Tiranë - Ndërhyrja në kohë e policisë, parandaloi përshkallëzimin e një konflikti me armë, arrestohet autori i ngjarjes.

TiranëTiranë 7 prill 2018 1

Ndërhyrja në kohë e policisë, parandaloi përshkallëzimin e një konflikti me armë.

Arrestohet autori i ngjarjes.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit nr. 1 pas informacionit të marrë për një konflikt midis dy shtetasve, organizuan punën dhe falë reagimit të shpejtë dhe profesional bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Sh.S., 36 vjeç, banues në fshatin Baldushk.

Në fshatin Baldushk shtetasi i mësipërm dyshohet se për motive pronësie është konfliktuar dhe ka kanosur me armë zjarri vëllain e tij shtetasin L.L., 48 vjeç.

Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
Një armë zjarri tip pistoletë së bashku me një krehër me 6 (gjashtë) fishekë.

Gjithashtu gjatë kontrollit në banesë iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe 18 fishekë luftarakë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake", dhe "Kanosja", parashikuar nga nenet 278 dhe 84 të Kodit Penal.

Tiranë 7 prill 2018 1

Arkiva

Dhjetor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6