Policia e Shtetit gjate fundjaves 09 Prill 2017

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë fundjavës.Stema Policia

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë fundjavës në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 83 personave, janë sekuestruar armë zjarri dhe lëndë narkotike.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, në gjendje të dehur, pa leje drejtimi 38 drejtues mjetesh.

Nga kontrollet e kryera nga strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë janë arrestuar 6 persona për narkotikët.

Janë kapur 14 persona në kërkim.

5 persona për veprën penale “Vjedhja”,

10 persona për veprën penale “Dhuna në familje”,

3 persona për Krime ndaj personit

2 persona për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”

1 person për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”

1 person për veprën penale “Shkaterrim i prones me zjarr"

2 person për veprën penale “Kanosja"

1 person per vepren penale"Kundershtim i punonjesit te Policise"

Janë sekuestruar:
-24.5 gramë si dhe 70 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokaine.
-nje sasi lende narkotike Cannabis Sativa.
-1 arme, 25 fisheke si dhe 4 gezhoja.
 
Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 205 persona.

Gjithashtu gjatë fundjavës është finalizuar operacioni i mëposhtëm:
1- Tirane operacion antidrogë i koduar ''Fresku".
Sekuestrohen 70 doza lendë narkotike e dyshuar  "Kokainë"
Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike.
Në bazë informacioneve që dispononte Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, të marra në rrugë operative,  ka rezultuar se ky shtetas kryente aktivitet të kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të forta të llojit  “Kokainë” në doza të vogla personave të ndryshëm në zonat e Freskut, Xhamllikut dhe Porcelanit.

Arkiva

Shtator 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30