasit J.S, vjeç 52 ku kanë marrë nje shume vlere monetare ne paund dhe euro dhe disa bizhuteri floriri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Në vijim të komunikatës , për largimin nga banesa të shtetases M.M vjeç 15, banuese në Elbasan, më datë 06.04.2018, u gjet dhe ju dorëzua familjarëve, e cila deklaroi se është larguar me dëshirën e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.
Elbasan
Në lidhje me protestën e zhvilluar më datë 05.04.2018, ora 10:00 -12:00 tek rrethrrotullimi i Shijonit, në aksin rrugor Elbasan – Tiranë, Njësinë Administrative Bradashesh nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, janë referuar materialet hetimore për fillimin e proçedimeve penale për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme “ dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” parashikuar nga nenet 262 dhe 293 të Kodit Penal , për 12 organizatorët, konkretisht shtetasit . L.B, 51 vjeç banues në Elbasan, E.S, 60 vjeç, banues në Tiranë, E.H, 52 vjeç, banues në Tiranë, A.B, 52 vjeç, banues në Elbasan, M.K, 44 vjeç, banuese në Tiranë, E.H, 37 vjeç, banues në Tiranë, K.B, 29 vjeç, banues në Tiranë, E.P, 58 vjeç, banues në Tiranë, E.S, 30 vjeç, banues në Tiranë, K.M, 25 vjeçe, banuese në Tiranë, F.H, 43 vjeç, banues në Tiranë, I.E, 57 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu u proceduan penalisht 4 shtetas për veprën penale “Ndotja e ajrit” e parashikuar nga neni 201 i Kodit Penal, pasi gjatë zhvillimit të tubimit kanë djegur në rrugë disa goma. Ata janë; K.B., 29 vjeç, banues në Cërrik, S.G., 20 vjeç, banues në Cërrik, E.B., 28 vjeç, banues në Peqin, M.G., 24 vjeç, banues në Cërrik .Po punohet për identifikimin dhe proçedimin e shtetasve të tjerë në këtë tubim të jashtëligjshëm. Si dhe u proceduan penalisht edhe disa persona per pjesmarrje aktive ne tubim. Materialet proceduriale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Më datë 06.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan dhe punohet për kapjen e shtetasit të mitur A.O, vjeç 15, banues në Librazhd, pasi në lagjen “Sul Paprri”, ka vjedhur nje shume lekesh, në dyqanin e shtetasit A.Ç, vjeç 54 banues në Elbasan. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 06.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan dhe punohet për kapjen e shtetasit A.K, vjeç 49, banues në Elbasan, pasi në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë. Neni 137/1 i Kodit Penal.
Më datë 07.04.2018 rreth orës  02:45 në Lagjen “Qemal Stafa“,ka rënë zjarr  dhe është djegur pjesërisht mjeti tip “Benz“, i parkuar në rrugë,  në pronësi të shtetasit M.G., 52 vjeç banues në Elbasan.  Shkak i rënies së zjarrit dyshohet të  ketë qenë difekt teknik i mjetit.
Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 06.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallë Parë Elbasan, për shtetasin E.D, vjeç 29, banues në fshatin Bërzesht, pasi në fshatin Gurrë, ka goditur grushte shtetasen F.H, vjeç 22 banuese në Gurrë. Neni 90 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Gramsh
Më datë 06.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan dhe punohet për kapjen e shtetasit K.F, vjeç 25, banues në Gramsh, pasi gjatë natës, në Gramsh, ka vjedhur një biçikletë në banesën e shtetasit V.SH vjeç 48 banues në Gramsh. Neni 134 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 06.04.2018, gjatë natës, në lagjen 12, është vjedhur me thyerje kioska e shtetasit GJ.T, vjeç 45, ku kanë marrë 40 paketa cigare dhe 2 pako duhan. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 06.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin e mitur E.A, vjeç 18, banues në Korçë, pasi në banësë nënës M.XH vjeç 46, i ka vjedhur nje shume lekesh. Neni 134/2 i Kodit Penal.
Më datë 06.04.2018, në lagjen nr. 8, në rrugë, është gjetur i shtrirë në tokë shtetasi V.P, vjeç 37 banues në Korçë, përdorues i lendeve narkotike, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për vlerësim.
Komisariati i Policisë Pogradec
Vijon puna për rritjen e parametrave të sigurisë.
Policia ndalon 1 shtetas në kërkim, të dënuar me dy vjet burg për veprën penale "Dhuna në familje" dhe arreston në flagrancë 6 shtetas të tjerë për veprat penale "Vjedhja" dhe "Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt".
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim:
1) D.C, 50 vjeç, banues në fshatin Guras.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, e ka dënuar këtë shtetas me dy vjet burg për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.
Po nga këto shërbime, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
2) G. R, 38 vjeç, banues në Pogradec.
Pasi në lagjen nr 1, ky shtetas dyshohet se ka vjedhur tre aparatura në magazinën pronë e shtetasit G.L, 32 vjeç, banues në Vërdovë.
Gjithashtu specialistët e Policisë Rrugore bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:
3) D. T, 41 vjeç, banues në fshatin Rëmenj.
Pasi më datë 06.04.2018, pranë unazës së qytetit, ky shtetas u kap duke drejtuar mjetin tip “Renault” me targa greke, në gjendje të dehur.
4) A. Ç, 53 vjeç, banues në fshatin Guras.
Pasi në rrugën Pogradec-Tushemisht, u kap duke drejtuar mjetin motorr tip “CO Motor” pa targa, pa lejë drejtimi.
5) J. T, 46 vjeç, banues në fshatin Tushemisht.
Pasi në rrugën Pogradec-Tushemisht, u kap duke drejtuar mjetin motorr tip “Suzuki” pa targa, pa lejë drejtimi.
6) D. H, 59 vjeç, banues në fshatin Buçimas.
Pasi në lagjen nr 1 në Pogradec, ky shtetas u kap duke drejtuar mjetin motorr tip “Lifan” pa targa, pa leje drejtimi.
7) F. B, 58 vjeç, banues në fshatin Guras.
Pasi në lagjen nr 1 në Pogradec ky shtetas u kap duke drejtuar mjetin motorr tip “Honda” pa targa, pa lejë drejtimi.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme.
Më datë 06.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasja A.M, vjeçe 27, banuese në fshatin Manëz, Durrës, pasi duke qenë nën shoqërinë e shtetasit N.Gj i ka vjedhur këtij të fundit një shumë eurosh nga portofoli. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor për veprime të mëtejshme.
Komisariati i Policisë Ersekë
Më datë 06.04.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasit Q.M dhe D.M, vjec 63 e 29 banues në fshatin Gjonç, pasi ish bashkëshortin e D.M, shtetasin O.X, vjeç 49 banues në Tiranë, e kanë penguar për të takuar fëmijën, duke kundërshtuar urdhrin e Gjykatës. Neni 321 i Kodit Penal.
Më datë 06.04.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin O.X, vjeç 39, banues në Tiranë, pasi në qytetin e Ersekës, ka goditur me grushte shtetasin A.L, vjeç 35, banues në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Berat
Më datë 06.04.2018, në fshatin Roshnik, shtetasi I.Q, vjeç 32, banues në Roshnik, duke punuar tokën me frezë, i ka kapur këmbën dhe i ka shkaktuar dëmtime, ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Berat, për ngjarje aksidentale.
Më datën 06.04.2018, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen B.Ç, vjeç 55, banuese në Berat, pasi djali SH.I, vjeç 31, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Berat. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. ‘’Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
Komisariati i Policisë Kuçovë
Më datë 06.04.2018, gjatë natës, në fshatin Magjat, është vjedhur banesa e shtetasit B.O, vjeç 75, ku kanë marrë sende me vlerë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Fier
Më datë 06.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi R.M, vjeç 42, banues në Fier, pasi në Sheshin “Fitore”, Fier, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Renault”. Nenet 291 i Kodit Penal.
Më datë 06.04.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes të menjëhershëm, për shtetasen J.H, vjeç 56 banuese në Fier, pasi ish bashkëjetuesi i vajzës së saj, E.G vjeç 32, banues në Vlorë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”.
Më datë 06.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, dhe punohet për kapjen e shtetasit V.T, vjeç 27, banues në Fier, pasi në lagjen “29 Marsi”, ka goditur me sende të forta, shtetasit E.B dhe R.SH, vjec 28 e 22 banues në Tiranë dhe Fier, të cilët pasi morën mjekim në spital u larguan në banesa. Neni 89 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Lushnjë
Lushnje
Në vijim të komunikatës në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar në datë 05.04.2018 në vendin e quajtur "Rotondo e Çermës", procedohen penalisht organizatorët dhe një numër protestuesish që ishin më aktiv në protestë. Në datë 5 prill 2018, në vendin e quajtur "Rotondo e Çermës", Lushnje, nga ora 09:50 deri në orën 12:00, një grup protestuesish kanë bllokuar rrugën nacionale Lushnje–Tiranë, në të dyja drejtimet e lëvizjes. Ata kanë tubuar pa marrë leje përkatëse nga organet e rendit dhe kanë penguar qarkullimin e automjeteve në këtë aks rrugor, për rreth 2 orë. Policia e Lushnjes në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnje kanë referuar materialet për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, të parashikuar nga Nenet 262 dhe 293 të Kodit Penal, në lidhje me tubimin e organizuar nga subjekti politik Partia Demokratike me organizatorë 7 shtetas: M.M, 50 vjeç banues në Tiranë, E.A, 45 vjeç, banues në Tiranë, O.B, 44 vjeç, banues në Tiranë, O.P, 45 vjeçe, banuese në Tiranë, T.Sh, 69 vjeç, banuese në Tiranë, N.M, 37 vjeçe, banuese në Tiranë, L.B , 56 vjeç, banues në Tiranë. Për pjesëmarrje aktive në këtë tubim janë proceduar edhe disa shtetas të tjerë që ishin më aktiv në këtë protestë. Po punohet për identifikimin dhe procedimin e shtetasve të tjerë në këtë tubim të jashtëligjshëm.
Më datë 06.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lushnjë, për shtetasin H.H, vjeç 78 banues në Lushnjë, pasi në lagjen “Karbunarë e Madhe”, ka goditur me grushte shtetasin R.H, vjeç 53 banues në Lushnje. Neni 90 i Kodit Penal.
Më datë 06.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për shtetasin V.GJ, vjeç 47, banues në fshatin Gërmenj i Madh, pasi në aksin rrugor Grabjan -Divjakë, është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Dajang”, pa targa. Neni 291 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Divjakë
Më datë 06.04.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për shtetasin L.K, vjeç 46, pasi djali F.K, vjeç 18, ushtron dhune psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhënie familjare”.
Komisariati i Policisë Mallakastër
Më datë 06.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin F.K, vjeç 63, banues në fshatin Damës, pasi më datë 05.04.2018, në Damës, i ka bllokuar rrugën dhe nuk e lejon të kaloje shtetasin B.H, vjeç 59 banues në fshatin Damës Mallakastër. Neni 277 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 06.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për shtetasin T.M, vjeç 41, banuese në Vlorë, pasi më datë 05.04.2018, në lagjen “29 Nëntori”, ka goditur sende të forta shtetasin S.T vjeç 54 banues në Vlorë. Neni 89 i Kodit Penal.
Më datë 06.04.2018, ka kallëzuar shtetasi V.G., se, më datë 04.04.2018, dallgët e detit kanë marrë një bovë–ankoruese dhe e ka nxjerrë në fshatin Delisuf, ne breg të detit, e cila më datë 05.04.218, është gjetur e djegur pjesërisht me zjarr. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 151 i Kodit Penal.
Më datë 06.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për shtetasin B.B, vjeç 50, banuese në Orikum, pasi më datë 05.04.2018, në Orikum, ka goditur me grushte shtetasin A.H, vjeç 47, banues në Orikum. Neni 89 i Kodit Penal.
Më datë 06.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për shtetasin K.H, vjeç 38 banuese në Vlorë, pasi më datë 05.04.2018, në lagjen “Lef Sallata”, ka goditur me grusht, shtetasin L.D vjeç 36, banues në Vlorë. Neni 89 i Kodit Penal.
Më datë 06.04.2018, gjatë natës, në lagjen “1 Maji”, është vjedhur me thyerje lokali i shtetasit F.F, vjeç 62, banues në Vlorë, ku kanë marrë disa sende e pije alkoolike. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 05.04.2018, gjatë natës, në fshatin Dukat, Orikum, është vjedhur magazina, në pronësi të shtetasit V.GJ, vjeç 54 banuese në Dukat, ku kanë marrë disa materiale e pije alkoolike. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 06.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për shtetasin E.A vjeç 34, banues në Vlorë, pasi në lagjen “Osman Haxhiu”, është konstatuar se ka ndërhyrë në mënyrë të pa ligjshme në rrjetin e ujësjellësit, për furnizimin me ujë të lokalit të tij. Neni 159 i Kodit Penal.
Më datë 06.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për shtetasen R.S vjeç 65 banuese në Vlorë, pasi në lagjen “28 Nëntori”, më vetëgjyqësi, është futur në banesën e shtetasit S.S, vjeç 48, me pretendimin se është prona e saj, i cili e ka kanosur dhe goditur R.S.Nenet 112, 84 e 90 të Kodit Penal.
Më datë 07.04.2018 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parëse Vlorë, dhe punohet për kapjen e shtetasit M.N, vjeç 38 banues në Vlorë, në datën 06.04.2018, gjatë natës, në lagjen lagjen “28 Nëntori “, ka vjedhur banesën në pronësi të shtetasit N.Ç, vjeç 60. Neni 134 i Kodit Penal.
Në vijim të raportit ditor datë 04.04.2018, që bën fjalë për vjedhjen e banesës së shtetasit XH.XH, më datë 07.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Vlorë, për shtetasin në kërkim M.N, vjeç 38, banues në Vlorë. Neni 134 i Kodit Penal.
Informacion paraprak
Më datë 07.04.2018, në lagjen “4 Heronjt”, është djegur pjesërisht mjeti tip “BMV”, në pronësi të shtetasit E.M vjeç 27, banues në Vlorë. nga kqyrja paraprake e automjetit dyshohet se zjarrëvënia është e qëllimshme. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Komisariati i Policisë Himarë
Më datë 06.04.2018, gjatë natës, në fshatin Lukovë, është vjedhur banesa e shtetasit F.L, vjeç 61 , ku kanë marrë sende të ndryshme. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 06.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.D, vjeç 28, banues në Sarande, me leje drejtimi, pasi në lagjen nr. 4, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Ford”. Neni 291 i Kodit Penal.
Më datë 06.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Sarandë dhe punohet për kapjen e shtetasit A.M, vjeç 18 banues në Cërrik, Elbasan, pasi më datë 05.04.2018, në lagjen nr. 3, ka vjedhur banesën e shtetasit L.K, vjeç 36, banues në Sarandë, ku ka marrë disa bizhuteri floriri. Neni 134/1 i Kodit Penal.
Më datë 06.04.2018, gjatë natës, në lagjen nr. 1, është vjedhur banesa e shtetases N.GJ, vjeç 74, ku kanë marrë nje shume eurosh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autoreve. Neni 134/1 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Përmet
Më datë 06.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Përmet, për shtetasin R.M, vjeç 53 banues në fshatin Kreshovë, pasi më datë 05.04.2018,në fshatin Kreshovë, ka goditur me mjete të forta, shtetasin T.K, vjeç 51, banues në Kreshovë. Neni 90 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 06.04.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për shtetasin N.M, vjeç 32, banues në Shëngjin, pasi nëna B.M, vjeç 58 në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë , “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
Më datë 06.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.P, vjeç 24, banues në Kolsh Lezhë, pasi në rrugën “Shtraus”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Piagio”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.
Më datë 06.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi K.C, vjeç 24, banues në Ishull Shëngjin, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motomjetin tip “Dayang”. Neni 291 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Kurbin
Në lidhje me protestën e zhvilluar më datë 05.04.2018, ora 10:00 -12:25 , në afërsi të kryqëzimit të Kosoves, në aksin rrugor Mamurras – Milot, Njësia Administrative Milot Bashkia Kurbin , nga Komisariati i Policisë Kurbin në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, janë referuar materialet hetimore për fillimin e proçedimeve penale për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme “ “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” “Prishja e qetësisë publike” të kryera në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 262-25, 293-25 dhe 274 -25 të Kodit Penal , për 23 organizatorët. Konkretisht për shtetasit : F.N. 47 vjeç banues në Tiranë , N.M. 53 vjeçe banuese në Tiranë, V.T. 56 vjeç banues në Tiranë , A.B. 43 vjeç banues në Tiranë, A.F. 50 vjeç banues në Tiranë, B.S. 42 vjeç banues në Tiranë P.S. 47 vjeç banues në Bulqizë, L.M. 40 vjeçe banuese në Lezhë , Xh.Gj. 55 vjeç banues në Tiranë , L.L. 59 vjeç banues në Shkoder, A.D. 48 vjeçe banuese në Tiranë , A.Z. 48 vjeç banues në Tiranë,R.Ç. 56 vjeç banues në Shkoder, Gj.U. 59 vjeç banues në Shkoder, V. A. 43 vjeçe banuese në Shkodër, B.Sh. 39 vjeç banues në Kukës, N.R. 53 vjeç banues në Burrel, B.Ç. 52 vjeç banues në Burrel, B. D. 48 vjeç banues në Tropojë, B.H. 54 vjeç banues në Milot, P.M. 50 vjeç banues në Lezhë, E.R. 24 vjeçe banuese në Laç, Z.H. 57 vjeç banues në Shkodër
Njëkohësisht, u proceduan penalisht edhe 3 shtetas për veprat penale “ “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme “ “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit “, kryer në bashkëpunim , dhe “Prishje e qetësisë publike” “Ndotja e ajrit “të parashikuar nga nenet 262-25, 293-25, 201 dhe 274 të Kodit Penal , pasi gjatë zhvillimit të tubimit , kanë djegur në rrugë disa goma. Ata janë : G.S. 16 vjeç banues në Kurbin , D.C. 16 vjeç banues në Kurbin, K.B. 16 vjeç banues në Laç. Gjithashtu, po në lidhje me protestën , janë proçeduar edhe disa persona të tjerë për pjesëmarrje aktive.
Materialet proceduriale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin , për veprime të mëtejshme.
Komisariati i Policisë Mirditë
Më datë 06.04.2018, referohen materialet në Prokurorinë panë Gjykates së Shkalles Parë Lezhë dhe punohet për kapjen e shtetasit N.C vjeç 27 banues në Rrilë, Lezhë, pasi më datë 05.04.2018, në fshatin Tenë, në banesë, vjerit A.T, vjeç 50 banues në Mirditë, i ka vjedhur një armë gjahu, me leje. Neni 134 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 06.04.2018, u plotësua kërkesë-padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen J.K vjeç 33, banuese në Shkodër, pasi ish bashkëshorti S.M vjeç 44, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
Më datë 06.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkoder, për shtetasin P.P, vjeç 68 bazuar ne Nenet 237 e 84 të Kodit Penal.
Më datë 06.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi F.M, vjeç 39, banues në Shkodër, pasi në banesë, ka kanosur dhe ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes K.M vjeç 36. Nenet 84 e 130/a të Kodit Penal.
Më datë 06.04.2018, u plotësua kërkesë-padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen E.S, vjeç 37 banuese në Shkodër, pasi bashkëshorti A.S, vjeç 46, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
Më datë 06.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër dhe punohet për kapjen e shtetasit A.LL, vjeç 23 banues në Shkodër, pasi në rrugën Kiras, ka goditur me sende të forta shtetasin E.Z, vjeç 30, banues në Shkodër. Neni 89 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Vau Dejës
Më datë 06.04.2018, në fshatin Shelqet, në banesë, është vetëhelmuar me fotoksine shtetësia K.H, vjeç 21, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Shkodër. Neni 99 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
Më datë 06.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi M.Ç vjeç 57, banues në fshatin Vukël, pasi në Vukel, për motive gjakmarrje, ka kanosur shtetasen V.V, vjeç 43, dhe dy fëmijët e saj te mitur 6 e 15 vjeç. Neni 83/a i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 06.04.2018, në fshatin Kalis, në banesën e shtetasit SH.T, vjeç 64 ka rënë zjarr, ku janë djegur tërësisht orenditë brenda saj. Nga veprimet e kryera rezultoi, se zjarri ka qenë aksidental. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkalles Parë Kukës, për vlerësim.
Më datë 06.04.2018, u referuan materialet në Prokurorisë pranë Gjykates së Shkalles së Parë Kukës, për shtetasit A.M, vjeç 24 ne fshatin Vranishtë, Has, pasi me datë 05.04.2018, gjatë natës, në sheshin afër spitalit rajonal Kukës, ka vjedhur mjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetases H.D, vjeç 80, banuese në fshatin Bicaj. Punohet për kapjen e tij. Neni 134 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Tropojë
Tropojë.
Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
Kapet dhe ndalohet një shtetase e dënuar me 15 vite burg, për veprën penale "Trafikimi i personave".
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetases së shpallur në kërkim, konkretisht;
GJ.H 57 vjeçe, banuese në Bajram-Curri, Tropojë.
Kapja dhe ndalimi i saj u bë pasi, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda me vendim Nr.87, datë 06.09.2016, ka lenë në fuqi vendimin Nr.78, datë 01.06.2016, të Gjykatës së Shkallës Parë për Krimet e Rënda e cila e ka dënuar me 15 vjet burg për veprën penale "Trafikimi i personave".

Komisariati i Policisë Dibër
Më datë 07.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për shtetasin K.R, vjeç 29, banues në fshatin Ushtelenxe, pasi me datë 06.04.2018, në Tomin, ka goditur me sende të forta shtetasin L.GJ, vjeç 26.Neni 89 i Kodit Penal.
Dibër
Plagosin me armë zjarri një shtetas, kapet në kohë rekord autori i dyshuar, si dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë
Me datë 06.04.2018, rreth orës 20.00, është marrë njoftim se në fshatin Nezhaj, njesia Administrative Zall-Dardhë, Dibër, se në oborrin e banesës së tij është qëlluar me armë zjarri shtetasi E.Ç, rreth 23 vjeç, banues në fshatin Nezhaj.
I dëmtuari po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës, Tiranë, në gjendje të rëndë.
Policia e Dibrës me të marrë njoftimin, ka shkuar menjëherë në vendngjarje.
Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, të kryera nga ekspert të policisë së Dibrës, është arritur të identifikohet dhe kapet në kohë rekord autori i dyshuar i ngjarjes , shtetasi Rr.K, 25 vjeç.
Në këtë ngjarje dyshohet se janë përfshirë dhe vëllezërit e shtetasit Rr.K, shtetasit K.K. 35 vjeç, A.K, 27 vjeç, ku po krihet zona për kapjen e tyre.
Nga hetimet paraprake dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta.
Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :
4 gëzhoja dhe 1 plumb i pa plasur.
Disa metra larg vendit të ngjarjes është gjetur arma e zjarrit tip automatik, që dyshohet se është përdorur nga autorët.
Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Mat
Më datë 07.04.2018, shtetasi V.T, vjeç 54 banues në fshatin Patin, duke punuar për te riparuar një elektrovoz, aksidentalisht, ka rrëshqitur elektrovozi dhe është dëmtuar në brinje. Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Mat, për ngjarje aksidentale.
DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN
Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 06.04.2018, në SPKM Rinas, u kap shtetasi E.V, vjeç 22, banues në Laç, i shpallur në kërkim, për veprën penale “Vjedhja”. Neni 134 i Kodit Penal.
Me date 06.04.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës Shkalles Pare Tirane për te depërtuarin nga Italia shtetasin E.D, vjeç 41, banues ne Vlore, pasi ne datë 01.10.2017, nga brezi jeshil ne PKK, Qafë-Bote, ka kaluar kufirin shtetëror ne mënyre te paligjshme.
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
Më datë 06.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës, për shtetasin K.L vjeç 34, banues në Tiranë, pasi në PKK Port, gjatë regjistrimit në hyrje tek kabina e kontrollorit, ka ofenduar dhe shtyrë me duar punonjësin e policisë. Neni 235 i Kodit Penal.
Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Sarandë
Më datë 06.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Sarandë, për shtetasin A.Y vjeç 34 banues në Tiranë, pasi më datë 15.04.2017, në afërsi të Konispolit, ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme shtetëror. Neni 297 i Kodit Penal.
Më datë 06.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Sarandë, për shtetasin A.L, vjeç 41 banues në Cërrik, Elbasan, pasi më datë 05.08.2017, në afërsi të Konispolit, ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme shtetëror. Neni 297 i Kodit Penal.
Më datë 06.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Sarandë, për shtetasin L.Ç, vjeç 39, banues në Berat, pasi më datë 18.08.2017, në afërsi të PKK, Kakavijë, ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme shtetëror. Neni 297 i Kodit Penal.
Më datë 06.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Sarandë, për shtetasin E.LL, vjeç 27 banues në Durrës, pasi më datë 05.04.2018, në afërsi të Konispolit, ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme shtetëror. Neni 297 i Kodit Penal.
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë 06.04.2018, në Gjirokastër, në aksin rrugor Jorgucat–Kakavijë, te Gjirofarma u kapën 8 shtetas te huaj, me shtetësi Siriane, imigrantë të paligjshëm. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes, shtetasit kërkuan azil në R Sh dhe u dërguan në QKP, për Azilkërkues, Babrru Tiranë.
Më datë 06.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Gjirokastër, për shtetasin S.V, vjeç 24, banues në Gramsh, pasi më datë 12.01.2018, në afërsi të PKK, Kakavijë, ka kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin shtetëror. Neni 297 i Kodit Penal.
Më datë 06.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Gjirokastër, për shtetasin A.G, vjeç 41, banues në Kuçovë, pasi më datë 15.04.2017, në afërsi të PKK, Kakavijë, ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme shtetëror. Neni 297 i Kodit Penal.
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër
Më datë 06.04.2018, në qytetin e Shkodrës, u kapën 5 shtetas të huaj, me shtetësi Pakistaneze dhe Indiane, imigrantë të paligjshëm. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes, shtetasit u dërguan në QKP, për Azilkërkues Babrru, Tiranë
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës
Më datë 06.04.2018 në SPKM Morinë, u ndalua shtetësia A.C, vjeç 21, banuese në Shkodër, e shpallur në kërkim për largim nga banesa.
Më datë 06.04.2018, në SPKM Qafë Prush, u kap shtetasi në kërkim A.M, vjeç 49 banues në Tiranë i shpallur në kërkim, pasi dyshohet si bashkautor i tentativës për vrasje të shtetasit V.P, në Selitë, Tiranë. Nenet 78/25/22 e 278 të Kodit Penal.
Më datë 06.04.2018, në dalje, në PKK, Morine, u kap shtetasi në kërkim N.SH vjeç 57, banues ne Tiranë, pasi me ane te mashtrimit i ka shitur një shtetasi ne Lezhe, një apartament, i cili rezulton i lëne peng për një kredi te marre prej tij në banke. Neni 143 i Kodit Penal.

Arkiva

Korrik 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5